Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
POETI YNË NEXHAT REXHA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
POETI YNË NEXHAT REXHA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POETI YNË NEXHAT REXHA

Shko poshtë

POETI YNË NEXHAT REXHA Empty POETI YNË NEXHAT REXHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 15 Feb 2009 - 2:11

Kur e shijuam gjuhën e dhembjes

Lindjen dielli heshtëzoi

Gjuha e zjarrtë kaloi lumin

Mbasi e panjohura stinë shëmtoi



Krahët e hapur në sytë shkëndijë

Nuk pëlcitën bebzën

Pranë dy lumenjve në puthje

Sakrificë menaxhimi e denigrimi



I lidhjeve antinjerëzore rekrutim

Disidentësh prapë e prapë dendur

Prekë e panjohura qiellin akullnajë

Derisa syve nuk i hiqej terri



I veshur me pelerinën blu

Për ta mësuar gjuhën e lumit

Në hipokrizinë e buzëqeshjes komike

Midis harresës ndërlidhëse intime



Me panoramën paraprojektuese nostalgjike

Terren i rrëshqitshëm mitimizim

Fundi i fundit kallëzim i shkumës lumit

Sundim i vetës nëpër brezni



Kronikë mohimi thirrje mashtrimi.

Gjuhë lumi vërshon e dredhon

Gjuhë njeriu mashtron e shiton

Gjuhë e vjetër ndër shekuj tingëllon



Gjuhë besimi afron

Lumi Nereu-di-mes bifurkacion

Lidhje komunikacioni krijon

Lumë i gjatë me thellësi loti



Shtrat i ngjeshur me shumë ndodhi

Lutjet tona gjithmonë për Ty

Erdhën dhe shkuan shumë hordhi

Këtu lanë hijet nëpër fatkeqësi
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË NEXHAT REXHA Empty Re: POETI YNË NEXHAT REXHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 15 Feb 2009 - 2:12

NË MES NESH



Kam kujdestaruar në tunelin

E Sabatos

Verbërisht pabesia kaloi në mes nesh



Asnjëri nuk i mundëm shikimet

E pritjeve

Të orëve memece në mes nesh



Pikëllimi ndërtoi folenë heshtazi

E ngrohtësia

Ngatërroi ëndrrën në mes nesh



Nuk arritëm të mundim shkimin

E ngrirë

Për ne amshimi hyri në mes nesh



Stuhia kalimtare i shpejtoi hapat

E gjurmët

Vërshuan majen e Olimpit në mes nesh



Shkëlqimet depërtuese tejkaluan heshtjen

E zjarrmia

Mundi braktisjen në mes nesh



Ne bashkë ishim braktisja

E zemrat

Ruajtën dashurinë ziliqare në mes nesh
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË NEXHAT REXHA Empty Re: POETI YNË NEXHAT REXHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 15 Feb 2009 - 2:12

HARTA MEMECE



Lufta e hartave më kafshoi

Në gjymtyrët e trupit tim

Më plagosi rëndë

Ma bëri trupin qivi



Pastaj bëri ç`deshi me mua

Se dhembja kaploi

Në çdo pjesë të trungut tim

Ai prehej me sëpatë lehtë.



Nga dinastitë e harbuara

Me skenarët e padukshëm

Të rrugëve mashtruese

Me pamjen mumje



Anija Liburna lundronte

Brigjeve të detit fatkeqësi

Me dridhjen e damarëve nëntokësore

Shpërtheu aromë e ujit helmues



Pranë shtyllës torzo

Edhe jeta ujore lëkundi

Drejtimin lundrues

Me litarët karrem



Kush diktoi në hartën memece

Pamjet e natyrës shqiptare

Mjellmat apo ngjalat tona

E di se diktati vinte nga lartë



Dhe tha njeriu i vjetër

Ku është pallati i mbretit

Buzë greminës afër detit

Konak ka vëtëm për pak



Ali Pashai i Tepelenës

I servoi haremin e tij vetëm

Lordit Bajron i dha mundësi

Sa herë të dojë të flejë në pallatin e tij



Për këtë zili koka në hejbe

Shkoi të Turqi

Trupi mbeti në Janinë

Pashai e Lordi viktima të Greqisë.



Shiu i madh vërshoi fushat

Hijerëndi turbulloi detin

Historia pakësoi gjakun pezmatim

Harta memece humbi në drejtpeshimin
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË NEXHAT REXHA Empty Re: POETI YNË NEXHAT REXHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 15 Feb 2009 - 2:13

KOHË APOKALIPSE



Kjo kohë tinëzare po m`i vjedh

Ditët më të mira

Ëndrrat më të ëndërruara

Po më merr ndoshta edhe mua

Veç kënga ime nuk di ku po tretet.

Kohë moj kohë tinëzare

Ti do të ecësh në çdo kohë

Vetëm unë një ditë do të shpall

Luftë për jetë a vdekje

E ti mate mirë kohën

Se fundi do të vijë Skiron

Edhe për ty në këtë kohë

Të apokalipsës



1996
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË NEXHAT REXHA Empty Re: POETI YNË NEXHAT REXHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 15 Feb 2009 - 2:13

PANAIRI I LIBRIT 1999



Në Prishtinë kishte ardhur

Prometeu kryeneç

Bashkë me udhën e shkronjave

Aty shkëlqente topuzi i Gjergj Elez Alisë



Nëntorët e ruanin krenarinë

Dhe hidhërimin për tokën e përgjakur

Skënderbeu nuk i kishte ndërruar fjalët

‘’Lirinë nuk ua solla unë,

po e gjeta këtu midis jush’’



Ne me sytë tanë i kemi parë

Shtëpitë e djegura,bibliotekat shkrumb

Në mesditë sfidë e fëmijëve

Pushtuan qiellin e mrrolur mijëvjeçar



Lasgushi edhe më tej ligjëronte

Me Nositin vetëflijues

Kadare u kthye në Kosovë triumfues

Dritëroi erdhi bashkë me baltën e Devollit

Çabej i lodhur me Buzukun ngadhënjimtar



Në Panairin e librit në Prishtinë

Mungonin”Tufa”,”Loti udhëtar’’, ende i patharë

Flora edhe më tej vuan për ‘’Bimë e zë’’

Në Udhëtimet e ëndrrës së keqe të Matoshit

Në këtë aureolë vije aromë lirie,pa fije dashurie
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË NEXHAT REXHA Empty Re: POETI YNË NEXHAT REXHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 15 Feb 2009 - 2:13

SI JETOHET KËTO DITË NË KOSOVË



Në Kosovë jetës i vie erë droje

Gratë i kanë prerë flokët

Vajzat e kanë ndërruar frizurën

Djalëria përfytyron luftën

Në vijën e parë të frontit

Burrave u është zgjatur mjekra

Fëmijëve u ka humbur gëzimi

Në Kosovë shërohen plagët mijëvjeçare

Ku lind dhe perëndon

Durimi i palodhur i shpirtit idealist

Me zgjimin e brezave që vijnë nëpër shekuj

Në Kosovë këto ditë

Bukë hahet pak,ujë pihet shumë

Kriteret e jetës kanë një vështrim

Në çdo qoshe të rrugës

Rrezik pa përjashtim

Kosovë je loti, dhembja dhe gjaku im



Prill 1999
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË NEXHAT REXHA Empty Re: POETI YNË NEXHAT REXHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 15 Feb 2009 - 2:14

KRISMAT MBI OMBRELLË



Mos i drejtoni shigjetat

Kah ombrella ime

Se nuk bëjnë punë

As kërcënimet vrastare



Nëpër vrimat e ombrellës sime

Nuk bien rigat e shiut

Mbi të kullojnë plagët e gjata

Të lotëve dhe dallgëve në çdo stinë



Këtu vetë jeta është det

Ajo peshohet me syrin e ardhmënisë

Edhe kur dridhen buzët e njoma

Para fortunës makabre



E ti njeriu im

Zgjidh vdekjen apo lojën e djallit

Se krismat e krushqve të lirisë

Po sjellin zjarrin e Prometeut



Topanicë,më 16 mars 1999
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË NEXHAT REXHA Empty Re: POETI YNË NEXHAT REXHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 15 Feb 2009 - 2:14

NDRIÇIMI I KITARËS

Jusuf Gërvallës



Mbrëmja e asaj dite

Mahniti qytetin e famshëm

Ndjenjë fantazie

Fole mikpritëse ndriçim deti



Ritmi kurioz ngjalli shpresë

Klithja e bukur

Zuri vend pa ankesë

Mbylli faqen e fajit kthesë



Gjithmonë baladë e thjeshtë

Kompozim me besë populli

Kitarë dashurie kërkim melodie

“Njeri ku je” eja me ne



Malli ndërlidh Dubovikun plak

Loti shembi mure

Me tingujt e kitarës

Erdhe në prag të stinës së re
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË NEXHAT REXHA Empty Re: POETI YNË NEXHAT REXHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 15 Feb 2009 - 2:14

PARA ARRITJES



Me fjalë shumë herë

E kemi pushtuar botën

Në të gjitha horizontet

E ngjyrat e vijave në harta

I paraqesim si duam ne

Rrugën e diellit e vështrojmë

Nga pikëqëndrime të ndryshme

Sa afër dhe sa larg

Lind dhe perëndon

Drita e vendlindjes sime

Në shtegtimin tonë

Arrijmë deri te Malet e Parnasit

Dhe kthehemi duarthatë

Pa e pushtuar asnjë shpellë A do t`i matim hapat

Me peshën e trupit dhe mendjes sonë

Në këtë orë të keqe

Para arritjes së djallit tek Ura e Fshejtë
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË NEXHAT REXHA Empty Re: POETI YNË NEXHAT REXHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 15 Feb 2009 - 2:15

SATANA



Në fytyrën tënde

Shoh erë varri

Të fëmijëve tanë



Për ty s`ka rëndësi

Se në cilën stinë

Lindin, ecin dhe si frymojnë



Fantazmë e derës sime

Vazhdimisht strukesh nën hijen

Përtej territ të pafund



E zemra ime

Pret dashurinë e luleve

Ngjyrat e ylberit dhembshëm i vështron



Satana me bisht të syrit

Ëndrrat m`i trazon

Nëpër hijen e ndërgjegjes sate

Zhvillohen këto lojëra të marrëzisë



E unë pres, për t`i dhënë fund

Lojës përndjekëse satanë

Te guri i mullirit tonë

Se aty zhurmë flladi jehon
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË NEXHAT REXHA Empty Re: POETI YNË NEXHAT REXHA

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 15 Feb 2009 - 2:15

E PËRBOTËSHME



Kur ra Troja

Odiseu kalëroi kohën e humbur

Eneu mundi vetminë

Për t`i kënduar Romës



Kali i drunjtë kujtesë

Për brendinë enigmë

Dhe gjithnjë i pranishëm

Nëpër kontinentet e bërjes dhe zhbërjes



Atdheu im kapërceje lodhjen

Jepi frymëmarrjen Dardanisë

Për ta hequr bërllogun

Në deponinë Ballkanike



Paqja kthen kohërat e gjenit

Të shenjtë

Pastaj muret çlodhen

Nga mitet e rrejshme
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POETI YNË NEXHAT REXHA Empty Re: POETI YNË NEXHAT REXHA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi