Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Dhjetë pyetje për Meshkujt dhe dhjetë për Femrat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetë pyetje për Meshkujt dhe dhjetë për Femrat

3 posters

Shko poshtë

 Dhjetë pyetje për Meshkujt dhe dhjetë për Femrat Empty Dhjetë pyetje për Meshkujt dhe dhjetë për Femrat

Mesazh nga WebMaster Wed 9 Jan 2013 - 0:07

Nëse mendoni se lidhja e juaj bashkëshortore ka filluar të ftohet, nisuni nga vetja dhe shikoni se si mund ta përforconi lidhjen tuaj duke ndryshuar veten tuaj. Proverbi thotë:
“Nëse dëshiron ta ndryshosh botën, ndryshoje veten”. Prandaj përgjigjuni vetes me sinqeritet, “po” ose “jo”. Nëse në ndonjërën nga pyetjet përgjigjeni me “jo”, pikërisht ajo pyetje që ka marr përgjigjen “jo” është ajo çka ju duhet të merrni në konsideratë për ta ndryshuar veten dhe raportin apo sjelljen tuaj ndaj partnerit, derisa të mos arrini në çastin për t’iu përgjigjur me “po” gjitha pyetjeve.
Do të vëreni se me ndryshimin e qëndrimit tuaj ndaj partnerit dhe ndaj vetes tuaj, do të ndryshoj për të mirë edhe lidhja e juaj martesore.

Dhjetë pyetje për burra…

1. A e gëzoni ndonjëherë gruan tuaj me ndonjë buqetë lulesh, kartëpostale për ditëlindje apo përvjetor të martesës? A i tregoni kujdes dhe vëmendje të papritur për gjëra të imta?

2. A përpiqeni për të mos e kritikuar para të tjerëve?

3. A i jepni asaj para edhe jashtë buxhetit shtëpiak?

4. A përpiqeni të kuptoni ndryshueshmërinë e natyrës së femrës? A i ndihmoni në çastet e lodhjes dhe rraskapitjes nervore?

5. A ia përkushtoni së paku gjysmën e kohës tuaj të lirë?

6. A jeni mjaft të kujdesshëm që të mos krahasoni aftësitë e saja si kuzhiniere apo shtëpiake me aftësitë e nënës suaj apo gruas së mikut tuaj, përpos nëse krahasimet shkojnë në favor të saj?

7. A interesoheni për problemet e saja në punë, për librat që i lexon, për miqtë e saj dhe vështrimet e saja mbi jetën publike dhe familjare?

8. A mundeni që pa vërejtje xhelozie të duroni gjersa vallëzon me meshkujt tjerë dhe nga ata pranon shprehje të kujdesit të imtë?

9. A e shfrytëzoni pikërisht secilin rast që t’i thoni se sa e pashme është dhe sa e doni?

10. A i thoni “faleminderit” për shërbime të vogla që Ju bënë çdo ditë? Për pullën e qepur, çorapet e arnuara apo këmishën e pastër?

Dhjetë pyetje për gratë…

1. A përziheni në punët e burrit? A përpiqeni të mos i kritikoni bashkëpunëtorët e tij dhe të mos i kundërviheni për shkak të ndonjë vonese nga puna?

2. A përpiqeni që shtëpinë tuaj ta bëni sa më atraktive dhe interesante?

3. A e përpiloni gatojcën ashtu që burri i Juaj kurrë të mos dijë se çfarë befasie e pret në racionin e ardhshëm?

4. A e kuptoni profesionin e tij aq sa të mund të bisedoni me të mbi problemet në punë dhe t’i bëheni këshilltare?

5. A dini që me guxim t’i përballoni mangësitë materiale (të parave), duke mos e ngacmuar burrin për paaftësi dhe duke mos e krahasuar me të tjerët?

6. A përpiqeni të bëheni të sjellshëm me nënën dhe familjen e tij.

7. A e respektoni së paku deri diku shijen e burrit, në veshjen tuaj personale?

8. A lëshoni pe – mjaft, në cikërrime që kërcënojnë ta prishin harmoninë bashkëshortore?

9. A përpiqeni t’i mësoni lojërat në të cilat burri i juaj e gjen argëtimin në kohën e lirë?

10. A interesoheni për ngjarjet politike, librat dhe risitë kulturore mbi të cilat do të mund të bisedonit me të?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dhjetë pyetje për Meshkujt dhe dhjetë për Femrat Empty Re: Dhjetë pyetje për Meshkujt dhe dhjetë për Femrat

Mesazh nga Malsori Wed 9 Jan 2013 - 0:17

Dhjetë pyetje për burra…

1. A e gëzoni ndonjëherë gruan tuaj me ndonjë buqetë lulesh, kartëpostale për ditëlindje apo përvjetor të martesës? A i tregoni kujdes dhe vëmendje të papritur për gjëra të imta?

2. A përpiqeni për të mos e kritikuar para të tjerëve?

3. A i jepni asaj para edhe jashtë buxhetit shtëpiak?

4. A përpiqeni të kuptoni ndryshueshmërinë e natyrës së femrës? A i ndihmoni në çastet e lodhjes dhe rraskapitjes nervore?

5. A ia përkushtoni së paku gjysmën e kohës tuaj të lirë?

6. A jeni mjaft të kujdesshëm që të mos krahasoni aftësitë e saja si kuzhiniere apo shtëpiake me aftësitë e nënës suaj apo gruas së mikut tuaj, përpos nëse krahasimet shkojnë në favor të saj?

7. A interesoheni për problemet e saja në punë, për librat që i lexon, për miqtë e saj dhe vështrimet e saja mbi jetën publike dhe familjare?

8. A mundeni që pa vërejtje xhelozie të duroni gjersa vallëzon me meshkujt tjerë dhe nga ata pranon shprehje të kujdesit të imtë?

9. A e shfrytëzoni pikërisht secilin rast që t’i thoni se sa e pashme është dhe sa e doni?

10. A i thoni “faleminderit” për shërbime të vogla që Ju bënë çdo ditë? Për pullën e qepur, çorapet e arnuara apo këmishën e pastër?

1 .po e gezoj edhe buqete lulesh i dhuroj se e dashuroj
2.Shume perpiqem ta ruaj por edhe te ja mbuloj nese gabon
3.Po i jap para sa here te ma tregon arsyen
4.Pa tjeter se i ndihmoj nese nuk i ndihmoj nuk do ta dua
5.Nese eshte edhe ajo e lir do ta beje me deshir
6 Aftesit ne kuzhin i tregon me ushqimin epar qe do te me shijon
7.Do te isha interesuar po te ma kerkonte ndihem time per ndryshe jo
8.Jo nuk mundem se gjelozin e kemi qdohere ne gjak pak xhelozi
9.Jo nuk nuk e bezdis duke e lavderuar je keshtu je ashtu nganjihere i them te kom zemer .....
10.Po i them me gjithe zemer flm per te gjitha
Malsori
Malsori
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Gjermani
Postime Postime : 1966
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/10/2010
Mosha Mosha : 52
Hobi Hobi : Lexim, sport, punë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dhjetë pyetje për Meshkujt dhe dhjetë për Femrat Empty Re: Dhjetë pyetje për Meshkujt dhe dhjetë për Femrat

Mesazh nga Ariel Wed 9 Jan 2013 - 0:48

Po 10 pyetjetper ne grate, meqe qeka puna per tmartumit. iihhaa.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dhjetë pyetje për Meshkujt dhe dhjetë për Femrat Empty Re: Dhjetë pyetje për Meshkujt dhe dhjetë për Femrat

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi