Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dallgë mendimesh!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dallgë mendimesh!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dallgë mendimesh!!

2 posters

Shko poshtë

Dallgë mendimesh!! Empty Dallgë mendimesh!!

Mesazh nga WebMaster Wed 26 Sep 2012 - 23:48


Përbindshëm mendimet zaptojnë qënien time,
pa meshirë, pa deshirë.. pa shpresë dhe me lot,
si të etura turren...porsa nata petkun hedh,
më mbërthejnë, desh më mbytin...si mund dot!!

Si kuçedrat e përrallave po mundohen.. më përpijnë,
dhe e vetme lëngoj,dhimbje kam dhe dot s'bertas,
gjakun duan të ma thithin, eshtrat të mi bëjnë copë,
i shikoj gojëhabitur,sytë më hapen...Ulëras!

Sa mizore...gjakatare, ndjenjën duan të gllabërojnë,
me nënqeshje më veshtrojnë,duan që të bëhen zot,
sa më fyejnë,më përbuzin,poshtë në tokë ato më ulin,
fortë habitem..sytë burojnë..çfarë është kjo botë!!

Dhe papritur vjen mëngjesi,ditë e re ku prapë shpreson,
edhe pse torturat,plaget...trupin tim e kane cfilitur,
dhimbja zhduket,qesh fytyra... zemra ndizet,
dritë e shpresës vjen tek unë...fort e bukur.. e papritur!!


Lediana kapaj
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dallgë mendimesh!! Empty Re: Dallgë mendimesh!!

Mesazh nga WebMaster Wed 26 Sep 2012 - 23:50

Endrra te Humbura

Sa endrra thurem bashke,
sa yje numeruam,
sa fjale ty te thashe,
sot njeri tjetrin sduam...


Si munde te harroje
ndjenjat qe te dy ndame,
si mund te me urresh,
pse fjalet na u thane?!

Si mund te duam sot,
e te mos duam neser,
ku iku dashuria,
pse morri drejtim tjeter?

Jo s'je armiku im,
nuk mund te te urrej,
dikur te thashe te dua
dhe sot per ty nuk vlej....

Dhe prape vazhdoj te shkruaj,
shume vargje pa kuptim,
sa shume urrej te vuaj,
kjo zemer kerkon zgjim!

Me vrane fjalet e tua,
shume gjera nuk kuptova,
kur ishim te dy bashke,
e vetme dashurova!

Me vret kjo ndjenje zhgenjimi,
me vret cdo gje qe shoh,
mizor eshte ky trishtimi,
jo ty me s'po te njoh!!

S'me deshe,sot me fyen,
vazhdon te me lendosh,
ç'te bera valle me thuaj,
po te kerkoj lemoshe?....

Lemoshen e respektit
kerkoj dhe asgje tjeter,
nuk ke pse me le hapur,
nje plage qe eshte e vjeter...

Dhe do vazhdoj te vuaj,
jo s'mundem te urrej,
kujtimet do i ruaj,
megjithese per ty s'vlej.....


Lediana Kapaj
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dallgë mendimesh!! Empty Re: Dallgë mendimesh!!

Mesazh nga Anakonda Fri 5 Oct 2012 - 5:21

POETE ! PRANO URATËN TIME !



U bëre poete! Dy libra binjakë...!
Kanë hapur flatrat e ngjiten lartësisë !
Edhe ti - me këtë pamje në mendime,
- për shumëçka si zjarr e flakë !
Ke krijuar emblemë , je bërë rrjedhë
ashtu si janë përjetësisht ujëvarat .
Jehona e vargut - oshtin si predhë
në arenën e artit i bleron garat!

Dalin yje ndizen, krijojne lirikë e ndjesi.
Ti strukesh e thua : Unë jam tokësore !
Po! U bëre Diell që shpërndan rrezepoezi !
I kemi ne ! Plotësojmë ndjesitë jetësore !
Për aq ma të pasur ! Jemi ma të lumtur!
Se mundi juaj , dhe rrudhat, përdëllimet ,
për vargjet e lirikës, ty të kanë shkundur,
për aq - ne, na kanë shtuar gëzimet !


Dua të të them me këte rast përurimi :
- U bëre Yll që rrezaton me lirikë !
Nëse s'kam të të jap çaste frymëzimi
prano uratën time, për krijim pa pikë !
Të të shtohen veprat , pa fund të jenë!
Edhe ty të të shtohet guximi e bukuria !
Të bëhesh Dielli ynë që e bleron dhenë
të na ndizen shpresat nga vargjet e ndjesia...!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dallgë mendimesh!! Empty Re: Dallgë mendimesh!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi