Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Debati i pamundur Berisha - Rama

Shko poshtë

Debati i pamundur Berisha - Rama

Mesazh nga WebMaster prej Sun 10 Mar 2013 - 9:34

Si ka ndryshuar raporti i liderëve me ekranet dhe pse një debat Rama-Berisha konsiderohet mision i pamundur

Kryetari i opozitës thyen bllokadën me mediat oponente, duke e zgjatuar fushatën e tij edhe në territorin “armik” të Blendi Fevziut. Kryeministri Berisha refuzon prej janarit 2012 ftesat për intervista televizive. Si ka ndryshuar raporti i liderëve me ekranet dhe pse një debat Rama-Berisha konsiderohet mision i pamundur

Tiranë Në kërkim të mandatit të pestë si kryeministër, Silvio Berluskoni e zhvendosi betejën në një territor “armik”: në studion e Michele Santoros, kundërshtar i ethshëm i tij. I sprovuar me median, Berluskoni e kishte të qartë se për të ngushtuar hendekun me të majtën, i duhej të bënte një akt “win-win”, përballë një gazetari që kishte ndërtuar karrierë me kritikat kundër tij. Rezultati qe i menjëhershëm: kurba në sondazhe u rrit me disa pikë brenda një nate. Në vendin përballë, në tonin pra, fushata e këtyre zgjedhjeve konsiderohet gjithashtu përcaktuese për fatet politike të Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Por ndryshe nga ç’pritej, është Rama ai që ka përqafuar njëfarësoj “terapinë e shokut” të Berluskonit dhe jo Kryeministri, i cili synon mandatin e tretë radhazi në zgjedhjet e 23 qershorit. Lideri i opozitës e ka përmbyllur tashmë raundin e parë të intervistave në studiot televizive, të bojkotuara gjatë prej tij. Në anën tjetër, Berisha nuk është shfaqur përballë një moderatori apo paneli gazetarësh me zë, që prej janarit 2012. Të kuptohemi që në fillim: kryeministri Berisha, ndoca më shumë se Rama, është gjithë ditën në televizor. Ajo që ka ndryshuar, është strategjia e tij e komunikimit me votuesit, në një vend ku zgjedhjet, më shumë se frymë, janë kthyer në matematikë.

Metamorfoza e Ramës

Deri do kohë më parë, qasja e Ramës me median i përngjante një raporti dashuri-urrejtje. Si kryebashkiak i Tiranës e më pas lider i opozitës, Rama shquhej për batuta të hidhura në adresë të gazetarëve apo të pronarëve të mediave, oponentë me të. Për më shumë se 3 vjet, ai nuk vuri këmbë në studion e “Opinionit” e aq më pak në TV Klan. Me Ramën e 2009-s, as që bëhej fjalë se mund të bije dakord për një debat me Berishën kryeministër. Rama i 2013-s duket se po e kërkon me ngulm një përballje të tillë. Me rikthimin në TV-Klan, Rama bëri një mea-culpa të heshtur për qëndrimin e mbajtur prej tij me mediat oponente. Strategjia e tij e re u përforcua përmes një mesazhi vizual dhe verbal, gjatë pritjes së lideri i opozitës organizoi për zgjedhjen e tij si zv.president i Internacionales Socialiste.

Mes gazetarëve, Rama kishte ftuar edhe ata të cilët ai vetë i quajti të afërt me qeverinë. Në këtë pritje, ai artikuloi se PS ka tashmë një qëndrim të ri: nuk do të kenë media të diferencuara, të bojkotuara apo të persekutuara në emër të qëndrimit politik. Njësoj si Berluskoni në Itali, Rama e zgjatoi pak ditë më parë fushatën e tij edhe në territorin “armik” të Blendi Fevziut, në kërkim “të frymës” së fitores, edhe mes radhëve kundërshtare. Në mungesë të sondazheve, nuk dimë ende sa efekt ka pasur në elektorat kjo përballje e liderit të opozitës me gazetarin oponent.

Strategjia “Berisha”

Përgjatë këtij viti dhe në pragun e fushatës zgjedhore, një intervistë televizive me kryeministrin Berisha është kthyer në mision të pamundur. Përgjigjja e tij për moderatorët ka qenë e prerë: Do të respektoj heshtjen në raport me emisionet politike! Në qarqet mediatike, flitet për një strategji të Berishës, e influencuar nga këshillat e kompanisë amerikane të PR-it, që po kuron fushatën e PD. Në një panoramë më të gjerë, duket sikur Berisha ka ndërruar rolet me Ramën, sa i përket marrëdhënies me ekranin. Kryeministri qëndrestar, që sfidonte me debat liderin e opozitës, sot drejton gishtin nga Laura (zëdhënësja e PD).

Po kthen në zakon javor konferencat e gjata për shtyp me gazetarët e po rend si gjithëherë, në takimet fshat më fshat e qytet më qytet me shqiptarët. Edhe pse kërkon një mandat të vështirë, Berisha nuk duket aspak i mikluar nga spektakli i bujshëm që miku i tij Berluskoni bëri përtej Adriatikut, për të pranuar fjala vjen një hard-talk në “Top Story”-n e Sokol Ballës. Aleancat dhe llogaritë elektorale duket se janë fokusi i tij i vërtetë në këtë fushatë zgjedhjesh. Ndaj edhe rruga e tij drejt mandatit të tretë kalon paralelisht me debatetet televizive dhe kithët me kërkesën e Ramës për një debat televiziv.





Emri  i Forumit do të ndryshoj   Pytje & Përgjigje 
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

Shiko profilin e anëtarit http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Debati i pamundur Berisha - Rama

Mesazh nga Anakonda prej Sun 26 May 2013 - 6:10

ne qdo vent tbotes Obama-kllinton jan ul ball per ball e jan sqaru veq nvendin ton nuk jan ul apo kan frik se mos po i shohin paparacet a ca?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31648
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 23
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi