Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
15 pyetje koti People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
15 pyetje koti People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

15 pyetje koti

5 posters

Shko poshtë

15 pyetje koti Empty 15 pyetje koti

Mesazh nga Ariel Fri 15 Feb 2013 - 10:51

15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë dhe 15 përgjigje që nuk i japim dot


Në jetën tonë të përditshme, përballemi plot herë me ca pyetje që janë fare, po fare pa vend. Për shembull, sa hyn në shtëpi, të pyesin erdhe? E ti ose hesht ose përgjigjesh për inerci: Po erdha. Paçka se të vjen ndër mend ndonjë përgjigje e tipit “Jo mo çne, është sozia ime, unë jam në Hënë”.
Dhe kështu, fjalori ynë i përditshëm, duam apo nuk duam, është mbushur me të tilla pyetje dhe shprehje rutinë, që në më të shumtën e rasteve nuk duan përgjigje. Ose nëse do t’ua kthesh, mund të ndezësh sherr.
Më poshtë gjeni 15 pyetje nga më qesharaket që bëhen thuajse çdo ditë dhe 15 përgjigje alternative, që sigurisht asnjë prej nesh nuk duhet t’i përdorë, të paktën seriozisht jo!
1. Sapo je kthyer në shtëpi dhe kur hyn brenda të pyesin:
- Erdhe?
(Jo, në rrugë jam akoma dhe nuk vij!)
2. Të marrin në telefon te numri i shtëpisë
- Hë mo në shtëpi je?
(Jo jam në arë duke lëruar tokat!)
3. Takohesh me një shok:
- Hë mo ku je?
(Te cepi matanë jam, te sytë që të dalin!)
4. Shkon në banjë dhe bën gati dushin:
- Do bësh dush?
(Jo e ndeza kot që të harxhojë ca drita)
5. Vishesh dhe bëhesh gati të dalësh, kur dëgjon:
- Po del?
(Jo, po provoj rrobat si më rrijnë mbas trupit)
6. Ha pjatën me gjellë që të është vënë përpara, kur të thonë?
- Të pëlqeu?
(Jo s’më pëlqeu po s’desha me të mërzit!)
7. I thua shokut që ke gjetur një të dashur dhe të pyet:
- E mirë është?
(Jo, po dal se e kam në vend të hudhrës!)
8. Vjen hidrauliku që ke kërkuar për lavamanin në shtëpi dhe e pyet:
- Për lavamanin erdhe?
(Jo, kam ardhë për të varur perdet e reja!)
9. Afër mesnate, vesh pizhamet a tutat, u thua njerëzve në shtëpi natën e mirë dhe shkon për në krevat dhe të pyesin:
- Po shkon të flesh?
(Jo, po shkoj të bëj beton te pallati që po ngrihet përballë!)
10. Ulesh në një lokal dhe vjen një shok:
- Këtu qenke?
(Jo, është hija ime, unë jam në Hënë!)
11. Shkon te karburanti, afron makinën te benzina dhe hap kapakun, kur të pyesin:
- Benzinë do?
(Jo, futi limonadë!)
12. Ke humbur çelësin dhe vjen dikush i shtëpisë pas nja dy orësh. Hap derën dhe të pyet:
-Paske mbetur brenda?
(Jo, isha duke studiuar derën si e kanë prodhuar!)
13. Të marrin nga darka në telefon, e hap e përgjigjesh dhe të thonë:
- Zgjuar je?
(Jo mo çne, jam duke folur përçart në gjumë!)
14. Je në divan përpara televizorit dhe të pyesin:
- Po sheh televizor?
(Jo po vras mizat dhe po vështroj yjet!)
15. Je sallaks (mëngjarash) (person që shkruan me dorën e majtë) dhe vë një firmë, kur të pyesin:
- Qenke sallaks?
(Jo m’u lodh e djathta e thashë t’ia fus me të majtën tashti!).
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 pyetje koti Empty Re: 15 pyetje koti

Mesazh nga dajti modh Fri 15 Feb 2013 - 15:20

hihihi
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 pyetje koti Empty Re: 15 pyetje koti

Mesazh nga Ariel Sat 16 Feb 2013 - 10:25

Shume nga kto pytje koti i boj dhe vet perdite si per inerci hihihi
Dhe gjithmone marr pergjigjen...JO...nga goca vogel kryesisht qe esht i cik karagjoze,..

- He erdhe?
-JO
- u zgjove?
-JO
Ktu qeke mi?
-JO
-Po han?
-JO
Etj etj etj hihihi
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 pyetje koti Empty Re: 15 pyetje koti

Mesazh nga Malsori Sat 16 Feb 2013 - 11:47

Jo
nuk me prite
Jo
nuk e hape telefonin
Jo
nuk kom marr mesazh
Po
e di more
Po
kur ashtu
Po
Pres pra ketu
Malsori
Malsori
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Gjermani
Postime Postime : 1966
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/10/2010
Mosha Mosha : 52
Hobi Hobi : Lexim, sport, punë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 pyetje koti Empty Re: 15 pyetje koti

Mesazh nga Vizitor Tue 19 Feb 2013 - 4:42

Shume vezhguese Ariel. Bravo.
Me keto pytje idiote edhe un kaloj disa minuta te kendshme ne jeten e perditshme.
Psh nuk pyetet shoku "si ke qen" por "si ke mace?"
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 pyetje koti Empty Re: 15 pyetje koti

Mesazh nga Ariel Tue 19 Feb 2013 - 5:26

Po pra po...duam sduam..na rreshket nonji si kto...
Ja tani isha ke njenlokal afer shpise ktu...e pashe njonen... Dhe pa dashje me doli.... - he mi ktu qeke ti? hihihi dhe mu kujtu kjo tema ktu hahahahah
Ose perdit kur vjen goca nga shkolla...he mi erdhe?....Jo..ja pret shkurt ajo hihihi ose mamit tim ne tel qepare kur me doli ke shpia...- N'shpi qeke mi gru...se ngela tu i ra qepare.

Nuk i shmangim dot..
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 pyetje koti Empty Re: 15 pyetje koti

Mesazh nga Burrelsja Sat 18 May 2013 - 20:50

Hë mo ku je?
(Te cepi matanë jam, te sytë që të dalin!)

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 pyetje koti Empty Re: 15 pyetje koti

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 18:46

[You must be registered and logged in to see this image.]
Burrelsja shkruajti:Hë mo ku je?
(Te cepi matanë jam, te sytë që të dalin!)
[You must be registered and logged in to see this image.]sa kam qesh
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

15 pyetje koti Empty Re: 15 pyetje koti

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi