Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
HARTAT E MOSBESIMIT People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
HARTAT E MOSBESIMIT People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HARTAT E MOSBESIMIT

3 posters

Shko poshtë

HARTAT E MOSBESIMIT Empty HARTAT E MOSBESIMIT

Mesazh nga WebMaster Mon 9 Nov 2009 - 5:47

Çështja e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë u përfol me javë të tëra në mediat e Tiranës; qeveria u akuzua se është treguar “dorëlëshuar” në negociatat, duke i dhënë vendit fqinj më shumë sipërfaqe detare nga ç’i takon, përkundrejt favoresh, premtimesh, lëshimesh, miklimesh, privilegjesh ose dhuratash të paspecifikuara; ose thjesht për shkak të inkompetencës ose të korrupsionit të administratës dhe të grupit të ekspertëve.
Nuk dua të hyj në hollësi të çka është debatuar deri më tash për marrëveshjen; diskutimet në shtyp herë-herë janë shtjelluar në mënyrë tepër teknike, janë sjellë harta nga Google dhe harta të bëra vetë me dorë, në një kohë që ekspertët duket se i kanë humbur vizatimet e tyre topografike; është përmendur shpesh një ishull misterioz, Barketa, i cili ka rrezikuar të përmbysë gjithçka; janë sjellë argumente kriptike nga e drejta ndërkombëtare detare dhe janë përmendur traktate me emra kazinosh ose hotelesh për skiatorë, të cilat askush nuk duhej t’i kishte dëgjuar.
Dje dhe sot, dy analistë me peshë, F. Lubonja dhe A. Lame, iu kthyen edhe një herë çështjes, pasi kjo i ka braktisur tashmë kryetitujt e gazetave dhe vëmendjen e publikut. Të dy artikujt meritojnë të lexohen, meqë autorët përpiqen t’i shmangen retorikës së tipit “qeveria e shiti edhe një herë tokën shqiptare si dikur Zogu Shën Naumin,” për të parë diçka më thellë në rrënjët jo aq të negociatave me Greqinë, por të llapashitjes mediatike që solli me vete bërja publike e marrëveshjes.
Tezat e mbrojtura në artikujt e mësipërm, ma konfirmojnë dyshimin që kisha pasur, që në krye, se fushata denoncuese kundër qeverisë së tanishme dhe marrëveshjes së saj me Greqinë themelohet, praktikisht, mbi mosbesimin e publikut ndaj institucioneve. Këtë e thotë shkoqur Lubonja; dhe ishte vërtet momenti që dikush ta thoshte kaq haptazi. Natyra e marrëveshjeve të kufirit detar është e tillë, që këto lidhen prej ekspertëve dhe miratohen prej organeve ligjvënëse; por marrëveshjet vetë janë kaq teknike dhe të ndërlikuara, sa vështirë se mund t’i shpjegohen publikut joekspert, veçanërisht në emisione televizive dhe në artikuj gazetash.
Mirëpo publiku shqiptar, tashmë i kushtëzuar mendërisht edhe nga eksperienca e vazhdueshme që ia bën pushtetit si forcë sa e korruptuar aq edhe korruptuese, nuk beson më as në institucionet që i ka zgjedhur vetë, as në ekspertët e emëruar prej këtyre institucioneve, çfarëdo që të bëjnë këta dhe në çfarëdo mënyre që t’ia paraqitin aktet e tyre publikut.
Nga kjo pikëpamje, çështjeve të kësaj natyre në Shqipërinë e sotme nuk mund t’u jepet dot dum normalisht; sepse trajtimi u duhet lënë ekspertëve, të cilët emërohen nga institucionet e zgjedhura; por këtyre të fundit nuk ua beson kush fjalën, por vetëm veprën; dhe veprën, ose marrëveshjen vetë, publiku nuk mund ta vlerësojë drejt, meqë i mungojnë instrumentet, ose njohuritë.
Lame vëren se devijimi i debatit drejt hollësive teknike ishte vetvetiu një fitore e Berishës, sa kohë që e zhvendosi vëmendjen nga anomalitë në kontekstin kushtetues të kësaj marrëveshjeje – ose pezullimin e komunikimit midis partive në pushtet dhe opozitës, në parlament dhe gjetiu; dhe ndoshta ka të drejtë, sadoqë një pjesë jo e vogël e publikut beson përnjimend se ka diçka për të thënë sa i takon kufirit detar të republikës; qoftë edhe nëpërmjet “referendumit”, që është streha e fundit e të gjithë atyre që ende kujtojnë se fjalës demokraci, në leksikun politik shqiptar, i ka mbetur ndonjë kuptim tjetër, përveç referimit automatik ndaj pushtetit të turmës (mob rule).
Lubonja, nga ana e vet, sugjeron se mosmarrëveshjet mes palëve politike në lidhje me kufirin detar tashmë janë thelluar aq sa të imponohet si e domosdoshme – edhe një herë – ndërhyrja ose arbitrazhi i ekspertëve të huaj. Kjo është, në fakt, e vetmja zgjidhje praktike; por si zgjidhje gjithashtu konfirmon se institucionet, në Shqipëri, nuk po funksionojnë dot; dhe se shteti shqiptar, në të vërtetë, nuk arrin t’i kapërcejë caqet poshtëruese të kompetencave të një nënmbreti, ose viceroi mbrojtës e mëkëmbës i interesave të së tjerëve, cilëtdo qofshin këta.
I gjithë ky tallaz për marrëveshjen e kufirit dhe paaftësinë ose pagatishmërinë e ekspertëve shqiptarë për të “mbrojtur” interesat kombëtare, më kujtoi një debat të vjetër, të hapur dikur në shtypin italian, për shërbimet sekrete të atij vendi dhe mungesën e besimit të publikut italian ndaj atij institucioni.
Në një artikull të vetin, U. Eco pat shkruar, atëherë, se shërbimet sekrete, për nga vetë natyra e tyre, janë sekrete; nuk mund t’u kërkosh dot hapje, glasnost, tejdukshmëri; as llogaridhënie në publik; mirë është që t’u besosh, por nëse nuk u beson, e kotë të shpresosh se një ditë do t’i hapin dyert për t’u kontrolluar dhe vlerësuar prej teje, meqë ashtu nuk do të ishin më sekrete.
M’u duk se një argument i ngjashëm do të kishte peshë edhe në çështjen tonë; meqë ne, si publik, nuk e gjykojmë dot punën e ekspertëve, as mënyrën si e kanë arritur ata marrëveshjen, as premisat ku janë mbështetur, as të drejtën ndërkombëtare detare. Nëse ekspertët do të mund t’ia shpjegonin, me hollësi, punën e tyre publikut të gjerë, atëherë vetë ekzistenca dhe misioni i tyre, si ekspertë, nuk do të kishte shumë kuptim e përligjje.
Të gjitha përpjekjet që bëhen në media për ta bindur publikun, me argumente teknike, se Greqisë i kemi dhënë kaq e kaq kilometra katrorë det, janë vetvetiu manipulative, meqë shfrytëzojnë ndjenjat kombëtare të lexuesve, por nuk i prekin dot mendjet e tyre, të cilave u mungon ekspertiza përkatëse.
Midis ekspertëve dhe publikut ekziston, në këtë kontekst, një mur i cili mund të kapërcehet, ose të depërtohet, vetëm nëpërmjet rivendosjes së besimit në ato institucione, të cilat i emërojnë grupet e ekspertëve; besim që nuk ka të bëjë fare as me ekspertët, as me aftësitë e tyre për të komunikuar me publikun, por vetëm me mënyrën si funksionon procesi politik në Shqipërinë e sotme.
Dua të them, me fjalë të tjera, që kur institucionet e një shteti janë katandisur kështu, është e kotë jo vetëm që të shpresohet se publiku mund t’i miratojë marrëveshje të tilla sovrane, por edhe vetë lidhja formale e këtyre marrëveshjeve, meqë këto të fundit parakuptojnë sovranitet të palëve.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HARTAT E MOSBESIMIT Empty Re: HARTAT E MOSBESIMIT

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 29 Jul 2011 - 4:49

Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Politikes Shqiptare...



Ju Faleminderit...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HARTAT E MOSBESIMIT Empty Re: HARTAT E MOSBESIMIT

Mesazh nga Anakonda Sun 3 Jun 2012 - 0:28

e kemi humbur te gjith si popull besimin tek politikanet tan dhe nuk duam serish te humbasim(vec shpirtin sna kan marre)se te gjitha po na i marrin
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HARTAT E MOSBESIMIT Empty Re: HARTAT E MOSBESIMIT

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi