Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arian Çani kontrollon Berishën: Ledio na gënjeu piktori, s’ka antiplumb doktori People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arian Çani kontrollon Berishën: Ledio na gënjeu piktori, s’ka antiplumb doktori People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arian Çani kontrollon Berishën: Ledio na gënjeu piktori, s’ka antiplumb doktori

2 posters

Shko poshtë

Arian Çani kontrollon Berishën: Ledio na gënjeu piktori, s’ka antiplumb doktori Empty Arian Çani kontrollon Berishën: Ledio na gënjeu piktori, s’ka antiplumb doktori

Mesazh nga WebMaster Mon 17 Jun 2013 - 7:22

Kryeministri, Sali Berisha u shfaq mbreme në emisionin “Zona e lirë” e gazetarit, Arian Çani në TV Klan spontan edhe pse pati një ditë të ngarkuar me takime elektorale.

Kjo është hera e parë që lideri demokrat pranon të marrë pjesë në një emision televiziv të një formati ndryshe nga ato politikë sikundër është “Zona e lirë”.Çani mes këtyre yjeve njeriu fluturon”, ishte përshtypja e parë e Berishës, pasi në krah të tij ishin ‘eskorta e këngëtarëve’ që e shoqëron më mitingjet elektorale ( Elvana Gjata, Soni Malaj, Vedat Ademi, Renis Gjoka, Ermal Mamaqi. Eni Koci, Genta Ismaijli, Vesa Luma).Cani: Pse duhet të prisnim 10 vjet? Berisha: “Kemi bere rruge te dy. Cani ti u bere më politik, unë u afrova drejt zonës se lirë dhe u takuam.Çani: Doktor thashë mos t’iu lija vetëm të ftoja dhe këngëtarët që ju shoqërojnë?
Berisha: Nuk kishe gjet shoqëri më të mirë. Komunikon me ty e kemi konstant.
Çani pasi i kërkoi Sofisë që të hapte një shishe shampanjë me rastin se kryeministri Berisha e nderoi me vizitë në emisionin e tij, ai i kërkoi lejen kryeministrit që ti bënte një kontroll të trupit.
“Më fal doktor të fus pak duart, Ledio nuk paska antiplumb na ka genjyer piktori”, u shpreh Cani.
‘Ai nuk ka gënjyer por e ka fiksim. Fiksimi është fiksim nuk është gënjeshtër. Duhet t’ia falim”, u përgjigj Berisha.
Çani: Pse u futet ne “Facebook”
Berisha: E kam pasur shumë të qartë forcën e komunikimit, dhe “Facebook” është mjeti më i fuqishëm i komunikimit interaktiv dhe ka studime qe faktojmë se numri i miqve ka efekt të jashtëzakonisht pozitiv. Unë u futa me vonesë për dy arsye, sms është mënyrë komunikimi më i lodhshëm megjithëse kosto është e ulët. Për ‘Facebook” do gjeja momentin dhe e gjeta. Unë gjeta ditën e rinisë data 8 dhjetor.

Çani: Ju vjen keq që nuk i kishit këto në fëmijërinë tuaj?
Berisha: Në fëmijërinë time kisha ato që i klithe koha. Kam mësuar të lexoj 5 vjec, leximi ishte krenari, fillova të shkruaja, e pashë që nuk i kisha me zemër dhe e lashë. E pashë që dështova…unë vijova një shkollë te mesme mjekësore dhe kjo ishte pengese që të ndiqja letrat. Disa variante që mu dhanë përpara mu dogjën, në atë kohë nuk kishte shkollë të mesme në Bajram Curri. Dhe unë ndoqa shkollën e mesme mjekësore.

Çani: Që 6-vjec zbuluat Edit Piaf?
Berisha: “Keqardhja ime me e madhe kur kënga Padam mbaronte në radion e komunës. Kishte një orë radio kur jepej kënga Padam dhe mua me përpinte. Nga ajo gjer në këtë moshë ka mbetur tek un enje bindje se zëri është mistika. Zëri të ndikon në adrenalinë dhe qenien tende” u shpreh kryeministri teksa në sfond u vendos kënga Padam.

Beattles, ishin filozofi e këngës dhe historisë, Beattles janë këngëtarë muzikë dhe filozofi, ato janë epokë…vijoi Berisha
Çani, blind test ‘doktorit’, Berisha e kalon me sukses
“Unë dëgjoj dhe kam dëgjuar gjithë jetën dhe në IPad kam mijëra këngë, 3 658 këngë . Unë udhëtoj shumë dhe gjatë gjithë kohës dëgjoj dhe lexoj, dhe pasi udhëtoj shumë dëgjoj se është më komode” komentoi Berisha pasi kaloi me sukses testin e Çanit me këngë.

Çani: Rrëfimi tek Papafingo flisni për guximi.. gjë që ia rekomandoni dhe të rinjve ?
Berisha: Guximi është themeli i asaj ti mund dhe duhet të arrish. Imagjino një fëmijë ne Alpe që i takonte te bënte 2 orë rruge i vetëm dhe ai nuk kishte alternative tjetër vetëm te guxonte. Kishte ujqër flitej që kishte dhe arinj po unë nuk kisha parë. Kishte një pyll dhe futesha.

A është kjo një arsye e arritjes tuaj sot?
Një ambient me rreziqe të presupozuar, në këtë kontekst padiskutim ajo ka qenë një trajnim për mua. Unë shkoja në shkollë në dimër. Ideja se gjatë rrugës mund të nda dilnin ujqërit ishte permanent si ide por nuk na doli.

Ju i kishin qejf kuajt, Keni rënë nga kali ndonjëherë në fëmijëri ?
Disa here, kam thyer brinjët, dhe prap i kam hipur. Bënim gara kryesisht pa shalë, se me shalë nuk na linin prindërit.

Legjenda se keni rene nga kali dhe nuk keni zbritur nuk qëndron?
Kam zbrit por i kam hipur prap……

Keni thëne se nuk shihni ëndrra….
Nuk shoh ëndrra vetëm ato që shoh në jetë.

Pse e doni një mandat të 3-të , cila është ëndrra që ju ka mbetur pa realizuar?
E ka thënë një i shquar, pushteti të lodh kur nuk e ke. Kur e ke dhe e përdor si duhet te frymëzon. E dua unë pushtetin unë për veten time, absolutisht jo. Unë kam pas pushtein tim kardiolog dhe kam bërë të vërteta ëndrrat e mija. Unë nuk kam as ambicien më të vogël personale. Unë dua të mbroj ato që besoj.

(e.m/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arian Çani kontrollon Berishën: Ledio na gënjeu piktori, s’ka antiplumb doktori Empty Re: Arian Çani kontrollon Berishën: Ledio na gënjeu piktori, s’ka antiplumb doktori

Mesazh nga Anakonda Mon 17 Jun 2013 - 18:45

hihihihihihihihihi
ndaj i than e te 2xl ashtu
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi