Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tito i donte gratë e veta... dhe gratë e huaja! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tito i donte gratë e veta... dhe gratë e huaja! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tito i donte gratë e veta... dhe gratë e huaja!

Shko poshtë

Tito i donte gratë e veta... dhe gratë e huaja! Empty Tito i donte gratë e veta... dhe gratë e huaja!

Mesazh nga Alberti Thu 7 Mar 2013 - 11:19

Tito i donte gratë e veta... dhe gratë e huaja!

Josip Broz Tito është një nga figurat më kontroverse të historisë jugosllave. Ai ishte komunist, agjent, një ushtar, sekretar, politikan dhe presidenti i përjetshëm i RSFJ-së. Jeta e tij sociale është pak a shumë e njohur, por ana tjetër e tij, romantike, mbetet ende një mister. Ajo çka dihet është se i donte gratë e tij, e ndonjëherë edhe të huajat. Zyrtarisht thuhet se ishte martuar katër herë dhe se kishte të paktën aq dashnore!?
"Gruaja e tij e parë ishte rusja Pelagija Belousova, e cila ishte vetëm 15 vjeçe kur u martua me të. Ai atëherë ishte rob në Rusi. U martuan dhe e patën djalin Zarko. Janë shpërngulur në Kroaci, por ajo pas një kohe kthehet në Rusi, ku martohet me dikë tjetër. Edhe pse u ndanë, për shkakun e tij ajo e pëson, madje edhe me punë të detyrueshme”, thotë për ditoren Blic, Momcilo Jokic, autor i librit “Dosja sekrete - Josip Brozi" .

Pero Simic, gazetar, publicist dhe autor i biografisë së parë të plotë politike të Titos ,"Tito, sekreti i shekullit”, ka thënë se në dokumentet e tij personale, të cilat janë mbajtur në Arkivin Shtetëror të historisë socio-politike në Moskë, ka zbuluar se Tito u shkurorëzua në prill të vitit 1936 dhe se një vit e gjysmë më vonë, po ashtu në Moskë, martohet me një gjermane.

"Ajo ishte Johanna Anna Koenig. Ishte martuar me një funksionar të lartë të komsomolit gjerman, i cili, pasi Hitleri erdhi në pushtet u arrestua dhe u dënua me 15 vjet burg. Organizatat ndërkombëtare e Ndihmës së Kuqe ka arritur që gruan e tij ta dërgojë në Moskë, ku e mori pseudonimin Lucija Bauer”, thotë Simic.

Ajo ka punuar në një fabrikë të radio-aparateve, dhe me Titon martohet me atë emër. Simic tha se ai shpejtë e la Moskën, e ajo qëndroi aty. Në gjysmën e parë të vitit 1937, nga Parisi ia shkruan katër letra dashurie, që janë dëshmi se ajo ishte dashuria e jetës së tij.

"Në librin tim është botuar dokumenti ku Tito tek organet represive të regjimit sovjetik shpjegon lidhjet e tij dhe raportet me gruan e parë Pelagija, por edhe me të dytën, Lucija Bauer, e cila më 1937 ekzekutohet me akuzat e rrejshme se ishte spiune gjermane”, thotë Simic, duke shtuar se Tito për Lucijan ka thënë se “do të lë njollë të rëndë në biografinë e tij”.

Gruaja e tij e tretë ishte një sllovene e pasur, me origjinë çifute, Herta Has. Momcilo Jokic thotë se kur është fjala për momentet vendimtare të jetës, ajo ishte më e rëndësishmja për Titon. Ata u takuan në Paris në vitin 1937.

"E kanë djalin Miso, që është ende gjallë. Megjithatë, derisa ai ishte i martuar me të, ai veç e kishte ‘përpunuar’ Davorjanka Paunovic Zdenkan. Ajo ishte sekretare e tij", tha Jokic.

Me Hertan u nda pas katër viteve, dhe romanca e tij me Davorjankan nuk ishte më një sekret. Ish-kolegët e tij kanë pohuar se dashuria e tyre ishte e zjarrtë dhe e shpesh e zëshme, sa që sekretari i organizatës partiake të Komandës Supreme kishte shkuar tel Tito për t’ia tërhequr vëmendjen.

"Tito iu përgjigj: Marjan, unë nuk mundem pa të”, thotë Simic.

Davorjanka ndërkohë u sëmurë me tuberkuloz dhe vdiq. Tito ka kërkuar që ajo të varroset afër rezidencës së tij në Beograd.

Pas vdekjes së saj, thuhet se u përpoq t’i kthehet sllovenes, por ajo e refuzoi. Herën e fundit ata u panë në kabinetin e tij më 1946.

Herta ka vdekur para dy viteve në Beograd. Për jetën e saj me Titon nuk ka folur kurrë.

Jovanka Budisavljeviin, më vonë Broz, e takon gjatë desantit në Drvar, kur vallëzuan për herë të parë. Më vonë ajo u soll në Pallatin e Bardhë, që të jetë shtëpiake.

"Është spekuluar se ajo është sjellë me qëllim aty. E ka fituar besimin e tij, ka ndikuar që ai të qetësohet, sepse kur ishin në pyetje gratë atëherë ishte i pangopur. Atëherë në fakt filloi loja e tyre”, thotë Jokic.

Edhe pse deri në fund të jetës së tij ai ishte në martesë me të, raportet rrënohen viteve ’70 të shekullit të kaluar, sa që në 3-4 e fundit të Titos ata as që janë parë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi