Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Atehere kur jeta ime mori kuptim People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Atehere kur jeta ime mori kuptim People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atehere kur jeta ime mori kuptim

2 posters

Shko poshtë

Atehere kur jeta ime mori kuptim Empty Atehere kur jeta ime mori kuptim

Mesazh nga WebMaster Wed 10 Oct 2012 - 1:09

[You must be registered and logged in to see this image.]

Në familjen time kurrë njëherë nuk është fol për Zotin. Asnjëherë nuk
kam dëgjuar nga prindërit apo nga të afërmit e mi se ky është Zoti.
Asnjëherë askush nga familja ime nuk me ka treguar diçka për Zotin.
Familja ime tradicionalisht i takon besim islam, por në familjen time të
ngushtë dhe të gjerë gjithmonë ka qenë e pranishme fryma atdhetare.
Prindërit më shumë më kanë edukuar për historinë e popullit shqiptar
dhe se si duhet të jemi vigjilent ndaj pushtuesve. Si i ri jam rrit në
këtë frymë dhe s’kam menduar ndonjëherë se kam nevojë për Zot. Gjatë
rinisë time gjithmonë i kam bërë gjërat që më kanë pëlqyer dhe që më
kanë dhënë kënaqësi, por prapëseprapë diçka më mungonte në jetën time.
Kisha një boshllëk që unë nuk munda ta mbushja kurrë dhe nuk dija se me
çka ta mbushja këtë zbrazësitë.

Ishte viti 1998 kur në Kosovë filloi lufta dhe na u desh të largohemi
nga shtëpia jonë në një shtëpi tjetër në Komoran. Një ditë për vizitë
erdhi vajza e xhaxhait tim nga Prishtina dhe pa pritmas ajo filloi që të
fliste për diçka që unë kurrë më parë nuk e kisha dëgjuar për këtë
emër. Ajo filloi të më tregojë për Jezusin. Ajo më tha se ne kishim
nevojë më së shumti për Zotin. Më tregonte për mrekullitë e Jezusit dhe
se ne kemi nevojë për Të; dhe si Ai është Shpëtimtari; e se ai na i falë
mëkatet tona; se ai është Zoti i cili erdhi në tokë që ta merr dënimin
që ne kishim për ta marrë; se ai pagoi për mëkatet tona; se ai falë; se
ai na bashkon me Atin Perëndi. Dhe ajo më pyeti nëse e pranojë këtë Zot
dhe Shpëtimtar.

Dhe mua këto gjëra më mahniten; me pëlqyen shumë; mu duken të mira
sepse ishte hera e parë që po dëgjoja diçka të tillë. Ajo pastaj më dha
një Bibël që fliste për jetën dhe veprën e Jezusit. Unë fillova ta
lexoj. Katër ungjijtë mu duken shumë interesant dhe u mrekullova nga
gjithë veprat e Tij; nga gjithë ajo që Ai bëri, por nuk e kuptoja ende
mirë pse iu desh e gjithë kjo; pse iu desh të dënohej me vdekje kur ai
nuk kishte bërë asgjë të keqe dhe në atë moment më erdhi keq për Jezusin
dhe thashe me veten time: si është e mundur të kryqëzohej një person që
s’kishte bërë asnjë të ligë, por në fund e pashë se ai u ringjall, dhe
kjo më bëri të ndihem mirë.

E gjithë kjo për mua ishte një triller i vërtetë sepse ende s’i
kuptoja gjërat mirë; ende nuk munda të kuptoja se a është e gjithë kjo e
vërtetë.

Ky Jezus ma kishte prekur zemrën time dhe më kishte prekur historia e
tij. Pastaj vazhdova me të vjetrën dhe në një farë mënyrë e harrova
Zotin. Gjithë kjo sepse qëllimi im ishte diçka tjetër, që të bëhem
ushtar i UÇK-së, të shkoj në luftë, të luftoj për lirinë e vendit tim.
Vendosa të shkoj në luftë. I mora disa gjëra të mia dhe i vendosa në një
çantë dhe e mora edhe Biblën. Nuk kisha kohë ta lexoja ngaqë qëllimi im
ishte realizuar: u bëra ushtar kjo atëherë më dukej hapi më i
rëndësishëm në jetën time. Por tani në momentet më të vështira gjatë
luftës kur pothuajse të gjitha shpresat ishin shuar më ishte kujtuar
Jezusi dhe thashe nëse ky është Zot dhe Shpëtimtar lë të na shpëtojë. Iu
luta me një zë të lartë dhe i thashe nëse ti Jezus je Zot Shpëtimtar na
shpëto nga kjo lufte dhe ndërhyjë. Dhe me të vërtetë Ai iu përgjigj
lutjeve të mija sepse pas pak kohësh lufta mbaroi.

Pas luftës fillova ta lexoj Biblën dhe fillova t’i kuptoj gjërat më
mirë, kështu një ditë erdhi përsëri për vizitë ai personi që më kishte
folur për Zotin dhe më tha: “A ke dëshirë që t’i besosh Jezusit dhe ta
ftosh Ate në jetën tënde”. Unë i thashe po. Pastaj ajo me ftoi në një
shërbesë për Zotin që mbahej në Prishtinë. Në fund të asaj shërbese
drejtuesi i takimit bëri thirrje se a ka dëshirë dikush që ta pranojë
Jezusin në jetën e tij, dhe unë u ngrita në këmbë, si një ushtar, dhe
dola përpara njerëzve dhe e pranova Jezusin në jetën time.

Tash u bën tetë vjet që besoj e Jezusin dhe gjatë këtyre viteve Ai ka
qenë për mua çelësi i jetës sime sepse tek Ai gjej zgjidhje, tek ai kam
gjetur hirin e vërtetë, dashurinë, paqen, faljen, drejtësinë, gëzimin
dhe lumturinë, me të vërtetë qe tetë vjet Zoti ka qenë qëllimi i jetës
sime dhe do të jetë për jetë të jetëve. Ai e mbushi atë zbrazëtirë që e
kisha në jetën time dhe për mua ky është hapi më i rëndësishëm në jetën
time sepse të jetosh me Zotin është gjëja më bukur në këtë jetë. Ata që i
kanë besuar e dinë se si është të jetosh me Zotin Jezus, por ata që nuk
i kanë besuar mund ta bëjnë tani dhe le te ecin me Zotin. Ai na do të
gjithëve pa marrë parasysh se kush jemi dhe nga jemi sepse para tij jemi
të barabartë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Atehere kur jeta ime mori kuptim Empty Re: Atehere kur jeta ime mori kuptim

Mesazh nga Anakonda Wed 10 Oct 2012 - 2:32

"Buzeqesh edhe kur je i trishtuar sepse trishtimi i buzeqeshjes tende eshte me pak i trishtuar se trishtimi i atij qe s'buzeqesh

[You must be registered and logged in to see this image.]
Ket kuptim ka jeta ime(kte mka msu jeta)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi