Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ja cilët janë faktorët që ndikojnë te tërheqja drejt grackës dalldisëse të seksit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ja cilët janë faktorët që ndikojnë te tërheqja drejt grackës dalldisëse të seksit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja cilët janë faktorët që ndikojnë te tërheqja drejt grackës dalldisëse të seksit

Shko poshtë

Ja cilët janë faktorët që ndikojnë te tërheqja drejt grackës dalldisëse të seksit Empty Ja cilët janë faktorët që ndikojnë te tërheqja drejt grackës dalldisëse të seksit

Mesazh nga WebMaster Wed 17 Apr 2013 - 8:46

Cilët janë elementet që ndikojnë në tërheqjen seksuale mes njerëzve? A mjafton vetëkontrolli për të shmangur një kontakt shpirtëror apo fizik?

Janë pikërisht hormonet ato që janë përgjegjëse për ndjenjat epshore që na zgjohen kur kemi pranë personat që dëshirojmë më tepër. Por edhe pse na zgjohen ndjenjat epshore, ne nuk turremi mbi to. Pse? Sepse është truri ynë që na dallon prej kafshëve, në mos të gjithëve, shumicën prej nesh. Rregullat e shoqërisë, mjedisi në të cilin jemi rritur, frika që kemi prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, si dhe shumë sfida të tjera jetësore na kanë aftësuar që ta mposhtim, atëherë kur duhet, kërkesën natyrale për marrëdhënie seksuale. Madje, edhe kur ajo është shumë urgjente. Ja cilët janë faktorët që ndikojnë te tërheqja seksuale.

1. Aroma

Është faktori kryesor që na ndihmon për të zgjedhur partnerin. Dihet që çdokënd e karakterizon aroma e trupit të tij. Një aromë e këndshme do të ishte shumë më efikase sesa një pamje e bukur. Një tjetër detaj është edhe parfumi. Për shembull, mjafton që të parfumohesh me disa pika rreth qafës nga era e veçantë dhe kësaj nuk mund t’i rezistojë asnjë mashkull.

2. Veshja

Gruaja e veshur me të kuqe, të mbush me pasion. Me këtë ngjyrë, femrat shpesh fitojnë ftesa për takime, pasi meshkujt ndikohen shumë nga simbolizmi romantik i ngjyrave, instinktit primar dhe seksit në përgjithësi. Nëse do të bënit tuajën një veshje ku e kuqja të jetë protagoniste, atëherë suksesi është i garantuar.

3. Hormonet

Përderisa një femër tërhiqet nga një mashkull tip muskulor, nesër ajo mund të gjendet në krahët e një djali të sjellshëm, të tipit romantik. Kjo ndodh për shkak të hormoneve që shpesh i përcaktojnë dëshirat. Ashtu siç u përmend edhe më sipër, janë pikërisht hormonet që zgjojnë ndjesitë seksuale.

4. Stresi

Ndjenja e stresit është në një nivel të njëjtë ndikimi në trupin e njeriut, ashtu siç është tërheqja seksuale, por në drejtime të kundërta. Kur një mashkull është i stresuar, ai mundohet ta balancojë gjendjen e tij psikofizike duke tentuar t’i afrohet një femre dhe probabiliteti i mundësisë për të të ftuar një mashkull për një darkë romantike, është kur ai gjendet në situata të vështira, e jo në ato normale.

Epshi

Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë seks. Në zemër të të gjithë këtij procesi kompleks është hormoni testosteron. Testosteroni është hormoni kryesor mashkullor. Ai nxit dëshirën për seks (libidos) tek burri dhe e shëtit atë drejt orgazmës. Si bëhet një djalë ose një burrë epshor? Fillimisht, duhet një fantazi seksuale që të zgjojë dëshirën për seks dhe të nxitë hormonet të shpërthejnë. Djali dëshiron të arrijë një orgazëm dhe kërkon të gjejë një partnere, që të bashkëpunojë me të për të arritur orgazmën. Kjo do të thotë se ai, në fund të fundit, kujdeset vetëm për veten. Epshi është egoist.

Dashuria

Dashuria, ashtu si edhe epshi, drejtohet nga hormonet. Përzierja e serotoninës, testosteronit, dopaminës, endorfinave dhe e lëndëve të tjerave kimike që qarkullojnë në trup e në tru në një kohë të dhënë, përcaktojnë përgjigjet fizike dhe emocionale të personit. Disa hormone nxisin, të tjerat frenojnë. Ato prekin ndijimet, mendimet dhe sjelljet tona. Hormonet, secila me kontributin e saj, vijnë në shtrat bashkë me ne
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi