Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Keshilla para se ngelni shtatzene People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Keshilla para se ngelni shtatzene People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Keshilla para se ngelni shtatzene

2 posters

Shko poshtë

Keshilla para se ngelni shtatzene Empty Keshilla para se ngelni shtatzene

Mesazh nga WebMaster Thu 10 Jan 2013 - 21:31

Urime! Ju keni vendosur të bëni një fëmijë. Që ky fëmijë të jetë sa më i shëndetshëm, ju duhet të filloni të kujdeseni menjëherë për të dhe për veten tuaj. Kujdesi për një jetë të re fillon që tani. Kujdesi para lindjes nënkupton këshillimin, ndjekjen dhe trajtimin tuaj gjatë shtatëzanisë, deri në fillimin e aktivitetit të lindjes.

Objekti i kujdesit para lindjes është që të sigurojë ju dhe çdo grua shtatëzënë se shtatëzania do të përfundojë me lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe pa dëmtuar shëndetin e nënës.

Kontrolli i kujdesshëm para lindjes ju ndihmon të ruani shëndetin gjatë shtatëzanisë, zbulon në kohë dhe bën të mundur trajtimin e patologjive dhe krijon kushtet për lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe në kohën e duhur. Kjo bën të mundur gjithashtu dërgimin tuaj në qendra më të specializuara, në rast se keni probleme.

Shtatëzania është një ngjarje fiziologjike, e natyrshme në jetën tuaj, por në 5-20% të rasteve mund të ndërlikohet me procese patologjike, të cilat rrezikojnë shëndetin tuaj apo të fëmijës.

Mbarëvajtja e shtatzanisë varet nga shëndeti para saj, prandaj këshillimi para se të mbeteni shtatzënë, është pjesë e rëndësishme e kujdesit para lindjes.

Ky lloj këshillimi i jep përparësi gjithashtu shtatzanive të planifikuara. Ai merr rëndësi të veçantë, sepse zbulon në kohë rastet të cilat duhen trajtuar që herët, sikurse janë ato me diabet mellitus, hipertension, apo sëmundje të tjera metabolike apo të trashëguara.



Në mënyrë të përmbledhur këshillimi para konceptimit përbëhet nga:

• Identifi kimi i rreziqeve të mundshme, nëpërmjet historisë riprodhuese dhe mjekësore familjare, gjendjes së ushqyerjes, ekspozimit ndaj ilaçeve, helmeve dhe problemeve sociale, për çdo grua që mendon të mbetet shtatzënë.

• Identifikimi i sëmundjeve ekzistuese dhe gjetja e rrugëve për të parandaluar problemet qe rrjedhin prej tyre.

• Përcaktimi i gjendjes gjenetike të çiftit.

• Diskutimi i gjendjes së imunizimit (vaksinimet që keni bërë deri tani).

• Kryerja e analizave të ndryshme,të cilat mund të jenë të nevojshme për gjendjen tuaj

tani.

• Këshillimi mbi ushqyerjen, mbipeshën apo nënpeshën.

• Diskutimi mbi gjendjen sociale dhe financiare.

• Vlerësimi i kujdesit para lindjes dhe përparësitë që ai ofron përgjatë shtatzanisë, lindjes dhe periudhës së lehonisë.



Qëllimi i kontrollit të mirë gjatë shtatëzanisë është të sigurojë shëndetin tuaj dhe të ruajë bebin të shëndoshë deri në lindje.

Kjo mund të arrihet nëpërmjet hapave të mëposhtëm:

1. Kontrolli para lindjes duhet t’I nënshtrohet rregullave të caktuara dhe planit individual për çdo nënë të ardhshme.

2. Gjatë shtatzanisë duhet të bëhen disa vizita dhe këto të realizohen nga një personel i kualifikuar.

3. Gjatë këtyre vizitave duhet të diagnostikohen problemet e mundshme dhe faktorët e rrezikut për ju dhe bebin.

4. Duhet të vlerësohet me kujdes mirëqenia e bebit.

5. Gjatë kësaj periudhe duhet të sigurohet edhe një edukim i vazhdueshëm shëndetësor për ju si nënë e ardhshme.

Mos harroni se vizitat para lindjes janë shumë të rëndësishme dhe se kontrolli juaj dhe i bebit, sado i rrallë, eshtë gjithmonë më mirë se sa të mos vizitoheni fare./bebaime/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keshilla para se ngelni shtatzene Empty Re: Keshilla para se ngelni shtatzene

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 18:34

Mbarëvajtja e shtatzanisë varet nga shëndeti para saj, prandaj
këshillimi para se të mbeteni shtatzënë, është pjesë e rëndësishme e
kujdesit para lindjes.
spaska faj mami qe thot duhet te hash mir qe neser pas neser kur tlindesh tbesh femij tshendetshem
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi