Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Identiteti në Krizë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Identiteti në Krizë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Identiteti në Krizë

2 posters

Shko poshtë

Identiteti në Krizë Empty Identiteti në Krizë

Mesazh nga WebMaster Tue 26 Mar 2013 - 0:20

Ardian VEHBIU

Ne shqiptarët që jetojmë në Perëndim çdo ditë e pyesim veten sa shqiptarë kemi mbetur, madje ndonjëherë edhe se sa shqiptarë na mbetet të jemi në kontekstin e ri shoqëror ku kemi hyrë. Realitetet e mërgatës kanë treguar se identiteti ynë kombëtar, edhe kur nuk ka rast të shfaqet në veprimtarinë e përditshme, mbetet i gjallë, nerv ende i paprekur nga arseniku i konformizmit. Midis atyre që e refuzojnë çdo lloj bashkëpunimi shpirtëror me kulturën e vendit të ri ku jetojnë dhe atyre që bëjnë çmos ta harrojnë të kaluarën, gjendet masa e madhe e të moderuarve, që nuk e vuajnë edhe aq shumë identitetin e vet kombëtar në vetvete, por që megjithatë nuk duan të identifikohen me ato që po ndodhin sot në Shqipëri.

Për më tepër, mërgatës së re të të ikurve gjatë viteve 90, pas hapjes së kufijve, i duhet të gjejë mënyra bashkëveprimi me mërgatën e vjetër pak a shumë antikomuniste, qoftë edhe thjesht në emër të ekzistencës të atij komuniteti shqiptar të cilin të gjithë e përmendim dhe duam ta shohim të konstituar. Një faktor i tretë përfaqësohet nga të ikurit e shumtë nga Kosova e nga trojet e tjera shqipfolëse në Ballkan, të cilët duken më solidarë me njëri-tjetrin për shkak të rrethanave historike tragjike, por që edhe ata kanë përçarje e kontradikta mes tyre, pa përmendur marrëdhëniet e tyre ndonjëherë të ndera me segmente të tjera brenda komunitetit shqiptar në përgjithësi.

Identiteti i secilit prej nesh riprodhohet çdo ditë edhe nëpërmjet këtyre kontradiktave, sepse duam s’duam, gjithnjë do të ballafaqohemi me kë konsiderojmë si të ngjashëm me veten, edhe kur e pranojmë, edhe kur e mohojmë. Natyrisht, kemi çdonjëri jetën tonë personale, e cila shpesh nuk ka asnjë lidhje me çfarë ndodh aktualisht në Shqipëri; kjo don të thotë se kemi edhe të drejtën e pakundërshtueshme të kujdesemi për të arritur ato objektiva që i kemi vënë vetes, personale, familiare ose publike, edhe pse mund të ndodhë që të mos ketë asgjë shqiptare në këto objektiva.

Ndërkohë opinoni publik i vendeve perëndimore po vjen duke e njohur gjithnjë e më gjerë Shqipërinë, dhe kjo jo në sajë të kontakteve të drejtpërdrejta, por thjesht falë ndërmjetësimit të mjeteve të kumtimit publik (mass mediave). E dimë edhe se natyra e këtyre mjeteve, sidomos në Perëndim, është e tillë që ta manipulojë realitetin për të kënaqur sidomos atë pjesë të publikut të cilën tanimë e kanë standardizuar. Identiteti ynë si shqiptarë, në këtë rast, shumë shpesh hyn në krizë për shkak të përplasjes më këtë lloj publiku standard. Është fjala për njerëz më të cilët jemi në marrëdhënie të përditshme; njerëz të cilët na pranojnë si të barabartë, na respektojnë si pjesë e komunitetit të tyre; shokë, miq, të dashura. Më ç’identitet t’i paraqitemi rrethit tonë shoqëror e kulturor, atje ku jetojmë?

Sfidat prirjes sonë instinktive për t’u quajtur ende shqiptarë i vijnë nga shumë drejtime. Më i rëndësishmi nga këto drejtime lidhet më fytyrën aspak dinjitoze që i ka treguar Shqipëria botës gjatë dhjetëvjeçarit të shkuar: e kam fjalën për trazirat, përleshjet, rrahjet politike, korrupsionin e jashtëzakonshëm, hajdutërinë, bandat e armatosura, kriminalitetin e organizuar, vjedhjen e armatimit të ushtrisë kombëtare, paqëndrueshmërinë politike, riciklimin e paskrupullt të shumë strukturave e kuadrove të kohës së totalitarizmit, dobesimin fatal të shtetit, humbjen e autoritetit të partive politike, paaftësinë për të përmirësuar infrastrukturën, shkatërrimet e pronës publike, mosrespektimin e ligjit, krahinorizmin politik, bajraktarizmin, shthurrjen e mikrostrukturave sociale si p.sh. familja, papjekurinë e shoqërisë civile, hipokrizinë dhe servilizmin diplomatik, mungesën e një shtylle kurrizore në politikën e jashtme, diletantizmin në qeverisje, favoritizmin dhe nepotizmin, lulëzimin e skemave piramidale dhe përkrahjen e tyre nga pjesa më e madhe e investitorëve potencialë, mospagimin e taksave, rrëgjimin e jetës kulturore, kolapsin e sistemit arsimor, paaftësinë për të mbajtur në vend talentet.

Këtu nuk dua të diskutoj për shkaqet e kësaj katastrofe, po për impaktin e saj ndaj identitetit të atyre prej nesh që nuk ndihen përgjegjës për asnjë nga këto dukuri dhe as mund të ndërmarrin ndonjë hap konkret domethënës, për ta përmirësuar gjendjen. Zakonisht mendojmë që e keqja ka të bëjë me mungesën e kulturës civile (publike) ndër shqiptarë, sepse janë po këta që përshtaten fare mirë e kthehen në individë të suksesshëm sapo integrohen në kontekste kulturore të tjera, joshqiptare. Në këtë pikë një mekanizëm psikologjik kompensimi vihet në lëvizje dhe na bën që, pa dashje, të ndihemi më të mirë së ata që kanë mbetur në Shqipëri. Natyrisht këtë nuk do ta pranonim po të na shfaqej ballazi, por shpesh e kemi të fshehur brenda nesh, dhe ia shijojmë efektin ngushëllues.

Sfida e dytë ndaj identitetit lidhet me çka po bëjnë shqiptarët sot në Evropë e më tej. Që prej vitit 1990, më shumë së një e pesta e popullsisë së Shqipërisë emigroi në Perëndim, kryesisht në Greqi (më të shumtët) dhe në Itali. Mendohet se një numër i përafërt shtetasish shqiptarë do të ishin gati të ndiqnin të njëjtën rrugë, sikur t’u jepej mundësia. Kjo hemorragji me pasoja shumë të rënda për vendin mund të shpjegohet me mbylljen totale të Shqipërisë gjatë viteve të regjimit komunist, varfërinë e madhe, shtesën e lartë të popullsisë, papunësinë e tmerrshme të krijuar gjatë tranzicionit, pasigurinë ndaj së ardhmes në rrethanat e kaosit politik dhe social të krijuar pas “shuarjes” së diktaturës dhe sidomos me shkatërrimin e raportit të natyrshëm mes individit dhe pronës private, nga ana e totalitarizmit.

Është e dhimbshme pyetja se çfarë i ka sjellë Shqipëria botës, të paktën në shekullin XX: kontributi është i reduktuar kryesisht në shembuj pedagogjikë negativë. Opinioni publik në Perëndim nuk do t’ia dijë dhe aq për lashtësinë, racën dhe artin e të mbijetuarit: këto vlera e humbën magjinë me vjetërimin e konceptimit romantik të historisë. Të mos harrojmë se jetojmë në një botë ku edhe një vend i pasur e i qytetëruar si Finlanda po njihet më shumë si atdheu i telefonave celularë Nokia sesa i Sibeliusit. Kjo do të thotë edhe se, sa më shumë që informacioni bëhet i disponueshëm për të gjithë – edhe për shkak të zgjerimit të hatashëm të Internetit si mënyrë komunikimi – aq më të lehtë e kanë konceptet dhe opinionet standard që të arrijnë edhe në skajet më të largëta të globit, e të bashkojnë, virtualisht, komunitete nga më të pabashkëmatshmet. Për fat të keq, shoqëria e televizionit satelitor dhe e WWW e njohu Shqipërinë në një nga momentet e saj më delikate: kur kjo nuk diti ta realizojë me urtësi dhe pjekuri tranzicionin drejt ekonomisë së tregut dhe strukturave politiko-sociale demokratike.

Është diskutuar shumë rreth potencialit kriminal të turmave të refugjatëve shqiptarë që u dyndën në Perëndim, shpesh në mënyrë mjaft spektakulare. Por nuk mund të diskutohet më se sot, në vitin 2000, një pjesë jo e vogël e emigrantëve shqiptarë në Evropën Perëndimore kanë përfunduar në një limbo ku veprimtaria e kundërligjshme shpesh mbetet e vetmja rrugë për të mbijetuar. Pa përmendur këtu rolin gjithnjë e në rritje të shqiptarëve në trafikun e armëve, refugjatëve klandestinë dhe të drogës (përfshi këtu edhe heroinën), vjedhjet e grabitjet me përmasa të mëdha dhe prostitucionin e organizuar, veprimtari në të cilat ekziston tashmë një bashkëpunim sistematik midis vëllezërve tanë, dhe grupeve kriminale lokale (sidomos në Itali).

Nëse kjo i detyrohet ndonjë predispozicioni të “homo enverians” për ta shpërfillur ligjin, a nëse u kushtëzua edhe nga margjinalizimi i shqiptarëve për shkak të miteve antishqiptare e anti-imigracion të ushqyera nga mediat dhe nga disa forca politike të së djathtës në vendet pritëse, mbetet për t’u ftilluar; por ka të ngjarë që të dy këta faktorë e ndoshta edhe të tjerë minorë të kenë ndikuar në këtë drejtim. Gjithsesi, çdo ditë e më tepër bota po i njeh shqiptarët nëpërmjet kronikës së zezë, dhe kjo na e bën gjithnjë e më të vështirë ta konsiderojmë veten publikisht shqiptarë, sepse do të na futte dashur pa dashur në të njëjtën kategori me trafikantët e refugjatëve, kodoshët e prostitutave, dhe xhepistët e stacioneve të trenave. Aq më tepër që, edhe në këtë rast, nuk mund t’i vemë vetes asnjë lloj përgjegjësie për bëmat e bashkëkombësve, e as mund të ndikojmë në to.

Në këtë pikë, mendoj së rrugëdalja ndaj dilemës mund të na vijë nëpërmjet përcaktimit të përgjegjësive. Megjithëse shumëkush prej nesh u largua nga Shqipëria me shije të hidhur në gojë dhe me bindjen se vendi i vet pak a shumë e kishte keqtrajtuar, prapë se prapë të gjithë e morëm diçka me vete, një esencë të përbashkët që është vështirë të përshkruhet, por shumë lehtë të perceptohet. Nuk e kam fjalën për strukturën gjenetike kombëtare, sepse kjo është një përrallë kalamajsh, po për ato njësi të transmetimit të informacionit kulturor a të kujtesës kolektive që janë quajtur “meme” (ekuivalente sociale-kulturore të genit në biologji).

Më duket se mërgata e re e viteve 90 ka sjellë me vete në Perëndim një pasuri memesh të pakrahasueshme dhe pikërisht këtu qëndron edhe përgjegjësia e saj: të bëjë të mundur ruajtjen e tyre, t’i mbajë ato në gjendje të transmetueshme, t’i pasurojë edhe më tej dhe të garantojë mbijetesën e një embrioni të shëndetshëm të shoqërisë civile, i cili do të ketë vlerë të paçmuar kur shqiptarët në atdhe t’i thërresin mendjes dhe të ulen në tryezë për të themeluar Shqipërinë e shekullit XXI. Sepse nëse është e vërtetë që dualiteti sjell krizë, është gjithashtu e vërtetë që tensioni i krizës mund të shfrytëzohet në dobi të kreativitetit. Edhe historia deri më sot ka treguar se pjesa më e çmuar e vlerave të kulturës sonë janë ruajtur, transmetuar dhe zhvilluar jashtë Shqipërisë.

Përkundrazi, ajo që ka bërë Shqipëria, herë pas here, është ta marrë këtë kulturë të krijuar me shumë mundime e sakrifica e ta shkoklojë rrëmbyeshëm. Shembuj? Po kujtoj masakrën e paparë të intelektualëve ndërmarrë prej rrugeçëve që hipën në pushtet në 1945 dhe brenda dy-tre vjetësh vranë, burgosën dhe detyruan ta lënë vendin ajkën e inteligjencës shqiptare të formuar me aq vështirësi në vitet tridhjetë. Po aq fatale ishte edhe rrënimi i kulturës kombëtare në vitet nëntëdhjetë – kur u dogjën bibliotekat, u shkatërruan shkollat, u vodhën ikonat dhe objektet arkeologjike, u kthyen kinematë e teatrot në depo zarzavatesh, u prishën qytetet antike për të ndërtuar nevojtore moderne, u zhgarravitën afresket dhe praktikisht u dëbuan nga vendi një brez i tërë intelektualësh prodhimtarë.

Nga ana e tyre, shoqëritë perëndimore e zhvillojnë individin duke i dhënë atij më shumë liri për të zgjedhur grupet në të cilat bën pjesë e duke e lejuar ta përcaktojë më mirë identitetin e vet. Të gjithë ne realizohemi si individë duke u aktivizuar në jetën e komuniteteve pjesë e së cilave jemi, pavarësisht nga vendi gjeografik ku jetojmë. Mundësia e re që na jepet tani – për të komunikuar në mënyrë sistematike dhe selektive brenda një botë virtuale si Interneti, ku përkatësia gjeografike nuk është më pertinente – përfaqëson edhe një shans të mirë për ta restauruar deri diku komunitetin e shijeve, pikëpamjeve dhe kujtimeve që e braktisëm kur u larguam nga Shqipëria.

Gjithashtu, nuk ka pse të merret si e mirëqenë që e vetmja mënyrë që një mërgatë të ruajë vlerat dhe kujtesën kolektive është të izolohet nga pjesa tjetër e shoqërisë që ka një kujtesë kolektive të tjetërfarshme. Mërgata ekziston objektivisht, për sa kohë që ka shqiptarë jashtë Shqipërie që ende e quajnë veten të tillë; problemi është se ç’vetëdije do të ketë kjo mërgatë në shekullin e XXI, kush do t’ia japë tonin dhe si. Në këtë pikë kurrsesi nuk mund të pajtohem me pikëpamjen se e vetmja mënyrë për t’u integruar në shoqërinë perëndimore do të ishte të harronim se nga kemi ardhur (kolektivisht). Tek e fundit, komunitetet mbi baza etnike nuk ka pse të mos konstituohen si një realitet pozitiv, pse shpesh e ndihmojnë afirmimin e individit në vend që ta pengojnë; problemi ka pra lidhje më shumë me selektivitetin, sesa me të qenit pjesë e një grupi.

Koncepti se mërgata shqiptare duhet të veprojë në unison mbështetet mbi filozofinë romantike të kombit e të kombëtares, të trashëgimisë gjenetike e të kujtesës kolektive kombëtare; përkundrazi, koncepti i parashtruar prej meje ka të bëjë me nyjtimin e mërgatës në disa (nën)komunitete, kryesisht sipas diferencave që shqiptarët nuk i zhvilluan në mërgim, por që i sollën me vete. Përkatësia kombëtare është ndoshta thjesht një kusht minimal i aderimit në komunitete të tilla si yni; perceptimi i të tjerave anë të përbashkëta është vendimtar. Një nga shkaqet e mundshme të disafeksionimit të shqiptarëve individë me komunitetet shqiptare ekzistuese në Perëndim lidhet doemos me atë që shpesh këta përfundojnë në kontakt me rrethe shoqërore (gjithnjë shqiptarësh) në të cilat në rrethana të tjera nuk do të bënin pjesë. Kjo sepse primati i përkatësisë kombëtare (shqiptarët me shqiptarë) merret si i mirëqenë.

Megjithatë, dhe me kënaqësi të veçantë, komunikojmë me persona me të cilët ndajmë kujtime pak a shumë të përbashkëta, dhe kjo jo thjesht për nostalgji ndaj viteve të fëminisë e të rinisë, por për shkak të formimit shpirtëror të ngjashëm. Më fjalë të tjera, mundësia që na jepet tani për të qenë selektivë ofrohet edhe si zgjidhje e problemit të diferencave. Shumë prej nesh janë treguar të suksesshëm në integrimin e tyre në shoqëritë perëndimore dhe për këtë sukses e kaluara do t’i ketë medoemos disa merita – edhe pse nuk e kam fjalën këtu për mitet kombëtare, po për historitë tona individuale (mitet personale). Atëherë pse na u dashka ta mohojmë shqiptarësinë? Memet tona kolektive (të kolektivitetit tonë, jo të kolektivitetit kombëtar abstrakt) mund të ruhen duke u transmetuar, jo nëpërmjet izolimit.

Avantazhi ynë është se jetojmë në pikëtakimin e dy botëve mes të cilave jemi psikologjikisht të dyzuar: Shqipërisë (që e mbartim në kujtesë) dhe Perëndimit. Ky pikëtakim nuk do parë thjesht si një metaforë gjeometrike, sepse është pikërisht atje ku ndodh edhe osmoza e ideve, në kuptimin që kontributi ynë (sado modest) ndaj vendeve ku jetojmë është edhe një kontribut (sado i tërthortë) i Shqipërisë vetë, në një kohë që Perëndimi, përndryshe model i paarritshëm dhe objekt kulti shpesh irracional, na modifikon në mënyrë graduale, por të pakthyeshme, duke na modernizuar. Kulturalisht, secili prej nesh përfaqëson një ballafaqim të paprerë mes dy sistemeve të vlerave: ky ballafaqim na e rrezikon pa dyshim identitetin, por njekohësisht na vë edhe në pozita të privilegjuara në raport me kë e bën botën sehir nga Shqipëria. Dhe nuk ka dyshim që arritjet tona të sotme u detyrohen edhe vlerave tona të djeshme, që i morëm me vete kur dolëm matanë kufirit; vlera që me komunizmin nuk kanë fare të bëjnë, por që përkundrazi, në kohën e tyre, i rezistuan totalitarizmit dhe ia dolën të mbijetojnë.

E kam fjalën për këmbënguljen, ambicjen, interesat e gjera, aftësinë për t’u përshtatur, mospajtimin me ekzistuesen, kreativitetin, ndjeshmërinë artistike, perceptimin e vetvetes si qytetarë të botës, interesin për inovacionin teknologjik, aftësinë për t’u nyjtuar, racionalizmin, intuitën profesionale, perceptimin pluralist të ambientit rrethues dhe pasionin për të ecur përpara. Nëse neve si individë këto vlera na duhen të paktën edhe për të vazhduar të jetojmë me dinjitet, Shqipërisë do t’i duhen nesër, kur të rikrijojë imazhin e shëndoshë të vetvetes. Fati i kulturës shqiptare, për sa kohë mund të flitet për kulturë shqiptare, ka qenë i tillë që mërgata kurdoherë ka luajtur në të rol të dorës së parë në konceptimin dhe riprodhimin e saj: që nga Barleti e Bardhi, duke kaluar te Veqilharxhi, De Rada e Naimi, duke vijuar me Nolin e Luigj Gurakuqin, e duke përfunduar me Martin Camajn e Arshi Pipën.

Por nëse figurat ndriçimtare të diasporës në të kaluarën kanë qenë më së shumti shkrimtarë e publicistë, kjo nuk do të thotë aspak së edhe sot protagonizmi u mbetet të tillëve, pse tashmë kulturës së mbështetur në fjalën e shkruar refleksive po i mbivendoset (duke iu integruar) një kulturë e themeluar mbi komunikimin e çastit, ndërlidhjen mbarëbotërore, shkëmbimin e ideve. Vlerat e kësaj kulturë janë të bazuara në tolerancën, inkluzivitetin dhe bashkëpunimin; objektivat e saj kanë të bëjnë më nyjtimin e strukturave, programimin e së ardhmes dhe integrimin.

Në këto rrethana, të gjithë ne mund të luajmë një rol vendimtar për t’i mbajtur të hapura kanalet e komunikimit ndërshqiptar dhe për të funksionuar si një komunitet mendjesh aktive dhe krijuese. Duke u realizuar kjo e duke e kërkuar gjithsekush konsolidimin intelektual nëpërmjet dialogut me shqiptarë të tjerë, ndoshta më të shumtit prej nesh do të shohin edhe një arsye praktike të mjaftueshme për të vazhduar të ndihen krenarë si shqiptarë – përtej retorikës së flamurit, shkabës me dy krena, Skënderbeut me përkrenare me brire dhie, ilirëve të lashtë dhe të tjerave relike në naftalinë
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Identiteti në Krizë Empty Re: Identiteti në Krizë

Mesazh nga Burrelsja Fri 17 May 2013 - 22:26

ke frik tkesh nje identitet nditet e sotme apo tjesh vetvetja lol dashka me bo ate qka dun tjert nmenyr qe tjesh e lumtur me jeten e me ate qe trretho

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 28
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi