Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Trimfuesja e Festivalit të 52-të në RTSH, kurorëzohet këngëtarja Hersi Matmuja People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Trimfuesja e Festivalit të 52-të në RTSH, kurorëzohet këngëtarja Hersi Matmuja People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trimfuesja e Festivalit të 52-të në RTSH, kurorëzohet këngëtarja Hersi Matmuja

2 posters

Shko poshtë

Trimfuesja e Festivalit të 52-të në RTSH, kurorëzohet këngëtarja Hersi Matmuja Empty Trimfuesja e Festivalit të 52-të në RTSH, kurorëzohet këngëtarja Hersi Matmuja

Mesazh nga WebMaster Fri 10 Jan 2014 - 2:50

Përfundojnë ethet, emocionet, mbyllen dritat e natës finale e Festivalit të 52-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Fituese e këtij festivali, sipas vlerësimit të jurisë u kurorëzua kënga me titull “Zemërimi i një nate” e këngëtares së re, Hersi Matmuja. Këngëtarja pas vlerësimit me çmimin e parë u shpreh shumë e emocionuar dhe e vlerësuar në të njëjtën kohë. Kënga është kompozuar dhe orkestruar nga Genti Lako, ndërsa teksti i këngës është shkruar nga Jorgo Papingji. Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të këngës, ku ne marrim pjesë për të 11-ën herë. Në edicionin e fundit të Eurovizionit, Shqipëria u prezantua me këngën “Identitet” të kënduar nga Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj, por nuk arriti të hyjë në finale. Festivali Evropian i Këngës, këtë vit zhvillohet në Kopenhagë, në datat 6, 8 dhe 11 maj 2014. Në vendin e dytë në këtë festival u rendit Klodian Kaçani me këngën "Me ty". 

Ndërsa në vendim e tretë u rendit këngëtari Saimir Braho me këngën me titull "Grua. Në Festivalin e 52-të në RTSH konkurronin 16 këngë. Juria zgjodhi 16 këngë për në netët live nga 44 materiale të paraqitura nga këngëtarët. Drejtori artistik i këtij festivali ishte kompozitori Edmond Zhulali, ndërsa banda muzikore, u drejtua nga kompozitori dhe orkestruesi, Alfred Kaçinari. Festivali u zhvillua live, që nga formacioni i harqeve, banda muzikore, si dhe shoqëruesit e këngëtarëve. Kjo ngjarje e muzikës shqiptare, u mbajt gjatë tri netëve radhazi, në Pallatin e Kongreseve. Juria e festivalit përbëhej nga 7 emra të njohur të muzikës dhe fjalës si: Agim Krajka, Aleksander Lalo, Hajg Zaharian, Petrit Malaj, Xhevahir Spahiu, Eriona Rushiti dhe Bojken La- ko. Ndërsa prezantuesit e këtij festivali ishin gazetari Enkel Demi, i cili gjatë dy netëve të para u shoqërua nga modelet Marinela Meta dhe Xhesika Berberi, ndërsa natën finale e prezantoi me aktoren Klea Huta. 

Marinela dhe Xhesika vinin për herë të parë në një skenë të madhe si ajo e festivalit edhe pse me shumë eksperienca në fushën e modelingut. Nga ana tjetër, për Klean nuk ishte kjo eksperienca e parë. Ajo sapo ka përfunduar xhirimet e serialit “Millenium”, i cili do të shfaqet së shpejti në ekranin e TVSH-së, ku luan rolin e protagonistes. Të tria vajzat e kanë pritur me emocion ftesën që ju është bërë nga organizatorët për të drejtuar festivalin dhe e kanë kaluar me sukses këtë provë. Të ftuar specialë të kësaj nate ashtu siç u paralajmërua nga vetë autorët e këtij festivali, ishin fituesja e Eurosong 2013, danezja Emmelie Charlotte- Victoria de Forest, dhe Elhaida Dani fituese e “The Voice of Italy”. Në sallën e Pallatit të Kongreseve ndër të tjera, u vu re dhe pjesëmarrja e kreut të delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi.

Konkurentët

1. Natë e parë Këngëtar: Venera Lumani & Lindi Islami

2. Jam larg Këngëtar: Besiana Mehmedi & Shkodran Tolaj

3. Vetëm për ty Këngëtar: Edmond Mancaku & Entela Zhula

4. Grua Këngëtar: Sajmir Braho

5. Me Ty Këngëtar: Klodian Kacani

6. Kthehu Këngëtar: Luiz Ejlli

7. Ti mungon Këngëtar: Marjeta Billo

8. Zemërim i një nate Këngëtar: Hersi Matmuja

9. Në zemër Këngëtar: Rezarta Smaja

10. Mjegulla Këngëtar: Renis Gjoka

11. Kur qielli qan Këngëtar: Xhejn & Enxhi Kumrija

12. Ëndrrat janë ëndrra Këngëtar: Xhejsi Jorgaqi

13. Princesha Këngëtar: Grupi LYNX

14. Mikja ime Këngëtar: Blerina Braka

15. Një ditë shprese Këngëtar: Frederik Ndoci

16. Jeta në orën 4 Këngëtar: Orges Toçe


Shekulli
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trimfuesja e Festivalit të 52-të në RTSH, kurorëzohet këngëtarja Hersi Matmuja Empty Re: Trimfuesja e Festivalit të 52-të në RTSH, kurorëzohet këngëtarja Hersi Matmuja

Mesazh nga Anakonda Wed 12 Feb 2014 - 3:26

sme duket si targ e njohur
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi