Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Martesa duhet ta afrojë njeriun me Krijuesin e tij People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Martesa duhet ta afrojë njeriun me Krijuesin e tij People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Martesa duhet ta afrojë njeriun me Krijuesin e tij

2 posters

Shko poshtë

Martesa duhet ta afrojë njeriun me Krijuesin e tij Empty Martesa duhet ta afrojë njeriun me Krijuesin e tij

Mesazh nga WebMaster Sun 7 Oct 2012 - 1:55

Martesa është një parzmore që e mbron njeriun nga gjynahu, është një qasje e dy njerëzve të bashkuar drejt së drejtës. Në këtë këndvështrim martesa është njëkohësisht qëllim për t’ju afruar Krijuesit. Djaloshi, pasi mbaroi shkollimin dhe ndërtoi punën e tij, tashmë mendon të martohet dhe të ndërtojë familjen. Për këtë pyet dhe kërkon të dijë: “Me kë do të martohem dhe si duhet të jetë ajo?” Ata që japin mendime janë të shumtë: “Vajza me të cilën duhet të martohesh duhet të jetë kështu e ashtu…” Por nëna dëshiron që vajza të jetë edhe e bukur. Vajzës po ashtu i afrohet koha e martesës. Edhe ajo fillon të mendojë: “Çfarë tiparesh dhe cilësish duhet të kërkoj te njeriu me të cilin do lidhi jetën? A duhet të ketë rëndësi devotshmëria e tij apo jo? “Ndërkohë, nëna e porosit vajzën që të martohet me një njeri të pasur në mënyrë që të jetojë një jetë të rehatshme. Edhe vajza, por edhe djaloshi janë disi të paqartë në lidhje me vendimet e tyre, sepse bashkëshorti/bashkëshortja ashtu siç mund të jenë djep i lumturisë, mund të jenë edhe burim i shkatërrimit të jetës. Kur Kurani famëlartë cilëson bashkëshortët shprehet: “Ata janë për ju si një rrobë mbrojtëse, ashtu siç edhe ju jeni për ta një rrobë mbrojtëse..” (Bakara 187) Veçanërisht në ditët tona ky ajet duhet të lexohet me vëmendje, sepse në krye të çdo rruge është ndezur një zjarr…Janë të panumërta burimet e gjynaheve, të cilat vazhdimisht synojnë ta sulmojnë njeriun, a thua se të gjithë janë bërë një për ta larguar atë nga Krijuesi i tij. Duket sikur janë ndërtuar barrikada në rrugët drejt Allahut (xh.sh.), shenjat udhërrëfyese drejt Ahiretit sikur janë përmbysur dhe jeta tërheqëse e të ashtuquajturit qytetërim, dashje pa dashje po e bën njeriun për vete. Çuditërisht njerëzit turma turma po dalin nga një strehë xheneti, siç është familja islame, drejt kësaj jete të pakuptimtë. Ashtu siç mund të imagjinoni ç’mund ti ndodhë një ushtari që del nga refuxhioja e tij, ashtu është i ekspozuar njeriu i sotëm ndaj gjynaheve të shoqërisë. Njeriu mund të digjet nga zjarri i paturpësisë dhe degradimit moral, qoftë edhe duke qëndruar në shtëpinë e tij duke parë televizion, duke lexuar gazetën, madje edhe duke parë nga dritarja e shtëpisë së tij. Pikërisht në këtë moment, bashkëshortët janë “veshja-mburojë” e njëri- tjetrit, muri mes tyre dhe zjarrit. Kjo veshje nuk është e tillë vetëm për jetën e kësaj bote, por edhe parashutë me të cilën duhet të fluturohet për në jetën tjetër, sepse njeriu nuk është krijuar vetëm për të vrapuar pas kënaqësive të kësaj jete. Qëllimi i tij kryesor duhet të jetë njohja, pranimi dhe adhurimi i Krijuesit të tij, ecja në këtë botë për në botën tjetër. Martesa është pikërisht përzgjedhja e shokut/shoqes bashkëudhëtar të këtij rrugëtimi. Nëse ky bashkëudhëtar është afër ndaj Allahut, do të jetë bindur që ka gjetur lumturinë e të dy botëve, sepse Allahu (xh.sh.), thotë: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (Nahl 97) Kjo ngjarje, e jetuar në Shekullin e Lumturisë, është shembull i faktit që martesa e afron njeriun me Allahun: Kur Profeti (a.s.), po qëndronte me shokët e tij, po u fliste atyre në lidhje me rëndësinë që duhet t’u jepet të varfërve dhe nevojtarëve. Lexoi ajetin 92 të sures Al-i Imran: “Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhenet), deri sa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj.” Ebu Talha (r.a.), që gjendej në atë mes, i prekur shumë nga këto fjalë, menjëherë dhuroi bahçen e tij më të mirë të hurmave dhe të gjithë shtëpinë e tij. Teksa shkoi pranë shtëpisë, qëndroi larg, pa iu afruar bahçes. E çuditur, e shoqja e pyeti përse nuk afrohej dhe Ebu Talha (r.a.), i tregoi sesi e kishte dhuruar tërë pasurinë. E shoqja: “Vetëm për vete e dhurove apo për të dy?” Ebu Talha (r.a.): “për të dy”, iu përgjigj. E shoqja Rumejsa i tha: “Allahu qoftë i kënaqur me ty, o Talha. Edhe unë të njëjtën gjë kisha menduar. Më prit se po vij edhe unë.” I ktheu shpinën shtëpisë dhe iku pa ia hedhur sytë fare. (Buhari) Edhe ne duhet të marrim shembullin e tyre. Në vend që t’i qasemi martesës si një mënyrë për të përmbushur dëshirat tona të epshit, duhet t’i qasemi asaj si një mundësi për të përmbushur ndjenjat e larta shpirtërore. Kur gjendemi përballë detyrës për të përzgjedhur bashkëshortin/bashkëshorten, duhet të përzgjedhim atë që na afron me Krijuesin, jo me dynjanë. Martesa jonë, d.m.th martesa islame, duhet të jetë e ndryshme. Familja islame duhet të jetë feneri ndriçues i familjeve të tjera; duhet t’u zgjasë dorën e ndihmës atyre që përpëliten të pashpresë. Bashkëshortët duhet t’i gjenden njëri-tjetrit. Qëllimi ynë duhet të jetë shërbimi ndaj njerëzimit dhe, për këtë qëllim, bashkëshortët duhet të ndihmojnë njeri-tjetrin. Kur t’i thuhet: “Jep për hir të Allahut”, duhet të japë, kur të thojë “po dal për hir të Allahut”, duhet të përcillet, e kësisoj të bëhen krah për njeri-tjetrin, ashtu siç nëna jonë Hatixheja (r.a.), i shpinte ushqimin Profetit (a.s.), në shpellën Hira, siç Amari dhe Sumejja ranë dëshmorë për Islamin e shumë e shumë sahabinj të tjerë emigruan këmbëzbathur në rërën përvëluese të shkretëtirave arabe. Për bashkëshortë të tillë mbreti i fjalës shprehet aq bukur: “Është fatlum ai burrë, i cili për të mos humbur shoqen e jetës, mundohet t’i ngjasë asaj dhe të bëhet i mbarë. Është fatlume ajo grua e cila bashkëshortin e saj e sheh të lidhur me fenë dhe, për të mos e humbur shokun e jetës, bëhet edhe më e devotshme dhe, teksa mundohet të gjejë lumturinë e kësaj bote, ndërkohë ka gjetur edhe lumturinë e tjetrës...”
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Martesa duhet ta afrojë njeriun me Krijuesin e tij Empty Re: Martesa duhet ta afrojë njeriun me Krijuesin e tij

Mesazh nga Anakonda Sun 7 Oct 2012 - 2:03

Dicka interesante...por duhet tmartohen ata persona qe jan tbindur per zjghedhjen e tyre....edhe jan te gatshem ta lejn monotonin e dikurshem kur kan qen beqare edhe duan te krijojn te ardhmen e familjen e tyre
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi