Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Dieta pa e dëmtuar shëndetin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Dieta pa e dëmtuar shëndetin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dieta pa e dëmtuar shëndetin

Shko poshtë

 Dieta pa e dëmtuar shëndetin Empty Dieta pa e dëmtuar shëndetin

Mesazh nga Alberti Wed 23 Jan 2013 - 14:29

Që të mbahet peshë trupore stabile, nevojitet që marrja energjetike të jetë e barabartë me shpenzimin. Nëse shpenzimi është më i madh, vjen deri te dobësimi, dhe e kundërta, nëse marrja është më e madhe se shpenzimi, vjen deri te trashja.

Si të dobësohem, pa mos e dëmtuar shëndetin tim?
Përgjigje racionale e pyetjes si të dobësoheni në mënyrë të shëndetshme është – të ushtrohet më shumë dhe të konsumohet ushqim që përmban më pak kalori. Që të siguroni ushqim me më pak kalori, nuk nevojitet që t'i ndryshoni kompletisht shprehitë tuaja ushqimore. Ndonjëherë ndihmon, nëse bëni ndryshime të caktuara në mënyrën dhe në kohën kur hani. Faktorë që ndohmojnë për rritjen e peshës janë:
Të ngrënurit natën.
Ndodhi të ndryshme sociale, të shoqëruara me ngrënie.
Ngrënie nga shprehia.
Të ngrënurit dhe pirja e alkoolit njëkohësisht.
Ndonjëherë mjafton vetëm ta largoni ushqimin në rrethana të tilla. Nuk ka nevojë të zvogëlohet numri i ushqimeve të rregullta. E dëshirueshme është të hani më pak gjatë çdo ushqimi dhe ta zmadhoni sasinë e e materieve me fije, karbohidrate dhe yndyra të pangopura. Dihet që nëse konsumohen ushqime të veçanta të bollshme, kapaciteti i lukthit do të zmadhohet. Me këtë zmadhohet dhe sasia e ushqimit që duhet ngrënë, që të arrihet ndjenja e ngopësisë. Nëse mundoheni të dobësoheni, nuk rekomandohet të kërceni ushqime. Në fakt, nëse kërceni ushqim, ju pastaj me siguri do të hani më shumë se sa do të kishit ngrënë zakonisht dhe kjo sjell deri te zmadhimi i kapacitetit të lukthit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dieta pa e dëmtuar shëndetin Empty Re: Dieta pa e dëmtuar shëndetin

Mesazh nga Alberti Wed 23 Jan 2013 - 14:29

E parë afatgjatë, dietat e shpejta shpiejnë deri te trashja e përsëritur
Shumica e njerëzve që duhet të dobësohen mundohen të mbajnë ndonjë dietë të shkurtë, që në fakt është zgjedhje afatshkurte. Në periudhat e restrikcionit të ushqimit ose të urisë, organizmi reagon ashtu që e zvogëlon metabolizmin. Pas ndërprerjes së dietës, organizmi djeg edhe më pak kalori se sa më parë, pasi që organizmi është më pak efikas. Përveç kësaj, është e njohur që humbja në peshë gjatë dietave rigoroze është më shumë rezultat i humbjes së ujit dhe indit muskulor, e jo të dhjamit. Që të digjen kiloxhulat nevojitet punë e muskujve. Çdo herë kur mbani dietë të tillë, ju humbni edhe përqindje të caktuar të indit muskulor, që do të thotë se organizmi juaj nuk mund të djeg aq kiloxhula sa ka mundur para mbajtjes së dietës. Vetëm një ciklus i trashjes së përsëritur, pas një diete të tillë rigoroze, e zmadhon rrezikun për sëmundje koronare, pavarësisht nga niveli i yndyrave. Dietat bashkëkohore për dobësim në të cilat rekomandohet sasi e madhe e proteinave dhe sasi e ulur e karbohidrateve janë efikase por mund të sjellin deri te çrregullimet e metabolizmit. Përkundrazi, ditat me pak kalori, me sasi të madhe të pemëve dhe perimeve, drithrave integrale, leguminozave dhe produkteve pa yndyrë, janë gjithashtu efikase dhe me gjasa më të mëdha që pas ndërprerjes së dietës pesha të mbahet njëlloj. Me këtë lloj diete, arrihet që lukthi të jetë i plotë dhe ndjenjë ngopësie, dhe njëkohësisht zvogëlohet rreziku për sëmundje kronike.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dieta pa e dëmtuar shëndetin Empty Re: Dieta pa e dëmtuar shëndetin

Mesazh nga Alberti Wed 23 Jan 2013 - 14:29

Ndryshojeni raportin tuaj ndaj aktivitetit fizik
Edhe pse tradicionalisht vendi ynë ka ushqim relativisht të shëndoshë, numri i njerëzve të trashë rritet çdo vit. Kjo ndodh, pasi që jemi bërë popull që rri. Për shumicën nga ne, aktiviteti fizik nuk është pjesë e stilit tonë të jetsës. Aktivitet fizik mesatar është i mjaftueshëm që të përshpejtohet metabilizmi dhe të humbet pasha. Më së miri është që aktiviteti fizik të zmadhohet gradualisht. Aktivitet fizik, si ecje, punë në kopsht, vozitje biçikletë mund të ndihmojnë në zvogëlimin e shtresave dhjamore. Mos e përdorni veturën sa herë që mundeni. Shëtiteni qenin, nëse keni. Shfytëzoni shkallët në vend të ashensorit. Zgjidhni aktivitete që ju shkaktojnë kënaqësi, e jo ato që mendoni se janë të mira për ju.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dieta pa e dëmtuar shëndetin Empty Re: Dieta pa e dëmtuar shëndetin

Mesazh nga Alberti Wed 23 Jan 2013 - 14:30

Cilat hapa praktike t'i ndërmarr që të dobësohem, në mënyrë të shëndoshë?
Largoni dietat e shpejta.
Hani numër më të madh të produkteve, nga të gjitha grupat ushqimore.
Hani më pak ushqim gjatë çdo ngrënie, por zmadhojeni numrin e ushqimeve gjatë ditës.
Zvogëlojeni marrjen e produkteve ushqimore me shumë kalori, të cilat janë të varfura me nutriciensë – si ëmbëlsira dhe bonbone. Disa ushqime me shumë kalori që janë të pasura nutriciensë, mund të merren por vetëm në sasi të vogël – p.sh. mish i kuq, arra, avokado, vaj ulliri i parafinuar.
Hiqni nga ushqimi yndyrat e ngopura dhe alkoolin.
Mundohuni të hani më shumë ushqim të freskët dhe më pak produkte të procesuara.
Mundohuni të mos hani nga kënaqësia, atëherë kur jeni të mërzitur ose nën stres.
Mundohuni të ndërpritni me ngrënien kur do të ndjeni se jeni ngopur.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dieta pa e dëmtuar shëndetin Empty Re: Dieta pa e dëmtuar shëndetin

Mesazh nga Alberti Wed 23 Jan 2013 - 14:30

A ju nevojitet ndihmë plotësuese?

Nëse jeni munduar të dobësoheni me dieta të shpejta më shumë herë por pa sukses, ju nevojitet ndihmë profesionale, që t'ju udhëzojnë në mënyrën e shëndoshë të të ushqyerit.
Nëse jeni të trashë, dhe keni më shumë se 40 vjet, konsultohuni me mjekun para se të filloni të ushtroni.

Ku të drejtoheni për këshillë?
Mjeku juaj
Nutricionisti

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dieta pa e dëmtuar shëndetin Empty Re: Dieta pa e dëmtuar shëndetin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi