Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Suksesi seksual People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Suksesi seksual People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suksesi seksual

Shko poshtë

Suksesi seksual Empty Suksesi seksual

Mesazh nga WebMaster Sat 20 Oct 2012 - 1:52

Të jesh seksualisht i suksesshëm nuk do të thotë të jesh i paraqitshëm, nuk ka rëndësi se sa vjeç je, apo sa sa fiton në muaj.


[You must be registered and logged in to see this image.]
jesh seksualisht i suksesshëm nuk do të thotë të jesh i paraqitshëm,
nuk ka rëndësi se sa vjeç je, apo sa sa fiton në muaj. Suksesi seksual e
ka theksin tek sjellja dhe aftësitë shoqërore.

Disa nga sekretet të cilat ndihmojnë të krijoni romantizmin dhe
intimitetin janë: tregoni kujdes në takimin e parë sepse ka shumë
rëndësi. Kini paraqitjen tuaj më të mirë dhe veproni siç duhet.


Kjo nuk do të thotë që duhet të përpiqeni të arrini majat e së
përkryerës por t’i tregoni partnerit se jeni gati dhe të aftë për të
kaluar një kohë të këndshme.

Jini i vëmendshëm

Merrni disa minuta kohë për të thithur më shumë informacion për
partnerin tuaj. Përpiquni të kuptoni formimin e karakterit të tij, është
i turpshëm apo agresiv? I hapur apo i rezervuar? Më pas përpiquni t’i
afroheni karakterit të tij.

Bëni komplimente

Gjeni diçka për personin që ju pëlqen. A ka apo jo flokë të bukur, apo
sy të bukur? Një figurë të madhe apo duar të mrekullueshme? A janë ata
fetar? Inteligjentë? Gazmorë? Të mësosh të vlerësosh cilësitë e parterit
është çelësi i suksesit i cili ju mundëson krijimin e një lidhje
romantike.

Lëreni negativitetin mënjanë

Puthja e vdekjes është kur risillni në mend gjëra të këqija. Intimiteti
romantik nënkupton gëzim, kënaqësi, qetësi dhe një lidhje të fortë me
personin që keni në krah. Mos flisni për lidhjet e kaluara apo
shqetësimet e punës. Fokusohuni në kohët e bukura që do të kaloni me
parterin dhe lini pas kohët e këqija që keni kaluar më parë me të tjerë.

Flirtoni

Një libër i tërë mund të shkruhet për efektin pozitiv që ka flirtimi
tek një njeri. Flirtimi përfshin dhënien e komlpimenteve, të folurit
rreth fantazive që keni kundrejt partnerit apo gjërave që do të donit të
bënit me njeriun pas të cilit jeni i tërhequr. Mund edhe të bëni shaka,
por nuk duhet të përdorni asnjëherë gjuhë fyese dhe terma të pisët.

Kërkoni atë që dëshironi

Të kërkosh nuk garanton se do të marrësh atë çfarë dëshiron, por
sigurisht që shton numrin e shanseve. Tregojini apo thuajini të
dashurit/ës suaj cilat janë gjërat që ju eksitojnë më tepër. Nëse
parterit tuaj do t’i duhet pak kohë për t’u mësuar me idenë atëherë
filloni t’i bëni gjërat njëra pas tjetrës derisa të jepni goditjen
përfundimtare.

Kontrolloni veten

Ndryshimi mes intimitetit romantik të “papjekur” dhe atij të “maturuar”
qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë impulset e
tyre. Ekstimi seksual nuk është një justifikim për forcuar dikë të bëjë
gjëra që e bëjnë të dihet në siklet. Kur partneri thotë “jo” për diçka,
pranojeni këtë jo dhe filloni të “hidhini vështrimin” tek diçka tjetër.
Sjellja abuzive dhe e ashpër nuk është asnjëherë e pëlqyer.

Mos ngatërroni fantazinë me realitetin

Keni njohur një person shumë të dëshiruar dhe në mendjen tuaj e dini se
do të mund të kishit në lidhje romantike shumë të bukur së bashku. Do
të jeni me fat nëse do ta arrini këtë gjë. Por mos shkatërroni gjithçka
duke u përpjekur ta bëni realitet këtë fantazi dhe ta detyroni tjetrin
të përmbushë këtë dëshirë tuajën. Përpara se të hidheni në veprim
sigurohuni që edhe personi të cilin simpatizoni të ketë të njëjtat
dëshira dhe fantazi si ju.

Vendosni limite mes njëri tjetrit dhe qëndrojini besnik atyre.
Komunikoni hapur rreth asaj çfarë pëlqeni dhe jo , cilat fjalë apo
fantazi janë eksituese dhe cilat jo. Nëse partneri juan u bën të ditur
çfarë dëshiron apo jo mos u përpiqni ta detyroni parterin të bëjë atë
vetëm sepse u pëlqen juve. Nëse personi me të cilin po dilni nuk u shkon
përshtat, mos e detyroni atë të bëjë asgjë, mund të gjeni gjithmonë
dikë i cili përputhet me ju, dëshirat dhe fantazitë tuaja.

Jini të sjellshëm

Disa nga fjalët më seksi në të gjitha gjuhët e botës janë “të lutem”,
“faleminderit”. Sado e rëndë te jetë situata, sjellja e mirë tregon se
keni respekt për partnerin dhe se vlerësoni shoqërinë e tij. Energjia
juaj pozitive do t’i bëjë ata të besojnë më shumë dhe të jenë më të
hapur për të provuar gjëra më eksituese me ju.

Kush komandon në shtrat

Kur jeni në shtrat nuk ekzistojnë parapërgatitjet? Gjithçka fillon
menjëherë drejt e në temë? Atëherë ai është një egoist. Tashmë të gjithë
dinë që femrat i adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet. Nëse ai nuk i
praktikon, me siguri që shtiret sikur nuk e di që një femër nuk mund ta
konsiderojë të tillë një akt seksual pa disa minuta pasionante me
puthje, përqafime dhe fjalë të ndjera.

Në këtë rast është e rëndësishme që të ndërhysh menjëherë, para se të
jetë shumë vonë për të zgjidhur problemin. Nëse fjalët nuk pinë ujë,
kalo direkt në veprim. Propozoi lojën e pasqyrës: Thuaji të bëjë si ti.
Sikur të ishte një pasqyrë që reflekton imazhin tënd dhe fillo ta
përkëdhelësh dhe ta puthësh në të njëjtën mënyrë që do të doje të bënte
ai me ty.









Burimi : ikub.al
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi