Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë

2 posters

Shko poshtë

Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë Empty Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë

Mesazh nga WebMaster Sat 13 Oct 2012 - 21:17

(I plotësuar) – Shtatorja e heroit Isa Boletini, u zbulua në Isniq të
Deçanit, vend ky i të parëve të tij, me ç’rast u tha se Isa Boletini
shkundi një perandori dhe vuri në lëvizje gjithë Ballkanin dhe Evropën,
duke bërë të dukshme kërkesat për liri dhe shtet ndërtim.

Pos figurave më të larta shtetërore, i pranishëm në zbulimin e
shtatores së Isa Boletinit, ishte edhe kryeministri shqiptar, Sali
Berisha i cili e quajti Isa Boletinin gjeneral të pavarësisë së
Shqipërisë.

“Isniqi është vendi ku ai mori frymëzim për pavarësimin e tokave
shqiptare. Me këtë akt i kthejmë burrit të madh të kombit një copëz të
nderit të madh që ai na la mbrapa për të gjithë shqiptarët”, ka thënë
Berisha.

Gjatë vizitës në Deçan, Kryeministri Berisha bëri homazhe pranë
memorialit kushtuar luftëtarëve të UÇK-së në Gllogjan, duke nderuar
kujtimin e luftëtarëve të rënë në këtë luftë. I shoqëruar edhe nga
bashkëshortja e tij, znj. Liri Berisha, Kryeministri vendosi një kurorë
me lule pranë memorialit dhe u përul me nderim para veprës dhe trimërisë
së djemve të Gllogjanit që dhanë jetën për liri e dinjitet kombëtar.

Berisha viziton edhe familjen Haradinaj

Gjithashtu, Kryeministri bëri një vizite në familjen Haradinaj, ku u
prit nga i ati i Ramush Haradinajt, Ilmi Haradinaj dhe familjarë të
tjerë. Në këtë vizitë, ishin të pranishëm edhe z. Agim Çeku, aktualisht
ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe familjarë të tjerë të
dëshmorëve të UÇK-së.

Pas homazheve në memorialin kushtuar luftëtarëve të UÇK-së në
Gllogjan, Kryeministri Berisha u shpreh se ndihej shumë i nderuar që
ndodhej sot në këtë vizitë, por edhe për faktin që do të takonte të
zotin e familjes Haradinaj, duke vlerësuar se: “kjo familje, me
sakrificën e vet, i dha kombit djemtë më të shkëlqyer, familje e cila u
shkri për lirinë e Kosovës, por edhe nxori burra të shquar dhe luftëtarë
të mëdhenj si Ramush Haradinaj, i cili me luftën e tij, me përkushtimin
e madh për ndërtimin e Kosovës së pavarur e demokratike, ka dhënë dhe
jep një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e plotë të ëndrrës së
djemve të Gllogjanit, të atyre që prehen këtu, ngjitur me këtë kullë
dhe të mijëra e mijëra të tjerëve që prehen në Drenicë, që prehen në çdo
skaj të Kosovës, por edhe në të gjitha trevat shqiptare”.

Shqiptarët, theksoi Kryeministri, kanë paguar çmimin më të shtrenjtë
për lirinë e dinjitetin e tyre, por gjithashtu ia kanë dalë që sot të
jenë të lirë, të jenë krenarë me sakrificën e djemve të tyre dhe të
shohin me besim të madh drejt atyre idealeve dhe atyre ëndrrave për të
cilat u flijuan shqiptarët në të gjitha kohërat, por në mënyrë të
veçantë këto 130 vitet e fundit. “Të rënët kanë një mesazh të madh; ne
duhet të bëjmë gjithçka për të qëndruar në lartësinë e idealeve të tyre
të lirisë, të bashkimit kombëtar, të unitetit kombëtar, të integrimit në
Bashkimin Evropian”, theksoi Kryeministri.

Ndërsa gjatë vizitës në familjen Haradinaj, Kryeministri Berisha i
shprehu Ilmi Haradinajt mirënjohjen dhe nderimin më të madh të të gjithë
shqiptarëve kudo, për veprën e familjes Haradinaj, djemve të tij, por
edhe për gjithë heronjtë e Kosovës.

“Jemi sot këtu për t’u shprehur respektin më të madh dhe nderimin më
të thellë, juve personalisht, familjes suaj, për t’u përulur me nderim
për djemtë e tu martirë, veprën e tyre të ndritur, veprën e djemve të
Gllogjanit dhe të mbarë Kosovës. Vitet nuk i keni pasur të lehta, sepse
sakrifica e familjes suaj ka qenë e jashtëzakonshme. Por nderimin e keni
të madh nga çdo shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që ndodhet dhe
nuk ka shqiptar që nuk do të donte sot të ishte bashkë me ne këtu, për
të shprehur nderimin më të madh, për t’u përulur me nderimin më të madh
para veprës së familjes suaj, djemve tuaj, para jush e para heronjve të
Gllogjanit dhe të mbarë “Kosovës”, u shpreh Kryeministri Berisha..

Kryeministri Berisha nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit

Kryeministri Berisha përmes një ceremonie të veçantë është nderuar me
titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit, dhënë nga këshilli komunal. Kështu,
pas qytetit të Gjakokës, kryeministri Berisha ka vizituar edhe Deçanin
ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të heroit Isa
Boletini në fshatin Isniq.
Gjatë vizitës në Deçan kryeministri ku ka nderuar kujtimin e luftëtarëve
të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, ka zhvilluar
vizitë në familjen Haradinaj, si dhe ka vendosur buqeta me lule edhe
pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku.

Në fjalën e tij mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së
Isa Boletinit në Isniq, Berisha e vlerësoi si një moment të rëndësishëm
inaugurimin e shtatores në 100 vjetorin e Pavarësisë.
“Sot ne inagurojmë shtatoren e këtij burri të madh këtu në Isniq, vendin
ku ai merrte fuqi dhe frymëzim në betejat e tij të mëdha për Shqipërinë
dhe për Kosovën. Sot ne me këtë xhest i kthejmë burrit të madh të
kombit një copëz të nderit të madh që na la prapa, të nderit që la për
çdo shqiptar”, vuri në dukje Berisha.
Njëkohësisht, në vijim të vlerësimeve për këtë figurë, Kryeministri
shtoi se Isa Boletini u shndërrua në një nga emrat e shquar të këtij
kombi dhe luftrat e tij mbushën faqet e shtypit të mbarë botës.
“Shqipëria, kombi, shqiptarët, ekzistencën e tyre ia detyron përpjekjeve
të patriotëve mbarë shqiptarëve. Kur ndalesh dhe mendon se kush ishin
aleatët çdo gjë shkon përtej legjendës, përtej imagjinatës, përtej
njerëzores, por ishin pikërisht kryengritjet e mëdha patriotike ato që
ndaluan zhdukjen e shqptarëve”, u shpreh Berisha, gjatë fjalës së tij në
këtë ceremoni.

Sipas presidentes Jahjaga komuna e Isniqit është vendi i
atdhedashurisë dhe vetë shtatorja e Isa Boletinit është simbol i lirisë.
“Isa Boletini luftoi për pavarësinë e kombit dhe sot Kosova ecën denjësisht drejt integrimit”, u shpreh ajo.
Kryeministri Thaçi e vlerësoi figurën e Isa Boletinit si heroi që luftoi për lirinë e kombit

Vizita në Gjakovë

Kryeministri, Sali Berisha ishte i pranishëm në inaugurimin e
shtatores së Ali Ibrës. Në vizitën e tij në në kuadër të kremtimeve të
100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në të gjitha trevat
shqiptare, Kryeministri Berisha është ndalur fillimisht në Gjakovës, ku
u zhvillua ceremonia e zbulimit të shtatores së patriotit Ali Ibra.
“Ali Ibra së bashku me patriotët e tjerë shqiptarë ndezën flakën e
pashuar të bashkimit kombëtar”. Kështu do ta përmblidhte vlerësimin e
tij, kreu i qeverisë shqiptare për një figurë të tillë patriotike, i
cili sipas tij i bëri ballë sulmeve të fuqive të mëdha për ndarjen e
trojeve shqiptare.
“Ata ndezën flakën që do i çojë shqiptarët drejt horizonteve të
shkëlqyera të historisë dhe ne zotohemi para tyre që të punojmë për
bashkimin tonë përfundimtar në Europën e bashkuar”, u shpreh Berisha.
Por falenderimet dhe mirënjohjet vijuan më tej në ligjeratën e Kryeministrit.
“Dua të përulem me nderim të madh dhe të falenderoj me mirënjohje
kryetarin e komunës së Gjakovës për ftesën dhe nderin që më bëri dhe të
shpreh kënaqësinë që sot nderojmë njërin prej burrave, njërin nga
komandatët legjendarë, Ali Ibrën. Shpreh nderimin më të madh për këtë
burrë i cili me udhëheqësit e tjerë u mblodhën në Prizren në një vendim
për ti dalë zot kombit dhe trojeve shqiptare. Sot ne nderojmë burrin që
në krye të lidhjes së Prizrenit do ti kundërvihej të gjitha fuqive të
botës që synonin të çoptonin shqiptarët. Përulem me nderimin më të madh
para këtij qyteti që qëndroi si kështjellë e pamposhtur e shpirtit tonë
kombëtar”, vuri në dukje Berisha.
Njëkohësisht, falënderime dhe mirënjohje Kryeministri përcolli dhe për familjen Ibra.
Nga ana e saj dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shprehu vlerësime për udhëheqësin e lirisë, Ali Ibrën.
“Kosova ka shënuar përpjekje shekullore për liri. Nderojmë ata që
sakrifikuan për lirinë dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë më tej
traditën atdhetare, në gjurmët e udhërrëfyesit të përparimit që ngritën
këto patriotë të shquar”, u shpreh Jahjaga.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë Empty Re: Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë

Mesazh nga Anakonda Sun 4 Nov 2012 - 18:59

normal qe kosovarve do ju behet qefi po ta shpallin gjeneral te shqiptarve...po mos tharrojn se Ismail Qemali e shpalli pavarsine
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi