Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pikëllimi dhe ringritja pas dashurisë së humbur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pikëllimi dhe ringritja pas dashurisë së humbur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pikëllimi dhe ringritja pas dashurisë së humbur

3 posters

Shko poshtë

Pikëllimi dhe ringritja pas dashurisë së humbur Empty Pikëllimi dhe ringritja pas dashurisë së humbur

Mesazh nga WebMaster Thu 31 Jan 2013 - 0:04

Dashuria si gjendje e ndjenjë shpirtërore, përballet si edhe të gjitha fenomenet natyrore, me dy lartësi kundëthënese të skajshme, lumturinë e harenë si kulminacion i mirëqenies dhe në pjesën tjetër; të rëndë e të ndërlikuar shpirtërisht që shoqëria si dhe shkenca nuk i ka dhënë e as nuk i jep rëndësinë adekuate se gjithëmonë në mentalitetin e njeriut ndarja nga personi i dashur, merret si dobësi e zija, ankthi, zemërimi e pikëllimi në raste të këtilla jo që nuk merren seriozisht por edhe janë objekt talljesh. Dikur dhe sot gjithashtu, vdisej për dashuri pa u brengosur kush më parë. Vdisej në dyluftim, në vrasje e vetëvrasje pa patur ndonji përkrahje gjatë kohës së pikëllimit që do të ndihmonte daljen nga rruga pa krye. Mashkuj dhe femra të përvujtur të lënë në zi, pasi akoma dhe sot, vdekja e sëmundjet e ndryshme kanë mbështetjen më të madhe në krahasim me dhimbjen e dashurisë që merret si dobësi po edhe turp. Mbisundon një përbuzje dhe egërsi ndaj kësaj çështje dramatike njerëzore. Përderisa në çdo kënd gjejmë literaturë si të zëmë dashuri, si t’i afrohemi femrës / mashkullit, si të bëjmë dashuri; akti paraakti dhe pasakti seksual, nuk gjejmë asgjë si t’i përballojmë humbjes së dashurisë, ndarjes, shkunorëzimit. As egzistojnë qendra prevencioni e këshillimi psikologjik e shoqëror. Në çdo kënd të shoqërisë gjejmë përplot mashkuj e femra të helmosur, të mbushur plot hidhërim e helm gjer në agresivitet ndaj rrethit e vetvetes. Të ngelur të « duarthatë » para pikëllimit, të ngelur të vetmuar, njerëzit kalojnë netë në pagjumësi e në disa raste është më vështirë t’i bëhet ballë vdekjes se sa jetës sepse ajo duket si shpëtimtare e vetme.

Jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe në pjesën dërmuese të rasteve dëshprimi nga dashuria e ikur është i paparapashëm. Pas dhënies së madhe shpirtërore, pas planeve të lumturisë e jetës së hareshme, pason ndarja që nga njëra palë përjetohet si humbje e sensit të jetës së mëtejme dhe rrokullisje e çdo gjëje që vlen më tutje. Ngarkesa rëndohet aq më tepër me ndjenja të përçmimit, të hedhjes, të fajit, të paaftësisë. Tjetri akoma është aty, gjallë; e takojmë pa mos patur mundësi t’i afrohemi; po e shofim gjithashtu me dikend tjetër…

Pa dashur të hy në psikologji a psikiatri sepse as që është fushë e imja, do të kërkoj të jap një zgjidhje se si t’i bëhet ballë zisë që përjeton subjekti në vetminë më të madhe. Është e udhës së pari të ngrihen një seri konstatimesh të gjendjes egzistuese. « Jam vet dhe ç’duhet të bëj në favor timin »; është kjo gjëja e parë nga e cila duhet nisur e kërkuar mëtej. Pas kësaj, është shum e rëndësishme që pësuesi t’i këthehet vetes duke kërkuar atë që ndjen dhe jo atë që vuan në vetvete. Pikëllimi është aty por a ka qëllime të afërta për t’u realizuar? Cilat janë gjërat që preokupojnë sot? Cilat janë momentet që ngjallin dëshira dhe emocione të reja? Cilat ishin dhe mund të jenë argëtimet jashtë sferës së dikurshme të përbashkët? Me kalimin e momenteve traumatike, pra që në ditët e para, duhet kërkuar shenja trupore që sjell vuajtja e shkaktuar me ndarjen nga personi i dashur. Një lëmsh në bark, këmbë të këputura që dridhen ndoshta, tharrje të fytit ose rrahje të zemrës. Këto janë disa elemente fizike trupore të cilat duhet parë dhe jo t’i jepet shtërngatave të trurit se ai nuk ndalet së prodhuari kujtime të mira të përjetuara së bashku. Nëse edhe nuk arrihet lehtë të largohen kujtimet e hareshme, atëherë duhet medoemeos të përkujtohen momentet kur nuk shkonte edhe aq mirë. Për të ju larguar më lehtë dëshprimit nga dashuria e humbur, duhet gjithashtu të shifet mundësia e një afrimi drejt një situate të re afektive, pra, duhet patur parasyshë se përkdhelja është ilaçi më i mirë për dalje nga errësira. Lëshimi pe para kokëfortësisë emocionale sjell shërim të plagëve dhe kështu personi gjenë kënaqsinë e jetës së re, me person të ri.

Rrethi shoqëror-miqësor dhe mundësitë profesionalëve për ndihmë

Sa i përket problematikës së pikëllimit nga dashuria, duhet ditur në pikë të parë se bota rreth nesh ka tendenca tallëse e kjo jo vetëm sot por që nga kohërat më të lashta. Jemi të përmbytur me sentenca e fjalë therrëse për të përvujturit nga dashuria. Shum lehtë thuhet se "njëri/a shkon tjetri/a vjen". "Hej a bjen burri (gruaja) në këtë hall për grua (burrë)" ose "Gra (burra) ka plot, sa të t’a doj qefi". Këto janë disa thënie të cilat subjekti i përjeton si satirë e përulje. Në vuajtjen më të madhe, dëgjon fjalët se nuk është burrë (grua) e kjo i jep akoma ndjenjën e dobësisë dhe turpit shoqëror. Kjo sa vjen e e rëndon më tepër gjendjen dhe e mbyll kaptinën e mundësive të hapjes ndaj të tjerëve. Bisedat bëhen të trishtueshme e pikëllimi rritet. Kjo është edhe një fakt tjetër se duhet kërkuar mbështetje emocionale gjë që shëron më së miri plagët e zemrës. Sa i përket ndihmës profesionale, ajo është gati e pakapshme sepse, si që përmenda më parë vuajtja dhe tmerri shpirtëror i lindur nga shpartallimi i dashurisë përjetohet si diçka e turpshme dhe vështirë subjekti kërkon ndihmë adekuate profesionale. Një mundësi ndoshta shum e dobishme do të ishte hapja e qendrave për bashkëbisedim ku në prezencë psikologësh, sociologësh e këshilltarësh familial, personë që përjetojnë një zì e pikllim të mund të bisedojnë në mes vete, të shpalojnë ndjenjat dhe format se si përballojnë e si përjetojnë ditët e zisë e kjo do të ngrinte pa dyshim, moralin dhe forcën për këndjellje.

Shkruan: RM. Laçi
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pikëllimi dhe ringritja pas dashurisë së humbur Empty Re: Pikëllimi dhe ringritja pas dashurisë së humbur

Mesazh nga Burrelsja Tue 21 May 2013 - 2:46

KUR HUMB NJE DASHURI ASGJE E ASNJE STE NDIHMON DOT EDHE PSE NE TENTOJM TPROVOJM

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pikëllimi dhe ringritja pas dashurisë së humbur Empty Re: Pikëllimi dhe ringritja pas dashurisë së humbur

Mesazh nga Anakonda Thu 18 Sep 2014 - 2:47

kur dicka humbet,mos tento se serish esht e humbur
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pikëllimi dhe ringritja pas dashurisë së humbur Empty Re: Pikëllimi dhe ringritja pas dashurisë së humbur

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi