Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!

+4
Єямєℓiиdå
Darius
il conte
WebMaster
8 posters

Shko poshtë

Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!  Empty Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!

Mesazh nga WebMaster Tue 27 Nov 2012 - 9:47

TIRANE - Pjesa më e madhe e gjimnazistëve janë të lidhur”;
“90% ose minimumi fare 80% kanë të dashur”; “Në klasën time numërohen
me gishta ata që nuk kanë të dashur”; “Ata që kanë lidhje mund të mos
bëjnë seks të gjithë, por që puthen sa andej-këndej është e sigurt”; “Ka
pasur dhe raste që janë kapur duke bërë seks në banjën e shkollës”...
Këto që lexoni janë disa nga deklaratat që na kanë dhënë ditën e djeshme
gjimnazistët e kryeqytetit, pasi i kemi pyetur lidhur me seksin.
A kryejnë marrëdhënie seksuale të rinjtë e moshës 15-18 vjeç?! Ndoshta
shumë prindër tani po mendojnë që vajza e tyre nuk ka shanse ta ketë
bërë një gjë të tillë... Mirëpo nga ana tjetër vetë gjimnazistët na
thanë një “Po” të padiskutueshme. Sa u takon studimeve që janë bërë
lidhur me moshën ideale të humbjes së virgjërisë, variantet që
propozojnë ekspertët janë të ndryshme. Realiteti me të cilin ne u
përballëm gjatë bisedave me gjimnazistët ishte deri diku i papritur.
Mësuam se pjesa më e madhe e adoleshentëve të Tiranës fillojnë të
provojnë që në vitin e parë të shkollës së mesme lidhjet dashurore. Na
bëri përshtypje lirshmëria e tyre. Djemtë ishin krejtësisht të gatshëm
të flisnin pa ndrojtje lidhur me temën, vetëm se nuk pranonin kurrsesi
që emrat apo fotot e tyre të publikoheshin në gazetë. Një pjesë e
vajzave sikletoseshin, por asnjëra nuk refuzoi. Të gjithë pranuan të
përgjigjeshin me dëshirë dhe informacionet që na dhanë grupe të ndryshme
ishin pothuajse të njëjta.

MOSHA

Për vajzat e vitit të parë dëgjuam dy variante. Djemtë përgjithësisht
ishin të mendimit se ato që futen në vit të parë janë më të “vështira”.
Sipas tyre në klasat e viteve të para, vajzat që janë lidhur janë të
pakta. “Vajzat e vitit të parë nuk lidhen kollaj. Pastaj kur kalojnë në
vit të dytë, i ke të gjitha gati”, na thotë një djalë. “Në vit të parë
studiojnë territorin ato, dhe kur i propozon të gjitha të refuzojnë me
këtë stilin ‘nuk lidhem dot se jam e vogël’”, tregon një djalë tjetër.
Mendimi i vajzave më të rritura është krejt i kundërt... “Ato që futen
në vit të parë janë më të tërbuarat, se kanë kaluar nga nëntëvjeçarja në
gjimnaz dhe kushedi çfarë u duket vetja”, shprehet një nxënëse e vitit
të dytë. “Këto të vitit të parë, janë ato që lyhen e duan të bien më
shumë në sy”... Vetë pesëmbëdhjetëvjeçaret këto “akuza” i përkthejnë si
xhelozi midis vajzash. “Nuk është faji jonë që çunat janë kuriozë dhe
duan të njohin njerëzit e rinj që bëhen pjesë e shkollës”, sqaron e
revoltuar njëra prej tyre. Se si qëndron e vërteta nuk arritëm ta
zbulonim dot. Gjimnazistët na shpjeguan se shumë “në modë” ishin lidhjet
me djemtë më të mëdhenj nga jashtë shkollës. Fakti që ata janë më të
rritur dhe sidomos kur janë në universitet u jep vajzave një lloj
sigurie që mund “ta kenë seriozisht”. Përgjigja e përgjithshme me të
cilën adoleshentet e Tiranës refuzonin kryerjen e marrëdhënieve seksuale
ishte “Nuk e bëj pa mbushur 18-vjeç”. Nuk arritëm të kuptonim arsyet e
këtij kufiri kohor, i cili në shumicën e rasteve nuk respektohet aspak.

TË PREFERUARIT

Kriza ekonomike ka ndikuar edhe tek gjimnazistët. Jo më kot djemtë e
suksesshëm klasifikoheshin në një grup të veçantë: “Ata me lekë dhe me
makinë”. Djemtë që njiheshin si të pasur e sidomos ata që kishin një
automjet të vetin, i kishin shumë më të mëdha mundësitë për të pasur në
krahë një vajzë. “Në shkollë një vajzë që arrin të bëjë për vete një
mashkull të kësaj kategorie, konsiderohet me fat. Nuk është aq e lehtë
të gjesh një çun të tillë, aq më tepër nëse është dhe çun i mirë. Çuna
si këta ka pak”, shprehet një gjimnaziste. “Pjesa tjetër pastaj lidhen
me njëri-tjetrin”, plotëson duke qeshur një tjetër.

VENDET

Për çudinë tonë, vendet në të cilat çiftet gjimnaziste i gëzohen pranisë
së njëri-tjetrit janë nga më të ndryshmet. Për t’u puthur e
përkëdhelur, alternativat nuk janë shumë. Kjo “procedurë” kryhet
pjesërisht në cepat e ambienteve të shkollës, ndërkohë që kryesisht për
këtë pjesë preferohen kafenetë. Në këtë pikë na vjen në ndihmë kamerieri
i njërit prej bareve pranë gjimnazit, që thotë: “Ka raste që ulen me
orë këtu dhe nuk lëvizin nga tavolina. Puthen e preken, pa e vrarë
mendjen që i shohin njerëzit. Nuk e marr vesh kur e bëjnë mësimin”.
Sigurisht që larmia e vendeve të përzgjedhura shtohet kur bëhet fjalë
për marrëdhënie seksuale. Dhoma e një hoteli është zgjidhja më e
pëlqyer. Ata që nuk e përballojnë dot këtë shpenzim, kryejnë marrëdhënie
seksuale në makinë, në shtëpinë bosh të një shoku apo shoqeje, tek
liqeni dhe në raste krejt të rralla në banjën e shkollës. Dëgjuam po
ashtu raste të shumta të të rinjve që ftojnë shokun apo shoqen në shtëpi
në dhomën e tyre, me pretekstin për të mësuar. Pubet janë një tjetër
mënyrë për t’u kënaqur. Shumë nxënës të gjimnazit na thanë se rastet e
çifteve që bëjnë seks në banjat e pub-it janë bërë të zakonshme.
“Prandaj në banjat e disa pub-eve kanë vënë kuti, në të cilat mund të
tërheqësh prezervativë”, sqaron një nxënës i vitit të tretë.
Adoleshentët na treguan edhe për një metodë të kohëve të fundit, që për
ne ishte tronditëse. Sipas tyre në disa pub-e, kanë krijuar ambiente të
veçanta, një dhomë apo një kthinë që të rinjtë mund ta përdorin për të
bërë seks. “Mjafton të kesh muhabet me menaxherin dhe e zgjidh direkt”,
thotë një djalë në vit të tretë. “Po të dish ta kërkosh pak me stil, në
shumë pub-e e gjen një cep për këtë punë”, tregon duke qeshur një
tjetër. Përgjatë bisedave të rinjtë qeshin me habinë tonë dhe njëherësh
habiten që ne nuk ditkemi akoma për këto vende. Për ta është normale dhe
s’ka asgjë të keqe.

Gazeta Shqiptare
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!  Empty Re: Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!

Mesazh nga il conte Tue 27 Nov 2012 - 9:59

Mos jarebi...pse sthua ti spaska ngel me mish i fresket per ne atje... eeww
il conte
il conte
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5371
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : cinema & calcio.formula uno

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!  Empty Re: Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!

Mesazh nga Darius Tue 27 Nov 2012 - 10:42

Shume bukur juhjjjjj kjo eshte ne c'do vend te botes [smile_1]
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!  Empty Re: Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 27 Nov 2012 - 11:04

Po po bukur shume........!
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!  Empty Re: Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!

Mesazh nga EMI Tue 27 Nov 2012 - 11:06

mashallah, ja moren doren mire dhe SHiptaret, smbahen me fare...puf ca brezi...
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!  Empty Re: Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!

Mesazh nga il conte Tue 27 Nov 2012 - 11:08

Epo cte besh...ndryshe nuk iket drejt Europes... eeww
il conte
il conte
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5371
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : cinema & calcio.formula uno

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!  Empty Re: Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!

Mesazh nga Malsori Tue 27 Nov 2012 - 11:16

po qdo gje e bukur duhet te shijohet edhe ne Xhminaz
Malsori
Malsori
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Gjermani
Postime Postime : 1966
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/10/2010
Mosha Mosha : 52
Hobi Hobi : Lexim, sport, punë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!  Empty Re: Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!

Mesazh nga Malsori Tue 27 Nov 2012 - 11:16

Malsori shkruajti:po qdo gje e bukur duhet te shijohet edhe ne Xhimnaz
Malsori
Malsori
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Gjermani
Postime Postime : 1966
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/10/2010
Mosha Mosha : 52
Hobi Hobi : Lexim, sport, punë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!  Empty Re: Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!

Mesazh nga Anakonda Tue 27 Nov 2012 - 18:50

hajde hajde si nuk i kuptojn cpasojash sjell kryerja marrdhenieve seksuale qe ne mosh te re
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!  Empty Re: Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!

Mesazh nga SpOrTiStI Tue 27 Nov 2012 - 23:21

Po mir po smesuan qe tani kto kur do mesojen ...!!
SpOrTiStI
SpOrTiStI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 151
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/06/2012
Mosha Mosha : 36

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!  Empty Re: Seks në gjimnaz?! Po, faleminderit!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi