Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë është varësia ndaj seksit? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë është varësia ndaj seksit? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë është varësia ndaj seksit?

Shko poshtë

Çfarë është varësia ndaj seksit? Empty Çfarë është varësia ndaj seksit?

Mesazh nga WebMaster Sun 2 Sep 2012 - 23:42

[You must be registered and logged in to see this image.]

Një sëmundje apo një mani normale. Ja se kur për shkencën, fiksimi për seksin përbën shqetësim


Për grekët e vjetër ishte porneia, një dëshirë e shfrenuar për kënaqësi,
që Platoni te “Fedon” e cilësoi si “çmenduria e trupit”.

Për latinët ishte luxuria, shqetësimi i rregullit. Me krishterimin u bë
vesi i tretë më i madh dhe në shekullin e tetëmbëdhjetë një devijim
seksual. Por nga maji i vitit 2013, me publikimin e DSMV, biblës së
psikiatërve, shqetësimi që lidhet me varësinë ndaj seksit do të
konsiderohet si një sëmundje mendore.

Kultura
Çfarë e ka transformuar një çrregullim të zakoneve në sëmundje? Ka
kritere objektive që caktojnë kufij mes dëshirës seksuale normale dhe
simptomave të një sëmundjeje? Do të mjaftonte ndonjë ilaç për ta
rregulluar këtë gjendje? Modifikimi i vazhdueshëm i pikëpamjes tregon
influencën e kulturës në fiksimin e kufijve mes normalitetit dhe
sëmundjes. “Në fushën seksuale, influenca ndikon shumë: mjafton të
mendosh për mbështetjen e meshkujve për Kazanovën dhe urrejtjen për
meshkujt e dobët”, shpjegon Simonetta Fava, seksologe dhe
psikoterapiste. “Ndërkaq, është e vërtetë që seksualiteti ka një bazë
biologjike, por ndryshe nga ajo sa mendohet kërkon një repertor
sjelljesh automatike që nga joshja te penetrimi. Kush nuk i kupton shkon
te seksologu”.

Fëmijëria
Për më tepër, kultura sociale dhe familjare mund të stimulojë ose shtypë
seksualitetin. “Sot për shembull dëshira seksuale stimulohet në mënyrë
të qartë që pas moshës dhjetë vjeç, kur fëmija përballet me gjërat që
duhet t’i mësojë në pubertet apo adoleshencë”, vazhdon Fava. “Programe
dhe publicitete të përshtatshme për adoleshentët i bëjnë interesante dhe
të tretshme sjelljet e papërshtatshme ndaj fëmijëve deri 10 apo 11
vjeç”. Sigurisht, jo të gjithë do të dëmtohen, por më të predispozuarit
nga pikëpamja biologjike mund të dëmtohen.

Diagnoza
Prej 15 vjetësh një grup kërkuesish, mes të cilëve dhe psikiatria e
Harvardit, Martin Kafka, inkuadron “ekseset” në diagnozën e shqetësimeve
nga hiperseksualiteti. Të tjerë psikiatër nuk janë dakord, por “task
force” që merret me këtë temë drejtohet pikërisht nga Kafka.

Të përcaktosh abuzimin e ushqimit apo seksit nuk është e lehtë si për
shembull të caktosh abuzimet me kokainën”, thotë Fabrizio Schifano,
psikiatër i çështjeve të varësisë. “Kokaina të bën keq dhe shumë pak e
konsumojnë. Ushqimi dhe seksi u intereson të gjithëve dhe në këto
sjellje ka një ndryshueshmëri të madhe të lidhur me moshën me kulturën
dhe kushtet”. Për shembull dy vakte të bollshme çdo ditë, të tepërta për
një nëpunës, janë të mjaftueshme për një punëtore ndërtimi.

As në fushën seksuale nuk mund të flasësh për abuzime. Jo rastësisht,
studimet epidemiologjike numërojnë numrin e orgazmave të popullsisë
30-vjeçare: një në tetë meshkuj dhe një në 12 femra kanë 5 orgazma në
javë për periudha të vazhdueshme prej 6 muajve me pak fjalë të gjithë të
varur pas seksit? Nuk është e thënë: kush ka një raport të mirë në
çift, apo një partner të ri është normale që të ketë shumë raporte. As
një tradhti bashkëshortore nuk është provë për hiperseksualitetin.

Është ndryshe kur vëmendja për seksin bëhet fiksim, nuk mund të
kontrollohet vetja dhe edhe pse shqetësohesh për pasojat, nuk kurohesh.
Te pasojat mund të përmendim, tradhtinë e vazhdueshme, prishjen e
imazhit, materialet pornografike në kompjuter, mbi shëndetin me sëmundje
seksualisht të transmetueshme.

Dëmet
Pamundësia për impulset e pakontrolluara seksuale ka tre interpretime:
mund të bëhet fjalë për një shqetësim të kontrollit të impulsit apo të
një shqetësimi obsesiv-kompulsiv apo të një sjelljeje që lidhet me
varësinë.

Dhënia e tepruar ndaj seksit është një patologji si shumë të tjera, me
rrënjët e ngulura thellë në fëmijëri. Bëhet fjalë për sjellje që ta
nxjerrin jetën jashtë kontrollit dhe ta fusin nëpër hulli të
paimagjinueshme.

Varësia ndaj seksit nuk karakterizohet vetëm nga dobësia e marrjes së
vendimit të duhur kur je përballë një tundimi apo një joshjeje, por ka
të bëjë edhe me sjelljen seksuale në tërësi. Ka shumë lloje varësish
seksuale, që variojnë nga ata që janë shumë të dhënë pas seksit, e deri
tek ata që nuk e çojnë nëpër mend marrëdhënien apo kontaktin fizik me
një qenie tjetër, mashkull apo femër nuk ka rëndësi.

Ka edhe nga ata që nuk kryejnë marrëdhënie dot me partnerin e tyre, edhe
pse mund ta dashurojnë, e ndërkohë ëndërrojnë gjatë gjithë kohës të
tjerë. Në këto fusha nuk ka kërkime shkencore të mirëfillta dhe si
pasojë statistikat e sakta mungojnë dhe pikat e referencës nuk janë të
shumta, sepse deri pak kohë më parë kjo është konsideruar si një çështje
tabu e mbi të gjitha si një çështje që nuk ka nevojë për marrjen e
masave. Është parë thjesht në kuadrin e një vesi e jo të një patologjie
të mirëfilltë, që si çdo patologji ka nevojë për kurën e duhur për t’u
shëruar.

Por, pavarësisht mungesës së statistikave të plota, pjesa më e madhe e
mjekëve dhe psikologëve që janë marrë me kërkime në këtë fushë janë të
mendimit se 90% e personave që kanë krijuar varësi seksuale janë meshkuj
dhe vetëm 10% janë femra. Nuk dihet ende pseja e një statistike të
tillë, por ndoshta kjo mund të shpjegohet edhe me lirinë që meshkujt
kanë pasur dhe kanë tradicionalisht për të bërë disa gjëra dhe për të
mos u stigmatizuar e paragjykuar, ndryshe nga sa ndodh me femrat.
//keshilla
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi