Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Misteri “Los Roques”, si ai i Bermudas. Cfare fshihet ne te?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Misteri “Los Roques”, si ai i Bermudas. Cfare fshihet ne te?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri “Los Roques”, si ai i Bermudas. Cfare fshihet ne te?

Shko poshtë

Misteri “Los Roques”, si ai i Bermudas. Cfare fshihet ne te?  Empty Misteri “Los Roques”, si ai i Bermudas. Cfare fshihet ne te?

Mesazh nga WebMaster Sat 12 Jan 2013 - 8:35

Nga gjurmet e nje radari ushtarak venezuelian, eshte arritur te identifikohet nje pike”, ne te cilen, aeroplani i zhdukur ne Los Roques “humbi papritur kuoten e lartesise”.




Kete gje konfirmon ambasada italiane ne Caracas. “Eshte nje zone, ne te cilen thellesite shkojne deri ne 2000 metra, e konsideruar si shume e madhe nga instrumentat e disponueshem momentalisht”.

“Autoritetet venezueliane dhe ato italiane jane duke bashkepunuar per vazhdimin e kerkimeve pertej 8 diteve te parashikuara, duke perqendruar burimet ne nje zone te percaktuar, si dhe duke perdorur mjetet qe perdoren pergjithesisht”, ka theksuar ambasada italiane.

Misteri Los Roques, nje tjeter tragjedi
Ne 1997 dhe 2008 u zhduken 2 aeroplane te tjere

Eshte e kote te thuhet se zhdukja e aeroplanit me 4 italiane ne bord, ne rrethinat e Los Roques, te rikujton menjehere historine e ngjashme te ndodhur ne 2008, kur nje avion turistesh, ku udhetonin 8 italiane, u zhduk papritur.

Edhe ne ate rast, skenari ishte nga i njejti arkipelag venezuelian, teksa data korrespondonte me aksidentin e fundit: 4 janar. Ne sfondin e kesaj historie, ende te pazgjidhur, eshte spektri i narkotrafikut.

Disa vite pas zhdukjes se tij, fati i avionit te vogel (Let 410 me 2 motorre i kompanise Transaven) dhe i 14 pasagjereve te tij, nga te cilet 8 italiane, mbetet ende nje ceshtje e pazgjidhur.

Disa dite me pare, e perjavshmja “Oggi” ka risjelle transkriptimet e drites jeshile te marre nga kulla e kontrollit, duke nenvizuar se personat ne bord ishin 18 dhe jo 14.

Kjo mbeshtet hipotezat se 4 pasagjeret “shtese” mund te kene qene narkotrafikante, te cilet mund te kene rrembyer avionin per perdorim te mevonshem per transportin e kokaines.

Deri me sot, i vetmi trup i gjetur, eshte ai i pilotit te dyte, 37-vjeçarit Osmel Alfredo Avila Otamendi. Nga aeroplani dhe pasagjeret e tjere, mes te cileve 3 venezueliane dhe 1 zvicerian, nuk eshte gjetur asgje gjurme.

Ne rrugen e mallkuar, nje tjeter rast ne 1997

Ne te njejten rruge te mallkuar, ne te cilen fluturonte aeroplani i Vittorio Missoni-t, eshte verifikuar nje tjeter rast ne 1997.

Ishte 2 mars, kur nje “Cessna 402”, qe kishte ne bord dy bashkeshorte veneciane, Mario Parolo dhe Teresa de Bellis, u nisen nga Caracas drejt Los Roques, por nuk mberriten kurre ne destinacion.

Mbi dy italianet, qe udhetonin se bashku me 3 pasagjere te tjere, nuk u mor vesh asgje.

Precedente edhe ne 2004 e 2006

Gjithsej jane 4 incidentet e aeroplaneve, qe perfshijne italiane, ne rrugen e gjate te mallkuar te Los Roques: vec 1997 dhe 2008, dalin ne pah edhe dy episode te ngjashme ne 2004 dhe 2006.

Ne rastin e pare u zhduk nje “Beechcraft Bonanza”, i drejtuar nga Antonio Buzzi. Ne bord edhe dy vajzat e tij, Barbara e Betty, dhe i biri Franco Rosetta.

Ne 2006 u zhduk nje “Cessna”: ne bord Franco Rotunno Diaz, Vincenzo Efrain Rotunno Oteiza dhe Gabriel Venturi Ariza.

Mbetjet e avionit venecian u gjeten muaj me vone, por asnje i mbijetuar. topchannel.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi