Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çaji jeshil rrit kujtesën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çaji jeshil rrit kujtesën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çaji jeshil rrit kujtesën

3 posters

Shko poshtë

Çaji jeshil rrit kujtesën Empty Çaji jeshil rrit kujtesën

Mesazh nga An0nim Sat 13 Jul 2013 - 21:40

Çaji jeshil rrit kujtesën Caji-jeshilÇaji jeshil rrit vëmendjen dhe përmirëson kujtesën. Ky është përfundimi i një grupi studiuesish të Universitetit të Bazelit në Zvicër. 

Në studim u përfshinë 12 persona, që të gjithë meshkuj. Ata u ndanë në dy grupe, njëri që konsumoi caj jeshil dhe tjetri që konsumoi dicka tjetër. Në grupin e parë aktiviteti i trurit ishte konstant, ndërsa në grupin e dytë u vu re një aktivizim më i shpejtë dhe më efikas i pjesës së materies gri, përgjegjëse për vëmendjen dhe kujtesën. 

Studiuesit zviceranë thanë se polinefolet që përbëhët ky caj zgjerojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në një furnizim më të mirë të trurit me gjak dhe oksigjen. Kjo rrit përqendrimin, vëmendjen dhe kujtesën. 

Por përvec kësaj, ky lloj caji njihet edhe për vetitë qetësuese. Kjo sipas këtyre studiuesve i faturohet përbërësve të tij që parandalojnë efektet negative të neuro-transmetuesve. 


/Top Channel
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çaji jeshil rrit kujtesën Empty Re: Çaji jeshil rrit kujtesën

Mesazh nga Anakonda Mon 15 Jul 2013 - 19:09

Çaji jeshil ka shumë efekte pozitive në organizëm, nëse duam t’i kushtojmë vëmendje të qenit mirë nga ana shëndetësore si në aspektin fizik, edh enë atë mendor. Ndikimet pozitive të çajit jeshil njihen që nga antikiteti dhe kryesisht kanë qenë popujt orientalë ata që ia kanë njohur vlerën që herët kësaj bime. Nuk duhet harruar se çaji jeshil është i pasur me shumë substanca të dobishme për trupin tonë si polifenolet, katekinat dhe teinat, të cilat kanë efekte antioksiduese.  Ja disa nga “mrekullitë” e çajit jeshil.
 
Ngadalësimi i plakjes
Antioksidantët e pranishme në çajin jeshil veprojnë kundër radikaleve të lira, duke luftuar plakjen e qelizave dhe duke kryer funksione antidegjenerative dhe antikancerogjene. Vetitë antioksiduese të çajit jeshil vijnë falë katekinës, substanca që përbën nga 20 deri në 40 të peshës së thatë. Antioksidantët mbrojnë arteriet dhe indet, duke ngadalësuar plakjen.

Humbja e peshës
Çaji jeshil njihet për vetitë dobësuese. Substancat që e bëjnë të mundur këtë  janë metilksantinat.ato favorizojnë lëvizjen e yndyrnave dhe rrisin metabolizmin. Këto substanca kanë edhe efekt diuretik, ulin oreksin e ndjenjën e urisë dhe luftojnë celulitin.
 
Ulja e nivelit të sheqerit dhe kolesterolit
Çaji jeshil ul nivelin e sheqerit në gjak dhe ndikon pozitivisht në parandalimin e diabetit. Katekinat janë përgjegjëse për uljen e nivelit të kolesterolit.
 
Kuron sëmundjet e lëkurës

Çaji jeshil është një aleat shumë i mirë kundër plagëve në lëkurë  dhe sëmundjeve, duke stimuluar fuqishëm rigjenerimin e epidermës.
 
Lufton viruset
Katekinat luftojnë viruset, në veçanti ato të gripit. Çaji jeshil mund të përdoret edhe për  të shoqëruar kurat kundër sëmundjeve alergjike. Në disa raste, është i rekomandueshëm edhe kundër dhimbjes së kokës, kryesisht në rastet kur ajo shoqërohet me sindromën premenstruale.
Lufton rënien e flokut
Çaji jeshil ndihmon për të luftuar rënien e flokut. Ai ka në përbërje flavonoide, vitamina dhe oligoelementë të cilët janë ndër armët më efektive në luftën kudër rënies së flokut. Efektet pozitive janë të dukshme si në rastin e konsumimit të çajit jeshil, edhe nëse lëngu aplikohet direkt në rrënjën e flokut.

Efektet negative
Kujdes me sasitë e çajit jeshil. Teina nuk i bën mirë sistemit nervor nëse konsumohen sasi të mëdha çaji. Masa e këshillueshme është poshtë katër litrave në javë. Gjithashtu, mjekët këshillojnë që të bëhet kujdes me konsumin edhe gjatë shtatzënisë.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çaji jeshil rrit kujtesën Empty Re: Çaji jeshil rrit kujtesën

Mesazh nga Thjeshtësia Thu 18 Jul 2013 - 6:22

Mbase vetem tek meshkujt rrit kujtesen se tek une nuk shoh ndonje permiresim :P
Sa per tjerat jam dakord, ka me te vertete shume efekte pozitive..
Thjeshtësia
Thjeshtësia
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 31
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/07/2013
Mosha Mosha : 37

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çaji jeshil rrit kujtesën Empty Re: Çaji jeshil rrit kujtesën

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi