Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të rinjtë fotografojnë përballjen me paragjykimet dhe problemet sociale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të rinjtë fotografojnë përballjen me paragjykimet dhe problemet sociale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të rinjtë fotografojnë përballjen me paragjykimet dhe problemet sociale

Shko poshtë

Të rinjtë fotografojnë përballjen me paragjykimet dhe problemet sociale Empty Të rinjtë fotografojnë përballjen me paragjykimet dhe problemet sociale

Mesazh nga Emona Fri 31 Aug 2012 - 2:19

Të rinjtë fotografojnë përballjen me paragjykimet dhe problemet sociale F1_fotoekspozita1346312854Prizren, 30 gusht - Të rinjtë nga Kosova nuk kanë mundur të udhëtonin jashtë shtetit për shkak të regjimit të vizave, mirëpo bashkëmoshatarët e tyre evropianë kanë ardhur në vendin e tyre për të ndarë përvojat e përbashkëta dhe për të mësuar rreth heqjes së paragjykimeve ndaj të tjerëve. Të gjitha këto ndjenja janë pasqyruar në fotografi, që janë realizuar gjatë një kampi dedikuar të rinjve nga pesë shtete të ndryshme. Fotot janë ekspozuar të mërkurën në Sheshin e Shatërvanit të Prizrenit. Imazhe të ndryshme të jetesës në Kosovë janë përjetësuar nga objektivët e artistëve të rinj, të cilët përgjatë dy javësh janë shoqëruar me njëri-tjetrin, kanë diskutuar për paragjykimet dhe problemet sociale dhe kanë hulumtuar praktikat e mira të ndryshimit të realitetit ekzistues. "'Youropixel' është një kamp mbi shkëmbimin ndërkulturor dhe ndërkombëtar të të rinjve nga pesë shtete të ndryshme, Austria, Zvicra, Italia, Kosova dhe Armenia. Në këtë kamp kanë marrë pjesë 35 të rinj, që kanë shqyrtuar temat shoqërore dhe mënyrën për arritjen e ndryshimeve. Një pjesë e kësaj përvoje është paraqitur në fotografitë e ekspozuara sot në Prizren", ka thënë Nadia Rainer nga Italia, bashkorganizatore e projektit.

Sipas saj, ekspozita me fotografi do të shëtisë në pesë shtetet evropiane, si formë e komunikimit të të rinjve. Ajo ka sqaruar se përgjatë dy javëve të kampit të rinjtë kanë pasur rastin që të merrnin pjesë në punëtori, debate dhe të realizojnë fotografi në komunitete të ndryshme, duke trajtuar kështu çështjen e paragjykimeve, të varfërisë, komunitetet RAE, BE-në, etj. "Janë trajtuar problemet aktuale por është diskutuar edhe për zgjidhjet, pra si të ndryshohet realiteti aktual", ka deklaruar Rainer. Ajo është shprehur e kënaqur me tërë rrjedhën e aktivitetit që ka kulmuar me ekspozitën me fotografi, duke konfirmuar se në mesin e të rinjve është arritur një harmoni tejet e lakmueshme.

Orhan Miftari nga “Caritas” Kosova, organizatë që ka qenë nikoqire e këtij takimi, ka bërë të ditur se regjimi i vizave që aplikohet për qytetarët e Kosovës ka qenë arsyeja që kampi është mbajtur në Prizren, në mënyrë që të gjithë të rinjtë të kenë rastin që të shprehin ndjenjat dhe talentin e tyre. Sipas tij, kampi që ka rezultuar me një ekspozitë ka qenë rast tejet i mirë që të rinjtë e Kosovës të shkëmbejnë përvojat e tyre me bashkëmoshatarët nga Evropa, të njoftohen mbi politikat rinore në mënyrë që të jenë edhe pjesë e zbatimit të tyre, me qëllim të përmirësimit të realitetit aktual.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi