Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sfida amerikane e dy motrave shkodrane People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sfida amerikane e dy motrave shkodrane People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sfida amerikane e dy motrave shkodrane

2 posters

Shko poshtë

Sfida amerikane e dy motrave shkodrane Empty Sfida amerikane e dy motrave shkodrane

Mesazh nga Emona Fri 31 Aug 2012 - 2:11

Kur në nëntor 2010, Vilma dhe Greta Zenelaj organizuan shfaqjen e tyre të parë të madhe teatrale në Los Angeles, shumë pak njerëz kishin dëgjuar për dy vajzat shqiptare që kishin mbërritur në 2003 në Los Angeles, me ëndrra jomodeste, shkruan ‘Shekulli’. Por kur në vitin 2009, komedia e tyre “What do I do now” (Çfarë të bëj tani) mori çmimin si ‘Komedia e vitit' në “New York International Independent Film and Video Festival” për filmat me buxhet të ulët, - gjërat ndryshuan.



Rrëfim për veten dhe çmimin



Vilma dhe motra e saj Greta u nxitën nga çmimi i 2009-s të kërkonin shumë më tepër se kaq nga kinematografia. Kompania e tyre filmike “Colored Films” është tashmë me zyrë në Los Angeles dhe deri tani ka prodhuar me sukses dy filma: i pari është komedia për të cilën folëm më lart, i dyti është “In the Woods” (Në pyll), i përfunduar si projekt vitin e kaluar (premiera u shfaqet më 19 mars të këtij viti në Ontario të Kandasë). “Unë dhe Vilma kemi ardhur në Los Angeles që nga viti 2003 me dëshirën për të marrë pjesë në industrinë e filmave dhe të artit dramatik. Gjëja e parë që mësuam? Arsimimi nuk mjaftonte, duheshin njohjet e duhura dhe na u desh në fillim të kuptojmë se si funksionojnë gjërat” - tregon Greta gjatë intervistimit me autorin dhe shton: “Çmimi që mori komedia “What Do I Do Now?” na nxiti shumë dhe tashmë kemi shpresa të mëdha për “In the Woods” e zhanrit melodramë, ku siç mund ta dini luan edhe David Landry në rolin e Steve. “In the Woods” është një film kompleks dhe flet për raportet njerëzore dhe jetën në çift”. Vilma përgjigjet me vështirësi kur e pyesim për shpenzimet e këtyre filmave. “Kjo është pyetje delikate, - thotë ajo. Duhet të kini parasysh që bëhet fjalë për filma indipendentë, sepse nuk janë filma që i ka krijuar një studio e madhe. Shpenzimet kanë qenë rreth 200.000 dollarë dhe shumë pasion. Nëse doni të flasim për vështirësitë ato janë pa fund. Por gjëja kryesore është të kesh një ngjarje të bukur që t’ia tregosh publikut”.



Filmi i ri nis në Shkodër



Filmi i ri i motrave shqiptaro-amerikane Zenelaj po xhirohet fillimisht në Shqipëri për të vazhduar më pas në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vilma dhe Greta këtë korrik ishin në në qytetin e Shkodrës, ku kanë nisur xhirimet. Filmi - siç thonë ato, - ka në qendër një histori shqiptare, e cila zhvillohet mes Shqipërisë dhe Amerikës. Fabula zë fill me ngjarjet e 2 Prillit në Shkodër. Thotë Vilma për këtë projekt: “Filmi nuk është për 2 Prillin, por është vetëm hapja e historisë. Ka në qendër një protagoniste, e cila pas 2 Prillit, shkon në Amerikë me ëndrra të mëdha, por jeta e saj në emigrim nuk është fushë me lule. Çdo vend ka probleme, pavarësisht nëse është në komunizëm apo në demokraci. Ky ndryshim i madh në historinë e Shqipërisë nuk është trajtuar gjerësisht nga asnjë regjisor shqiptar, ndaj unë kisha shumë dëshirë ta vija në skenë, kjo edhe për faktin që jam vetë shkodrane”. Greta, luan në këtë projekt rolin kryesor, atë të Helenës. Ajo thotë se filmi i tyre i ri mbështetet në një ngjarje reale dhe të përjetuar prej vetë atyre. “Unë kam qenë në shkollën Jordan Misja në atë kohë. Filmi do ketë brenda pjesë të përvojës tonë si këtu në Shkodër, si në SHBA. Mesazhi është të tregojmë që ne shqiptarët jemi të varfër ekonomikisht, por të pasur shpirtërisht. Bota duhet ta dijë se ne jemi njerëz si gjithë të tjerët dhe që bëhemi shumë këmbëngulës kur kërkojmë më të mirën për jetën dhe të ardhmen tonë”.



Komedia e çmimit dhe Filmi me David Landry



Komedia “what do I do now” ka në qendër të fabulës një vajzë me emrin Klaudia, e cila e gjen veten e vet në një situate kritike pasi fton në qendrën e saj terapeutike një bandit që hiqet sikur është thjeshtë një klient. Atij i bie infakt gjatë seancës. Klaudia nuk di se si të veprojë në këtë situatë fatale. Historia zhvillohet me personazhet që njëri pas tjetrit paraqiten dhe mundohen ta ndihmojne Klaudian për ta nxjerrë nga telashet.



Filmi “In The Woods” (“Në Pyll”) është projekti i dytë i regjisores Vilma Zenelaj. Steve-i luhet nga aktori i talentuar David Landry. Landry është i famshëm për rolet e njohura në rolet e NBC Windfall dhe CBS “Cold Case”, “Criminal Minds”, si dhe në serinë e re të në HBO, “Luck”.



Jeta



Emri: Vilma Zenelaj



Vendlindja: Shkodër



Vendbanimi: Los Anxeheles



Profesioni: Regjisore



Filmat: Komedia “What do I do noë” dhe “In The Woods”

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sfida amerikane e dy motrave shkodrane Empty Re: Sfida amerikane e dy motrave shkodrane

Mesazh nga Anakonda Wed 22 Oct 2014 - 3:27

disa njerez kan me tvertet fat, me pelqen kjo gje
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi