Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fëmijë që nuk hanë? A duhet të fajësojmë prindërit? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fëmijë që nuk hanë? A duhet të fajësojmë prindërit? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmijë që nuk hanë? A duhet të fajësojmë prindërit?

2 posters

Shko poshtë

Fëmijë që nuk hanë? A duhet të fajësojmë prindërit? Empty Fëmijë që nuk hanë? A duhet të fajësojmë prindërit?

Mesazh nga WebMaster Sun 21 Oct 2012 - 21:39

Çrregullimet e të ngrënit tek të sapolindurit dhe në fëmijërinë e
hershme karakterizohen nga pamundësia e një të sapolinduri apo një
fëmije për të konsumuar ushqim të mjaftueshëm. Si rezultat, ky
çrregullim i pengon ata për të shtuar në peshë dhe për t'u rritur në
parametrat e duhura mjekësore të përcaktuara për një periudhë një-mujore
ose më shumë.
Suela Sulo
Psikologe Këshillimi


Në shumicën e rasteve, të sapolindurit ose fëmijët që vuajnë nga ky
çrregullim janë të irrituar, e kanë të vështirë të qetësohen në prani të
ushqimit, si dhe qëndrojnë indiferent dhe të pabindur ndaj kërkesave të
ndryshme të prindërve. Ndonëse, çrregullimet e të ngrënit tek ne, nuk
marrin vëmendjen e duhur, në nivel ndërkombëtar, studimet kanë treguar
se 25% deri në 35% e fëmijëve me zhvillim normal përjetojnë të tilla
çrregullime. Në një pjesë të madhe të fëmijëve, këto çrregullime
shpjegohen nëpërmjet shkaqeve të ndryshme mjekësore ose psikologjike.
Mirëpo, ekziston edhe një grup i konsiderueshëm fëmijësh, çrregullime t e
të cilëve nuk përputhen me asnjë prej dy shkaqeve kryesore. Në këtë
rast, përveç sjelljes së vet fëmijës, humbja e madhe në peshë (brenda
një muaji), është treguesi kryesor që ndihmon në identifikimin e këtij
çrregullimi.

Edhe pse më parë, një pjesë e madhe e fëmijëve mund të mos hanin
mjaftueshëm ose të refuzonin ushqimin, këto sjellje do të vinin shumë
pak në vëmendje të specialistëve. Në jo pak raste, këta fëmijë do të
vlerësoheshin thjesht si një grup fëmijësh të llastuar dhe tekanjoz.
Fatmirësisht, sot më tepër studiues i fokusojnë interesat e tyre në
shpjegimin e këtij çrregullimi, që në pamje të parë duket se ka të bëjë
me temperamentin e fëmijës dhe me mënyrën se si prindërit i trajtojnë
ata. Megjithatë, shumica e studiuesve pohojnë se arsyeja kryesore për
rritjen e interesit për këtë grup fëmijësh ka ardhur jo sepse numri i
tyre është rritur, por sepse vetë prindërit i kushtojnë më tepër
vëmendje sasisë së ushqimit që konsumojnë fëmijët e tyre.

Në fakt, në ditët e sotme edhe më shumë prindër ndjehen të
përgjegjshëm për çdo gjë të ashtuquajtur negative që ndodh tek fëmijët e
tyre. Dhe ky fenomen mendohet të jetë edhe më i pranishëm tek prindërit
e fëmijëve me çrregullime të të ngrënit. Kjo sepse, kur mjekët apo
psikologët nuk arrijnë të shpjegojnë arsyet e sjelljes refuzuese së
fëmijëve ndaj ushqimit, të gjithë fillojnë të pyesin për rolin e
prindërve, madje edhe prindërit vet.

Fëmijë që nuk hanë? A duhet të fajësojmë prindërit? Nuk1

Disa këshilla për prindërit e fëmijëve me çrregullime të të ngrënit:

* Shmangni argumentet dhe debatet familjare të çfarëdolloj natyre
gjatë të ngrënit, dhe diskutoni vetëm për gjëra pozitive duke përfshirë
edhe shijen e mirë të ushqimit.

* Fëmijëve u duhet kohë që të mësojnë se si duhet të sillen kur ulen
për të ngrënë, kështu që jini të durueshëm ndaj sjelljeve jo të këndshme
të tyre.

* Nëse fëmijët nuk hanë gjatë orareve të përcaktuara nga ju, ofrojini
çdo dy orë ushqime të cilat kanë shumë vlera ushqimore, Por, kujdesuni
që çdo herë, ushqimet që i ofroni t'i prezantoni në mënyrë që ri
tërhiqni vëmendjen.

* Mos lejoni që fëmija të luaj me lodra, të shikojë libra ose televizor gjatë kohës kur do të ushqehet.

* Mos e kërcënoni ose ta shtyni me doemos për të ngrënë dhe mos e
dënoni nëse nuk ha. Thjesht pranoni refuzimin e tij/saj dhe mos i
tregoni mërzit jen tuaj. Fëmija mund të refuzojë të hajë në mënyrë që të
tërheqë vëmendjen tuaj dhe nëse ju tregoheni të pakënaqur nga sjellja e
tij/saj, ai/ajo mund të përsërisë të njëjtën sjellje.

* Respektoni oraret e të ngrënit, kjo gjë i ndihmon fëmijët të kuptojnë rëndësinë e ushqimit dhe i bën më të disiplinuar.

* Informojeni fëmijën gjithmonë 10 deri në 15 minuta përpara se të
shtroni për të ngrënë, kështu i jepni kohë që të largohen nga aktivitet
që janë duke bërë në mënyrë të qetë.

* Mos harroni ri përsërisni fëmijës se sa e rëndësishme është kur të
gjithë në familje hanë së bashku dhe se ai/ajo duhet të rrijë në
tavolinë deri sa të gjithë të kenë mbaruar së ngrëni.

* Kur doni t’i jepni fëmijëve ushqime të reja, prezantojani ato disa
herë në ditë. Shumica e fëmijëve mund të provojnë diçka vetëm pasi i
është ofruar për të paktën 10-15 herë.

/Telegrafi/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fëmijë që nuk hanë? A duhet të fajësojmë prindërit? Empty Re: Fëmijë që nuk hanë? A duhet të fajësojmë prindërit?

Mesazh nga Anakonda Mon 22 Oct 2012 - 4:29

Prinderit kan faj per ket arsye qwe i llastojn edhe nuk i detyrojn te han buk edhe sikur me dhun tjet e nevojshme...por i llastojn edhe presin gjersa tu teket atyre e ti marri me tmira
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi