Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mrekullia e shpëtoi njëvjeçarin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mrekullia e shpëtoi njëvjeçarin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mrekullia e shpëtoi njëvjeçarin

Shko poshtë

Mrekullia e shpëtoi njëvjeçarin Empty Mrekullia e shpëtoi njëvjeçarin

Mesazh nga Alberti Tue 19 Feb 2013 - 7:01

Në librin e shenjtë të myslimanëve, në Kuran, shkruhet se Zoti do t’i dalë përkrah dhe do të ndihmojë këdo që është nisur për të realizuar pelegrinazhin në Mekë, një prej pesë detyrimeve që Kurani vendos për besimtarët.
Është pikërisht ky pasazh i Kuranit, ai që i bën besimtarët të konsiderojnë njëvjeçarin Mohammed Eisa Daniel si të prekur nga një mrekulli hyjnore, kur e gjithë familja e tij u shua në një aksident rrugor, ndërsa udhëtonte në një taksi në datën 8 shkurt në Mekë, Arabi Saudite.

Njëvjeçari humbi dy prindërit, gjyshërit dhe një xhaxha, kur makina me të cilën udhëtonin goditi me shpejtësi të lartë një shtyllë betoni, u rrotullua disa herë rreth vetes dhe përfundoi në një hendek tërësisht e shformuar.

Ndërsa të gjithë udhëtarët e tjerë të makinës, përfshirë shoferi i taksisë mbetën të vrarë në vend dhe u shpërfytyruan përtej njohjes, djaloshi mbeti pothuajse i paprekur nga një aksident që ekspertët e konsideruan si të pambijetueshëm.

Mohamedi u gjet brenda karkasës së automjetit, në duart e gjyshit të tij, që u përpoq të mbronte të miturin në sekondat e fundit të jetës së tij. Megjithatë, në mënyrë të mrekullueshme, fëmija kishte pësuar vetëm një frakturë në dorë, për të cilën pritet të rikuperohet shpejt dhe plotësisht.

Djaloshi i shpëtuar nga kjo mrekulli, do të rritet nga vëllai i babait të tij (xhaxhai i madh), Shazda Hayat, i cili tha se birësimi i Mohamedit i jep shumë forcë për të përballuar dhembjen e humbjes së prindërve, vëllait të vogël, gruas së tij dhe xhaxhait.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi