Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Abetarja e rralle e "abece-se" shqipe! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Abetarja e rralle e "abece-se" shqipe! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abetarja e rralle e "abece-se" shqipe!

2 posters

Shko poshtë

Abetarja e rralle e "abece-se" shqipe! Empty Abetarja e rralle e "abece-se" shqipe!

Mesazh nga WebMaster Sun 30 Jun 2013 - 23:38

Abetarja e rralle e "abece-se" shqipe! Zym-Has1

Abetarja e rralle e "abece-se" shqipe!
Botimi i trashegimise kulturore ka vlere te vecante per historine e kultures dhe te arsimit tone kombetar. Keto vepra qe lidhen me nje te kaluare te larget, pak ose aspak te njohur, paraqesin interes per ate fushe dijeje qe i perkasin.
Vite me pare prof.dr. Shefik Osmani na beri te njohur permes nje artikulli te botuar, me 31 mars 1982 ne gazeten “Mesuesi”, me titull “Abetarja e Zymit”, se ne Arkivin e Shtetit ruhet nje abetare e vjeter e shaptilografuar. Autori jep per here te pare te dhena per kete abetare, e cila kishte 80 faqe te permasave te zakonshme, pa autoresi, por vetem me shenimin me dore, Zym, 20 maj 1900. Gjithashtu ndalet ne pershkrimin dhe vlerat e kesaj vepre.
Kjo abetare, me kalimin e viteve, terhoqi vemendjen edhe te studiuesve te tjere dhe te mesuesve, duke botuar shkrime ose duke referuar ne konferenca shkencore si ne Zagreb (2008), Prishtine (2010), Zym (2010) etj. Kjo veper zgjoi edhe interesin e Famullise se te Ngriturit te Shen Merise ne Qiell Zym- Has, e cila pak dite me pare, beri nje botim luksi anastatik te kesaj vepre me titull “Abetarja e Zymit” (20 maj 1900), Zym – Has, 2013. Ribotimi i kesaj vepre hapet me nje shkrim te Don Ndue Ballabanit “Abetarja, mrekullia e shtate e Zymit”, ku shenohen shtate mrekullite kulturore te kesaj zone, duke permendur autoret me me emer qe kane dale ose kane sherbyer ne Zym.
Abetarja e Zymit prej 80 faqesh, fillon me shkronjen i dhe u te vogel, por ne krye te faqes me alfabetin qe eshte zbatuar ne veper eshte shenuar me dore, Zym, 20 Mâj 1900, Prizren. Kjo faqe dhe disa faqe te tjera kane edhe vulen e Bibliotekes Kombetare, Tirane.
Kuriozitete:
Nga faqja 22, qe autori e konsideron si pjese te dyte, ka perseritur edhe njehere alfabetin, por tashme duke paraqitur, perveç shkronjave te dores te vogla dhe te medha, edhe shkronjat e shtypit. Ne vazhdim jepen fjali te ndryshme me vlere njohese ose edukative. Ne faqen 75 shenon perdorimin e apostrofit per shkronjat N, M, C, S, Sc, ndersa ne f. 78 ka dhene numrat nga 1-10 edhe me fjale. Ne vazhdim ne f.79-80 eshte paraqitur pasqyra e alfabetit e perdorur ne abetare, praktike per çdo botim kur nuk ishte i miratuar alfabeti i perbashket i shqipes. Duke qene se ky ishte nje abetar, ishte e detyruar te ndiqej tradita e botimeve te kesaj natyre, pasi qellimi ishte te mesonte shkrim-leximin e shkronjave te gjuhes sone. Ne faqen 81, shkruar me shkrim dore dhe me alfabetin e sotem ka kete shenim: Alfabeti i litografuem i Jak Specit ia fali Lumos prof. Luigj Shala qe e gjet ne Prizrend me 20 maj 1900. Nje faqe me pas ka perseri nje shenim tjeter: M’a fali Z.Luvixh Shala (alias Bogdani) profesor i didaktikes ne Institutin Femnor. E ka perdorur vete ne Prizren. Alfabeti i vjetre i thane ay i Jak Specit. 5.Janvier 1935.Abetarja e rralle e "abece-se" shqipe! Abetare
Ne fund botuesi ka perfshire nje shkrim te Frrok Kristaj “Abetarja e Zymit dhe abeceja shqipe”, si dhe jepet nje liste bibliografike prej 20 titujsh.
Abetarja ka nje strukture te tille: Perveç shkronjave, sic e theksuam me siper, jepen fjale te ndara ne rrokje, ushtrime duke perdorur fjale te plota, ne disa raste edhe fjali me ose pa lidhje kuptimore njera me tjetren, por me shume me vlere edukative ose fjale te urta, si: Djali i mir e nderon prinden; kush do shum, jet pa kurgja; zoti vonon, por nuk harron; mos rri kot, por puno; bora asht e bardh; shkollari mson fmit; Zefi asht nji fmi i paster.Kmishen edhe petkat e tjera i ma dlir. Ftyren e lan per dit. Gjith shtati i ban drit prej paqllekut…, T’mendoj shum-pak t’flas; T’baj mir, t’bahem i urt; Uku e ndrron qymen por vesin jo; Fol pak e mir; I lumi aj qi punon. Autori i abetares ne shume pak raste jep edhe shembuj fjalish te perbera: Perpara se me e fillue nji pun a mir me menduem pak. Siç e kane verejtur edhe ata studiues qe kane shkruar per kete abetar, disa nga keta shembuj kane jo vetem karakter njohes, praktik dhe edukativ,por edhe patriotik, si: Niri e do vendin ku ka le; Un jam shqyptar e flas shqyp. Shqypnija asht e dashtuna, atdheja e jon. Ne kete botim jane paraqitur edhe pak tekste te shkurtra qe ilustrojne shkronjen e dhene.
Ne abetaren e Zymit ndeshim edhe disa emra gjeografike, si Afrike, Evrope, Shkup dhe Prizren e Zym, por edhe Shkoder, Bun dhe Drin. Autori nuk eshte shtrire me tej ne gjeografine e vendit permes shembujve qe ka dhene, ku qellimi nuk ka qene te evidentoje emra gjeografike, por ka shenuar ato emra qe mendojme se nxenesit i kane njohur. Ky mund te jete edhe nje argument se autori i saj mund te jete nga ato zona.
Nga sa parashtruam me lart, vihet re se edhe ne kete botim ka filluar te ndjehet prirja e disa dukurive fonetike, qe me vone do te pergjithesohen. Do te jete Komisia Letrare Shqipe ne Shkoder (1916-1919) qe keto evoluime te gjuhes do t’i diskutoje dhe do t’i perfshije ne Rregullat mbi ortografine e gjuhes shqipe te shkrueme (1917).
Ndonese abetarja e Zymit eshte nje liberth i vogel, ruan edhe sot vlerat e tij per historine e abetareve, pasi ne ate kohe, kur gjuha shqipe perdorej vetem ne ndonje shkolle te vendit tone, ajo duhet te kete luajtur nje rol te rendesishem per perhapjen e gjuhes shqipe dhe te shkrimit te saj, ne nje fshat, siç ishte Zymi i krahines se Hasit dhe me tej.
Burimi/ Gazeta Tema
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Abetarja e rralle e "abece-se" shqipe! Empty Re: Abetarja e rralle e "abece-se" shqipe!

Mesazh nga Anakonda Sat 13 Jul 2013 - 6:05

sa tlezeshtme shkronjat e gjuhesh shqipe
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi