Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kisha irlandeze kërkon falje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kisha irlandeze kërkon falje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kisha irlandeze kërkon falje

Shko poshtë

Kisha irlandeze kërkon falje Empty Kisha irlandeze kërkon falje

Mesazh nga Leo_Usa Sat 28 Nov 2009 - 6:21

Udhëheqësi i Kishës Katolike në Irlandë, kardinali Sean Brady, ka kërkuar falje për rastet e abuzimit të fëmijëve nga ana e priftërinjve dhe për mënyrën se si ato u fshehën nga kisha. Ai kërkoi ndjesë dhe tha se ndjehej i turpëruar për abuzimet që kanë ndodhur në Dublin dhe zonën përrreth gjatë 30 vjetëve.

Kardinali foli pas publikimit të gjetjeve të një hetimi të një raporti të qeverisë irlandeze i cili nxorri në pah abuzimet dhe mbulimin e tyre nga ana e autoriteteve të kishës dhe e policisë irlandeze.

Në raport thuhet se abuzimet kanë vazhduar deri në vitin 2004. Ministri irlandez i drejtësisë tha se në shumë raste, priftërinjtë ishin lënë të lirë të abuzonin sërish.

Raporti shqyrtoi mënyrën se si i kishin trajtuar kisha katolike dhe shteti irlandez pretendimet ndaj 46 priftërinjve gjatë një periudhe 30 vjeçare.

Ai arriti në përfundimin se Kisha Katolike e kishte vënë reputacionin e saj para mirëqënies së fëmijëve.

Në raport kritikohen dhe autoritetet e shtetit irlandez.

Ministri i Drejtësisë së Irlandës, Dermot Ahern tha se vendi duhet ta pyeste veten se si një kulturë respekti ndaj kishës katolike, arriti t'i vendoste disa klerikë mbi ligjin.

Tek e fundit tha ai, as manteli i priftit nuk i mbron dot kriminelët. /bbc/
Leo_Usa
Leo_Usa
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 55
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/11/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi