Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome

Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Rama ne Kamze: Nuk ju kam quajtur shpellare e cecene, Saliu ju ka futur thiken e percarjes

Shko poshtë

Rama ne Kamze: Nuk ju kam quajtur shpellare e cecene, Saliu ju ka futur thiken e percarjes

Mesazh nga An0nim prej Wed 12 Jun 2013 - 1:39


Në  një  takim elektoral të  mbajtur sot në  Kamzë , Edi Rama tha se Berisha gënjen kur deklaron se kryesocialisti i ka quajtur banorët e ardhur në  këtë  zonë  shpellarë  apo çeçenë . Sipas Ramës, synimi i Berishës është  të  fusë  thikën e dasisë  dhe përçarjes.

“Saliu nuk e përdor votën tuaj për t’iu ndihmuar, por për të futur ‘thikën e ndasisë’, duke shpikur se unë kam thënë shpellarë. Ai nuk iu do, të gjitha janë gënjeshtra. Mirë ju, por fëmijët tuaj çfarë faji kanë që jeni në këtë gjendje? Kjo është pyetja që kam unë për ata që janë prindër dhe votojnë qorrazi për Saliun dhe PD-në, një parti familjare që punon ditë e natë për vete. Që përdori fëmijët tuaj dhe i nxori analfabete funksionalë, siç thotë Banka Botërore, jo unë. Lërini historitë, jo jemi nga veriu, jo nga jugu, të djathtë jo të majtë, bëhuni me familjen tuaj, bëhuni me interesit e komunitetin tuaj dhe atdheun tuaj,” -tha Rama.

Ndër të  tjera lideri i opozitës premtoi legalizimin e ndërtimeve informale, duke akuzuar Berishën se gënjeu për dhënien e tapive.
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 28

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi