Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
’’Ligji’’ më i ri mbi Martesat! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
’’Ligji’’ më i ri mbi Martesat! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

’’Ligji’’ më i ri mbi Martesat!

3 posters

Shko poshtë

’’Ligji’’ më i ri mbi Martesat! Empty ’’Ligji’’ më i ri mbi Martesat!

Mesazh nga WebMaster Sun 28 Oct 2012 - 23:38

[You must be registered and logged in to see this image.](tashmë duke u zbatuar)

1. Ky ’’ligj’’ hyn në fuqi me fjalën ‘‘Po‘‘.

§2. Çifti përbëhet nga dy gjysma, bashkëshortja është gjysma më e mirë.

§3. Bashkëshorti që nga momenti i lidhjes së martesës është ’’më i lumturi’’ i llojit të tij.

§4. Bashkëshorti ka të drejtë të ketë mendimin e tij – bashkëshortja është ajo që vendos!

§5. Edhe nëse nuk ka të drejtë bashkëshortja, përsëri mbetet në fuqi Neni 4.

§6. Bashkëshorti sjell të ardhura, bashkëshortja i harxhon ato.

§7. Bashkëshorti është i obliguar t’i sjell me kohë të ardhurat në
shtëpi, dhe në rast nevoje ka të drejtë të kërkojë për shpenzimet
ditore.

§8. Bashkëshortja mund të mos harxhojë asgjë por e ruan të drejtën nga Neni 6.

§9. Përgjithësisht ekonominë familjare e udhëheq bashkëshortja – bashkëshorti obligohet të bëjë transportin.

§10. Përzierja e bashkëshortit në çështjet e shtëpisë është RREPTËSISHT E NDALUAR.

§11. Bashkëshorti duhet të hajë vetëm çfarë i ofrohet në tavolinë, dhe falënderimet t’i bëjë me buzëqeshje.

§12. Për martesë të suksesshme, numri i fëmijëve duhet të jetë planifikuar gjithsesi para fejesës.

§13. Në rast të befasive pasojat i bartë bashkëshorti!

§14. Edukimi i të gjithë fëmijëve është përgjegjësi vetëm e bashkëshortes.

§15. Kujdesin ndaj tyre e mbanë vetëm bashkëshorti dhe atë deri në pensionimin e tij.

§16. Bashkëshorti është i obliguar të mbetet gjatë gjithë jetës i
sinqertë – bashkëshortja ka të drejtë t’i shikojë të gjitha serialet
televizive, në veçanti ato latino-amerikano dhe e shoqëruar nga të bijat
e saj.

§17. Pas orarit të punës bashkëshortit i lejohet të dalë nga shtëpia vetëm me lejen e gruas.

§18. Për kohën e daljes vendos bashkëshortja; koha e kthimit bëhet me marrëveshje paraprake.

§19. Bashkëshortja mund të shprehet lirisht, ndërsa bashkëshorti t’i
kuptojë mendimet e saj, sidomos kur ajo thotë ’’mua ma merr mendja’’.

§20. Dëshirat mund të shprehen vetëm nga bashkëshortja – nga bashkëshorti vetëm mendimet.

§21. Bashkëshorti ka të drejtë të mos dorëzohet kurrë, bashkëshortja të mos i pranojë qëndrimet e tij.

§22. Bisedat duhet të zhvillohen me zë të lartë dhe mundësisht me ndërprerje të shpeshta në mënyrë që të mos devijojnë nga tema.

§23. Fqinjët kanë të drejtë të dëgjojnë çdo gjë, të përzihen në çështjet e tyre duke t’i tregojnë tërë lagjes.

§24. Fjalët kanë kuptim vetëm në javët e para të martesës, pastaj
vijnë në shprehje argumentet më të forta si pjatat, gotat, filxhanët,
por edhe fulterja dhe ndonjë tenxhere.

§25. Bashkëshortit i lejohet t’i thotë bashkëshortes ’’të dua’’, ajo i përgjigjet me heshtje.

§26. Nëse bashkëshorti vuan nga padrejtësia, është i detyruar t’a mbajë në vete.

§27. Nëse bashkëshortja vuan nga padrejtësia, i duhet t’a shpreh atë gjithsesi.

§28. Harmonia e një martese të këtillë është e garantuar vetëm nëse
bashkëshorti është i fuqishëm të durojë të gjitha sfinat dhe
vështirësitë e paraqitura.

§29. Për përpilimin e këtij ‘’ligji’’ përgjegjëse është koha moderne.

§30. Për zbatimin e këtij ‘’ligji’’ kompetente janë Organizatat Joqeveritare.

Sqarim: Kam përdorur shprehjen ’’bashkëshorti’’e jo ’’burri’’ sepse
nuk ka më burra dhe ’’bashkëshortja’’ e jo ’’gruaja’’ sepse sipas Neneve
29 dhe 30 vetëm ato e ndajnë shortin e përbashkët.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

’’Ligji’’ më i ri mbi Martesat! Empty Re: ’’Ligji’’ më i ri mbi Martesat!

Mesazh nga Anakonda Mon 29 Oct 2012 - 4:35

Me kto ligje i bie qe tmos martohesh ma mire....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

’’Ligji’’ më i ri mbi Martesat! Empty Re: ’’Ligji’’ më i ri mbi Martesat!

Mesazh nga Ariel Fri 2 Nov 2012 - 0:07

:45477: :45477: :45477: :45477:
A ka hyre ne fuqi ky ligj je farewww
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

’’Ligji’’ më i ri mbi Martesat! Empty Re: ’’Ligji’’ më i ri mbi Martesat!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi