Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse jemi ketu? – pse jam ketu? – qellimi i jetes? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse jemi ketu? – pse jam ketu? – qellimi i jetes? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse jemi ketu? – pse jam ketu? – qellimi i jetes?

2 posters

Shko poshtë

Pse jemi ketu? – pse jam ketu? – qellimi i jetes? Empty Pse jemi ketu? – pse jam ketu? – qellimi i jetes?

Mesazh nga WebMaster Wed 10 Oct 2012 - 1:19

Ndoshta keni dëgjuar për njeriun qëllimi i të cilit në jetë ishte t’i
ngjitej një mali. Kur më në fund e arriti majën, ishte tmerrësisht i
zhgënjyer. Nuk kishte vend tjetër ku të shkonte, dhe diçka ende i
mungonte. Është si puna e futbollistit i cili pasi fiton Kupën e Botës,
është i dëshpëruar.
Përvoja ime studentore ishte mjaft e ngjashme me këtë. Nga viti i
fundit, kisha arritur gjithçka që njerëzit më kishin thënë se do të më
bënte të kënaqur–pjesëtar në shoqatat dhe organizatat studentore,
mbrëmjet argëtuese, notat e mira dhe shoqëria me vajza të cilat vërtet
më tërhiqnin.



Çdo gjë që doja të arrija ndërsa isha në universitet e arrita. Dhe
megjithatë, kur arrita “majën e malit”, ishta ende i pakënaqur. Diçka
mungonte ende dhe nuk kisha vend tjetër ku të shkoja.

Sigurisht, asnjë nuk e dinte se ndihesha kështu –nga jashtë nuk e
tregoja. Për ironi, ndjeja se shumë nga djemtë e godinës më shikonin me
zili. Ndoshta dëshironin që jetët e tyre të ishin më shumë si e imja.
Ata nuk e dinin se sa i pakënaqur ndihesha.

Gjithësesi, ekzistonte një grup tjetër djemsh në godinën tonë. Unë i
quaja “peshkopët e Biblës”. Edhe pse isha tallur me ta dhe gjithnjë
kërkoja arsye që t’i dënoja, kishte diçka tek ta të cilën nuk e
kapërdija kollaj…atyre dukej se nuk u mungonte asgjë. Dukej se ata e
kishin atë përmbushje të vërtetë që mua më mungonte. Ata dukej se e
dinin kuptimin e jetës.

Verën pas vitit tim të fundit shkollor, dikush më ftoi në një studim
Bible në kishë. As vetë s’e di pse shkova. Mendoj se ndihesha më i hapur
ndaj gjërave shpirtërore se zakonisht. Kur drejtuesi i grupit filloi të
mësonte nga Bibla, u shtanga krejt. “I ka rënë pikës.” Mbeta i habitur
kur pashë se sa e vërtetë ishte Bibla dhe sa drejtpërdrejt lidhej me
jetën time.

Ishte sikur Perëndia po trokiste në derën e zemrës sime…por ende nuk
doja ta lija të hynte. Mendoja vazhdimisht se si jeta ime do të
ndryshonte dhe se si miqtë e mi do të mendonin se nuk isha në rregull.
Kisha frikë. Por, sa më shumë mendoja për Të, aq më shumë Perëndia më
ndihmonte të kuptoja se fillimi i një marrëdhënieje me të ishte gjëja e
duhur. Kështu që i thashë se sinqerisht doja që Ai të vinte në jetën
time.

Çfarë ndodhi më pas është vështirë të përshkruhet. Mund ta shpreh
vetëm kështu: “Takova” Perëndinë. Dhe kur e takova Atë zbulova
përmbushjen e vërtetë. Ndjeva një plotësi të cilën nuk e kisha përjetuar
më parë, sikur një pjesë e zbrazët e imja thellë-thellë në shpirtin tim
ishte mbushur–një plotësi që ka qenë pjesë e jetës sime që nga ajo
ditë.

Zbulova ishte se përjetimi im nuk ishte unik. Është ajo që Jezu
Krishti ofron të bëjë në jetën e gjithësecilit. Ai tha (dhe ende thotë):
“Unë jam buka e jetës. Kush vjen tek unë, nuk do të ketë kurrë uri dhe
kush beson tek unë, nuk do të ketë kurrë etje.”1 Jezusi na ofron një
marrëdhënie me veten e tij.

Jeta ende ka uljet dhe ngritjet e veta, zhgënjimet dhe mundimet e
veta. Por ajo që i jep kuptim jetës sime dhe e bën atë kaq të kënaqshme
është përmbushja e vërtetë që kam përjetuar në njohjen e Jezu Krishtit.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse jemi ketu? – pse jam ketu? – qellimi i jetes? Empty Re: Pse jemi ketu? – pse jam ketu? – qellimi i jetes?

Mesazh nga Anakonda Wed 10 Oct 2012 - 2:05

Eh jeta cna qenka kjo jet;qellimi i jetes time esht te sdudioj te mesoj edhe te behem dikushi ne ket jet te veshtir;por shpeshere jeta tallet me ne sepse na perplas aty ku sduhet;jeta esht si nje dallg deti ku ne njerzit ndodhemi ne nje vark te vogel;edhe ka raste qe jeta na perplas ne dallg ku mund te humbasin edhe jeten..
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi