Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
C'thone yjet per ju? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
C'thone yjet per ju? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

C'thone yjet per ju?

2 posters

Shko poshtë

C'thone yjet per ju? Empty C'thone yjet per ju?

Mesazh nga An0nim Mon 1 Jul 2013 - 6:34

An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

C'thone yjet per ju? Empty Re: C'thone yjet per ju?

Mesazh nga An0nim Mon 1 Jul 2013 - 6:37

Horoskopi mujor 

Korrik 2013


Dashi
Korrik 2013

Ky muaj do jete muaji i pajtimeve. Atmosfera do jete me e qete dhe do gjykoni me kujdes para se te flisni. Pas javës se pare do rizgjohet edhe pasioni. Beqaret nuk do kenë shume dëshirë te joshin dhe do ia lënë gjithçka kohës. Shume shpejt do e gjejnë personin qe do iu përshtatet me tepër. Shëndeti do jete goxha i qëndrueshëm. Ato qe kane shtuar shume ne peshe duhet te fillojnë te mbajnë dieta, por sigurisht duke u këshilluar me specialistet. Financat nuk do kenë probleme te mëdha megjithatë shmangni shpenzimet e tejskajshme. Nuk është ende koha as për te dhënë shume hua. Ne pune ka gjasa qe ne vend te ecni para te hidhni disa hapa pas. Disa persona qe mendonit se i kishit miq do ua punojnë pas krahëve. Beni kujdes!


Demi
Korrik 2013

Do tregoheni me te dashur dhe me te përkujdesur me partnerin tuaj këtë muaj. Marrëdhënia ne çift do jete e ngrohte dhe aspak problematike. Disa mund te zhduken me te dashurin e zemrës se tyre vetëm për te qëndruar pak kohe vetëm. Beqaret qe do jene me pushime do kenë me shume fat për te gjetur personin e duhur. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet për takime. 15 ditët e para shëndeti do jete problematike. Nuk do jeni ne gjendje te mire dhe kjo do nuk do keni as rezistence te mire fizike. Ne përgjithësi sektori i financave do jete i mire. Shpenzoni aq sa duhet për te mos pasur asnjë lloj tronditjeje. Ne pune duhet te përfundoni me shpejtësi projektet e nisura sepse dikush tjetër mund t’ua kaloje. Ju mund t’ia dilni mbanë.

Binjakët
Korrik 2013

Gjate këtij muaji do ndikoheni shume nga opinionet qe do iu japin miqtë mbi lidhjen qe keni krijuar dhe kjo do e prishe harmoninë ndërmjet jush dhe partnerit. Jeni beqare dhe ndiheni shume te vetmuar? Dilni sa te mundni dhe përfitoni nga njohjet e reja. Edhe sikur te dilni me miqtë dhe familjaret do mund te takoni persona interesante. Shëndeti do ketë ulje dhe ngritje. Mundohuni te kujdeseni pak me tepër për veten sepse do keni probleme akoma me te mëdha. Financat do jene te qëndrueshme me shume se kurrë kështu qe mund te kryeni investimet qe kishit menduar. Ne planin profesional duhet te tregoheni te arsyeshëm dhe te mos nxitoheni. Çdo gjë do ndodhe ne kohen e vet. Pas datës 13 gjithçka do ece me mire se me pare.


Gaforrja
Korrik 2013

Muaj i paqëndrueshëm ky për ata qe janë ne një lidhje. Ditët e para do nisin te vrullshme dhe plot debate, por me kalimin e kohës situata do rregullohet. Për beqaret ka ardhur momenti i duhur për te filluar një lidhje. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen për te njohur persona te rinj. Merrni sa te doni kohe për t’u njohur mire para se te hidhni hapa me tej. Shëndeti do jete i mire. Nuk do iu mungoje as dinamizmi dhe nuk do e ndieni shume lodhjen. Edhe pse vape ju do jeni ne forme. Financat nuk do jene problematike, mjafton qe te tregoheni me te organizuar dhe mos shpenzoni pa reflektuar. Ne pune mos iu besoni te gjithë kolegeve. Beni gjithçka ashtu si e keni planifikuar sepse nuk do pendoheni ne asnjë moment.

Luani
Korrik 2013

Gjate këtij muaji do jeni nostalgjike dhe shpeshherë do iu pushtoje melankolia. Nëse jeni ne një lidhje javët do jene pa emocione te mëdha, megjithatë duhet thënë se as probleme nuk do ketë. Beqaret nuk duhet te ngurrojnë te luajnë me sharmin dhe aftësinë e tyre joshëse. Ka gjasa qe nga jave e dyte te takoni një person mjaft te veçante. Shëndeti nuk do jete gjithë kohës i mire, megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten. Me pak përkujdesje gjithçka mund te rregullohet. Financat do jene me te paqëndrueshme se kurrë. Nuk është koha e duhur për te bere investime te mëdha dhe as për te dhënë para hua. Ne planin profesional gjithçka do shkoje me se miri. Jo vetëm qe projektet do iu ecin si duhet, por do e përmirësoni edhe marrëdhënien me koleget.



Virgjëresha
Korrik 2013

Gjate këtij muaji do iu kushtoni me shume rëndësi se kurrë ndjenjave tuaja. Do veproni pa u menduar gjate vetëm e vetëm sepse doni te qëndroni a me pranë partnerit tuaj. Mosmarrëveshjet qe keni pasur me pare do i harroni përfundimisht. Beqaret do jene shprehës nga njëra ane, por edhe te paqëndrueshëm. Do kenë disa takime mirëpo nuk do dini për ke te vendosin. Shëndeti here pas here mund te ketë probleme te vogla, megjithatë kjo nuk duhet t’iu alarmoje. Nëse nuk keni planifikuar te shkoni me pushime këtë muaj, financat do jene shume here me te mira, madje disa do kenë goxha përmirësime. Ne pune do ndodhe diçka qe nuk e prisnit. Merrni sa me pare masa qe situata te mos iu dale jashtë kontrollit.



Peshorja
Korrik 2013

Këtë muaj duhet te filloni te mendoni seriozisht për pushimet nëse ende nuk e keni vendosur ku do shkoni. Ata qe janë ne një lidhje nuk do kenë probleme te mëdha edhe pse debatet nuk do mungojnë. Beqaret do kenë takime pa fund dhe disa do mund te gjejnë personin e duhur. Bëjini sytë katër gjate gjithë kohës! Me shëndetin nuk do shkojnë gjerat si duhet. Mund te keni probleme me gjumin dhe rezistenca fizike do jete e dobët. Merruni pak me aktivitet fizik dhe mos qëndroni shume kohe ne ambiente te izoluara. Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme dhe aspak problematike. Ne pune ka shume mundësi te filloni projekte te rëndësishme me disa kolege te vjetër. Nëse përqendroheni fort tek pikësynimi qe keni do arrini me shpejt atje ku dëshironi.


Akrepi
Korrik 2013

Gjate këtij muaji do keni një sjellje shume te çuditshme, çka do jete e pakuptueshme për personat qe do iu rrethojnë. Ne jetën tuaj ne çift do keni vështirësi te mëdha dhe nuk do arrini dot te komunikoni qetësisht me partnerin. Beqaret do kenë shume fat gjate tre javëve te para kështu qe duhet te shfrytëzojnë çdo mundësi. Perspektivat janë optimiste. Për një shëndet me te mire duhet te merreni pak me tepër me sport dhe te kujdeseni për ushqimet qe do konsumoni. Për financat muaji do jete i qete dhe aspak problematik. Shfrytëzojeni për te kryer disa investime te nevojshme. Ne pune me te favorizuar do jene personat qe do pranojnë te punojnë ne ekip. Duke dhënë secili mendimin e rij mund te gjendet një zgjidhje me e mire


Shigjetari
Korrik 2013

Nëse keni ndonjë dyshim për jetën tuaj sentimentale mos ngurroni te flisni hapur me partnerin tuaj gjate këtij muaji. Ai do tregohet me tolerant dhe me i kuptueshëm me ju. Beqaret do kalojnë një muaj me te mire. Ditët më me fat do jene data 19 dhe data 21. Mos i harroni! Problemet shëndetësore do jene te pakta dhe pa rrezik te madh, megjithatë për çdo gjë duhen marre sa me shpejt masat. Shmangni lojërat e fatit nëse nuk doni qe situata juaj financiare te përkeqësohet. Me pak maturi dhe me një menaxhim me te mire do arrini ta stabilizoni situatën. Ne planin profesional duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente dhe te mos hidhni asnjë hap pa qene te sigurte. Durimi gjithashtu do ishte një virtyt shume i vyer ne këtë periudhe.


Bricjapi
Korrik 2013

Ambienti yjor do jete i favorshëm gjate gjithë këtij muaji për jetën sentimentale te çifteve. Do arrini t’i zgjidhni mosmarrëveshjet qe keni pasur pa shume sakrifica. Nëse sapo keni krijuar një familje do mendoni për një fëmijë. Beqaret do bëjnë çfarë te mundin te gjejnë personin ideal dhe do e gjejnë atë. Realiteti nuk do iu mungoje ne asnjë moment. Sektori i shëndetit do jete shume i qëndrueshëm. Nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Ne planin financiar do tregoheni ta matur dhe largpamës. Nuk do tentoni te hidhni asnjë jap pa kontrolluar njëherë te ardhurat. Ne pune do vazhdoni rregullisht ato qe keni nisur. Mos u dorëzoni pas ndonjë pengese te vogël, por kini me tepër besim tek vetja. Komunikimi do iu ndihmoje ta përmirësoni edhe marrëdhënien me shefat.


Ujori
Korrik 2013

Do iu mungoje fantazia gjate këtij muaji dhe partneri do mërzitet paksa. Ne fakt pak nga pak rutina po e pushton lidhjen tuaj kështu qe duhet te bëni çmos qe ta ndryshoni situatën. Java e fundit duket se do jete me pozitive. Beqaret do takojnë persona me humor dhe qe ia vlen te krijosh një lidhje. Mos e humbni mundësinë për t’i njohur me mire ata. Për një shëndet jo problematik kujdesuni pak me tepër për ushqimin qe do konsumoni. Nëse kohet e fundit e keni tepruar, mbani ndonjë diete, por jo shume strikte. fatkeqësisht financat nuk do jene shume te mira. Shmangni investimet e mëdha sepse nuk ka ardhur ende momenti i duhur. Ne pune duhet te peritoni nga klima e ngrohte qe do mbizotërojë për te përmbyllur disa projekte. Fati do jete ne anën tuaj.

Peshqit
Korrik 2013

Gjate këtij muaji do keni shume sukses ne çdo fushe. Krijimtaria juaj do vlerësohet jashtë mase. Nëse jeni ne një lidhje do debatoni shpesh me partnerin, por ato do jete thjesht kalimtare. Marrëdhënia juaj ne te vërtetë nuk do jete problematike. Beqaret duhet te tregohen më me finese. Një person misterioz do iu joshe dhe do kërkojë me çdo kusht t’iu beje për vete. Shëndeti do jete i mire. Do jeni me ne forme se kurrë. Rezistenca fizike, por edhe ajo morale do jene te papërkulshme. Ato qe mendojnë se janë paksa mbi peshe duhet te shmangin vaktet e tepruara. Ne planin financiar do jene te shumte planetët qe do iu ndihmojnë te ruani ekuilibrin dhe te mos keni probleme. Ne pune do iu dalin disa vështirësi ditët e para te muajit, por me pas suksesi do jete i garantuar.
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

C'thone yjet per ju? Empty Re: C'thone yjet per ju?

Mesazh nga Anakonda Mon 15 Jul 2013 - 19:20

Gaforrja
Korrik 2013

Muaj i paqëndrueshëm ky për ata qe janë ne një lidhje. Ditët e para do nisin te vrullshme dhe plot debate, por me kalimin e kohës situata do rregullohet. Për beqaret ka ardhur momenti i duhur për te filluar një lidhje. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen për te njohur persona te rinj. Merrni sa te doni kohe për t’u njohur mire para se te hidhni hapa me tej. Shëndeti do jete i mire. Nuk do iu mungoje as dinamizmi dhe nuk do e ndieni shume lodhjen. Edhe pse vape ju do jeni ne forme. Financat nuk do jene problematike, mjafton qe te tregoheni me te organizuar dhe mos shpenzoni pa reflektuar. Ne pune mos iu besoni te gjithë kolegeve. Beni gjithçka ashtu si e keni planifikuar sepse nuk do pendoheni ne asnjë moment.


tgjitha tverteta kan dal
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

C'thone yjet per ju? Empty Re: C'thone yjet per ju?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi