Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Aureta Thomollari: Kenaqesia me e madhe e imja, te qenit unike People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Aureta Thomollari: Kenaqesia me e madhe e imja, te qenit unike People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aureta Thomollari: Kenaqesia me e madhe e imja, te qenit unike

Shko poshtë

Aureta Thomollari: Kenaqesia me e madhe e imja, te qenit unike Empty Aureta Thomollari: Kenaqesia me e madhe e imja, te qenit unike

Mesazh nga WebMaster Sat 20 Apr 2013 - 12:27

Eshte cilesuar si shqiptarja qe vishet me se bukuri nga mediet. Garderoba e saj kushton mijera dollare, bllogu i saj “fashion” eshte i klikuar nga mijera adhurues ne dite, reputacioni i saj prej “fashioniste” eshte me i madh jashte kufijve te Shqiperise sesa brenda saj. Quhet Aureta Thomollari dhe aktualisht eshte nje nder ikonat e modes shqiptare qe po “cmend” boten. Se fundmi, garderoba e saj ka terhequr vemendjen edhe te disa revistave te huaja te modes, si “Elle” botimi indian dhe disa revista te tjera mode ne Belgjike dhe Holande. Shume fotografi te saj, qe u shoqeruan me nje artikull mbi stilin dhe veshjet e saj, jane botuar ne edicionin indian te “Elle-s”. Ajo tashme posedon edhe nje shoqeri konsultimesh per luksin ne Washington. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone” Aureta thekson se mbi te gjitha eshte nje sipermarrese shume e mire dhe se e ka filluar shume e re rrugen e modes, duke e nisur ne fillim per hobi, por me pas u kthye edhe si fitimprurese per te.

Ju jeni nje emer i njohur ne boten e modes por pak njiheni nga bashkekombesit tuaj, per te gjithe ata qe nuk ju njohin mund te beni nje portret tuajin…
Une kam lindur ne Tirane dhe erdha bashke me prinderit ne Amerike ne moshen katermbedhjete vjecare. Kam jetuar me se shumti ne Los Angeles dhe Washington D.C. Kam nje diplome ne biznes dhe ne karakter jam nje sipermarrese. Fillova biznesin tim te pare ne moshen 21-vjecare, nje butike bizhuterish ne Beverly Hills dhe nderkaq aktiviteti me i fundit eshte “Candy Paint”, nje art studio japoneze per thonj, qe gjendet brenda studiove te stilistes se famshme te bizhuterive Melody Ehsani, e cila eshte edhe partnerja ime ne kete aktivitet te ri.
Si ju lindi deshira per t’u marre me boten e modes?
Te them te drejten sikur e ndieja – e fillova me nje fashion blog dhe pastaj gjerat filluan te ndodhin vetvetiu. Me pelqen te mendoj se ishte gjithcka e destinuar te ndodhte.
Cfare jane konsultimet per luksin, cfare beni ju specifikisht ?
Luksi, ne pergjithesi, sot shihet si forma me perfekte e shprehjes se identitetit dhe ekskluzivitetit. Kjo nuk ka te beje vetem me fashionin, por pothuajse me cdo aspekt te jetes. Kompania ime specializohet ne keshillimin, edukimin dhe krijimin e nje vizioni per klientet te cilet jane te interesuar qe te krijojne nje identitet nepermjet luksit dhe te shfrytezojne avantazhet qe ai sjell.
Si ju lindi deshira per t’u marre me boten e modes?
Te te them te drejten sikur e ndieja -e fillova me nje fashion blog dhe pastaj gjerat filluan te ndodhin vetvetiu. Me pelqen te mendoj se ishte gjithcka e destinuar te ndodhte.
Tashme jeni konsulente per luksin, ishte e veshtire rruga per te arritur deri ketu ku jeni tani?
Une besoj se nese i dedikon gjithcka asaj qe te terheq dhe punon shume per te arritur qellimet e tua, duke pasur nje kendveshtrim pozitiv ndaj jetes ne pergjithesi, cdo gje eshte e mundur. Une asnjehere nuk e kam pare kete proces si nje shteg te veshtire por me shume si nje udhetim te kendshem. Me shume pune kam arritur nje shkollim ne Amerike dhe kam konsoliduar disa aktivitete biznesi.
Cili eshte stili juaj, ai me te cilin personifikohen?
Une vishem ne varesi te asaj se si ndjehem dhe prandaj eshte e pamundur per mua ta specifikoj veten ne nje stil te vecante.
Cfare simbolizojne ngjyrat per ty ne veshje?
Ngjyrat perfaqesojne ndjesite e mia. Ato tregojne menyren se si une ndihem ne nje dite te caktuar.
Cfare kerkoni qe te evidentoni me shume tek veshja ?
Me pelqejne shume aksesoret. Cdo gje, duke filluar nga byzylyket e unazat e me tej deri tek cantat e kepucet.
Cila eshte gjeja me e shtrenjte qe keni blere ndonjehere?
Patjeter duhet te jete canta roze, “Chanel” prej krokodili, 25 mije dollar amerikane
Cfare keshille i jep atyre qe nuk kane mundesi monetare por qe duan te vishen bukur, a ka nje zgjidhje ne kete pike?
Njera nga karakteristikat e blogut tim eshte fakti se une kombinoj veshje shume te shtrenjta me te tjera qe jane shume te kapshme. Per shembull, te blesh Vintage, eshte nje menyre shume e mire per te gjetur veshje unike.
Te qenit shqiptare, ju ka ndihmuar ne krijimin e stilit tuaj?
Une jam shume krenare qe jam shqiptare dhe per kulturen tone. Natyrisht duke qene se Shqiperia ze nje vend kaq te madh ne jeten time patjeter qe ka influencuar edhe ne stilin tim.
A keni njohje me shqiptare te tjere te njohur dhe sa e ndihmoni ju njeri-tjetrin?
Kam pasur fatin te njoh disa shqiptare qe jane ne arenen publike dhe qe te gjithe kane qene shume mikprites dhe te sjellshem.
Si eshte nje dite e juaja e zakonshme?
Mbledhje ne mengjes, zakonisht ne dreke dhe darke kam te pakten dy takime cdo dite, te shumten e rasteve per biznes. Pa llogaritur se sa e zene jam, mundohem te bej ndonje gje defryese cdo dite si per shembull shkoj ne opera, muze, simfoni apo thjeshte nje masazh.
Cili eshte personi me i rendesishem ne jeten tuaj?
Nuk eshte vetem nje person – eshte e gjithe familja ime.
Sipas jush, cila eshte arsyeja qe ju nuk jeni aq e njohur ketu ne atdheun tuaj?
Une nuk e shikoj veten si nje personazh qe patjeter duhet te jete ne qender te vemendjes dhe te medieve, per mua me e rendesishme dhe ajo qe me jep me shume kenaqesi eshte te qenit unike.
Nese do te kthenit kohen pas, cfare nuk do te kishit bere me kurre?
Nuk do te doja te shikoja prapa – ajo qe me intereson eshte e tashmja dhe e shikoj te shkuaren si nje mori eksperiencash qe me kane formuar.
Cfare karakteristikash ka nje vajze shqiptare qe vleresohet nga te huajt, sipas jush?
Vajzat shqiptare jane shume inteligjente dhe te bukura. Si mund mos te te vleresojne!?
Ju udhetoni ne shume vende te botes, cili eshte vendi qe ju ka bere me shume pershtypje dhe pse?
St.Barth’s, sepse ka cdo gje qe mua me pelqen, plazhe te mrekullueshme, restorante shume te mira, kulture e shume gjera te tjera. Eshte shume i sofistikuar dhe i rafinuar.
Yllka Selita Koha Jone
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi