Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arben Bajraktaraj me dy filma në Festivalin e Filmit në Venecie People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arben Bajraktaraj me dy filma në Festivalin e Filmit në Venecie People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arben Bajraktaraj me dy filma në Festivalin e Filmit në Venecie

Shko poshtë

Arben Bajraktaraj me dy filma në Festivalin e Filmit në Venecie Empty Arben Bajraktaraj me dy filma në Festivalin e Filmit në Venecie

Mesazh nga Emona Fri 31 Aug 2012 - 2:20

Arben Bajraktaraj me dy filma në Festivalin e Filmit në Venecie F1_bajraktaraj_091346312791Prishtinë, 30 gusht - Një film ku luan aktori i njohur kosovar Arben Bajraktaraj do të mbyllë edicionin e 69-të të festivalit prestigjioz të filmit “Venecia Film Festival”. E një tjetër film, “Superstar”, ku Bajraktaraj ka një rol të vogël, është në konkurrencë. Filmi “The Man Who Laughs”, ku Bajraktaraj luan përkrah aktorit të famshëm francez Gérard Depardieu, do të shfaqet jashtë konkurrencës më 8 shtator, në ditën e fundit të këtij edicioni. Festivali është hapur të mërkurën mbrëma, me një film po ashtu jashtë konkurrencës. Ceremonia e hapjes së festivalit që organizohet në kuadër të Bienalit të Venecias është mbajtur në “Sala Grande” të “Palazzo del Cinema”, ndërsa ekranin e madh e ka ndezur filmi “The Reluctant Foundamentalist” me regji të Mira Nair. Në ditën e parë janë shfaqur edhe “Enzo Avitabile Music Life” nga Jonathan Demme dhe “Medici con l'Africa” nga Carlo Mazzacurati. Shtatë salla të kinemasë janë vënë në dispozicion për projektimin e rreth 100 filmave nga mbarë bota, që për 11 ditë do të garojnë për “Luanin e Artë”. “Sala Grande”, “Darsena”, “Perla”, “Perla2”, “Volpi”, “Pasinetti”, “Palabiennale” dhe “Web” janë ambientet ku do të shfaqen filmat e këtij edicioni të festivalit.

Aktori i njohur kosovar është shprehur me modesti për prezencën e tij virtuale në njërin nga festivalet më prestigjioze të Evropës.

“Nuk është se është ndonjë e arritur e madhe, ani pse festivali mbase është i nivelit të atij të Berlinit, apo Cannes”, ka thënë Bajraktaraj nëpërmjet telefonit nga Franca. “Është mirë që po shfaqet filmi, por ai është jashtë konkurrencës”, ka shtuar ai.

Bajraktaraj thotë se nuk do të mund të jetë i pranishëm në Venecie, pasi aktualisht në Francë është duke kryer xhirimet për një film tjetër të shkurtër, detajet për të cilin nuk i bën të ditura.

Filmi 95-minutash “The Man Who Laughs” është xhiruar në Pragë, në regji të francezit Jean-Pierre Ameris dhe është bashkëprodhim mes Francës dhe Republikës Çeke. Filmi është bazuar në romanin e famshëm me të njëjtin titull të Victor Hugos. Ai e kishte shkruar këtë vepër romantike në eksil, pasi që ishte larguar nga Franca në Angli. Novela do të botohej më 1869. Prej kësaj kohe tre regjisorë do të tentonin që këtë vepër - të cilësuar si “mrekullia romantike e Hugos” - ta shkrinin në shirit filmik. Herën e fundit një film i bazuar në rrëfimin e “Njeriu që qesh” ka qenë ai i regjisorit Jean Kerchborn. Dyzet e një vjet më vonë, regjisori tjetër francez Jean-Piere Améris i ka hyrë së njëjtës punë. E njëri prej roleve kryesore në këtë film është rezervuar për aktorin kosovar që jeton në Francë, Arben Bajraktaraj.

Përveç Gérard Depardieu (fitues i çmimit “Oscar”, BAFTA dhe “Palmës së artë”), aty luajnë edhe Emmanuelle Seigner e kanadezi Marc-André Grondin. Bajraktaraj luan rolin e Hardquanonne, e sipas tij ky rol është karizmatik dhe ka një ndërthurje të drejtpërdrejtë me personazhet kryesore si Ursus, Gwynplaine, Sylvian e Comaberl.

“Hardquanonne ka një lloj dualiteti me personazhin kryesor Ursus që luhet nga Gérard Depardieu dhe kjo më pëlqen”, i kishte thënë Bajraktaraj gazetës vitin e kaluar kur po xhirohej filmi.

“The man who laughs” është i zhvendosur në Anglinë e shekullit XVII, ku në mënyrë maestrale shpërfaqen marrëdhëniet mes borgjezisë dhe aristokracisë, të cilat komplikohen nga distancimi i vazhdueshëm nga klasa e ulët. Filmi është një legjendë historike me filozofi e me poezi. Një rrëfim intim, sepse ka qenë edhe vetë rrëfim intim i Hugos që e ka shkruar kur i ka vdekur vajza. Hedhja në film e këtij rrëfimi ka një buxhet prej 15 milionë dollarësh.

Filmi tjetër që do ta shfaqë Arben Bajraktarajn në ekranin e madh të Bienales së Venecias është “Superstar” me regji të Xavier Giannoli. Aty Bajraktaraj luan një rol të vogël. Filmi flet për një të ri, i cili zgjohet në mëngjes, është i famshëm, por realisht nuk e di pse është bërë i tillë.

“Aty luaj një rol të vogël. Nuk pres çmim në Venecia nga ky film, edhe pse është në konkurrencë”, ka thënë Bajraktaraj.

Bajraktaraj qe bërë i njohur për rolet e tij në pjesën e parë të filmit “Taken” dhe në dy seritë e “Harry Potter”. Me filmin tjetër “The Woman Brushed off Her Tears” me regji të Teona Strugar Mitevska, ai ishte prezantuar në “Berlinale” të vitit të kaluar. Bajraktaraj ka rolin kryesor në filmin “Heroi”, me regji të Luan Kryeziut, i treti i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (2010), premiera e të cilit ende nuk është dhënë.

Ndryshe, më 6 gusht të vitit 1932, në Venecia Lido, në tarracën e “Hotel Excelsior”, nisi për herë të parë “Esposizione Internazionale d’Arte Cinematografica”, në kuadër të Bienales së Venecias, që konsiderohet si lindja e festivalit të parë ndërkombëtar të filmit të organizuar ndonjëherë. Festivali u bë një ngjarje vjetore në 1935. Bienalja e Venecias, veç festivalit të filmit ka edhe atë për art, arkitekturë, vallëzim, teatër dhe muzikë.

Filmi “The Man Who Laughs”, ku Bajraktaraj luan përkrah aktorit të famshëm francez Gérard Depardieu, do të shfaqet jashtë konkurrencës më 8 shtator, në ditën e fundit të këtij edicioni. Ndërkaq

filmi “Superstar”, ku ai ka një rol të vogël, është në konkurrencë

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi