Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ersekë, vret të dashurën dhe vetent: S’mund të më lësh, unë të vras People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ersekë, vret të dashurën dhe vetent: S’mund të më lësh, unë të vras People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ersekë, vret të dashurën dhe vetent: S’mund të më lësh, unë të vras

Shko poshtë

Ersekë, vret të dashurën dhe vetent: S’mund të më lësh, unë të vras Empty Ersekë, vret të dashurën dhe vetent: S’mund të më lësh, unë të vras

Mesazh nga WebMaster Sun 17 Feb 2013 - 11:21

Ersekë, vret të dashurën dhe veten. Zbulohet letra e autorit: S’mund të më lësh, unë të vras..ERSEKE –Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Ersekës. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Fatos Kapllani ka ekzekutuar me armë zjarri, tip automatik, të dashurën e tij Antoneta Petriti dhe më pas është vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e 32-vjeçares Petriti, në praninë e nënës 80-vjecare së gruas, e cila mësohet se ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë të mitur. Sipas dëshmisë së nënës së 32-vjeçares, Fatos Kapllani kishte shkuar në banesën e tyre për të festuar Shën Valentinin me Antonetën, e cila i shmangej prej kohësh. Sipas saj, Kapllani kishte marrë me vete një automatik dhe kishte qëlluar në drejtim të 32-vjeçares, kur kjo e fundit kishte refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me të. Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i ngjarjes, ish-punonjës i zjarrfikëses në Ersekë, kishte një lidhje jashtëmartesore me 32-vjeçaren prej kohësh. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Policia bën të ditur se viktima Antoneta Petriti e kishte denoncuar autorin për dhunë para pak ditësh, por më pas e kishte tërhequr padinë.

Sipas policisë, dyshohet se Kapllani ka kryer krimin e pasi nuk mund të pranonte faktin që 32-vjeçarja i shmangej dhe mendonte se ajo mund të kishte një tjetër lidhje. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes tragjike.
Zbulohet letra
Vetëm pak orë nga ngjarja e rëndë në trupin e autorit zbulohet një letër drejtuar të dashurës së tij, por që viktima nuk e mori kurrë në dorë.
Gjatë autopsisë, në rrobat e veshura në trupin e Kapllanit u gjet një letër, në rreshtat e së cilës zbulohet se krimi ishte i paramenduar mirë nga autori.
“Unë sakrifikova familjen, fëmijët dhe veten time për ty. Ti nuk mund të më lësh se unë do të të vras. Kemi 4 vite e gjysëm bashkë dhe nuk do të më lësh, sepse unë të vras”.

Fqinjët: Antoneta jetonte me të ëmën, ishte grua serioze
Të tronditur nga ngjarja e rëndë, fqinjët e viktimës Antoneta Petriti tregojnë se 32-vjeçarja njihej si një grua serioze dhe pas divorcit jetonte me të ëmën dhe vajzën e saj, pasi i biri ndodhej në Tiranë me të atin.

Fqinjët thonë se nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme, por kanë marrë vesh për ngjarjen e rëndë pasi kanë parë nënën e vajzës të dilte nga shtëpia e mbuluar me gjak.

(er.nu/d.b/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi