Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si mund të shpëtoni nga depresioni? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si mund të shpëtoni nga depresioni? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si mund të shpëtoni nga depresioni?

2 posters

Shko poshtë

Si mund të shpëtoni nga depresioni? Empty Si mund të shpëtoni nga depresioni?

Mesazh nga Alberti Mon 11 Feb 2013 - 7:46

Si mund të shpëtoni nga depresioni?

Për të shpëtuar nga depresioni në radhë të parë duhet të pranojmë gjendjen ekzistuese. Ndihma e dhënë që në fillim luan një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së jetës së personit të prekur dhe mbrojtjen e tij nga rreziqet.
20-40 % e 121 milionë personave në depresion tentojnë të vetëvriten. 10-15% humbasin jetën. Pranimi i gjendjes dhe i kurimit është gjëja e vetme që duhet bërë për t’ia dalë mbanë përballë kësaj sëmundjeje.
Njëri nga problemet më të mëdha të shekullit, është depresioni. Ndërsa grupi më i rrezikuar nga hyrja në depresion janë femrat. Mundësia e hyrjes në depresion në çfarëdolloj periudhe të jetës nga një femër është 10-20%. Duke pohuar se nga bashkimi i depresionit me shumë faktorë të tjerë krijohet një tablo psikiatrike, specialistët theksojnë se depresioni është një nga faktorët kryesore të vetëvrasjeve.
Nga studimet e bëra së fundmi është vënë se për shkak të numrit të ulët të specialistëve, ngurrimit të njerëzve për të marrë ndihmë, vështirësitë ekonomike dhe sociale, vetëm një e katërta e të sëmurëve me depresion preferojnë të kurohen. Tek të sëmurët me depresion aplikohen ilaçet dhe psikoterapia.
Megjithëse psikoterapia nuk e tregon ndikimin e saj shpejt, është më efektive për një kohë të gjatë. Mundësia e përsëritjes së të njëjtit shqetësim tek personat që kurohen është më e ulët edhe këta persona e ndjejnë veten më mire kur shërohen plotësisht.
Psikoterapia ndihmon personin në depresion dhe familjen e tij për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë. Duhet pasur parasysh fakti se depresioni është një sëmundje e kurueshme. Ndihma e dhënë që në fillim luan një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së jetës së personit të prekur dhe mbrojtjen e tij nga rreziqet.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si mund të shpëtoni nga depresioni? Empty Re: Si mund të shpëtoni nga depresioni?

Mesazh nga Arabela Mon 11 Feb 2013 - 8:41

zgjidhje per depresionin gjen njeriu me shume se askund tek besimi ne Zot dhe mbeshtetja tek ai,,,,e kam degjuar te shpjeguar punen e depresionit nga nje njeri qe ka studiuar per kohe et gjate ne shkolla te larta fetare muslimane,,,,shpjegim shume bindes sa dhe vete jam habitur,,,se sa per psikologet mendoj qe nje pjese shume e vogel mund et jete ne gjendje te ndihmoj njerezit sepse librat mund et te bejne psikolog vetem per nje pjese por kur nuk e ke ate sensitivitetin ne vetvete,,,aftesine e analizes te brendshme dhe te jashtme te personit esh e kote,,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi