Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KOPSHTI I MIQËSISË SË ARTË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KOPSHTI I MIQËSISË SË ARTË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KOPSHTI I MIQËSISË SË ARTË

2 posters

Shko poshtë

KOPSHTI I MIQËSISË SË ARTË Empty KOPSHTI I MIQËSISË SË ARTË

Mesazh nga Nella Thu 24 Jan 2013 - 5:37

Thuhet se: parajsa është vendi i ëndrrave, vendi i kënaqësive, vendi i lumturisë, vendi i paqes, vendi i mrekullive... por, diku lartë në qiell!...
Po në tokë: ku gjendet vallë parajsa?
Ajo gjendet në thjeshtësinë e komunikimit, në çiltërsinë e kristaltë, në pastërtinë dhe ndershmërinë morale, në ndjesitë më të larta të fisnikërisë dhe zemërgjerësisë, në butësinë dhe ngrohtësinë e zemrës... në shpirtrat e ndritur të qenieve hyjnore!
Këto kualitete të arta e brilante, manifestojnë madhështinë e parajsës në tokë, respektivisht, në mendjen, shpirtin, zemrën dhe trupin e njeriut. Këto vlera, m'u sikurse ato puhizat pranverore me aromën dehëse që burim kanë nektarin e jetës, i afrojnë njerëzit, lidhin shoqëritë, mposhtin urrejtjen, venitin djallëzitë, sfidojnë stinët, sfidojnë vitet, krijojnë harkore ylberesh me ngjyrat më të gëzuara të jetës, ndërtojnë urat e një miqësie të vërtet njerëzore, dhe m'u këtu fillon të merr formë, fillon të frymoj, të merr jetë, të kultivohet me fisnikërinë më të lartë edhe një kopsht, që do ta quajmë, ashtu edhe siç e ndjejmë, "Kopshti i miqësisë së artë" - ose parajsa e vërtet.
Sigurisht se secili kopsht e ka një burim, e ka një rrjedh... e ka edhe një histori - faqe të ndryshme të saj, por me të njëjtin titull: "Kopshti i miqësisë së artë!"
Mund të jenë disa shkronja... një fjali... një letër... fillimi i kësaj historie: shkronjave që mëkojnë me aq butësi filizat e parë, fjalive që ushqejnë me aq dashamirësi gonxhet e sapoçelura, letrave që formojnë me dashurinë më të sinqertë buqeta lulesh... nga mendje të ndritura, nga shpirtra të pastër, nga zemra të bardha... Kështu ndërtohen konturat e shtresuara me ar e shkëlqim brilanti të një kopshti, të vogël në dukje, por të madhërishëm në përmbajtje.
Çdo gjë që është e madhërishme, natyrisht, që të mahnit me bukurinë e saj... dhe të gjitha këto mrekulli hyjnore i përqafon në këtë kopsht të miqësisë së artë. Sa herë që ndalon aty për ta soditur apo pushuar: gjen paqen dhe qetësinë shpirtërore, disponimin më të këndshëm, nektarin e jetës, harmonizimin e përsosur të ritmit hyjnor. Dhe nën tingujt e përsosur të këtij ritmi hyjnor, lehtë dëgjohet duke rrjedhë një ujëvarë buzëqeshjesh m'u në mes të kopshtit nga ku reflektojnë ngjyrat më të gëzuara të jetës... dhe nën pushtetin e magjishëm të kësaj mrekullie të quajtur lumturi, drejton shikimin kah burimi dhe i pëshpërit dy fjalë: "Përshëndetje Madhështi!". Me anë të kësaj përshëndetje hyjnore i bartë të gjitha këto ngjyra të gëzuara jete, sikurse ylberi, deri tek syri, zemra dhe shpirti i miqve tu, bashkë me tingujt e gëzuar e skofiar që rrjedhin ëmbël nga ujëvara e buzëqeshjeve, për t'u falur edhe atyre këtë ndjesi të këndshme, këtë aromë dehëse, aromën e nektarit të jetës...
Aroma dehëse që shpërndahet nga kurorat e luleve përplot ngjyra magjepse, por edhe nektari i jetës që rrjedh nga ujëvara e buzëqeshjeve, të tërheq përherë e më shumë... dhe nuk mund ta kalosh as edhe një ditë pa e vizituar këtë kopsht të miqësisë së artë... pa ndaluar aty, pa e soditur atë mrekulli të rrallë... pa e freskuar shpirtin tek ujëvara e buzëqeshjeve... dhe pa mbjell në të, bile një filiz të ri... e kështu për çdo ditë këtij kopshti i shtohet bukuria... edhe madhështia... e bashkë me to mishërohet e forcohet edhe miqësia...
...Dhe stinët vazhdojnë të ndërrohen”! Kalojnë muajt në kalendar!”.... Por, në këtë kopsht nuk bie ndonjë copëz akulli... e as gjethet nuk zverdhën... Në vazhdimësi mbillen filiza të rinj, pavarësisht stinëve. Frytet magjepse që lulëzojnë, nuk arrin dot t'i dëmtoj as acari i egër i janarit, e as fuqia përvëluese e diellit në korrik, sepse rrënjët e tyre ujiten e rriten nga uji i bekuar i ujëvarës së buzëqeshjeve, nga freskia magjike që e lumturon shpirtin sa herë që e thithim atë aromë dehëse, nga ngjyrat më të ngrohta që gërshetohen e vezullojnë në harkoren e ylberit, në urën, nëpër të cilën shëtitën dhe hedhin hapat vetëm shpirtra të pastër engjëllor që kanë uratën e Perëndisë.
Pothuajse çdo ditë kemi nevojë të takohemi me vetveten… dhe sa herë e ndjejmë këtë, nisemi drejt këtij kopshti hyjnor për ta takuar harmoninë e përsosur: atë të shpirtit me trupin, të njeriut me natyrën, tokësores me qielloren. Dhe strehohemi e ulemi të pushojmë nën freskinë e ujëvarës së buzëqeshjeve duke u tretë edhe vet nën lojën gurgulluese të valëve të saj të gëzuar. Sa herë i hapë petalet e saj një lule, nga brendia e saj shpërthejnë e shpërndahen në qiellin e pastër të këtij kopshti grumbuj shkëndijash të mirësisë, pastërtisë, zemërgjerësisë, fisnikërisë... të gjitha këto duke u lëkundur lehtë nëpër freskinë e mbrëmjeve plotë yje, për ta shkrirë e shpërndarë çdo lloj errësire në shpirt....
...dhe sa herë që dalim nga aty, për t’u ritakuar në ditën tjetër, me vete marrim shkëlqimin që na jep ylberi i harkuar në qiellin vezullues si kurorë e një miqësie të vërtetë njerëzore...
Miq të dashur, parajsën (greqisht - kopshtin) mos e kërkoni në lartësitë e paarritshme qiellore, atë e keni përherë pranë, në brendi tuajën... mjafton t'i hapni portat e zemrës dhe të shpirtit që ajo të manifestohet edhe përmes disa shkronjave, rreshtave... për t'u transformuar në një kopsht hyjnor, për t'u shtresuar thellë, thellë në kujtesën e kohës... në përjetësi.
Të gjitha këto që i lexuat më lartë, me gjuhën e miqësisë ua thamë, dhe ju lutemi këtë mbajeni në mend: në shpirtin tuaj, një miku/mikeshe, bëjuani një vend... Një mik/eshë i/e mirë do t’ju vie si një shkëndije shprese në jetë, burime energjie atëherë kur do të ndiheni të lodhur, shkëndije lumturie kur do të prekeni nga trishtimi, burim force kur të ndiheni të dobët... strehimore në çaste ligështie...

Shkruajnë: Vlora BANUSHAJ & Sabir KRASNIQI
Nella
Nella
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 195
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/01/2013
Mosha Mosha : 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KOPSHTI I MIQËSISË SË ARTË Empty Re: KOPSHTI I MIQËSISË SË ARTË

Mesazh nga Anakonda Thu 23 May 2013 - 4:11

shum e bukur kjo qke shkrujt ti poi sma merr mendja se ekzissyon termi miqsi nditet e sotshme e dashur....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi