Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Eshtrat e Boletinit, në Londër për ADN  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Eshtrat e Boletinit, në Londër për ADN  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eshtrat e Boletinit, në Londër për ADN

2 posters

Shko poshtë

 Eshtrat e Boletinit, në Londër për ADN  Empty Eshtrat e Boletinit, në Londër për ADN

Mesazh nga WebMaster Sun 28 Oct 2012 - 7:34

 Eshtrat e Boletinit, në Londër për ADN  &type=

Eshtrat e Isa Boletinit janë çuar në Londër për t’iu bërë analizën e
ADN-së. Lajmi bëhet publik nga gazeta “Koha ditore” në Prishtinë.
“Vitin
e kaluar Komuna e Mitrovicës kishte dështuar të mbante premtimin që një
ceremoni solemne për rivarrimin e tyre të organizohej më 28 nëntor.
Tashti është planifikuar që kjo të organizohet këtë vit përderisa
mbetjeve mortore po u bëhen analiza të ADN-së në një institut londinez”,
shkruante gazeta në kuadër të një artikulli ku nipi i heroit rrëfen
udhëtimin e tij në Podgoricë, në vendin ku Isai dha jetën.

herët, nipi i Isa Boletinit, Gazmendi, është shprehur për Radio
Dukagjinin se “kur në vitin 1998 po përgatitej bartja e eshtrave të Isa
Boletinit (nga Mali i Zi drejt Kosovës), “ato fillimisht u lanë me
kemikalie për të mos kundërmuar gjatë kalimit të kufirit me Malin e Zi,
prej nga do të hynin fshehurazi në Kosovë”. Por, sipas Gazmendit, ishin
pikërisht këto kemikalie që ndikuan në mospasjen mundësi të
identifikimit të eshtrave përmes analizës së ADN-së që bëhet në Kosovë.
A
ka dyshime se eshtrat që janë identifikuar si të heroit Isa Boletini të
mos jenë të tijat? Kjo mbetet ende e paqartë, por kërkesa për tu bërë
atyre analizën e ADN-së, i shton më shumë këto dyshime. Për më tepër,
kur eshtrat janë zhvarrosur, në varrin që pretendohej se gjendej Isai,
shkruhet vetëm “Boletinac”. Emri mungonte për shkak të gurit të thyer.
“Koha
ditore”, shkruan se në vizitën që ka bërë në Podgoricë nipi i Isa
Boletinit, Gazmendi, ai është shoqëruar drejt vendit ku kishin qenë të
varrosur trimat kosovarë dhe komandanti i tyre, gjyshi i tij. Ai vend,
dikur në Titograd sot Podgoricë, tashmë është shndërruar në park. Aty
nuk ka asnjë shenjë që dëshmon se për vite me radhë ka qenë vendi ku
janë prehur eshtrat e heroit dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Hoxha
Idriz Demiri nga Podgorica ka treguar se në vendin që sot është park,
dikur kanë qenë varrezat e myslimanëve në Podgoricë, ku gjithashtu ishte
varrosur edhe heroi.
“Ishte një vendim i drejtuesve të Podgoricës
që ai vend të shndërrohej në park dhe kjo edhe ndodhi. Ndërkohë, ne
bëmë krejt çka mundëm në atë situatë për të mundësuar zhvarrimin e
eshtrave të Boletinit”, ka thënë ai. Mulla Demiri, i cili kishte qenë
kryetar i Bashkësisë Islame në Podgoricë, përkujton se në vitin 1998,
Muhamet Shukriu e Remzi Murati kishin shkuar nga Kosova dhe me ndihmën e
tij kishin marrë eshtrat e trimit shaljan. “Për të identifikuar varrin e
Isait na ka ndihmuar plaku Ahmet Jonuzi, i cili e kishte mbajtur mend
vendin. Në bazë të orientimeve të tij kemi gjetur një gur varri ku
kishte mbetur vetëm mbishkrimi ‘Boletinac’, por jo edhe emri, meqë guri
ishte thyer”, ka thënë Demiri. Familjarët e Isa Boletinit të shoqëruar
nga imami Demiri kanë vizituar edhe vendin ku ishte organizuar prita për
trimat kosovarë, në afërsi të lumit Ribnica. (INA)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Eshtrat e Boletinit, në Londër për ADN  Empty Re: Eshtrat e Boletinit, në Londër për ADN

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 4:37

"Si nuk e lan te gjorin te tretet rehat ne dhe,por me adn merren...vall a jan nterezi kta njerez apo jo...."
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi