Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Viti 1913, viti i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë me ngjyra  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Viti 1913, viti i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë me ngjyra  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viti 1913, viti i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë me ngjyra

2 posters

Shko poshtë

Viti 1913, viti i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë me ngjyra  Empty Viti 1913, viti i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë me ngjyra

Mesazh nga WebMaster Sat 20 Oct 2012 - 8:23

Ardian Marashi

Në prag të Luftës Botërore që fillon të shfaqet në fillim të shekullit XX me antagonizmat e mëdhenj dhe rivalitetet vrastare, Albert Kahn, bankier i pasur francez, rreshtohet midis njerëzve të rrallë të cilët besojnë në idealin e paqes universale. Ai vendos t’i kushtojë një pjesë të mirë të pasurisë së tij vizionit të paqes, duke i vënë në përfitim të gjithë njerëzimit zbulimet e fundit të bashkatdhetarëve të tij të mëdhenj, Vëllezërve Lumière: «Fotografia stereoskopike, projeksionet, veçanërisht kinematografi, ja çfarë do të doja të bëja që të funksiononin mirë, me qëllim që të fiksoja një herë e mirë të gjitha aspektet, praktikat dhe mënyrat e aktivitetit njerëzor, zhdukja fatale e të cilit është vetëm çështje kohe».

Vetëm për këtë qëllim Albert Kahn-i krijoi «Arkivat e Planetit», i bindur se njohja e tjetrit është rruga më e sigurt që çon në respektimin mes tyre të individëve dhe popujve. Ambicia e tij është të dokumentojë historinë dhe të fiksojë në kujtesën filmike mënyrën e jetesës dhe zakonet e shoqërive më të fraxhilizuara përpara se e gjitha kjo të zhduket përballë globalizmit që po shfaqet. Në këtë mënyrë ai dërgon gjeografët dhe fotografët e tij në rreth pesëdhjetë vende të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Në projektet e «Arkivave të Planetit» viti 1913 do të jetë viti i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë. Grupi i përbërë nga Jean Brunhes, gjeograf i njohur, dhe August Léon, fotograf me shumë famë, mbërrin në Shqipëri më 16 tetor, për një mision prej pesë ditësh. Klishetë e tyre të para tregojnë rrënojat e kalasë, pallatit të qeverisë së Esat Pashës, fermën e tij, portrete fëmijësh, burrash e grash, monumentesh kulti, tregun e qytetit. Në Tiranë dhe më pas në Shkodër, pamjet e marra bëhen të ndryshme, duke krijuar një galeri të tërë me fotografitë e marra natyrshëm. Në një rrugë në Shkodër, dhe më pas në një rrugë tregu me plot lëvizje, ata vendosin kamerën e tyre dhe filmojnë. Gjatë itinerarit të tyre në Prizren, Shkup, Manastir dhe Strugë, ata nuk reshtin së fiksuari në celuloidët e tyre çaste jete, të cilat sot na tërheqin vëmendjen për nga pasuria artistike edhe dokumentare. Një pasuri që Ambasada e Francës në Shqipëri pati delikatesën t’ua ofrojë shqiptarëve si dhuratë për 100-vjetorin e Pavarësisë.



Rënia e perandorisë Kahn



Filantropi francez Albert Kahn (1860-1940) në vitin 1909 ndërmori projektin ambicioz për të krijuar koleksionin fotografik dhe filmik të të gjithë popujve të botës. Mundësitë financiare i kishte sepse klasifikohej si një ndër njerëzit më të pasur në Europë. Në profesion ishte bankier. Në fillim të vitit 1929 Khan ishte ende një nga njerëzit më të pasur të Europës, por në fund të këtij viti, me rënien e Wall Street do të vinte dhe rënia e perandorisë Khan. Në vitin 1931, për shkak të krizës financiare, ai u detyrua të hiqte dorë nga projekti “Arkivat e Planetit”, një projekt që zgjati nga viti 1909-1931. Arkivi i tij, që është një pasuri për gjithë popujt e botës, ruhet në bodrumet e një prej pronave të tij, që ndodhet në afërsi të Parisit. Konsiderohet sot si koleksioni më i rëndësishëm i fotografive më të vjetra të realizuara me ngjyra.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Viti 1913, viti i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë me ngjyra  Empty Re: Viti 1913, viti i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë me ngjyra

Mesazh nga Anakonda Fri 26 Oct 2012 - 21:21

E ben ne menyr te padrejt coptimin e territoreve Shqiptare...ne menyr cmizore ne menyre me te tmerrshme qe i ben popullit ton te gjor ndarjen e ktyre trojeve ndan nen bab vlla e moter ne disa shtete ballkanike...edhe pse wsme takon mua te flas sepse jam ende fmij edhe nuk e di se ca them serish esht e tmerrshme qe nje shekull pavarsi trojet tona te jen te ndara ne disa vende ballkanike e jo sebashku te festojnViti 1913, viti i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë me ngjyra  Images?q=tbn:ANd9GcQO3mg517ZnLWD6LUq6AYji2rgnWdUCipy039vCnK3XdhNCBBwTNA
RROFT SHQIPRIA E BASHKUAR...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi