Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krim i pasionit, burri i viktimës refuzon të marrë trupin, por premton hakmarrje për të! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krim i pasionit, burri i viktimës refuzon të marrë trupin, por premton hakmarrje për të! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krim i pasionit, burri i viktimës refuzon të marrë trupin, por premton hakmarrje për të!

Shko poshtë

Krim i pasionit, burri i viktimës refuzon të marrë trupin, por premton hakmarrje për të! Empty Krim i pasionit, burri i viktimës refuzon të marrë trupin, por premton hakmarrje për të!

Mesazh nga WebMaster Sun 7 Oct 2012 - 21:56

Korçë/Masakër për pasionin e dashurisë. Kështu është cilësuar ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Podgorie të Korçës për shkak të xhelozisë së autorit 52 vjeçar Viktor Rozani. Ky i fundit sipas hetimeve të para të policisë e kishte vrarë të dashurën e tij 35 vjeçaren Eliverta Çoçka pasi e kishte zënë atë në flagrancë me një burë tjetër. Gruaja 35 vjeçare nga ana tjetër ishte e martuar dhe kishte një fëmijë 9 vjeç. Përpos xhelozisë vrasja ndodhi edhe për disa arsye të tjera dhe një ndër to ishte se 52 vjeçari kishte shpenzuar shuma të konsiderueshme parash për të mbajtur si të dashur 35-vjeçaren që e tradhtoi me një prej taksistëve të fshatit.
Provat
Të paktën këtë ka treguar skena e vendngjarjes dhe provat që gjeti grupi hetimor. Eliverta Çoçkës i janë gjetur dy I-Phone4, që mendohet se ia ka blerë i dashuri i saj Viktor Rozani, 52 vjeç, i cili mësohet se ka shitur edhe një pjesë të pasurisë së patundshme tokë vite më parë për këtë shkak. Në taksinë që viktima tjetër Feridon Bollguri ia kishte marrë kushëririt, u gjetën rrush, shishe birre dhe të shpërndarë disa prezervativë dhe materiale të përdorura gjatë marrëdhënieve intime mbrëmjen e së dielës, në aksin Koritë-Potgorie, në rrëzë të malit të fshatit, vendi i njohur si Bregas.
Hetimet
Ekspertët thanë se fillimisht Rozani ka plagosur 35-vjeçaren dhe 39-vjeçarin që i ka kapur mat pasi i ndoqi deri në periferi dhe më tej ka lëshuar një breshëri të dytë. Trupat e tyre u gjetën të varur në taksi, me dyert e hapura dhe që mendohet se pas plagosjes Çoçka dhe Bollguri kanë tentuar të arratisen për t’i shpëtuar hakmarrjes nga Rozani. Gjithashtu u gjetën disa pellgje gjaku, që vërtetojnë se breshëria e parë është lëshuar brenda taksisë dhe tjetra jashtë, teksa në vendngjarje u gjetën plot 30 gëzhoja të automatikut “Kallashnikov”. Pas krimit, Rozani ka telefonuar policinë e Korçës rreth orës 19:30 dhe u ka thënë se kishte vrarë dy vetë për shkak se e dashura e kishte tradhtuar. Ka treguar edhe vendin e krimit dhe emrin, por kur policia mbërriti, gjeti të mbështetur në taksi dhe me plumb në kokë e armën automatike pranë trupit. Policia tha se mbrëmjen e së dielës, Eliverta ka dalë me të dashurin e saj të ri, Feridonin.
Vrasja e trefishtë
Ky ka marrë hua taksinë e kushëririt, tip “Benz” me targa KO514A dhe kanë shkuar në Koritë, pranë pyllit. Por nuk e ka ditur se pas i ndiqte Viktor Rozani. Ky i fundit kishte pasur për disa vjet lidhje intime me Elivertën dhe madje kishte aktualisht. Banorët treguan se për këtë shkak Rozani kishte shitur dy toka dhe mendohet se mbante me para 35-vjeçaren, të cilës i blinte edhe sende të shtrenjta. Policia tha se Rozani ishte baba i dy fëmijëve dhe po kështu Bollguri, kurse Çoçka ishte nënë e një djali të vetëm 9-vjeçar. Të tre viktimat banonin në fshatin Potgorie të Korçës. Prokuroria e quan çështjen të mbyllur dhe hetimet po kryhen formalisht në vrasje-vetëvrasje.

Elivertën e varrosin prindërit, dy
burrat përcillen nga familjet
Bashkëshorti i Elivertës, pranon se ai nuk deshi të bënte ceremoninë mortore të 35-vjeçares për shkak se e mbuloi me turp. Policia tha se Ylli Çoçka refuzoi të tërhiqte mëngjesin e djeshëm trupin nga morgu i spitalit të Korçës. Për këtë shkak janë paraqitur prindërit e të ndjerës, të cilët kryen ritet mortore në fshatin e tyre Starovë të Pogradecit. Ylli nuk ka hapur dyert e mortit dhe as ka pritur ngushëllime. “Ky nuk është turpi im. Ajo ia bëri vetes. Ata që e kanë fëmijë le të kujdesen për këtë, pasi unë nuk mund ta pranoj”, ka thënë 40-vjeçari dje. Ndryshe paraqitej situata në dy familjet e tjera Bollguri dhe Rozani. Familjet e dy burrave hapën dyert e mortit dhe përcollën pa shumë bujë viktimat në varrezat e fshatit Potgorie në një distancë prej tre orësh nga njëri tjetri, për të shmangur dhe përplasjet. Të dy burrat kishin nga dy fëmijë secili, teksa Viktor Rozani njihej për karakterin e tij impulsiv dhe pothuajse të gjithë banorët e dinin lidhjen e tij me Elivertën.

“Megjithëse ajo nuk e meriton, unë do hakmerrem”

Bashkëshorti: “Nuk e dija çfarë
bënte gruaja, po kullosja lopën”

Eliverta ishte e martuar dhjetë vite më parë me Ylli Çoçkën dhe jetonin së bashku me djalin 9 vjeçar në kushte jo të mira financiare. Burri ka deklaruar dje përpara hetuesve se mbijeton falë punës në bujqësi dhe blegtori dhe nuk kishte ç’ti bënte të shoqes pasi ajo e keqtrajtonte shpesh dhe e dhunonte. Banorët e njohin si njeri paqësor dhe sipas policisë në dëshmitë që i kanë marrë 40-vjeçarit, mësohet se dhunohej shpesh nga gruaja dhe ishte i pafuqishëm për ta penguar në lidhjet e saj intime të shumëfishta dhe tradhtinë bashkëshortore. Ylli pranon fatin e keq që ka pasur, duke thënë se “ajo ia bëri vetes së saj dhe jo mua”. Për mbrëmjen e krimit thotë se nuk dinte gjë, pasi i duhej të kujdesej për familjen, të punonte tokën apo të kulloste bagëtitë. “Unë shkoja të punoja apo të kullosja lopën. Nuk e dija çfarë bënte gruaja ime. Edhe të dielën isha në kullota”, shpjegon ai. Por gjithsesi e ka ndjenjën e hakmarrjes brenda vetes. “Më vranë gruan, por dhe unë do hakmerrem”, thotë ai me gjysmë zëri, teksa tani i duhet të kujdeset edhe për djalin 9-vjeçar, por i pafuqishëm për të reaguar. Kurse për faktin se nuk hapi dyert e mortit në fshatin Potgorie, shprehet se nuk pendohet, pasi turpi nuk është i tiji, por i gruas dhe familjes së saj.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi