Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush eshte ZOTI????? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush eshte ZOTI????? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush eshte ZOTI?????

5 posters

Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga Erika Fri 30 Oct 2009 - 16:21

Pershkruani zotin sipas jush , kush eshte ai , cfare eshte ai , pse e kerkojm kaq shume ne ate ,..

Ne e dim qe ka nje zot dhe qe eshte zot i gjithesis , por ku eshte ai , ne natyre , qiell , toke ..

Mendoni qe zotin e kan shpikur qe ti vene frena njeriut ??

Erika
Erika
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : diku neper bote
Postime Postime : 6656
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : studente

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Re: Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga Vizitor Fri 30 Oct 2009 - 23:25

zoti asht i plot fuqishum dhe aj meka kriju un ati i perkulem dhe i lutem per gjdo gjo se vetum aj mundet mem ndimu
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Re: Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga Erika Sat 31 Oct 2009 - 16:54

zoti jam une vet Kush eshte ZOTI????? Icon_biggrin
Erika
Erika
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : diku neper bote
Postime Postime : 6656
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : studente

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Re: Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga Vizitor Sat 31 Oct 2009 - 21:54

AI QE NA PRIN TE GJITHEVE NE QE E BESOJME
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Re: Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga Aristogata Wed 4 Nov 2009 - 12:53

personifikim i besimit
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Re: Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga Vizitor Thu 5 Nov 2009 - 3:27

asnje nuk edi se kush ehste zoti prandaj nuk keni te drejt te veni kete pyetjee
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Re: Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga Vizitor Thu 5 Nov 2009 - 5:03

aj i madhi i madhrishmi si nka kriju
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Re: Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga fidani Thu 5 Nov 2009 - 5:06

kur te permenum Zotin duhet te ngrihemi ne kemb Sepse AI esht krijuesi i gjithsis ai ka krijuar gjejen me tye bukur ne gjithsi e ai esht njeriu qdo krijes e Allahut ati i lutet andaj pse ne te mos i lutemi .Allahu esht gjithkund ai sheh qdo levisje te krijese se vet andaj kisha ber apel qe te mos jepet pergjigjje pa kuptim sepse ne jemi krijesa e ti andaj mos te bejm pergjigje palidhje.ai qe beson let te thot ket ne fund .Lahilahi ilalla Muhamed resulu llah.
fidani
fidani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtina
Postime Postime : 1239
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/10/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Fitnesin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Re: Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga WebMaster Thu 5 Nov 2009 - 5:11

Zoti është i vetëkrijuari dhe krijuesi i gjithësisë e i asgjësisë. Zoti nuk ka formë as fillim, as mbarim. Zoti nuk ka pamje, as formë, as ngjyrë, as shije, as erë të caktuar. Zoti ngërthen në vetvete të gjitha pamjet, të gjitha ngjyrat, të gjitha shijet e të gjitha erërat e mundshme.

Zoti është edhe përtej teheve të gjithësisë e cila edhe më tutje zgjerohet. Zoti i tejkalon të gjitha dimensionet hapësinore e kohore në kuptimin e mendjes së kufizuar njerëzore e cila njeh vetëm kohë njëvijore që mbështetet në kujtesën e vet të vazhduar që përdorë si pikë të brendshme referuese egon e vet. Prandaj, mendja e kufizuar në kohë e në hapësirë, duke u mbështetur në përvojën e vet, mendon se edhe Zoti edhe shpirti edhe energjia duhet ta kenë një fillim të vetin, duhet ta kenë të kaluarën edhe të tashmen e vet.

Në të vërtetë, vetëm mendja dinamike e ka të qartë se Zoti është i amshueshëm, sepse ai është vetëm në të tashmen, vetëm në prezent. Sepse vetëm e tashmja ka të kundërtën e vet. Nuk duhet ngatërruar të kaluarën me të tashmen, sepse e kundërta e së kaluarës është e ardhmja. Vetëm e tashmja është e amshueshme, e pazëvendësueshme dhe e pakundërshtueshme. Sepse, Vetëm Zoti, shpirti e energji - informatat janë të pazëvendësueshëm, të pakundërshtueshëm. Të tjerat shkojnë e vijnë e ndryshojnë vazhdimisht.

Zoti është i gjithëdijshëm dhe i plotfuqishëm, sepse Zoti është absolut me dije e me forcë. Zoti është gjithkund, sepse Zoti është i gjithëpranishëm. Të gjitha shfaqjet ose manifestimet fizike, bimore e biologjike janë shfaqje, ose manifestime të Zotit. Edhe ne njerëzit jemi pjesë e shpirtit të pakufishëm të Zotit, jemi pjesa e fundit dhe përfundimtare e mençurisë së Zotit.Gjuha e Zotit është heshtja, por zëdhënësja e tij kryesore është Muzika.

Forca e Zotit është dashuria, sepse burimi përfundimtar dhe zemra e të gjitha krijimeve është dashuria. Sepse dashuria është ajo që i mban bashkë protonet dhe elektronet, si edhe sa e sa grimca-valë brenda atomit. Dashuria është ajo që mban atomet e bashkuar brenda molekulës. Dashuria është ajo që mban në harmoni sistemin tonë diellor, dashuria është ajo që mban në harmoni tërë gjithësinë. Dashuria është forca mbi të gjitha forcat, dashuria është Zoti vetë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Re: Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga Erika Thu 19 Nov 2009 - 3:36

ZOTI eshte gjithcka qe ne shohim dhe gjithcka qe ne ndjejm
Erika
Erika
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : diku neper bote
Postime Postime : 6656
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : studente

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Re: Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga Erika Thu 19 Nov 2009 - 3:37

ZOTI eshte gjithcka qe ne shohim dhe gjithcka qe ne ndjejm
Erika
Erika
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : diku neper bote
Postime Postime : 6656
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : studente

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Ku është Zoti

Mesazh nga Andi Ballshi Mon 7 Dec 2009 - 0:36

ERIKA shkruajti:ZOTI eshte gjithcka qe ne shohim dhe gjithcka qe ne ndjejm
Kush do ta dije se ku eshte Zoti Lexojeni Naimin - profetin e shqiptareve Andi Ballshi

Andi Ballshi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 4
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Re: Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga WebMaster Mon 7 Dec 2009 - 0:38

flm ANDI DO TA LECOJME PATJETER
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Re: Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga WebMaster Mon 7 Dec 2009 - 0:41

Kush është Jezusi?

Hyrje

Në këtë seri artikujsh po përpiqem të parashtroj çështjen për krishterimin. Tek pjesa 1 e këtyre serive shtrova argumentin për arsyeshmërinë e besimit tonë. Argumenti konsiston në tre premise:

1. Bibla është në parim dokument i besueshëm i historisë.
2. Në bazë të kësaj kemi dëshmi të mjaftueshme për të besuar që Jezus Krishti është Biri i Perëndisë.
3. Jezus Krishti mëson që Bibla është pikërisht Fjala e Perëndisë

Përfundimi: Meqenëse Bibla është Fjala e Perëndisë, atëherë krishterimi është i vërtetë.

Në pjesët 1 dhe 2, u morëm me premisën e parë dhe kërkuam të vendosnim besueshmërinë historike dhe autenticitetin e Biblës. Në këtë artikull dhe në atë të muajit të ardhshëm do të përpiqem të marr evidencat historike të caktuara në premisën e parë dhe të ndërtojmë çështjen se kush është Jezusi. Do të argumentoj nga kënde të ndryshme se është e arsyeshme të besojmë se Jezusi është Perëndia në mish.

Premisa e Dytë

Premise të cilën kërkoj të mbroj thotë “Duke u bazuar këtu [p.sh. duke u bazuar në vërtetësinë historike të Dh.R] kemi prova të mjaftueshme për të besuar që Jezus Krishti është Biri i Perëndisë”. Disa linja të argumentimit që do të ndjek janë (a) Argumenti Perëndi, gënjeshtar, lunatik, (b) argumenti i të urtëve dhe (c) ringjallja e Jezusit. [1] Këto argumente do të shërbejnë për të provuar se Jezusi është Ai që vetë ka thënë se është. Sikurse Jezusi u përball me dishepujt në Cezarea të Filipisë, edhe ne duhet të paraqitemi me termat se kush Jezusi është. Sikurse na tregohet në ungjillin sipas Mateut:

“Pastaj Jezusi, mbasi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti dishepujt e vet: ``Kush thonë njerëzit se jam unë, i Biri i njeriut?``. Dhe ata thanë: ``Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, të tjerë Jeremia, ose një nga profetët``.Ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam unë?``. Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: ``Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë``.Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: ``I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.” [2]

Perëndi, gënjeshtar, i çmendur

Ndoshta një nga argumentimet e përdorura zakonisht në lidhje me hyjninë e Jezusit është trilema Perëndi, gënjeshtar, lunatik. [1] Ndoshta shumë preja atyre që e kanë paraqitur këtë argument nuk kanë qenë të vetëdijshëm se ishte formuluar nga C. S. Lewis dhe prezantuar nga radio BBC dhe më vonë në punën e tij themelore Thjesht krishterim në vitet 1940. Ia vlen të përsërisësh fjalët e thëna nga vetë Lewis.

Po përpiqem të parandaloj ndonjë që do të thotë marrëzira që njerëzit shpesh thonë për Të: “Jam gati ta pranoj Jezusin si një mesues të madh moral, por nuk pranoj pohimin e Tij se ishte Perëndi”. Kjo është një nga gjërat që nuk duhet ta themi. Një njeri që ishte thjesht njeri dhe ato gjëra që Jezusi tha nuk mund të jetë vetëm një mësues i madh moral. Ai ose do të ishte lunatik në të njëjtin nivel me atë që thotë se ai është një vezë e zier pa lëvozhgë – ose do të ishte djalli i ferrit. Ju duhet të bëni zgjedhjen tuaj. Ose ky njeri ishte dhe është Biri i Perëndisë: ose ndryshe një i çmendur apo diçka më keq se kaq. Ju mund ta mbyllni atë si një të çmendur, ju mund ta pështyni Atë ose ta vrisni Atë si një demon; ose mund të bini para këmbëve të Tij dhe ta quani Perëndi dhe Zot. Por le të mos e marrim në mbrojtje pa kuptim duke thënë se ishte një mësues i madh. Nuk e ka lënë këtë të hapur për ne. Nuk kishte këtë qëllim. [4]

Kush tha Jezusi se ishte?

Sipas gjërave që Jezusi tha është më e arsyeshme të dalim në përfundimin se Ai ishte sikurse Ai pohoi se ishte, Perëndia. Megjithatë, është e vërtetë se Jezusi ka thënë gjëra të cilat tregonin se ai e konsideronte veten Perëndi? Sigurisht që po, madje dhe armiqtë e Tij e kuptuan Atë në këtë mënyrë. [5] Për shembull Ai pohoi se kishte lavdi me Atin, [6] Ai pohoi se ishte Unë JAM, [7] Ai foli me autoritet të plotë, [8] Ai pohoi se Perëndi ishte Ati i Tij, [9] Ai pohoi se ishte një Atin, [10] Ai pohoi se vinte nga Perëndia, [11] Ai pohoi se ishte mënyra e vetme për tek Ati, [12] Ai pohoi se ishte i aftë të falte mëkatet, [13] Ai pohoi se meritonte besnikëri absolute, [14] Ai pohoi se ishte gjykatësi i gjithë njerëzimit dhe të mos nderoje Atë ishte tymos nderoje Atin, [15] dhe Ai pranoi adhurim. [16]

Ashtu siç e dëshmon trilema jonë, Jezusi ose ishte duke treguar të vërtetën ose jo. Nëse ai nuk po e tregonte të vërtetën, atëherë ai ose e dinte që nuk po e tregonte ose nuk e dinte. Nëse nuk po e tregonte të vërtetën dhe ai e dinte që nuk po e tregonte të vërtetën, atëherë ai është gënjeshtarë. Nëse ai nuk e tregonte të vërtetën dhe nuk e dinte që nuk po e tregonte të vërtetën (p.sh ishte i mashtruar rreth hyjnisë së tij) atëherë ai është i çmendur. Nëse ai po e tregonte të vërtetën, atëherë ai është Zot.

Fuqia e këtij argument qëndron në faktin se nuk është e arsyeshme të besojmë që Jezusi ishte gënjeshtarë apo i çmendur. Pse? Sepse çdo gjë tjetër në jetën e tij indikon që ai është model i mendjes së shëndoshë dhe mirësjelljes. Në të vërtetë, edhe jobesimtarët madje përgjatë tërë historisë e kanë pranuar superioritetin moral të Jezusit nga Nazareti. Si rezultat, përderisa dikush nuk ka kundërshtime filozofike, nuk ka asnjë arsye për të mohuar vrullin e argumenteve dhe të përfundojmë që Jezusi është Perëndi.

Argumenti Zot, gënjeshtar, i çmendur






Argumenti i të urtëve

Duke pasuar në një linjë të afërt me argumentin Perëndi, gënjeshtar, i çmendur, vijmë tek ajo që e kam quajtur “Argumentimi i të urtëve”. U ndesha me këtë argument në librin interesant të Peter Kreft të titulluar Midis Parajsës dhe Ferrit. [17] Merrni në konsideratë këta dy faktorë: disa njerëz kanë pohuar të jenë Perëndi, shumë të tjerë jo; disa njerëz konsiderohen si të urtë (p.sh. ata zotërojnë mençuri të madhe), shumë të tjerë nuk janë. Ka katër kombinime të mundshme të këtyre kategorive. Së pari, janë ata që nuk kanë pohuar se janë Perëndi dhe nuk konsiderohen të urtë. Kjo është pjesa më e madhe e njerëzve që kanë jetuar ndonjëherë. Së dyti, janë ata që nuk kanë pohuar se janë Perëndi por konsiderohen si të urtë. Njerëz të tillë për shembull janë Moisiu, Sokrati dhe Konfuçie. Së treti, janë ata të cilët kanë pohuar se janë Perëndi por nuk merren si të urtë. Këta njerëz janë konsideruar si të marrë. David Koresh mund të jetë një shembull. Së katërti, janë ata që kanë pohuar se janë Perëndi dhe konsiderohen si të urtë. Vetëm një person hyn në këtë kategori dhe ai është Jezusi i Nazaretit. Kështu, në të njëjtën mënyrë si tek argumenti Perëndi, gënjeshtar, i çmendur, personi Jezus Krisht imponon veten e tij tek ne për të shkuar drejt një vendimi se kush mendojmë ne se ai është. Shpjegimi më i arsyeshëm që llogaritet si provë është se Jezusi është ai që tha se ishte, kështu pra ai është Perëndi.



Ringjallja

Nuk ka dyshim se aspekti më i njohur i jetës së Jezusit Nazaretas është ringjallja e tij prej së vdekurish. Në ringjalljen e tij, Jezusi qëndron veçmas nga të perënditë dhe perëndeshat që njerëzimi në kotësinë e tij ka thirrur. [18] Larg asaj së qenëri, vetëm diçka që të tjerët pohuan për të, Jezusi Nararetas parashikoi dhe përmbushi ringjalljen e tij prej së vdekuri. [19] Në pohimin tonë se Jezusi u ngjall prej së vdekurish, ne si të krishterë nuk po flasim në mënyrë metaforike. Me ringjallje nuk kuptojmë se Jezusi u ngrit “shpirtërisht”, jo vetëm që kujtimi i Jezusit jeton në zemrat e të gjithë ndjekësve të tij ose në vazhdimësinë e çështjes së tij. Nuk po njohim vetëm ndikimin e tij në histori. Doktrina e ringjalljes pohon se trupi fizik i Jezusit u kthye në jetë. Por kjo nuk është thjesht një ringjallje e trupit. Trupi i tij u ngrit i lartësuar, megjithëse fizik. [20]

Shumë kanë pohuar se doktrina e krishterë e ngritjes së Jezusit prej së vdekurish është tepër fantastike për të qenë e vërtetë. [21] Në mënyrë interesante, ringjallja e Jezusit i ka drejtuar njerëzit tek konvertimi kur ata kanë kërkuar ta analizojnë atë historikisht. [22] Rrëfimet e ringjalljes së Jezusit në Dhjatën e Re u janë nënshtruar analizave rigoroze historike , më shumë ndoshta se çdo aspekt tjetër në Bibël. Çfarë kanë zbuluar më saktësi këto analizime historike rreth historicitetit të ringjalljes së Jezusit? Një shqyrtim i kujdesshëm tregon se përfundimi se Jezusi u ngrit trupërisht prej së vdekurish është shpjegimi më i mirë për provat që rrethojnë dy fakte të vërtetuara prej historisë: Jezusi vdiq dhe varri i tij u gjet i boshatisur.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Re: Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga Erika Mon 7 Dec 2009 - 0:43

Andi Ballshi shkruajti:
ERIKA shkruajti:ZOTI eshte gjithcka qe ne shohim dhe gjithcka qe ne ndjejm
Kush do ta dije se ku eshte Zoti Lexojeni Naimin - profetin e shqiptareve Andi Ballshi


Do e kem parasysh Kush eshte ZOTI????? Icon_biggrin
Megjithate ai thote qe zoti eshte gjithesia
Erika
Erika
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : diku neper bote
Postime Postime : 6656
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : studente

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush eshte ZOTI????? Empty Re: Kush eshte ZOTI?????

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi