Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndikimi i medias tek femra dhe familja People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndikimi i medias tek femra dhe familja People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndikimi i medias tek femra dhe familja

2 posters

Shko poshtë

Ndikimi i medias tek femra dhe familja Empty Ndikimi i medias tek femra dhe familja

Mesazh nga WebMaster Tue 5 Mar 2013 - 7:25

Simpoziumi ndërkombëtar i femrave myslimane dijetare

Sot ne jemi rrethuar nga një numër i madh mediash dhe mjeteve të ndërlidhjes publike. Në botë ekzistojnë shumë pak njerëz që të paktën një orë në ditë të mos përdorin mjete të tilla si televizori, radioja, sateliti, celulari, etj.
Përdorimi i mjeteve dhe teknologjisë së re në krijimin e lidhjeve dhe komunikacionit mes njerëzve ka ndikim të thellë në marrëdhëniet familjare dhe sociale. Fatkeqësisht sot një pjesë e madhe e medias në botë, është në duart e sistemit kapitalist. Ata duke përdorur mjetet mediatike dhe kulturore, përpiqen të ndikojnë tek vendet e tjera dhe ti vendosin ato nën sundimin politik të tyre. Herbert Shiller shkrimtar amerikan thotë: Në kohën kur një vend përpiqet të përhapë ndikimin e tij politik dhe ekonomik tek vendet e tjera, natyrisht mundohet të përhapë edhe kulturën e tij. Sipas Shiller ndër mjetet që përdoret më shumë nga perëndimi për të ndikuar tek vendet e tjera janë mjetet e komunikimit publik si televizioni, radioja dhe shtypi. Sot pozicioni i medias dhe ndikimi i saj në shoqëri dhe familje, është një temë që po shqyrtohet me vëmendje nga dijetarët dhe teoricienët. Në këtë kuadër një grup femrash përfaqësuese të 19 vendeve të botës, kanë marrë pjesë në simpoziumin e dytë ndërkombëtare të femrave myslimane dijetare që u zhvillua në Teheran.
Familja është një organ i shenjtë dhe element bazë i shoqërisë. Ekzistenca e shoqërisë është e ndikuar drejtpërdrejtë nga ekzistenca e familjes dhe çështje të tilla si degjenerimi në shoqëri kanë ardhur si rezultat i veprimtarisë së familjes. Për të pasur një familje të bashkuar dhe unike është e nevojshme ruajtja e lidhjes në brendësi të saj. Sigurisht që në jetë ekzistojnë elementë të shumtë që kërcënojnë seriozisht këtë lidhje në familje dhe një nga këta elementë është dhe keqpërdorimi i mediave publike në perëndim ku paraqiten programe të papërshtatshme. Në krijimin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës së një fisi, femra luan një rol kryesor. Tërheqja e femrës drejt së bukurës shton akoma më shumë ngrohtësinë e një familjeje, por pikërisht një ndjenjë e tillë nëse nuk kontrollohet dhe nëse nuk shfrytëzohet si duhet, kthehet në një element shkatërrues dhe degradues. Pozicioni i femrës në familje mund të lartësojë vlerat dhe mundësitë e fëmijëve, por roli i saj mund të ketë edhe ndikim të kundërt. znj. Lale Eftekhari, deputete e parlamentit islamik të Iranit, në simpoziumin e zhvilluar në Teheran ka thënë: Sjellja dhe roli i femrës ashtu siç mund të nxjerrë në jetë fëmijë të denjë dhe shembullorë, mund ti japë shoqërisë edhe fëmijë që kanë një edukatë të papërshtatshme sociale. Në median perëndimore femra përdoret si element reklamues dhe si mjet për plotësimin interesave të kapitalistëve. Pikërisht një fakt tillë dobëson pozicionin e vërtetë dhe njerëzor të femrës. Ajo thotë se në Iran është përpiluar një dokument në të cilin përcaktohet kuptimi i vërtetë dhe ligjor i femrës në familje dhe shoqëri duke u bazuar në mësimet fetare, dokument i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë specialistëve ndërkombëtarë.
Roli i femrës në ekonominë familjare dhe përcaktimi i shembullit të konsumit janë disa nga temat e trajtuara prej medias. Mediat të cilat ndjekin unifikimin e kulturës ose me fjalë të tjera çështjen e globalizimit, propagandojnë zgjerimin e frymës konsumuese tek femrat. znj. Mehrshad Shababi, profesoreshë universiteti në simpoziumin e Teheranit ka folur për përdorimin e femrës si faktor i ndryshimit të sjelljes së familjes dhe thotë: " Mediat luajnë një rol të madh në paraqitjen e mënyrës së konsumit, të cilat kanë si pikësynim kryesor familjen. Media publike është një element kryesor në zgjerimin e kulturës, zhvillimin dhe progresin, si dhe njohjen e opinionit publik. Për këtë arsye media mund të luajë një rol të veçantë në paraqitjen e modelit shembullor të konsumit në familje dhe në ndryshimin e sjelljeve të njerëzve".
Media ka ndikim të dyfishtë. Ajo me veprimtarinë e saj mund të zgjerojë kulturën e përdorimit të veshjes islamike, ndërsa nga ana tjetër, mund të kultivojë kulturën e zhveshjes dhe sjelljeve degjeneruese. Sot një numër i madh mediash me programet e tyre imorale kanë vënë në pikëpyetje vendin që i takon femrës. Qëllimi i këtyre mediave është ndryshimi i kulturës etike të vendeve të ndryshme në botë. Dr. Hia Thamer, rektore e universitetit të jurisprudencës në Katar ndikimin e medias në çështjet e nderit e ka cilësuar tepër të rëndësishëm dhe thotë: " Rezultati i nderit është përfitimi i shoqërisë nga bereqeti i shëndetit. Në shoqërinë islame ekzistojnë elementë të shumtë që kërcënojnë vlerat e nderit. Si shembull mund të përmendim largimin nga feja, dobësimi i rolit edukues dhe udhëzues i familjes dhe paraqitja e elementëve devijues të kulturës." Ajo më tej shton: " Në kohën kur e dimë se media mund të përhapë degjenerimin dhe mospërdorimin e hixhabit, ne duhet të bëjmë përpjekje të shumta për tu përballur me elementët që sjellin degjenerim në shoqëri në mënyrë që shoqëria të ruajë nderin dhe moralin e saj.
Znj. Shaleh Shakib shkrimtare dhe gazetare nga Bahrejni,në këtë simpozium ka folur për ndikimin e madh të mediave në përhapjen e pastërtisë në shoqëri dhe thotë: " Mediat publike kanë një rol të madh në uljen e pastërtisë së shoqërisë dhe injektimin e degjenerimit në të. Siguria është një ndjenjë e çdo njeriu dhe vendosja e qetësisë pa siguri nuk është e mundur. Sot disa nga mediat në perëndim me programet e tyre kanë vënë në rrezik sigurinë vendeve të tjera duke nxitur instinktet seksuale të të rinjve. Ato me thirrje si liria, barazia, femrat i përdorin si një mjet në shërbim të meshkujve. Një rol i rëndësishëm i medias është ndikimi i saj në opinionin publik, vlerat dhe kulturat e shoqërive. Znj. Hasenat Ouz Sati, dijetare nga Sudani duke theksuar në faktin se familja myslimane është një prej objektivave të medias ka thënë: Sot media perëndimore duke përdorur potencialin e saj gjithëpërfshirës në botë, përpiqet të ndikojë në opinionin publik. Kjo media përpiqet të tërheqë rreth saj të rinjtë të cilët janë e ardhmja e progresit dhe zhvillimit të vendit. Ajo thotë se teleshikuesit duhet të kenë kujdes dhe të njihen me qëllimet e medias në mënyrë që të mos bien në grackën e tyre. Ajo për tu përballur me qëllimet e këtyre mediave, ka propozuar krijimin e një medie të bazuar në vlerat dhe bazat islamike.
Sot, mediat perëndimore me interpretimin e ndryshëm të realitetit, përpiqen të fshehin qëllimet e tyre të vërteta. Znj. Zejneb Alsafar, profesoreshë e universitetit në Liban thotë: Ne jetojmë në një botë të mbushur me rrjete të ndryshme politike, kulturore dhe sociale. Fuqitë e mëdha derdhin shuma të mëdha parash në këto rrjete me qëllim që të ndryshojnë realitetet. Ajo në përballje me këtë fenomen propozim bashkëpunimin e gjerë dhe unifikimin e mendimeve të femrave myslimane me qëllim që të gjitha sëbashku të përpiqen për të ruajtur kulturën islamike dhe për tu përballur me sulmin kulturor të të huajve. znj Beshri Rahman profesoreshë nga Pakistani lidhur me ndikimin e medias në botën e sotme thotë: " Interneti dhe mediat elektronike në mënyrë virtuale e paraqesin botën e sotme si një libër të madh. Zgjerimi i valës së internetit, për botën ka krijuar edhe shumë dëme të rënda. Sot fuqitë në botë për të sunduar mbi vendet e tjera, në vend të përdorimit të opsionit ushtarak, kanë filluar të përdorin një mjet tjetër që quhet lufta e butë. Ato përpiqen ti detyrojnë vendet e tjera të flasin gjuhën e tyre dhe të ndjekin kulturën e tyre. Si rezultat, këto fuqi mundohen tu imponojnë brezave të ardhshëm kulturën perëndimore.
Shekulli i 21-të është momenti kur myslimanët duhet të zgjohen, sepse mediat janë duke injektuar në opinionin publik disa ide false dhe të padrejta kundër myslimanëve, duke i quajtur ata terroristë dhe ekstremistë. Ato Xhihadin në rrugine Zotit e cilësojnë agresivitet dhe dhunë. Mediat perëndimore duke injektuar këto ide të padrejta, përpiqen të mbulojnë dhe fshehin të vërtetën. Në këtë mes femrat myslimane kanë një detyrë tepër të rëndësishme dhe duhet të edukojnë dhe njohin fëmijët e tyre me bazat dhe kulturën e tyre kombëtare dhe fetare. Në këtë mes është e nevojshme njohja e kapacitetit të femrave dhe rritja e nivelit të tyre shkencor për të krijuar lidhje me brezat e ardhshëm.
Të nderuar dëgjues, në fund të samitit të dytë ndërkombëtare të femrave myslimane dijetare në Teheran u përpilua edhe një deklaratë përfundimtare në të cilën kërkohet një pjesëmarrje e gjerë dhe aktive e femrës myslimane në fushën e medias. Përveç kësaj, në këtë deklaratë theksohet në rolin e pazëvendësueshëm të femrës në parandalimin e ndryshimeve në identitetin e familjes dhe në përballjen me sulmet kulturore të të huajve.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndikimi i medias tek femra dhe familja Empty Re: Ndikimi i medias tek femra dhe familja

Mesazh nga Burrelsja Fri 17 May 2013 - 18:23

Femra në shoqërinë shqiptare. Dimensioni dhe roli i saj në aspektin shoqëror

Shoqëria jonë është një shoqëri që
kryesisht shquhet për rrënjët e saj të thella në patriarkalizëm,
megjithëse kohët e fundit ne shohim një shoqëri konservatore, madje deri
moderne. Roli dhe pozicionimi i femrës mes konservatorizmit dhe
patriarkalizmit tregon për hapat që kanë bërë femrat e shoqërisë tonë
për të shuar pabarazitë mes tyre dhe meshkujve. Me emancipimin e
shoqërisë dhe hapjen e saj drejt vendeve perëndimore, po kështu dhe me
një hov të madh që mori zhvillimi i mjeteve të komunikimit, femrës i’u
dha shumë liri, të drejta dhe dukej sikur ishin hapat e parë të një
revolte ; ajo kërkonte medoemos të dëgjohej. Barazia gjinore mes femrës
dhe mashkullit në shoqërinë shqiptare ende nuk ka arritur perfeksionimin
e duhur, megjithëse pretendohet që femra në një aspekt tre dimensional;
psikologjik, kulturor dhe sociologjik, të jetë në rrugën e drejtë të
përparësisë. Kjo dëshmohet me karakterin e saj të fortë , vendosmërinë
dhe nevojën e përfshirjes në vendimarrje, politikbërje si një tregues i
logjikshëm i c’rrënjosjes së mentalitetit shqiptar. Ndonëse shoqëria
jonë e do dhe e propagandon së tepërmi emancipimin, ende në shumë zona
te thella të vendit nuk jehon “reforma” e këtij emancipimi.Shoqëria jonë që me ndryshimin drastik që ka pësuar nga ndërrimi i
sistemeve; që për hir të së vërtetës ka qënë një proces i gjatë , i
vështirë dhe shpesh herë i keqinterpretuar, ka pësuar një shndërrim të
dukshëm të një sërë aspektesh kulturore, shoqërore, politike duke dashur
gjithnjë të rifitoj në kohë dhe hapësirë instrumentat e duhur sa i
takon sferës shoqërore. Emancipimi i gruas në Shqipëri erdhi si
domosdoshmëri e grave për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për t’u
ndjerë të vlerësuara e të pranuara nga shoqëria. Në ndihmë të kësaj ka
ardhur jo vetëm apelimi për të drejtat e gruas nga organizata të
ndryshme jo qeveritare por ka lindur si domosdoshmëri punëdhënia,
vendimarrja, mbështetja. Duke qënë se jemi një shoqëri demokratike ku
liria e fjalës dhe e shprehjes janë një e drejtë themelore e qytetarit,
qasja me këtë realitet social nuk ngjan e pamundur dhe ka shumë gjasa që
të pranohet. Mbase është shumë herët të pranojmë e të flasim për
barazitë gjinore apo për të drejtat e femrës të barazvlerësuara me ato
të një mashkulli, por nuk duhen nënvlerësuar potencialet dhe angazhimi i
gruas në sferën kulturore, shoqërore, politike të vendit. Organizatat jo
qeveritare shtrojnë si një problematikë të mprehtë rregullimin me ligj
të disa të drejtave që duhet të gëzojnë gratë, deri tek imponimi i
respektimit të këtyre të drejtave dhe nxitjen e një kulture të re në
shoqëri, pjesmarrjen e gruas në të gjitha fushat shoqërore, politiko –
ekonomike në mënyrë që të bëhet e mundur barazia gjinore dhe të mos
ngelë vetëm një sprovë e dështuar. Roli i femrës si e aftë për të
përballuar cdo problematikë në një rrafsh kontekstual me meshkujt con
dhe në forcimin e mëtejshëm të bërthamës së familjes, duke eleminuar
hapur divorcet apo dhunën në familje.Ashtu sic e përmendëm dhe më sipër me ardhjen e demokracisë dhe me
kalimin në një sistem të ri i lind e drejta cdo gruaje, femre, vajze në
shoqërinë tonë të ndjehet e lirë dhe të gëzojë të drejtat e saj të
mohuara, deri në shtypje . Kapitullimi i një sistemi dhe ardhja e
demokracisë ishte më shpresëdhënës për një frymë e formë të re që do
merrte shoqëria shqiptare në shumë aspekte të saj. Demokracia dukej
sikur do hapte dyert e do rriste më shumë shanset që të gjitha të
drejtat e mohuara të grave të prireshin drejt një ridimensionalizimi
qoftë ligjor qoftë në vetë ndërgjegjësimin e shoqërisë. Roli i mohuar i
grave në shoqëri dhe të gjitha të drejtat e shtypura do bëheshin pjesë e
rëndësishme e politikave sociale duke u trajtuar në favor të tyre.
Faktikisht dukej një realitet tejet premtues, i cili do c’rrënjoste
njeherë e përgjithmonë divergjencat sociale në shoqëri , dhe do kthehej
në një factor kyc që gratë të zinin postet e merituara.Zonat e thella malore të Shqipërisë ende sot vuajnë pasojat e
mentalitetit, e sistemit të degraduar të diktaturës , dhe shumë nga të
drejtat e grave as që njihen. Gruaja konceptohet si kafshë pune, e
painformuar, e dhunuar dhe përherë shkak xhelozie. Falë sistemit
demokratik ne jemi ende shtresë ndjellës se femrat e këtyre zonave do të
kenë shansin e mirë për të qënë të lira, të hapura dhe me të drejta. Në
shumë raste kemi gra që bëjnë punën e burrave të tyre, punë të rënda
punë krahu; mjelin bagëtinë, cajnë dru, lërojnë tokën, dhe për më tëpër
jetojnë në kushte primitive. Familja tradicionale, sidomos ajo në zonat e
thella veriore të vendit bën që gratë të mos jenë të pavarura
ekonomikisht, dhe si rrjedhojë të mos jenë të barabarta me burrin dhe të
mos kenë liri të drejta dhe privilegje. Për shkapërcimin e kësaj
disbalance shoqëria ka nevojë për shumë ndërgjegjësim dhe sensibilizim.
Historia na ka dëshmuar kohë pas kohe portretizimin e mashkullit si
steriotip; të fortin e shoqërisë, me pozitë të lartë ,dhe të aftë për të
gllabëruar gjithnjë poste vendimarrëse. Nga kjo tregohet se femrës i
duhet të luftoj fort për të siguruar pozitat e favorshme, për të treguar
se di të rivalizoj një mashkull dhe se kauza “gender” duhet të bëhet
më pak e ndjeshme. Femrat provojnë t’i shkojnë përshtat ekonomisë së
tregut duke paraqitur aftësitë e tyre në jo pak fusha. Nisur nga ky fakt
shembujt I kemi vital dhe konkret në shoqërinë tonë. Kryeparlamentarja e
vendit Jozefina Topalli apo dhe kryeprokurorja Ina Rama janë një rast I
mirëfilltë për t’u përshëndetur si zonja të pushtetshme, me pozitë shoqërore, me
një status shoqëror të barazvlefshëm me atë të një burri. Emancipimi dhe
forca e shoqërisë së hapur ka provuar se femra ka një rol dhe një
kontribut të pashlyeshëm në shoqëri. Njëherazi kjo hedh poshtë dhe
supermacinë e meshkujve të cilët nuk janë të vetmit që kanë status
hierarkik apo dhe poste drejtuese apo me ndikim public në jetën e
vendit, duke e ngritur kështu femrën si një produkt mirëfilli demokratik
e të emancipuar.



Media ,aktor i rendesishëm i promovimit të vlerave dhe identitetit të femrës

Zhvillimi i befte që ka pësuar media dhe teknologjia e komunikimit në vendin tonë ka parë si domosdoshmëri mundësinë e krijimit të hapësirave të nevojshme
për praninë e vazhdueshme të gruas në ekran. Roli i imazhit dhe
portretizimit të saj në media vjen si një zë i fuqishëm i grave dhe i
nevojës së tyre për të promovuar edhe më tej rolin e femrës në aspektin e
progresit shoqëror të vendit. Shpesh herë marrdhënia mes femrave dhe
medias është parë dhe gjykuar negativisht për efektet që sjell tek
publiku larmia e portretizimit të femrës. Kjo shpjegohet me faktin se
media duke qënë një “institucion” me karakter ndërgjegjësues aq sa dhe
promovues të vlerave rreket të përcoj mesazhe të ndryshme tek publiku.
Në të njëjtën kohë është po media (me karakter edukues parësorisht) e
cila “guxon” t’a përdor imazhin e femrës. Portretet mediatike na ofrojnë
femra të hapura ndaj seksualitetit, femra gjysmë të zhveshura,
këngëtare në aspirata të më kotshme për t’u bërë të famshme, apo stile
jetese të huazuara por asnjëherë të përshtatura me kohën që jetojmë.
Media tenton të rrotullohet drejt modernes dhe perfeksionimit ndaj dhe
shpesh herë ajo përqafon modele të gabuara duke i’u përgjigjur një audience selektive. Hapësira që
zënë femrat, pseudo këngëtaret dhe serialet televizive të ekspozuara
ndaj lakuriqësisë apo dhe në rastin më të keq montimet filmike janë
cilësuar si modele të pabaza duke cuar modernizimin në bastardim të
ekranit dhe imazhit femëror. Këto efekte që ofron ekrani kërkon ti’a
servir shoqërisë deri në imponim në formën e një mesazhi por që ka
pasoja tejet negative.
Nëse do flasim për median në një tjetër
aspekt në atë të formësimit të identitetit të femrave kjo shkon
paralelisht me emancipimin e tyre në shoqëri. Nga kjo del aspekti
promovues i vlerave që të ofron media. Shoqata të ndryshme, organizata
jo qeveritare kanë ndikuar në rritjen ndjeshëm të fleksibilitetit ndaj
pjesmarrjes së gruas në shoqëri, në politikë dhe si rrjedhojë edhe në
media. Përdorimi i medias për të hedhur dritë edhe më tej kah portreti i
grave, performanca dhe mesazhi që ato kërkojnë të përcjellin si zë i
shoqërisë mbetet gjithnjë pjesë e rëndësishme e programacionit të një
medie.
Femra si imazh mediatik

Në ekranet tona, shumë nga
programacionet televizive që ne frekuentojmë kanë të programuar në
transmetimin e tyre një sërë larmishmërie temash. Ajo që na bie në sy
është mënyra se si femra dhe mashkulli zënë vend në ekran dhe cili është
roli i tyre, apo ndikimi i tyre tek audience. Masmedia shquhet për
krijimin e stereotipeve gjinore ndaj përparësia që ka gruaja në ekran në
raport me burrin duket se ka c’rregulluar ekuilibrat mes tyre. Në media
programet kushtuar gruas apo emisionet e ndryshme që kanë në qendër
femrën dhe rolin e saj në shoqëri konsumohen më tepër në rastet e një
gruaje të dhunuar apo kur shkelen të drejtat e grave dhe shumë
organizata jo qeveritare dalin të protestojnë dhe t’a proklamojnë këtë
si rast. Këto emisione të drejtuara nga gratë kërkojnë të përcjellin
femrën shqiptare në raport me maskilizmin por dhe njëkohësisht kërkojnë
që të shfaqin dhe peshën që kanë burrat, dhe ndërgjegjësimin e tyre në
tilla raste. Një nga emisionet i cili ka qënë vërtet social-kulturor që
dua të përmend këtu është emisioni “Femrat” në Vizion Plus i cili
puntatë pas puntate jepte anë të femrës, karakterit, punëve të rënda që
bënte ajo por edhe rolin e saj jetik familjar e shoqëror .

Drejtueset e emisineve televizive qëllon
jo në pak raste të jenë femra. Zakonisht ato ose drejtojnë një emision
të shoqëruara me meshkuj , kur bëhet fjalë për sipërmarrje produksioni
sic është “E diela shqiptare” apo “E diell” ku krahas partnerit mashkull
në ekran shfaqet edhe një partnere femër . Kjo për vetë efektin që di
të jap në ekran një femër, duke e sjellë më ngrohtë dhe më pranë
familjeve produksionin televiziv. Nga ana strukturore është menduar se
një femër di të përfaqësoj edhe në ekran dhe për më tepër është një zë i
përfaqësuar në ekran, njëherazi dhe duke fituar audiencë.
Përgjithësisht femra të tilla janë bashkëndihmëse në bërthamën e një
emisioni dhe paraqiten përherë e më tërheqëse si një imazh i kuruar
mirë, elegante dhe shumë të rafinuara. Por edhe një emision politik mund
ta drejtoj një grua, dhe në një panel politik mund të debatojë dhe
drejtoj një grua duke paraqitur forcën e karakterit të saj dhe duke
treguar peshën e saj analitike ndonjëherë dhe më të arsyeshme. Të jesh
analist në Shqipëri ka të bëj me meshkujt si profesion mirëpo kjo gjë ka
ardhur duke u thyer dhe nga femra të tilla si Anila Basha, apo edhe
Iris Luarasi që vihen pa problem në rolet e tyre dhe marrin në dorë
këto kompetenca.

Në përgjithësi nga larmia që të ofron
ekrani ajo që shihet sot fshihet nga dicka më e rëndësishme që është e
rezervuar për nesër duke e sfumuar kështu rolin e drejtueses së një
emisioni për t’u kthyer sërishmi në Opinion nga Blendi Fevziu. Mbase për
hir të konkurrencës media i “sakrifikon” programacionet politike kur
drejtuesja është një femër dhe në një tjetër kanal është një mashkull në
pot ë njëjtin format duke kthyer të gjithë vemendjen nga drejtuesi i
emisionit mashkull, që bëhet tregues për një paragjykim ndaj drejtuesve
femra në ekran në atë orar, duke bërë kështu që niveli I audiencës të
bjerë (shembulli “Tonight” Ilva Tare dhe “Opinion” nga Blendi Fevziu.
Ilva Tare është rasti i pastër i një gazetareje që tenton të thyej
tabunë që emisionet me karakter politik u takojnë meshkujve. Faktikisht
emisione të tilla në Shqipëri të cilët kanë një rol kryesor në
analizimin e situatave të ndryshme politike, ekonomike apo sociale në
vendin tonë të drejtohen kryesisht nga gjinia mashkullore, drejtues,
gazetarë, analistë meshkuj. Emisioni “Procesi Sportiv” në top Channel
apo dhe emisioni sportive në Tvsh , bëjnë pak ndryshimin si dy emisione
me shikueshmëri të lartë ku njërin e drejton një femër, Enkelejda Zejko
dhe tjetrin në krah të Eduard Manushit gjendet gazetarja Marina Vjollca,
si një mesazh ky I përcjellë për të treguar se futbolli nuk është
përherë pronë e meshkujve, edhe femrat kanë të drejtë të jenë tifoze ,
të përfshihen, të kenë informacion dhe të drejtojnë një fushë që nuk
është krejtësisht në pronësi të meshkujve, që është futbolli. Këtu kemi
të bëjmë po ashtu me një ndarje konvencionale të detyrave; femra
drejtuese e emisionit bën vetëm hapjen dhe tërheq audiencën ndërsa
mashkulli drejton emisionin.

Rezultatet e studimeve të bëra nga shumë
vëzhgime kanë treguar se gratë janë më pak të dukshme në ekran dhe se
kohën televizive e rrëmbejnë më shumë meshkujut dhe politika. Si
rrjedhojë grave i’u lihet shumë pak hapësirë për të dhënë vlerësime në
lidhje me ceshtje të ndryshme që i përkasin shoqrisë sonë. Ka dhe shumë
nga rastet kur gruaja kërkon me vendosmëri të promovohet në ekran dhe të
shfaq vlerat e saj, duke treguar gjithnjë status kurrë më të ulët sesa
meshkujt. Gratë dhe prania e tyre në ekran përherë shihen si më pak të
rëndësishme, mirëpo duhet kuptuar se aty qëndron dhe shëmbëlltyra ku
njeriu sheh veten e tij. Rolin e promotorit e luan media e cila përpiqet
në mënyrë të pashmangshme të ngrejë vlerat e gruas, dhe ta portretizoje
atë në ekran. Mirëpo nuk kemi të bëjmë përherë me një rol dhe hapësirë
të madhe ndaj gruas; kjo ngelet gjithnjë e kufizuar në ekran. Shumë
media dinë vertëtë të vlerësojnë imazhin e gruas, të promovojnë vlerat e
saj dhe për më tepër të krijojnë një steriotip pozitiv nëpërmjet
televizionit. Mediat edhe mund të servirin diskriminimin gjinor në
ekranet e tyre por edhe mund të promovojnë fare mirë një identitet dhe
mund të flasin edhe më tej për vlerat e vërteta që një femër di t’i jap
shoqërisë . Në fund të fundit media projekton dhe ia servir modelin
publikut i cili ka të drejtën e tij ta përqafoje por edhe të mos e
pranoje këtë model të projektuar nga media. Publikut i mbetet të
informohet dhe të interpretoje.

Shoqatat e ndryshme të gazetarëve janë
përpjekur nëpërmjet nismave të tyre të ngarkojnë nga një person
përgjegjës për ceshtjet gjinore pranë secilës nga mediat në mënyrë që të
ndërgjegjësohen gazetarët kur bëhet fjalë për portretizimin e femrës në
televizion. Kjo nuk është se ka gjetur një praktikim të gjerë, pasi
media të ndryshme kanë jo vetëm politika redaksionale të ndryshme, por
kanë dhe gazetarë të cilët kanë perceptime e këndvështrime të ndryshme
në lidhje me një ceshtje të tillë. Shtypi por edhe media e portretizon
femrën nisur nga një model vetjak dhe nuk ka mekanizmat apo instrumentet
e duhura për të ndjekur një linjë të vecantë qoftë edhe formale në këtë
drejtim. E praktikuat thjesht si formalitet ashtu sic ndodh rëndom një
minutazh i tillë televiziv priret të zhvishet nga interesi dhe të dalë
në një panoramë të sforcuar të këtij portretizimi. Një nga detyrat e
rëndësishme që i takon drejtpërdrejtë medias është të parashikoje në
agendën e saj figurën e femrës në ekran në kuadër të promovimit të saj,
të politikave sociale dhe tentativës për barazi gjinore. Analistët, por
edhe politikanët që shfaqen në media kanë rolin e tyre të paracaktuar
atë të ekspertit të fushës dhe priren të jenë njerëz që dinë t’i ofrojnë
shumë ekranit por mbi të gjitha të ushtrojnë autoritetin e tyre
maskilist në ekran. Gratë janë ato qënie që priren të jenë më të buta,
më të komunikueshme dhe prania e tyre në ekran duket sikur e zbut edhe
më tej aspektin pamor dhe gender. Kur flasim për aftësitë që ka një
femër dhe për ato që shfaq një mashkull, vërejmë se kemi një tipologji
të theksuar paragjykuese, kjo nga ne të parët. Nëse një femër e shohim
në rolin e analistes, e paragjykojmë pa të drejtë sikur nuk merr vesh
nga fusha pasi duhet t’i përcaktojmë njëherë gjinitë për të parë më pas
fushën ku operon e plotëson apo jo standartin e profesionistit. Një
kuzhinier i mirë mund të jetë mashkull, por nga ekrani një amvisë që
sheh nëpërmjet televizorit më shumë e tërheq përgatitja e një menuje,
nga duart e një femre. Kjo për faktin se ajo di të jetë më femërore, e
njeh shumë mirë guzhinën pasi është pjesë e pandashme e saj dhe e
trajton në rrafshin e një shtëpiakeje .

Po gazetaria a është profesion meshkujsh apo femrash ?

Nuk shohim asgjëkundi femër kameramane e
cila ndjek dhe gjurmon lajmin me kamera. Ky është një rast i
paprecedent dhe që nuk ndodh në median tonë. Ndoshta sepse femrat janë
të paragjykuara apo se është krijuar një steriotip i caktuar se ata nuk
ia dalin dot, dhe se nuk depërtojnë me kamera ashtu si meshkujt.
Shoqëria perëndimore me modelet e saj të mediave ka treguar se ka
gazetarë, madje edhe kameramane femra të afta dhe të zonjat për t’a bërë
këtë detyrë. Të jesh kameramane femër nuk duhet me patjetër të kesh
tipare mashkulli apo të jesh shtatlartë; mjafton dëshira për t’a bërë.

Bisedat në studio kanë standarte të
paracaktuara në bazë të rregullave që vë drejtuesi I emisionit por dhe
etikës që ka televizioni. Në rastin e paneleve politike kemi përballje
të nxehta mes femrash që garojnë dhe meshkujve dhe përherë roli apo
program i tyre nënvlerësohet pasi ato nuk merren seriozisht dhe shpesh
herë madje u merret edhe fjala në mënyrë të padrejtë. Vemendja e
audiencës lodhet ndaj në vend që asaj femre t’i japin respektin e duhur
në ekran, audience lodhet dhe e kalon vemendjen gjetkë. Masmedia ende
dhe sot e vuan së tepërmi imazhin e femrës në ekran, duke mos ditur t’a
kuroj dhe shpesh duke e ngatërruar rolin e saj. Bota e femrave sot dhe
roli I tyre në shoqëri janë më shumë të arrira në jetën e përditshme se
sa dalin në ekran. Gruaja sot ka një rol të rëndësishëm dhe shumë
themelor në shoqërinë shqiptare e cila ka dëshmuar se di të drejtoj
burrat dhe të asimiloj paragjykimet e ndryshme te steriotipeve të
krijuara. Mirëpo që edhe media të dëshmoj se në shoqërinë tonë pak nga
pak po zhduken paragjykimet sa I takon “mitizimit” të rolit të gruas,
asaj i duhet një punë e pafundme ndërgjegjësuese në mënyrë që të arrij
të promovoj vlerat dhe e vërteta. Femra në media, lind nevoja të
promovohet jashtë dyerve të shtëpisë, si një femër që është e aftë dhe
ka kapacitete për të përballuar më së miri terrenet edhe më të vështira,
përballjet me gjininë tjetër dhe urat lidhëse të komunikimit që ajo
është e aftë të krijoje. Programet e ndryshme janë përpjekur që në
hapësirat e tyre të zërë vend minutazhi ku flitet për femrën, dhe me
ilustrimin e grave në vende të tjera të botës se si kanë arritur të
shndërrohen në faktor të rëndësishëm mediatik dhe se si kanë qënë
pjesëmarrëse në tryeza të rrumbullakëta, ku ka patur shumë burra me
mendime dhe kontestime të ndryshme (shembulli i Angela Merkel,
kancelarja gjermane). Grave të tilla, i duhet shpesh herë të luftojnë
edhe kundër shoqërisë për t’u pranuar dhe kthehen në një shembull të
vyer dhe në një model për të gjitha gratë e tjera kudo nëpër shoqëri të
prapambetura dhe kur kërkojnë model.

Media kthehet gjithashtu edhe në një
mjet solidarizimi për të gjitha femrat e vendeve në luftë, duke
ekspozuar femrat dhe vuajtjet e tyre teksa i shkatërrohet familja, jeta.
Një shembull është lufta në Siri ku qyteti i Homsit po rrezikon të
kthehet në një Hiroshimë të dytë. Kjo është një pjesë jo pak e
rëndësishme e medias e cila vihet në shërbim të shoqërisë. Gazetaret
janë një pjesë jo më pak e rëndësishme e mediave tona, të cilat për fat
janë shtuar shumë në numër dhe që luajnë një rol mjaft të rëndësishëm,
informimin e shoqërisë, të cilët luftojnë cdo ditë në terrene të
vështira dhe shpesh herë ndjehen të fyera e të përbuzura nga ambjenti.
Sipas Elsa Ballaurit “Është e lehtë të bësh rolin e të emancipuarit në
studiot e një televizioni apo prapa tastierës së kompjuterit dhe të
kërkosh martesën e gay-ve apo legalizimin e prostitucionit por a i
pranojne shqiptarët këto gjëra?! Kur një gazetare shfaqet në ekran,
edhe ajo ka të drejtën të portretizohet nga audience dhe të krijoj një
profil të vetin televiziv ku duhet të shfaqet e përgatitur , e cliruar
nga paragjykimet dhe e kuruar deri në detaje. Nëse femra është objekt i
ekranit ajo gjithnjë mesazhin parësor që përcjell është feminiliteti,
natyra e saj që të imponon respekt. Ka edhe raste ku femrat në ekran
heshtin dhe preferojnë të ruajnë anonimatin e tyre duke i mbuluar
fytyrën apo duke i ndryshuar zërin (kryesisht gratë vrasësë apo
punëtoret e seksit) pasi ato e dinë shumë mirë që e kanë shumë të
vështirë të pranohen nga shoqëria dhe të paragjykohen për shkak të
mentalitetit të pluhrosur që ekziston në mendjen e njerëzve.

Nëse do flasim për rastin Pango, dhe në
vend të profesorit do kishte qënë një femër, të drejtat do kishin qënë
më të rezervuara dhe reputacioni i asaj gruaje si në fushën ku do
operonte ashtu edhe jeta e saj familjare do shkatërrohej dyfish më shumë
duke arritur aq sat ë cilësohej edhe si e përdalë nga shoqëria.
Gjithnjë e më shumë portretizimi, imazhi i një femre në ekran, apo edhe
në faqet e para të shtypit ka më shumë interes dhe ka një tërheqje më të
madhe për audiencën ndaj dhe kopertinat shesin, duke e përdorur këtë
imazh për qëllime marketingu. Kryeredaktoret femra i gjejmë vetëm në
revistat e specializuara për femra, të tjerat janë nën diktatin e
kryeredaktorit, i cili herë pas here i shfrytëzon ato duke i detyruar të
zbatojnë politika maskiliste në shumicën e rasteve, duke i shfuqizuar
fare nga kontributi që ato kanë në faqet e një të përditshmeje. Prania e
shumë gazetareve femra në redaksi e ka dhe një pikë positive pasi
tregon se femrat kanë një vetvlerësim të lartë ndaj vetes dhe se ato
kanë të njëjtën forcë për të përballur lirinë e fjalës dhe shantazhin.
Kjo tregon se femra në redaksi dhe femra në ekran është shenjë e
përfshirjes së saj në jetën publike. Por gazetaret femra shpesh herë
kanë rënë dhe pre e dhunës, (rasti i 2 gazetareve të mbetura të vdekura
nga një sulm terrorist në Siri) .Femrat dhe kryesisht gazetaret kanë
ende një betejë për të cuar përpara, praninë e tyre në ekrane si një
shuplakë të fuqishme ndaj shefave të tyre dhe ndaj vetë opinionit
paragjykues. Ne kemi gra fort të nderuara që madje janë edhe vetë
pronare mediash duke i dhënë kështu një support të lartë gazetareve
femra, (të tilla si Vjollca Hoxha; Top channel, apo Brixhilda Kokëdhima;
Shekulli) dhe duke ndezur një dritë jeshile për të shkuar drejt
barazisë gjinore. Nuk mund të mendohet dot liria e shtypit dhe e fjalës
së lirë pa praninë e femrës në ekran, duke e shënjestruar atë
njëkohësisht si pre e dhunës dhe intolerancës në Shqipëri.

BESARA PODGORICA

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi