Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vrasje, Lote, & Opinione…. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vrasje, Lote, & Opinione…. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasje, Lote, & Opinione….

2 posters

Shko poshtë

Vrasje, Lote, & Opinione…. Empty Vrasje, Lote, & Opinione….

Mesazh nga WebMaster Mon 8 Oct 2012 - 4:52

Ardian Preci

Gjakmarrja, Kanuni, Prapambetja, Mesjeta, Veriu Gjakmarres, Njerez te trashe e te pashpirt, Shpellar qe vrasin. Keto jane fjalet me te shumta qe me ka nxane veshi qysh diten kur nje vjaze prej Dukagjinit bashke me Gjyshin e saj u vrane ne menyre tragjike ne Shkoder.

Kjo ngjarje e kobshme, as e para dhe fatkeqsisht as e fundit ne token tone te dashtun, tronditi Shqiperine.

Perpara se me u zgjat ma gjate per kete qeshtje, s’pari Maries i dhashte Zoti pushimin e pasosun.

Gjakmarrja si fillim nuk asht fenomen tipik Shqiptar sikurse mundohen ta komentojne disa njerez, e ma pak verior sikurse duan ta perkufizojne disa te tjere me qellime te ngushta qe ky shkrim s’do ti trajtoje. Gjakmarrja asht ne themel te historise dhe civilizimit Europian. Klasiket e Lashte, Shekspiri e shume te tjere kane ne thelb te karaktereve te tyre fenomene gjakmarrjet. Por fatmiresisht keto shtete e paten fatin e mire te mos kalojne neper terre dhe harresa shekullore, dhe me rregullimin e mireqenjes dhe shkollimin e shoqerive perkatese i tejkaluen keto fenomene. Ligji i tyre, ne shume vende kanunor, i evoluem punon per mrekulli per rregullimin e rendit shoqeror. E sidoqofte prape ka raste gjakmarrjesh edhe ne boten e civilizueme vetem se emertimet jane me te buta ne media per te ruajtur qetesine psikologjike shoqerore e per te mos i hedh benzine zjarrit ma zi.

Sipas shume shkenctareve qe merren me studimin e njerezimit ka nje dakortesi se shoqerite i mban forca e ligjit, perndryshe instinkti kafsheror i njerezimit do bente kerdine.

Shteti Shqiptar qysh ne formimin e tij nuk ka mujt me vu ligj nder kater kufijte e vet. Shume njerez i referohen perjudhes se komunizmit si ligjvenes, ku ne te vertete ishte dhunues. Frika prej dhunes asht ndryshe prej rrespektit ose frika ndaj ligjit. Po hyjme ne 100 vjetorin e pamvarsise pa ligje te zbatueshme. Shqiptaret qysh ne shpallje te pamvarsise, edhe ne kohe te mretnise e paten shancin me e perfshi dhe me e zhvillue Kanunin, ligjin qe ishte me afer njerezve dhe qe rrjedh prej tyre. Aspak nuk vujti as nuk ngeli mbrapa Anglia, as nuk ka turp se ka ligje kanunore.

Dhe keshtu ne Kryeqytet i bahet gjyqi nje pjese te Shqipnise dhe Kanunit te bazueme mbi kete ngjarje. E shuma e ketij publiku, qe jane gjygjtar te vetshpallun, s’pari as kane qan kurre ne ate vend qe po gjykojne e as nuk dijne asgja rreth kesaj zone. S’dyti as nuk e kane lexu Kanunin e as ndonje studim rreth tij. S’treti opinioni asht i formuar nga kronikat e lajmeve dhe gazetareve qe po-ashtu nuk dijne asgja rreth dy te mesipermeve. E per me dhane merite aty ku takon i vetmi gazetar qe kishte formim rreth kesaj pune e si rrjedhoje tager ishte Alfred Lela me shkrimin e tij ne Gazeten Mapo.

Si ne cdo gja tjeter ne kete bote kur nuk e din cka ban e cka flet, atehere flet perqart. E puna e diskutimi fillon e kapet per bishti.

S’pari parrulla ndal gjakmarrjes asht aq pa lidhje dhe aq injorante. Duhet parrulle me titull ndal vrasjes se aty asht rranja e problemit. Se ne Shqipnine tone te dashtun vlera e njeriut asht ma e vogel se e nje bagtie, e nje shpie, apo e nje grumbulli tullash.

S’dyti Kanuni eshte ndihmues ne parandalimin e vrasjeve, dhe veqanerisht e perjashton vrasjen e gruas, e femijve. Asnje femije i ngujuar, dhe asnje grua e vrame nuk asht sipas Kanunit. Rastet jane te pafundshme ku femijet dhe grate e kane mbajte shpine me buke e me pune, sepse burrat ishin te ngujuar neper kulla. Grate lirshem e punonin token, dhe kryenin veprimtarine e burrave jashte oborrit te shpise. Ne lashtesi ngujimi ishte forme e vetburgimit qe bente njeriu pas vrasjes. Ngujimi sipas Kanunit ka procedure te caktuar, p.sh. krejt burrat e fisit ngujohen 24 oret e para qe ndodh vrasja, pastaj vetem burrat e shpise siper 16 vjec ngujoheshin per nje kohe te caktuar e pas nje viti ndiqet vetem dorasi(vrasesi). Askush qe nuk ka ba vrasje nuk ngujohet neper malet Shqiptare. Gjithashtu te gjithe ngujimet e femijeve, e grave eshte anti Kanunor.

Pra ai qe vret ngujohet, sepse eshte ne rrezik ta vrasin. Nese vrasesi burgoset nga shteti sipas burgosjes moderne atehere nuk do kishim vetburgosje neper kullat Shqiptare. Si rrjedhoje shteti Shqiptar eshte i prapambetur dhe mesjetar.

S’treti merrnje mundimin e delni ne Dukagjin, shihni ate bukuri natyrore, dhe ate fisnikeri njerezore qe asht si nje Diamand i parafinuar. “Po ta kene shkollimin perendimor keto burra e gra do ishin nder ma te miret ne larmite e tyne”, thoshte At Anton Harapi ne librin Andrra e Pretashit qe pak kush ne Tirane ja ka ndigjue zanin e jo ma lexue vepren e tij. Merrnje mundimin e masat perkatese per zhvillimin e kesaj zone te harrueme prej ma se pese shekujsh.

S’katerti mos prisni se po jua rregullon edhe kete pune ambasadori Amerikan, e as ndonje homazh qe mund te bani ne Tirane. Vrasjet i parandalon vetem forcimi i ligjit, denimi i vrasesve qe sot dalin per 6 muaj prej burgut e te gjirojne gomat e makines para syve pasi te vrasin.

Sikurse ne cdo cep te botes aty ku nuk ka zhvillim ekonomik, qe sjell edhe zhvillimin kulturor dhe edukativ, vrasjet vetem sa do shtohen.

Ky rast tragjik shpresoj qe ta zgjoje shtetin e ti ktheje syte ka Shqipnia e harrueme dhe ta rafinoje kete diamand qe per shekuj e perplas sukave e kreshtave, per te ruajte identitetin Shqiptar.

S’fundmi, shpresoj qe Shqiptaret te vrasin me pak, shteti te dale nga mesjeta, dhe opinionistet mos te baltosin ne menyre te pergjithshme per qeshtje te vecanta.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vrasje, Lote, & Opinione…. Empty Re: Vrasje, Lote, & Opinione….

Mesazh nga Anakonda Mon 8 Oct 2012 - 17:38

E gjakmarrja nje plag e rende per shoqerin shqiptare; vall kta njerez a nuk mendojn per pasojat qe do kete ky krim,a nuk mendojn se do futen ne hak me gjakun e tjetrit edhe kjo sjell shum lot e derdhje gjaku;vall sa femij kan ngelur pa u futur ne shkoll,arsyeja esht hakmarrja arsyeja esht se ata nuk munden dot pasi te gjoret femije jan te ngujuar ne shtepi;sa se gjakmarrja ben te ngujosesh ne shpi sa edhe opinioneve te tjerve;po cduhet opinioni tjetrit kur se shijon dot jeten ashtu sic duhet....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi