Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si te heqim njollat nga rrobat? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si te heqim njollat nga rrobat? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si te heqim njollat nga rrobat?

2 posters

Shko poshtë

Si te heqim njollat nga rrobat? Empty Si te heqim njollat nga rrobat?

Mesazh nga WebMaster Thu 10 Jan 2013 - 21:27

Shpesh na ndodh të njollosim rrobat që kemi veshur apo të na bjerë vera mbi mbulesën e tavolinës. Me pak truke të thjeshta do të jetë shumë e thjeshtë të eliminoni çdo lloj njolle. Do t’ju japim disa këshilla të diktuara nga mençuria e gjysheve tona.
Për të hequr njollat në përgjithësi kur lajmë me dorë: kur lani me dorë, shtoni 10 lugë amoniak në ½ litër larës rrobash.
Si të heqim njollat nga rrobat: njolla çokollate, frutash, birre, pijeje: Zhytni pjesën e njollosur të rrobës në një solucion qumështi, alkooli dhe limoni. Pastaj vazhdoni me larjen normale.
Si të heqim njollat e letër-kopjativit: zhytni pjesën me njollë në benzinë dhe shpëlajeni mirë me ujë.
Si të heqim njollat e vajit, verës dhe kafesë: Lagni pjesën me njollë me disa pika uthulle. Trajtojeni me avullin e një hekuri mbi njollën nga ana e mbrapme e copës. Në këtë mënyrë, njolla del nga ana e kundërt. Këshillohet të vihet poshtë njollës edhe një sfungjer për të thithur papastërtinë.
Si të heqim njollat e djersës: Zhytni pjesën e njollës në ujë me sodë buke. Në sajë të veprimit të sodës që reagon me ujin, prodhohet oksigjen aktiv qe vepron mbi njollën.
Këshilla të tjera vlefshme:
• Si të heqim çamçakëzin nga rrobat : Mënyra më e efektshme për të hequr çamçakëzin është duke e futur në frizer derisa të ngrijë. Do të shihni sa me lehtësi shkëputet nga copa.
• Buzëkuqi është shumë e vështirë të hiqet, sidomos mbi pecetat e bukës. Hiqet me alkool, duke shtypur mirë me pambuk mbi njollën, pa e fërkuar.
• Lëngu i limonit ka veti shumë të forta kundër njollave të vjetra. Mjafton ta prisni në mes, ta fërkoni mbi njollën dhe ta shpëlani me ujë të vakët.
• Për rrobat delikate, si leshi apo mëndafshi, këshillohet një larës i lëngshëm: larësi pluhur është më i efektshëm, por edhe më agresiv mbi ngjyrat dhe fibrat natyrale./living.al/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te heqim njollat nga rrobat? Empty Re: Si te heqim njollat nga rrobat?

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 6:21

Si të heqim çamçakëzin nga rrobat : Mënyra më e efektshme për të
hequr çamçakëzin është duke e futur në frizer derisa të ngrijë. Do të
shihni sa me lehtësi shkëputet nga copa.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi