Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Gruaja-majmun” kthehet në shtëpi pas 153 vjetësh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Gruaja-majmun” kthehet në shtëpi pas 153 vjetësh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Gruaja-majmun” kthehet në shtëpi pas 153 vjetësh

Shko poshtë

“Gruaja-majmun” kthehet në shtëpi pas 153 vjetësh Empty “Gruaja-majmun” kthehet në shtëpi pas 153 vjetësh

Mesazh nga WebMaster Thu 14 Feb 2013 - 2:16





Mexico City, 14 shkurt - Trupi i Julia Pastrana, e cilësuar si gruaja më e shëmtuar në botë, varroset pas 153 vjetësh në vendlindjen e saj, në Meksikë. Historia e trishtë dhe pafat e asaj që quhej ‘gruaja majmun’ apo ‘gruaja ari’ pasi për shkak të një sëmundjeje të rrallë trupi i saj ishte i mbuluar i gjithë me qime, i ka fillesat në vitet ‘800. kur ajo u shfrytëzua barbarisht për vite të tëra, duke u ekspozuar nëpër Europë dhe Amerikë derisa vdiq në vitin 1860, por edhe pas vdekjes trupi i saj vijoi të ekspozohej nëpër botë, ku e prezantonin si bijë e një indiano-meksikaneje të çiftuar me një majmun.




Në fund trupi i saj përfundoi në një bodrum në një institut kërkimor në Oslo. Pasi mësoi për historinë e saj, artistja Laura Anderson Barbata bëri një fushatë që trupi i saj të kthehej në atdhe për një funeral të përshtatshëm.

“Ndieja se ajo e meritonte që t’i rikthehej dinjiteti dhe vendi i saj në histori dhe në memorien botërore”, tha Barbata për “New York Times”.



Julia Pastrana jetoi mes viteve 1834-1860 dhe për shkak të një deformimi gjenetik lëkura e saj ishte e mbuluar e gjitha me qime, dhe për shkak të një sindromi të quajtur hiperplasia, buzët dhe mishrat e dhëmbëve të saj ishin shumë të trasha. Për këto tipare të pazakonta ajo ekspozohej në vende të ndryshme si një fenomen i rrallë, duke e quajtur ‘gruaja majmun’, ‘gruaja ari’ apo ‘gruaja më e shëmtuar në botë’.



Kur ishte vetëm 20 vjeç ajo u ble nga një biznesmen amerikan, që e shfrytëzoi nëpër ekspozita në SHBA, dhe u martua me të vetëm për të vjelë fitimet që vinin prej saj.



Në vitin 1859, Pastrana mbeti shtatzënë, por edhe i biri trashëgoi sëmundjen e saj dhe vdiq pak orë pas lindjes. Edhe Pastrana vdiq pesë ditë pas lindjes, kur ishte vetëm 26-vjeçare.



Por edhe pas kësaj, i shoqi i vazhdoi turet e tij, duke ekspozuar kufomën e balsamosur të gruas fatkeqe, e cila më në fund, pas 153 vjetësh do të prehet në një varr të denjë në vendlindjen e saj si një njeri normal
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi