Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
ESENCA E PARAPSIKOLOGJISË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
ESENCA E PARAPSIKOLOGJISË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ESENCA E PARAPSIKOLOGJISË

Shko poshtë

ESENCA E PARAPSIKOLOGJISË Empty ESENCA E PARAPSIKOLOGJISË

Mesazh nga Anakonda Sun 26 Oct 2014 - 22:39

ESENCA E PARAPSIKOLOGJISË Parapsi2ESENCA E PARAPSIKOLOGJISË
 
      “Askush nuk ka të drejtë të nënçmojë shkencën, të cilën nuk e njeh”
(Paracelzusi)
 

Duke filluar nga shekulli XIX, botëkuptimet shkencore mbi botën në përgjithësi kanë përjetuar ndryshime shumë të thella. Njohjeve të materies dhe energjisë si dhe të shumë ligjeve të fizikës klasike, iu bashkëngjitën edhe njohuri të reja, që, si pasoj, sollën edhe vështrim krejtësisht të ri dhe ekspansion të madh të horizontit.
            Herci zbuloi vibracionet elektrike; Rëntgeni, dukuritë e panjohura të rrezatimit; çifti Curie, radioaktivitetin; pastaj, Ajnshtajni bëri të njohur se materia përmban energji të pamatur (gjë që solli deri te fizika nukleare, që në anën e saj pozitive mundësoi shfrytëzimin e energjisë përmes elektranave nukleare, kurse në anën tjetër, negative, e ballafaqoi njerëzimin me tmerrin e armës atomike).
            Pastaj: telefoni, radioja, televizioni, automobilat, aeroplanët etj. u bënë dukuri të përditshme. U zbulua radio-teleskopi, që na mundësoi shikim në botën makrokozmike, ndërsa mikroskopi elektronik na i shpalosi thellësitë e mikrokozmosit.  Nëpër frigorifer me ngrirje të thellë u vendosën pjesë rezervë për trupin e njeriut, ndërsa kirurgët iu përveshën punës për transplantimin e organeve të rëndësishme për jetë. Kompjuterët (trurët elektronik) depërtuan në shkencë, industri, bujqësi etj. Sakaq, amerikanët lansuan anijen e parë kozmike, me njerëz për në hënë: pastaj satelitë të tjerë për planete më të largëta, si dhe satelitë të shumtë që pandërprerë i sillen rreth e përqark planetit tonë Tokës. Zbulimet dhe prodhimet e ndryshme, të panumërta “çuditëse”, që deri më dje ishin “science fiction” u bënë realitet i kohës.
            Megjithatë, përkundër gjithë këtyre shpikjeve, gjithë këtij përparimi, një pjesë të konsiderueshme të njerëzimit e ka kapluar një fobi e pakuptueshme. Trandjet psikike (streset), sëmundjet psikosomatike (psikofiziologjike), neurozat, psikozat si dhe vetëvrasjet janë në rritje e sipër...pra, lind pyetja: ku është arsyeja e gjithë kësaj?
ESENCA E PARAPSIKOLOGJISË Image002
            Një kohë tepër të gjatë shkenca ishte e drejtuar vetëm në njërën anë të medaljonit. Në anën materiale të njeriut dhe natyrës në përgjithësi, pra në mikro dhe makrokozmos, duke e drejtuar shikim vetëm në paraqitjet dhe dukjet e jashtme fizike. Ajo filloi të masë e të analizoj, pra të studioj njeriun dhe natyrën, duke u nisur vetëm nga pikëpamjet materiale dhe duke besuar se në atë mënyrë do të mund t’i zbulojë të gjitha sekretet dhe misteret e tyre. Kurse si masë e vetme vlente vetëm introdukta fizike me konceptet e pastra mekanike. Përfytyrimi për botën, që në kohë dhe hapësirë zhvillohet sipas ligjit të shkakut dhe veprimit, u bë udhëheqës i shkencës bashkëkohore dhe me këtë ajo zgjodhi rrugën njëanësore.          


Duke e ndjekur këtë rrugë, shkenca ka arritur përparime që s’merren me mend në kërkimet teknike, në industri etj. Por, shtrohet pyetja: Cilat nevoja i plotësojnë ato? A nuk janë vetëm nevoja të pastra materiale, fizike etj? A mund të jemi të lumtur vetëm me plotësimin e nevojave të tilla, materiale e fizike, duke lënë anash nevojat shpirtërore?
            Pra, për shpirtin ajo u interesua shumë pak, për të mos thënë gati aspak.
            Shpirti dhe të gjitha dukurit tjera paranormale mbeti në prapavijë. Gjithashtu, në prapavijë mbeti edhe ana etike e njeriut, sikurse të mos kishte ekzistuar fare. U harrua formula e ser Artur Edington-it në “New Path - Ways of Science” (“Rrugët e reja të shkencës”) se “bota fizike nuk është e vetme” dhe në “Psysics and Philosophy” se “bota e njohur për fizikën paraqet vetëm një prerje nga i gjithë realiteti”. Ajo gjithashtu harroi se pranë kuazalitetit fizik, ekziston edhe ai psikik dhe ai është shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut.
            Duke e lënë prapa këtë drejtim shkenca, dhe duke e përdorë për nevoja të veta manipuluese grupe fetare, sekte të ndryshme etj., ndodhi që njerëzit, duke mos qenë të kënaqur me realitetin dhe duke kërkuar harmoni shpirtërore, të bënin përpjekje për ta shpërthyer këtë errësirë teknologjike dhe për të kërkuar rrugë të reja kah vetëvetja. Por, duke kërkuar këto rrugë, shpesh silleshin nëpër shtigje të gabuara, rëndom duke iu dhënë drogës, alkoolit etj., që në instancën e fundit kishin pasoja të rënda, shpesh edhe vdekjeprurëse. Shumë prej tyre shkuan edhe në Indi e vende të tjera për të gjetur atë harmoni shpirtërore të humbur, kryesisht nëpër,mjet meditimeve të jogistë të ndryshëm, guru etj., ku disa prej tyre edhe mbetën përgjithmonë nëpër tempuj e faltore të atjeshme.
             Dhe të gjitha këto dilema hapën rrugë për një alternativë tjetër. Alternativë që shumë seriozisht do ju qasej mu këtyre dukurive për t’i zhveshur përfundimisht nga velloja misterioze që mbizotëronin për to, dhe për t’iu dhënë vlerësim të merituar logjik e shkencor. Kjo lëmi e re do të marr nocionin “Parapsikologji”.
            Hipnoza dhe sugjestioni, të cilat shkenca bashkëkohore sot i ka pranuar në gjirin e vet, vërtetojnë se në nëndijen tonë ekzistojnë forca dhe aftësi, për të cilat vetëdija jonë nuk di pothuajse asgjë. Kjo është edhe një dëshmi e fuqishme se njohuritë tona për ligjet e natyrës janë të mangëta, posaçërisht ato mbi jetën shpirtërore të njeriut.
            Fatmirësisht, me pranimin e psikologjisë si degë shkencore, kohëve të fundit edhe parapsikologjia filloi të zhvillohet dhe të pranohet edhe nga pikëpamjet shkencore, sakaq shkollat e tilla të përhapen kudo nëpër qendra të ndryshme të botës. Kjo bëri që sadopak të zbutet ky tension dhe, më në fund të fillojmët’i kthehemi më shumë vetës, pra UN-it tonë.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi