Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ç’farë shqiptarët duhet të kuptojnë mirë. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ç’farë shqiptarët duhet të kuptojnë mirë. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’farë shqiptarët duhet të kuptojnë mirë.

2 posters

Shko poshtë

Ç’farë shqiptarët duhet të kuptojnë mirë. Empty Ç’farë shqiptarët duhet të kuptojnë mirë.

Mesazh nga WebMaster Mon 12 Nov 2012 - 7:25

Propaganda e elitave pronësore-poltike-fetare te fqinjëve të Shqiperisë,
dhe të paguarve të tyre ndër kombe të tjerë ka pas dhe ka si qëllim
kryesor për të dyshuar tek çdo njeri që ka kontribuar per identitetin e
kombit shqiptar. Qëllimi është mbjellja e genjeshtrës që edhe Papa
Krtisto Negovani, ç’fare “rastesie” me trajtimin e Skënderbeut së fundi
brenda shqiptarëve, nuk duhet të kete qënë shqiptar; e verteta nuk ka
rëndësi. Gjithë ajo nuk bën pjesë në thënien e lirë të mendimit në një
sistem demokratik, ose aspak si një përfundim i disa shkollarve bazuar
në evidence nën qellimin e një biografie te thjesht të tij, por bën
pjëse në propagandën e vazhdueshme me shumë se 100 vjeçare te
demoralizimit të shqiptareve në identitetin e tyre kombetar. Pas
demoralizimit, i përdorur veçanërisht nga krerët e kishës ordokse edhe
kundër kombeve te tjerë, një metode e flliqur psikologjike mesjatare por
që ka rezultuar me sukses, sidomos në ballkan, vjen pjesa që quhet
asimilim.
Shqiptarët do të çohen plotësisht një ditë, pjesërisht e
kane bërë, por duhet thënë që kanë ende shumë për të bërë, dhe ajo ditë
do të jetë dita e lirisë së tyre në tokën që zoti dhe natyra ju kanë
dhuruar. Do të jetë dita kur nuk do të rrojnë më nën presionin e
vazhdueshëm të qënies shqiptar si një gjë shumë e dëmshme për
ezksistencën e tyre, dhe nën racizmin e dhunshëm e ngritur në rang
shteror, në tre shtetet me bazë kishën ortodokse Greko-Serb-Maqedon. Do
të jetë dita kur do të rrojnë më në fundsi gjithë kombet e tjerë nën
shtetin me emrin e tyre, një e drejtë elementare njerëzore e mohuar për
mëse 100 vjet.
Shqiptarët, historia e tyre tregon që durojnë shumë
por kur shpërthejnë , shpërthejnë si Zoti, sepse ata per gjate gjithe
jetses se tyre kane mbrojtur ç'ka eshte e drejta dhe e mira:token e
tyre, familjen e tyre, gjuhen e tyre; ekzistencen fizike te tyre; te
cilat jane e drejta, e mira. E drejta, e mira dhe Zoti janë një
gjithashtu.

Ç'është e drejta për Papa Kristo Negovanin?
Grek ishte!!!!!!??
Grek ishte.
Grek je?
Grek jam.
S’ka
gje me te keqe kur nen detyrimin e forces se nje shteti racist dhe
kundërnjerezor, terrorist, që bën lidhjen e ekzistences fizike, të bukës
dhë të punës, me qënien shqiptar, të tradhtosh veten, të mohosh gjakun e
të thuash qe jam grek. Mallkim kush e ka bërë atë dhe ky mallkim i
gjakut ti bjerë në breza gjith atyre që kanë përdhosur gjakun dhe varret
e të parëve të tyre. Kurrë mos gjefshin paqe dhe vënd në familjen e
Zotit. Gjaku dhe kombësia nuk është zgjedhje. Ata janë dhuratë e Zotit.
Qëndrimi
i hapur antishqitar i tre shteteve fqinjë të Shqipërise, të cilët kanë
një të vërtetë të madhe mbi vetë që janë ndertuar me toka dhe popullin
shqiptar ne pjesën me të madhe, ka qënë dhëe është eshte shkaku kryesor
qe krijon forcen e kundërt, e cila rri aty e fshehur per vite, dekada,
ndonjihere edhe shekuj, dhe vjen një ditë që ajo shpërthen , siç
shpërtheu në Dardani(Kosove), sepse e drejta është e ardhmja e
njerëzimit, e verteta është mishërimi i Zotit ndër ne.

Dhe,
mbrrin sot fjala e shqiptarit: Mbi gjakun e gjyshit nuk shkel unë. Ai që
shkel mbi gjakun e gjyshit nuk e ka për gjë të shkeli mbi ç’do gjë
tjetër, komb tjetër, edhe mbi zotin vetë.

U rroftë besimi që kanë
në fe sepse ai është fallco. Gjithë ajo që ata kanë në themel si
ortodokse është vetëm një trushpëlarje e tyre, që ata pëlqejnë të
mendojnë se janë me Zotin, sepse brenda , ne zemer te saj qendrojnë jo
mësimet e Zotit por të kundërtit të tij, Djallit. Shteti dhe kisha
greke-serbe-maqedonian kanë qënë dhe janë bashkëpunëtor të διάβολος.

https://www.youtube.com/watch?v=aH1SIPGEosw
Exclusive, 14 Tetor 2012, Pjesa 2 - Top Channel Albania;
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’farë shqiptarët duhet të kuptojnë mirë. Empty Re: Ç’farë shqiptarët duhet të kuptojnë mirë.

Mesazh nga Anakonda Tue 13 Nov 2012 - 6:06

Liria eshte te mundet njeriu: 1, te besoje ç’i do zemra; 2, te thote ç’i do zemra; 3, te shkroje ç’i do zemra; 4, te beje ç’i do zemra, veç ato qe jane kunder lirise se njeriut tjeter”.
Po ne ç’fare mase i kuptojne dhe u permbahen shqiptaret ketyre kerkesave? Ne praktike ndeshen moskuptime, mosmarreveshje e shtemberime te pa besueshme e fatale si : injoranca, arbitrariteti, arroganca, kriminaliteti, intoleranca, anarshia, shkelja e ligjeve, cenimi i jetes dhe dinjitetit te te tjereve etj.
2. Problemet e medha me te cilat perballej kombi, jo vetem ngrihen, por jepen edhe rruget e mjete per zgjidhjen e tyre.
- Keshtu, p.sh.,ne “Albania” insistohet se: “Me e madhia nevoje per ne Shqiptaret sot per sot eshte bashkimi. Pa bashkim nuke vetem kurr s’kemi per te vajtur perpara, po as do te na quajne komp bota”
- “...Eshte nevoje qe Shqipetare te mençur te kuptojne, qe feja eshte nje gje veç kombit, qe para te jemi te krishtere a muhamedane, jemi te gjithe Shqiptare, rrojme te gjithe ne Shqiperi, dhe perdorim te gjithe nje gjuhe. Dhe Shqiptaret e mençur e te urte qe kuptojne kete gje, kane per deryre t’u japin te tjere Shqipetareve t’a kuptojne dhe ata”….”Le te nisim pra, qe sot, gjithsekujt sa i mundet, kete bashkim aq te mire per perparimin tone. Te duhemi te gjithe si vellezer; te mos kursejme as voitje as te holla per te mbjelle dashurine midis bijeve te Shqiperise”.
- Ja se si u drejtohej revista shqiptareve me se 100 vjet me pare: “Vellezer Shqiptare! Miaft rrojti e gjora Shqiperia jeten e Kurmit(fizikut); duhet edhe ajo te nisi tani te roje jeten e mendes (la vie intellectuelle). Jeta e mendes eshte te hapim te tere zemrat tona, te flasim vellazerisht njeri kundrejt fjales se tjaterit, te kuvendojme si njerezit te qyteteruar qe mblidhen te leftojne me fjale per ideat e tyre. Mos besoni se keshtu do te largohi njeri tjaterit! Per kundre, do te qasemi me shume, se do te njihemi me mire, s’do te kemi mendime te fshehura, dhe do te kuptojme qe te tere jemi te lidhur me dy lidhje te arta: desherimi i se Vertetes e desherimi i Shqiperise”.
- Edhe revista, thoshte Konica duhet te jete e tille ku njerezit shkembejne mendimet e tyre: “ E Perkoheshmja, duhet te jete si pazar,- nje pazar ku gjenden njerez te pasur, njerez te vorfere, gra, burra, djem, te krishtere, muslumane, te pafe, te tere tok, dhe duke kuvenduar, mirren vesh per mbrothe’e punerave tyre”.
- Terheq vemendjen MODELI i shkelqyer i BASHKIMIT e BASHKEPUNIMIT te intelektualeve e memedhetareve shqiptare, qe arriti te realizoje Konica per nxjerrjen e “Albania” organ mbareshqiptare.
- Edhe me figuren, vepren, shembullin, krenarine per origjinen, me punen dhe tere jeten e vet, Konica dha nje model te shkelqyer prej memedhetari te perkushtuar, model i cili, ne gjirin e emigracionit shqiptare vazhdon te mbetet i pa arriteshem.
- Veshtroni, se ç’behet me Shqiperine e shqiptaret sot e gjithe diten! A nuk eshte rasti per te kujtuar profecite proverbiale te te madhit Faik Konica: “Armiqet me te medhenje te shqipetareve jane vete shqiptaret!”dhe “Shqiperine e formuan idealistet dhe do ta prishin politikanet e keqinje shqiptare”! (Nenvizimet K.T.) A keni ndjekur se ç’po bejme politikanet e sotem shqiptare (te majte e te djathet) per te realizuar nje pale zgjedhje per pushtetin vendor ne Shqiperi? Vezhgoni “kulturen e tyre demokratike” edhe tani qe kane kaluar 16 vite “demokraci”!
- Nuk mund te mos ndalemi pa iu referuar perseri Konices. Ne, insistonte ai duhet te punojme sipas mesimeve te histories: “ Shqiperia nuk eshte nje shkemb qe te beje ç’te doje, e pa-vene re dhe e pa-pyetur. Ndodhet ne Evrope, dhe nuk mund te rroje perveç ne u sjellte pas parimeve evropiane. Vetem sharlataner, pianecer, dhe te prishur mentsh, mund t’i keshillojne popullit shqiptare te sillet pas menyres se princ Tuanit dhe te grushtdhenesve te Kines. Jemi ne Evrope. Jemi ne Ballkan. Si u çliruan popujt e tjere te Ballkanit? Duke thelluar historine e çlirimit te tyre, do te gjejme programn e çlirimit t’one.
- Tani,ne qofte se e kendojme me kujdes, dhe te shkoqitur, historine e zene ne goje, shohim se keta popuj u çliruan ne ate mase qe u treguan te pjekur ne mesim politik. Kur nisen patriotet grek, ne krye te shekullit te XIX-te, t’i luten Evropes t’i çliroje, gjithe bisedimi ish rreth e rrotul pyetjes: A jane Greket miaft te perparuar ne mesim politik (eduction politique) sa te jene te zotet te vete-qeverisen?” Duke vazhduar me poshte Konica theksonte, se Mesimi Politik eshte kudo dhe kurdohere paleca e çeshtjes”. (Nenvizimet jane te Konices). Pak me poshte vazhdon: “Ne qofte se i permbledhim te gjitha argumentet e vena perpara tash tri-dhjet vjet, kunder çlirimit te Shqiperise….munde t’i permbledhim ne nje: “Shqiperise i mungon mesimi politik.
- Na rezulton, sipas “Albania” rrugen e mesimit politik te qyteteruar e kane kuptuar drejt dhe zbatuar, vetem dy politikanet e medhenje shqiptare: Ismail Qemali dhe Ibrahim Rugova.
- Te gjitha te sharat e armiqeve dhe qortimet e miqeve permblidhen po aty! Thene ne terminologjine e sotme na mungon kultura demokratike.
Keto i shkruante Konica ne revisten “Albania”ne vitin 1907.
3. Nje tjeter veçansi e revistes “Albania” eshte, se tematika e saj perseritet, pothuajse nga numri ne numer. Por, çdohere, rimarrja behet ne kendveshtrime, nivele te reja, me detyra e forma te tjera duke nisur qe nga formulimet ne tituj, si p.sh., C’eshte kombi?, Cka do me thane komb?, Kombi dhe feja etj. e deri tek permbajtja, argumentet qe sillen, problemet, rrugezgjidhjet etj. Aty, mjeshterisht shmagen perseritjet dhe zgjerohen e pasurohen idete si edhe mjete e realizimit te tyre.
4. Per thellesin, saktesine shkencore dhe pjekurine e mendimeve dhe rrygezgjidhjeve qe rekomandohen ne kete reviste deshmojne mjaft te dhena. Aty levrin mendimi i kualifikuar dhe talenti i mbi 120 intelektualeve nga te gjitha trojet shqiptare, me bagazhet e tyre kulturore, dhene brenda nje kohe 12 vjeçare. Ne reviste terhiqet mendimi dhe pervoja e mendimtareve me te shquar te diasporas si dhe i miqeve te shqiptareve, albanologeve te mirenjohur, deri tek antropologet e medhenj etj.
5. Ne kete reviste trajtohen, jo vetem problemet e kohes midis dy shekujve, por edhe ato te nje strategjie te larget kombetare, p.sh., “Albania” insistonte qe, shtetit te ardheshem shqiptar i takojne te gjitha ato territore ku flitet gjuha shqipe, perfshire Kosove, Cameri etj., ose, p.sh., çeshtja e gjuhes se njesuar shqipe e te tjera probleme te cilat jane future ne rrugen e zgjidhjes, por, per nje pjese te mire te tyre zgjidhjet kane qene politike, gjysmake e shpesh te padrejta. Kujtojme ketu problemin e trojeve shqiptare te lena, padrejtesisht jashte kufijeve shteteror te Shqiperise
6. Nder problemet me natyre sociologjike eshte edhe çeshtja e emancipimit te femres shqiptare. Konica jep ndihmes te shquar per kuptimin e drejte filozofik te problemit dhe hap horizont per zgjidhjen e tij? Per kete qellim Konica perkthen pjeset perkatese nga filozofi gjerman Shopenhauer dhe sjell plot shembuj nga lirite e te drejtat qe gezonte gruaja ne vendet e perparuara te Evropes, Amerikes etj. Duke folur per gruan shqiptare Konica theksonte: “ Ne komb t’one, duket se tere hollesia e mendjes dhe e zemres, tere bukuria e karakterit dhe sjelljes, i kane rene per meras(pjese) gruas”.
7. Le t’i referohemi bashkepunimit te fruteshem te Konices me miqet belgj per nxjerrjen e revistes dhe per çeshtjen kombetare.
- Skulpetori i mirenjohur belg, Paul Nocquet (bashkepunetor i se Perkoheshmes per fytyrat) ka punuar dy ballinat (kapertinat) e “Albania” te cilat jane perdorur ne te gjithe numrat e saj si dhe mjaft gravura, skica e pamje te tjera. Bashkepunimi ka qene i tille sa qe belgu, ne njeren prej gravurave, krahas emrit te vet shenon edhe” A mon ami Faik Konitza”.
- Me shume dashamiresi, drejtori i te fameshmit “Institut Geographique” te Bruselit, Zoti Elisee Reclus ndihmoi Konicen duke ngarkuar gjeografin z. Bertrand dhe kartografin M. Patreson, te cilet punuan tre muaj per te bere, te paren “Harte te Shqiperise”.
- “Zoti Maurice de Waleffe, nji pendetar i njohur, shkrues te gazetat e perditeshma “L’independence Belge” e “Le Messager de Bruxelles”, shpalli ne kete te funtme, me 27 te marsit(1900), nji artikll, nen titullin “Ata Shqipetaret e eger!- nji Shqipetare ne Brusel”. Ne kete artikull,qi eshte ne kuvent me kryeshkruesin e Albanies, Zoti de Waleffe tallet me ata qi thone se Shqipetaret jane t’eger, e rrefen pse ka mbetur mprapa Shqiperia e ç’te drejta kerkojne atdhetaret e vendit t’one.”, “… e i a dime per te mire qe u-mundua te rrefente te drejtat e kombishqiptar”.
- Dihet, se z. Victor Henry, profesori i gjuheve orientale ne Unversitetin Katolik te Leuvenit arrin ne perfundimin, se perpara greqishtes se vjeter duhet te kete egzistuar nje gjuhe tjeter, me e hereshme, pellazgjishtja prej se ciles buron gjuha e sotme shqipe.
- Eshte faji dhe injoranca jone qe bejme, aq pak perpjekje per t’a njohur opinionin belg me Shiperine, Kosoven dhe shqipetaret qe banojne ne Belgjike! Ne kete mefeshesi tonen, gazetaret shkruajne per ato qe ndeshin ne rruge, d.m.th., per kriminalitetin shqiptare dhe per fatin e prostitutave shqiptare. A eshte e drejte qe te perfaqesohemi vetem me keto dy kategori tonat, te cilat, fatkeqesisht shqetesojne belgjit bemires e demokrat, ketu ne vendin e tyre? Mendojme se JO! dhe perseri JO! A nuk ka vend ketu per te mesuar nga shembulli i Konices dhe i “Albania”? Mendojme se PO!
- Me revisten ”Albania” kane bashkepunuar edhe shkrimtare, albanolog, dijetare te huaj si Guillaume Apollinaire, Pierre Bayle, Emile Legrand, Tullio Erber, Jan Urban Jarnik, Theodor Ippen, Albert Thumb, Jules Oppert, Michel Breal, Max Muller, Julios Pisko, Holger Pedersen etj.
Na terhoqen vemendjen ne kete reviste:
a) Konica, per çdo ide, apo problem qe trajton zgjedhe edhe MODELET me te mira, te cilat ua rekomandon shqiptareve per arritjen e qellimit kombetar, jep shembuj e fakte te shumllojsh-me, konkrete e bindese se bashku me mbeshtetjen historike e teorike. Modelet qe sjelle Konica jane modele shtetesh te vegjel si Irlanda, Danimarka, Belgjika etj., modele qeverisjesh demo-kratike, modele mbreterishe te vogla, vendesh te cilat ecnin ne rrugen e zhvillimit, perparimit e qyterimit te kohes.
b). Shqiptaret, ne udhekryqet e tyre historike, per arritjen e çlirimit kombetare u gjenden perpara dy RRUGEVE, te kunderta, te cilat Konica i quan shkolla:
- a) Rruges se armatosur. Per kete Konica thote: “E para shkolle nxe (meson) se po te vriten ata qe i kundershtohen lirise kombetare, ahere do te çlirohemi pa dyshim, se s’ka kush te na ndaloje. Ne te tjera fjale, kjo shkolle, nuk njeh tjater udhe per çlirimin, perveç se assassinate te veçanta per sot, dhe te gatiturit ne vrasje te pergjitheshme a massacre per nesre”. Me poshte Konica vazhdote: Eshte vertet se shkolla qe predikon, si nje systeme kombetare, assassinatet sot nje massacre a vrasje te pergjitheshme neser, kerkon vetem te marre rendesie ne sy te guvernes turke duke derdhur gjakun çurke”. Per kete shkolle,- vazhdonte Konica jane karakteristike: “Ripi, burgu, syrgjyni, konfiskatsioni,…” dhe arrinte ne perfundim se : “Andaj, duhet t’a shikojme, jo si nje rrezik te koheshem i cili do te shuhet vetiu, po si nje rrezik te perseritur dhe te vendosur,- si nje rrezik, si nje turp, si nje plage, si nje murta te gjithenjeshme”. (Nenvizimi K. T.)
- “Ne kundershtim me kete shkolle katilesh dhe sharlatanesh, qendron nje shkolle e dyte, e cila beson se çlirimi i nje kombi, si çdo gje tjetre ne bote, mund te arrihet vetem me methudhe. Cila eshte methudha ketu? Jo tjater, se te punuarit pas mesimeve te histories”. Pra, eshte fjala per rrugen politike paqesore, demokratike, te matur, diplomatike. Konica ishte i rrahur mire me keto probleme, sepse ne qender te vemendjes kishte çlirimin e kombit te vet.
- Prandaj theksonte: “ Trajtimi ( krijimi) i nje Shteti eshte nje e bere nerkombetare, “acte international”; dhe nuk arrin qe nje komb t’i thote vetes Shtet, po duhet t’a njohin edhe Shtete e tjera per te tille.
Te njohurit e nje Shteti te ri eshte nje ngjarje e madhe, se ngjet te cenet edhe interesat e shume kombeve te tjera”.
- Kerkesa imediate eshte qe t’i thuhet ndal rruges ushtarake, do te thonim Lindore, sllavo-komuniste, nga njera ane dhe perqafohet, rruga emençur, e ekuilibruar, paqesore, te kulturuar, polike, diplomatike, arsimore dhe demokratike, te rruges se propogandimit brenda vendit e te nderkombetarizimit te ceshtjes shqiptare, te gjetjes se miqeve, perkrahes te çeshtjes sone, d.m;th;, te shfrytezimit te mundesive qe krijon rruga parlamentare, nga ana tjeter. –
- I madhi Faik Konica, para me se nje shekulli, pa medyshje zgjodhi te dyten, d.m.th., rrugen e qyteterimit perendimor, qyteterimit evropian.
- Mbi te gjitha, veçanesia historike, monumentale, e revistes “Albania” qendron ne ate se: orientimi, fryma, qellimi, modelet, rruget qe duhen ndjekur, absolutisht gjithçka eshte e lidhur me qyteterimin perendimore.Ne çdo “qelize” te kesaj reviste shprehet, misherohet, analizohet e zberthehet mentaliteti, shpirti dhe bota e qyteruar perendimore.
Sa per ilustrim: Te veme ne flamurin tone,- kushtrimonte Konica,- parullat e medha franceze: “barazi, liri, vellazerim!”. Konica rekomandonte: rrugen paqesore, konsesusin, tolerancen, mesimin politik, shqiptarine mbi gjitheçka, lirine dhe te drejtat e njeriut, lirine e vetedijes, te shoqerise, gruas, etj. tipike per jeten e shoqerise perendimore. Konica, nepermes “Albania”, ju kujton shqiptareve mesimin, qe Victor Hygo u jepte francezeve: “ Shpetoni-si te dredhur nga terbimi- vendin tuaj nga roberia, emrin tuj nga turpi!”, u perseriste thirrjen e Dantonit: “Guxim, prap guxim, gjithenje guxim!”.
- Konica duke i njohur memedhetaret me kulturen perendimore i ftonte shqiptaret te mos derdhin me gjak me njeri tjaterin, te mos vriten me per dhjame qeni per te huajt, por t’u kthehen puneve, paqes e qetesise. “ Duhet pune, pune dhe pune,- keshillonte Konica dhe shtonte me poshte: “ Fjales pune t’i lidhemi me mish e me shpir!”.
- Me “Albania”,- thoshte Konica,- synojme qe t’i bejme: “…bashkatdhtaret t’ane te kuptojne se ka ne jete pune me te bukura, se vrasja nga prapa, shtypja e te dobetit, vjedhja, çpifja, dinakeria;- me nje fjale, ne e perdoreçim kohen qe na mbetet, jo duke qyteteruar kombin shqipetar, po duke e vene n’ udhe te qyteterimit: atehere do t’a kemi vene ne udhe te çlirimit, dhe mund te kemi shprese se do te veje mbare”.
- Konica, ne “Albania” pa medyshje per gjitheçka i drejtohej qyteterimit Perendimor. Keshtu, insistonte per alfabetin latin, bazohej ne modelin e letersise franceze, keshillon qe te rinjet te shkolloheshin ne vendet perendimore.. Ai orientohet, deri ne shpirtin e humorit anglez, sarkazmen franceze, lirizmin italian e keshtu me ralle.
- Nuk eshte e rastit qe mbeshtetej aq shume tek Shkodra, kultura e historia e saj, si panteon i kultures perendimore.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’farë shqiptarët duhet të kuptojnë mirë. Empty Re: Ç’farë shqiptarët duhet të kuptojnë mirë.

Mesazh nga WebMaster Wed 9 Jan 2013 - 7:57

Qe edhe femra duhet te kete lirin e shprehjes ne shtepi . Ç’farë shqiptarët duhet të kuptojnë mirë. 3666372071
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç’farë shqiptarët duhet të kuptojnë mirë. Empty Re: Ç’farë shqiptarët duhet të kuptojnë mirë.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi