Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 7:42

Do te perpiqem te sjell një poet një poezi ! Besoj se do te kontribuoni!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 7:44

Asdreni,Aleksandër Stavre Drenova
Himni i Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshirë e një qëllim,
të gjithë atij duk'iu betuar
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t'i mbajmë,
të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
të drejtat tona ne si ndajmë;
këtu armiqët s'kanë vend.
që kombe shuhen përmbi dhe,
po Shqipëria do të rrojë,
për të, për të, luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtë
tek ti betohemi këtu,
pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë,
për nder'edhe lavdimn e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
atdheuet kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga rifati Wed 18 Feb 2009 - 7:44

p a tjeter vece rilindas ,,,,,,,,,, ne proze ....... e poeziiiiiii
rifati
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 7:45

Asdreni (Aleks Straver Drenova, 1872-1947). Poet i shquar dhe publicist. Lindi me 11 Prill 1872 ne Drenove. I mbetur jetim ne moshe te re la shkollen e mesme dhe mergoi ne Rumani me 1889. Ishte aktivist ne komunitetin e shqiptareve te Bukureshtit. Nisi te shkruante poezi dhe publicistike nga fillimi i shek XX. Ne krijimet e para poetike te cilat i permblodhi ne librin “Rreze dielli” (1904), Asdreni vijoi ne traditat e poezise se Naim Frasherit, te cilat kishin karakter atdhetar. Nje tjeter permbledhje eshte “Endrra e lote” (1912), e cila shquhet per pasurine e motiveve dhe nivelin artistik. Disa nga poezite e ketij vellimi titullohen “Zeri i kryengritesve”, “Cperblimi” etj. Ngjarjet qe pasuan renien e shtetit te lire kombetar shkaktuan tek poeti nje deshperim te thelle, qe u shpreh ne krijimet e periudhes 1914-1920 “Shqiperia me 1914” Ne kete periudhe Asdreni shkroi nje sere poemash si “Burri i dheut” (1920), "Hymni i festes", "Fisniket e Shqiperise", "Republika Shqiptare", "Psallme murgu" (1930) "Trashegimi" (1935). Vellimin e vete te katert “Kambana e Krujes” nuk arriti ta botonte kur ishte gjalle. Asdreni vdiq ne Bukuresht ne 1947. Sot eshtrat e tij gjenden ne atdhe.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 7:47

rifati shkruajti:p a tjeter vece rilindas ,,,,,,,,,, ne proze ....... e poeziiiiiii


Po! Vetem poete rilindas ! Pastaj mund te sjellim Shkrimtarë me proza! FLM . Rifat !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 7:48

Andon Zako Çajupi
Poet i shquar dhe patriot. Lindi ne Sheper te Zagorise me 1866. Ne Nivan beri nje pjese te shkolles se mesme, te cilat i plotesoi ne nje lice fracez ne Egjipt, ku jetonte i ati. Me 1887, pasi beri nje vizite ne Sheper, e fundit per te, Cajupi shkoi ne Zvicer. Atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit te drjtesise. Ne Kajro, ku u vendos per gjithnje, punoi per nje fare kohe si avokat. Nga fundi i shek XIX mori pjese gjallerisht ne levizjen patriotike shqiptare. Ne rrethet e gjera atdhetare u be i njohur me nje artikull qe shkroi ne kuadrin e diskutimit rreth ceshtjes se alfabetit ne te cilin doli kunder adoptimit te alfabetit grek per gjuhen shqipe. Me 1909 botoi shkrimin e njohur "Klubi i Selanikut", nje pamflet dermues kunder armiqve te brendshem te levizjes kombetare shqiptare. Patriotizmi i flakte dhe qendrimi i prere ndaj pushtuesve te huaj e nxoren Cajupin ne krye te patrioteve qe vepronin ne Egjipt. Me 1919 u zgjodh kryetari i shoqerise "Vellazeria" me qender ne Kajro. Qe frymezuesi dhe njeri nga hartuesit e memorandumit qe shqiptaret e Egjiptit i derguan Konferences se Paqes me 1919 ne mbrojtje te teresise territoriale te Shqiperise. Me 1920 themeloi "Shoqerine e Miqve". ...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 7:49

Vaje
Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë
Lotët që kam derdhur, s'më janë dhe tharë
Shumë vjetë u bënë sot u mbushen dhjete
Që kur më ke lënë dhe s'të shoh ne jete!


Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S'të vjen keq për mua?S'të vjen mallë për djalë ?
O ëngjëll I bukur mos meno në botë
Kthehu të të shomë të na mbeten lotë


S'rrojmë dot pa tynë ti si rron pa neve?
Motëmot që rrojtëm bashkë s'më urreve
Atje tek rri janë qipariz' e varre
Kthehu të të shomë mos na lër përfare


Mos na lër të gjorë me zemër të ngrirë
Kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë
E ke lenë foshnje tani u bë burrë
S'arrite ta rritje s'të ka parë kurrë


Për ty shumë herë çoç do të më thotë
Por s'mund ti përgjigjem se më mbytin lotë
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë
Duke psherëtitur te zot' I vërtetë


O zot I vërtetë s'të erdhi keq për djalë
Kur i more mëmën dhe më le të gjallë
Të më keshe marrë do të qe më mirë
Dhe të rronte mëma të rriste të birë
Me se rrojnë foshnjat çi rrit çiliminjtë
Dashuri e mëmës dhe përkëdhelitë
Doje dritë o qiell more dritën time
dhe ma mbushe jetën plot me hidhërime
Tani rroj pa shpresë ndaj s'dua të rroj
Se dhe perëndinë tani s'e besoj.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 7:50

Jeronim deRada

Poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. Lindi në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare "L'Albanese d'Italia" , në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes der! në fillim të viteve 60 të shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat hashtësia e kombit shqiptar (Antichità della nazione albanase, 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe (Rapsodie d'un poema albanese, 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën Flamuri Arbrit , që botoi në vitet 1883-1885. Në Testamentin politik (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 7:51

Luleve që valvit era

Fryu era e maleve
dhe rrëzoi hijen e lisit:
gjaku im mbetet lumit t'Vodhit!
Ushtarë, m'hapni shtatoren
që të shoh edhe një herë
Shkodren dhe time motër
te dritarja përkundruall.
Më atje nuk do të zgjohem
Luleve që valvit era,
posi valë që s'kanë mbarim
Do të mblidhen shokët mbrëmjes
brenda vatrash në atdhe:
Unë i lë si ëndërzë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 7:52

K E N G E T E M I L O S A O S




Kangjelji I


Ljis jeta kishe nderruar,
uj te ri nde dejtit
kaljtheruar te dit e re;
por llumbardh e Anakreontit
ronej Temp e moceme.
N`duj nje dit vate te malji
e s`u pruar si kish zakon.
Vet ce ate s`e thajti bora,
s`e pergjaku akulli,
se m`u resht njera ce ra
tek e bardha shpia ime.
Kur te drita dheu me shpi
u sbuljua je dejti,
si garea ce delj per sish,
mua me zgjoi, tue fjuturuar
qeljqevet finesteres.
M`u pataksa e ruata jashtin :
rusht pak skallankur
dheut en i kin hje;
ljulje ljiu te gapura,
nd`era i tunden e perzien
nd`at ninulj qeshenjen.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 7:55

Gjergj Fishta

Dramaturgjia dhe Publiçistika

Një vend të vëllimshëm në krijimtarinë e Fishtës zë dramaturgjia. Ai shkroi drama, drama lirike (melodrama) dhe tragjedi. Në dramat dhe tragjeditë konflikti është i ndjeshëm. Tonet që i përshkrojnë janë ato heroike. Personazhet dhe karakteret arrihen të skaliten. Në dramat lirike dialogu është më tepër mjet organizues i jashtëm sesa element ndërtues i brendshëm që t'i japë mundësi zhvillimit të veprimeve dhe ashpërsimit të konflikteve. Përsa i përket mjeshtërisë artistike, zotërojnë po ato cilësi që i mishëron edhe krijimtaria poetike. E gjithë dramarturgjia e Fishtës është e shkruar në vargje. Tema e atdhedashurisë është në qendër të pjesës më të madhe të veprave: në dramat "Odisea" dhe "Kthimi i Uliksit në Itakë", në dramat lirike: "Shqyptari i qytetnuem", "Shqyptarja e qytetnueme", "Jerina ose Mbretëresha e Lulevet", e sidomos tragjedinë "Juda e Makab", e cila çmohet si vepra më e mirë dramaturgjike e Fishtës. Tema biblike, e pastrimit shpirtëror të njeriut në luftë me veset për hir të virtyteve dhe të amshuesmërisë së qenies njerëzore është në qendër të dramave lirike. "Baritë e Betlemit", "Luigj Gonzaga". Tema e padrejtësive shoqërore është në qendër të tragjedisë "Hajria" ku mbizotëron realizmi, fryma demaskuese ndaj klasave të pasura.
Një lëndë prej qindra faqesh përmban proza e Fishtës. Është një prozë e frymëzuar, ku lirizmi krejt natyrshëm ndërthuret me humorin, satira me groteskun. Shtresat e fjalorit janë më të larmishmet. Bashkëjetojnë fjalët, shprehjet, ndërtimet sintaksore krahinore me arkaizmat, barbarizmat, zhargonet, me fjalët e shprehjet e latinishtes, të gjuhëve moderne, perifrazimet, citimet etj., etj. E pasur në llojet e lëvrimit është publiçistika. Për patetikën e fuqishme, argumentin, kritikën shëndoshëse si dhe stigmatizuese dallohen shkrimet me temë shoqërore.
Në shënjestër ai vë dembelizmin, përtacinë, indiferencën e shtetasve të shtetit të ri shqiptar, por edhe lakminë ndaj kolltuqeve, grykësinë ndaj privilegjeve, prirjen regresive ndaj aziatizmit si dhe imitimin banal ndaj perëndimores. Ai bënte thirrje që në krye të shtetit të vinë njerëz të kulturuar, atdhetarë, vizionarë largpamës të shtetit e të kombit. Fishta është edhe polemist i fuqishëm, ai polemizon me pena të shtypit vendës si dhe me ato të letrave të huaja. Merr në mbrojtje kulturën, dinjitetin, pastërtinë shpirtërore të kombit. Në polemikat nuk mungon kurrë argumenti bindës autentik, si dhe shoqërimi i tyre me argumente nga filozofitë e ndryshme, shkencat shoqërore e natyrore, por edhe vërshimet patetike ku shpotit, tall e dermon pa mëshirë kundërshtarin. Të njohura janë dhe ligjëratat e Fishtës, ku mbizotëron fryma solemne dhe argumentuese.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 7:56

Dëshmorëve

O ata t'lumtë, qi dhanë jetën,
o ata t'lumtë, qi shkrinë vehten,
qi për Mbret e vend të Parëve,
qi për erz e nderë t'Shqiptarëve
derdhën gjakun tue luftue,
porsi t'Parët u pa'n punue!
Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina:
e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë,
e der' t' ketë n' detë ujë e ranë,
der' sa t'shndërisin diellë e hanë,
ata kurr mos u harrojshin,
n'kangë e n'valle por u këndojshin.
E njaj gjak, qi kanë dikue,
ban, o Zot, qi t'jesë tue velue
për m'ia xe zemrën Shqiptarit,
për kah vendi e gjuha e t'Parit!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 7:57

Pezi nga Naim Frasheri
Poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare. Lindi më 25 maj 1846 në Frashër, ku bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1372-77). Në këtë periudhë Naim Frashëri. bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirika sh Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri. braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua le tërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri. ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës "Drita", më pas "Dituria"(1884-85), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:00

Fjalët e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar
Që t'ju ap pakëz dritë,
Natënë t'jua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
të digjem, të përvëlohem,
Që t'ju ndrinj mir' e të shihni,
Njëri tjatërin ta njihni.
Për ju do të rri të tretem,
As një çikë të mos mbetëm,
Të digjem, të qanj me lot
Se dëshirën s'e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s'dua të shuhem,
Po të digjem më dëshirë,
Sa të mundt t'ju ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur
Mos pandehni se kam vdekur :
Jam i gjall' e jam në jetë,
Jam në dritët të vërtetë;
Unë jam në shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj.
Më është falur durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Sa më kënda t'ju bënj mirë,
Të mos mbeti n'errësirë.
Jakëni, rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini
Në shpirtit kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë...
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë
Unë dua njerëzinë,
Mirësin'e urtësinë.
Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si ju dua,
Njëri tjatrinë në doni
Të paudhë mos punoni...
Unë, duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar;
Kam qenë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë...
Dua shum fjalë t'ju them,
Po trembem mos ju bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët' e gjuhësë 'zjarrtë ?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:03

Ernest Koliqi


Rrënjët lëvizin



- në 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ernest Koliqi -

Një shekull më parë, më 1903, pikërisht më 20 Maj, në muajin e bukur, kur harlisen bashkë rreze e petale të ngrohta si puthjet, mes të cilave përzihet edhe ajo më fatalja, puthja e Judës, kur Shqipëria po përgatitej të ribëhej, lindi në Shkodrën mahnitëse shkrimtari Ernest Koliqi, themelues i tregimit tonë modern, ndërkohë dhe poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg, gjithsesi dhe veprimtar i shquar në fushën e politikës, të kulturës së politikës dhe të politikës së kulturës, gjithmonë kombëtare, të gjysmës së parë të shekullit XX.

Njeri me dije të gjera, vizionar, mbartës i traditës mbi shpinë, i parakes, teksa me duar mbrunte risitë, modernen, stilist i zoti, qëmtues i fjalës, aq sa duket sikur i mblidhte si bimët e rralla mjeksore maleve të Veriut, krijues imazhesh dhe portretesh, më shumë shpirtërorë, njohës i konflikteve të brendshme dhe sociale, i filozofisë së tyre, i brengave, i muzgut dhe dritës, i rrugëve njerëzore e sidomos i rrugëve të Shkodrës, që e deshte aq shumë, aq sa e bëri emblemë të këngës së vet…
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:04

Shkodra në mengjese


Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,
kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjete:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qete.

Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat pershendetje dridhen në heshti të lete,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jete.

E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i holle:

skaj ne skaj si lum gzimi tue rreshqite
në syt e vashave, qeshë, e mbush me drite
kacurrelat e tyne kur shkojnë në shkolle.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:06

Lutja e Shkrimtarit
Lutja e shkrimtarit, nga F.Konica

"Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!"
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:08

Ata që ma shanë Atdheun

Ma shanë atdheun, ma shanë nga nëna,
në një bar, mbushur me të bardhë e negër...
Shtrëngova dhëmbët të mos më çahej zëmra,
e mbi ta tė lėshohej si bishė e egėr...

Ma shanë atdheun buzë detit Egje.
Si m'u mbyll goja e nuk volla mallkime!?
Po për kë t'i shaja!? Ata s'kishin atdhe...
Ma shanë atdheun, në gjuhën time.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:14

Mitrush Kuteli
Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli është pseudonimi i Dhimitër Paskos, i njërit prej prozatorëve më të shquar të letërsisë sonë, ushqyer që në fëmijëri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato të malësisë së Pogradecit, qytetit të lindjes së tij. Duke njohur thellë edhe letërsinë botërore, ai arriti të krijojë një prozë realiste origjinale, të fuqishme, me një fantazi të jashtëzakonshme.
Mësimet e mesme i kreu në Selanik, kuse të lartat në Bukuresht, ku më 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Më 1942 u kthye në atdhe, ku punoi në fillim si ekonomist dhe më vonë e derisa vdiq, më 4 maj 1967, si përkthyes.Mitrush Kuteli, si një personalitet demokrat që i shpalli hapur e me guxim pikpamjet e tij, u keqtrajtua nga shteti monist deri sa u dënua edhe me burgim. Keqtrajtimi i tij vazhdoi edhe pas daljes nga burgu, kur ai u detyrua ta vazhdojë punën e tij krijuese në kushte të vështira ekonomike dhe i lënë në harresë nga shtypi zyrtar.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:30

LETRA E FUNDIT
SIME SHOQE


Eftipise !

Kaq afër jemi, por kaqë larg
Të lutem mos më prit-
Na ndajnë terre rreth e qark
Dhe yll për mua s’ndrit.

Përse ta lidhësh fatin tënd
Me një pafat si unë,
Kur di se emri im u shëmb
Me dhunë e me përdhunë?

Pra hidhe hapin guximtar
Ndaj jetës së gëzuar.
Dhe më harro këtu, në varr,
Të vdekur pa mbuluar.

Se unë pres, përças po pres
Një udhë fort të gjatë
Dhe një të martë, në mëngjes,
Do hidhem nëpër natë.

Nëpër një natë që s’ka mbarim
Po qetësi për jetë:
Pushim...harrim...pushim...pushim...
Në prehjen e vërtetë
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:37

Esad Mekulin

Jeta dhe vështrim mbi poezin e Esad Mekulit

Është lindur në Plavë më 1916, ku kreu edhe shkollën fillore. Të mesmen e përfundoi në Pejë, dhe më pas studjoi në Beograd, Zagreb e Itali për veteriner.
Gjatë viteve të Luftës II Botërore merr pjesë aktive si antifashist, ndaj dhe u burgos shumë herë. Qysh në ato vite i kushtohet publiçistikës ilegale tek gazeta "Liria" për të mos iu ndarë këtij profesioni edhe pas çlirimit. Për dhjetra vjet ka qenë kryeredaktor i revistës "Jeta e re".
Ai ka qenë kryetari i parë i Akademisë së Arteve të Kosovës.
Me krijimtari poetike filloi të merret qysh në shkollën e mesme. Në fillim shkroi në gjuhën serbokroate, pas luftës botoi shqip në Kosovë e Maqedoni.
Në moshën 40 vjeç ai botoi librin e parë "Për ty" (1955), (i cili ka patur edhe tre ribotime), me vetëm 50 vjersha, i cili shënon jo vetëm një kulm poetik për autorin, por me të ai i bën një vend nderi vetes në poezinë shqipe. Mekuli është gjithashtu autor i disa vëllimeve të tjera poetike, i mjaft përkthimeve nga letërsia jugosllave si dhe përkthime në serbisht të mjaft librave nga letërsia shqiptare...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:45

Rinisë

Zemrat i mbush me bukurinë e përjetshme t' lumnisë,
me harresë t' këndshme vuejtjet i mbulon...
Hap rrug' t e reja - në ditët e territ e t' zisë -
me ravat e thella t' gëzimit rrëgallat e jetës lavron.
Nëpër shtigje t' reja rrugë shpëtimi i çel,
me ato fuqi që ti njeh për bukuri:
çdo ar' e plleshme nga ti asht mbjellë,
prej kah do t' mbijë fara e re me t' reja brezni.
Fuqia jote jeton me shekuj e rritet gjithmonë,
kthjellohet, gufon, vlon - ky burim gëzimi
i jetës së re! - O, e dashura rinia jonë!..
- n' orët e shekujve ndëgjoj at' far' kumbimi.
Gërshetohet kënga e përhershme mbi t' madhnueshmen rini -
Ty, që ke le bashkë me këtë jetë!
- O, ti gëzim i vetëm i jetës, o ti lavdi,
para lumnisë sate fort n' habi kam mbetë!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:51

Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
Millosh Gjergj Nikolla – ky eshte emri i tij i vertete, se Migjeni, i perbere nga bashkimi i rrokjeve fillestare te tre emrave te tij, eshte pseudonimi ose emri tij i pendes. Ai lindi me 13 Tetor 1911, ne Shkoder, ne mehallen e Fretënve, ne ate shtepi perballe kishes se tyre, e cila u prish me 1940, qe te zgjerohej rruga dhe sheshi perpara kishes se Françeskaneve. Sipas librit te shtepise, ne te cilin jane shenuar ngjarjet kryesore te te gjithe familjareve (lindje, vdekje, martesa), data 30 Shtator 1911 eshte shenuar si datelindja e poetit, por kjo eshte sipas stilit te vjeter kalendarik, dhe e ndryshuan meqenese edhe datevdekja e tij eshte sipas stilit te ri.
I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej me kete mbiemer gjenerik, se familja e kishte origjinen nga Dibra e Madhe, nga fshatrat ortodokse shqiptare te Rekës (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti patrioti shqiptar Josif Jovan Bagëri) – qe shperngulur nga mezi i shekullit te 19-te. Kemi plot familje te shperngulura ne kete qytet te Veriut: Gjergaj, Siliqi, Banushi, Kadiqi, Dibra, e te tjera. Nikolla Dibrani qe murator nga mjeshtria dhe thone se mori pjese ne ndertimin e kishes ortodokse ne Shkoder. Kur shkonte si murator neper katundet e ndryshme, ne Mal te Zi, Nikolla u njoh dhe u martua me nje vajze nga Kuçi, me Stake Milanin, e cila kishte edhe ajo si gjithe banoret e asaj krahine, shqipen per gjuhe amtare. Nikolla Dibrani, kur humbi jeten ne Mal te Zi, aty nga moti 1876, la pas dy bij: Gjoken(Gjergjin) dhe Kriston, fare te vegjel...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:52

RECITAL I MALCORIT
O' si nuk kam nji grusht te forte
t'i bije mu ne zemre malit qe s'bezane,
ta dij edhe ai se c'do me thane i dobet -
n'agoni te perdridhet si vigan i vrame,

Une - lugat! SI hij'e trazueme,
trashegimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te paknaquna t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse per dite
mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
kerkoj me gjete nji kafshate ma te mire...
Por me rrene shaka shpresa genjeshare.

Mali hesht - dhe ne heshtje qeshe.
E une vuej - dhe ne vuejtje vdes!

Po une, kur? heu! kur kam per t'u qeshe?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?

O, si nuk kam nji grusht te fuqishem!
Malit qe hesht mu ne zemre me ja njeshe
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshem...
E une te kenaqem, te kenaqem tu u qesh.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:53

Ndre Mjeda (1866-1937)

Lindi në Shkodër më 1866. Si i ri me intelekt të zhvilluar, i talentuar dhe studioz, tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin prift. Ai vazhdoi më pas studimet fetare në Spanjë, Itali e Poloni. Që në kohë e studimeve, Mjeda i ri shkroi vjershat e para. Poemthi "Vaji i bylbylit" u botua me 1881. Ndërsa në vitin 1937, Mjeda botoi poemthin "Liria". Ai shkruajti dhe poemthat me tingëllima "Lissus" dhe "Scodra", kjo e fundit e papërfunduar.

Mjeda e kaloi gati gjithë jetën e tij si prift në krahinat e Shkodrës, sidomos në fshatin Kukël, ku u vendos më 1906-1907. Aty krijoi dhe poemën "Andrra e jetës". Mjeda dallohet për lirizmin e tij, stilistikën e vargut dhe forcën përçuese të mesazhit. Vdiq në Shkodër më 1 gusht 1937.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:55

Lulja e bardhe
N. Mjeda

Prite pa nane nji vajze e shkrete
E shkoi motin idhte, n'ankim;
Idhte, n'ankim e shkoi ket jete,
Kah s'i pau kund vedit pshtim.

Fati i zi kah muer me e ndjeke,
Kjau sa kjau, mandej pushoi:
Mylli syt e, porsa deke,
Dhe i mjeruem trupin i a mloi.

Nji shtegtar andej tuj ardhe
Mas do ditsh, te aj vorr u ndal;
Tu aj vorr ndale, nji lule t' bardhe
Pau tuj cile: Vorrit i u fal.

Ndoshta zemra e vajzes s' mjere
U ba lule ku pushon,
M' nji qi shpirti, lil me ere,
Hyll i ndritshem n' qiell vizlon.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:58

Fan Noli
Fan Noli

Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, është lidhur me gjithë kulturën e re shqiptare të shekullit tonë. Për fat të keq si shume artistë të mëdhenj shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheu. Por midis këtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetëm për Shqipërinë, shpirti i tij krijoi gjëra madhështore që e lartësuan dinjitetin e shqiptarit, kurse në veprimtarinë energjike të përditshme iu përkushtua pavarësisë e tërësisë tokësore të atdheut dhe sidomos demokratizimit të jetës shqiptare....
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 8:59

HYMNI I FLAMURIT

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u-lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr' e qjell i ri.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 9:01

Lasgush Poradeci (Lazër Gusho )

Lasgushi lindi me1899 ne Poradec. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, te mesmen e nisi ne Manastir (bitol) e vazhdoi ne Athine dhe e perfundoi ne Silistra te Rumanise.
Ne Bukuresht ndoqi studimet ne Akademine e arteve te bukura dhe ne Fakultetin e drejtesise.
Ne Graz te Austrise studioi ne Universitetin e Filozofise dhe Letersise.
Ne 1924 erdhi filloj pune si profesor ne Liceun e Korces e me vone ne ne Shkollat e Tiranes.Kaq sa per kulture.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 9:02

TI PO VJEN QË PREJ SË LARGU

Ti po vjen që prej së largu magji-plotë e dal-ngadal.
Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mbi lendina.
Nënë thëmbërzat e tua përgëzohet trendelina,
Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t' u fal.


E si shkon me hap te matur, më pushton një dhëmshuri:
Do të tretem të kullohem në kalim të këmbes s' ate,
T' i pushtoi i llaftaruar ato hapëza mëkate
Ndaj kalon mbi tufë lulesh madhërisht si yll i ri.


Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim,
Poshtë fillit të poleskës ku do shkeli kamba jote.
Të të shtroj nga dhëmbja ime një cudi prej pikash lote,
Një pluhurë të përvajshme vetëm dhëmbj' e dëshirim.


Të m' a shkelish hije- letë ! të m' a shkelish mes për mes !
Të të shoh si më lekundesh me sy fjetur e fatuar,
Brënda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar,
E pastaj le të venitem, le të hesht e le të vdes.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 9:04

Shtjefen Gjecovi ( 1874-1929)

Jeteshkrimi e veprimtaria

Ja dhe nji fytyre tjeter e ndritur atdhetari te flaket dhe shqiptari te paster, qi - si shoqi i tij i jugut Negovani – ra deshmuer i cashtjes shqiptare nga dora e anmiqvet te shqipnis.

At Shtjefni lindi ne Janjeve te Kosoves me 12 Korrik 1874 dhe mesimet fillore i kreun e vendlindjen e vet, kurse ato gjymnazjare i bani ne Kolegjen Franceskane te Troshanit. Ne 1888 Gjecovi shkroi ne Boshnje ku muer udhen e meshtaris n’Urdhnin franceskan. Mesimet lyceale dhe te filozofise i kreun e Banjaluke dhe ato te teologjise ne Kresheve, ku n’ate kohe i kryejshin studimet franceskanet e rij shqiptare, e ku me pat rasen me u njoftun me epikun kroat Gege Martiq-in. ...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 9:07

E drejta

~Fragmente~

T'bijt e pelazgve, o shqyptart jena,
Nipat e Leks, t'Burrit, t'Kastriotit,
N'gjum me ndjet, a thue, marre s'kena
Na, qi t'part patëm, t'cilt atij motit
.....Prej Lindjet n'Prendim i shtuen dhena?

Atyne Hyji, i dha Shqypnien
Me nder e rujten n'jet sa jetuen
Vdiqën ata, por e lan nipnien
E n'trashigim nipnis i përdoruen
.....Qi kush ta msyn, m'u diftue fuqien

Msimin ata na lan me luftue
Vendin, ku, lem me kujdes me rujtun
Ket gjuh t'hijshme me shpirt m'e lulzue
Prej ferrash m'e dlir, s'zezash m'e prujtun
.....Për gjuh e Atdhe, jet'n ton me shtrue.

E tash, a thue, jena verbue
E vendin ku lem ma nuk e njofim?
Gjuhen ton, a po kena harrue
Krajatën e Mams sot a s'e shohim?
.....Ç'me emn e dokje aq n'â poshtnue?

E Shqipnis ndera, ku â? o shqyptar
Lumni' e saj ku, e ku dashtnia?
Ku â flamur i jon, o atdhetar
E djathta ku, e ku â trimnia?
.....Ku prunjim, q'do ta ken nej t'par?

Kush na leu, o vlla, kush na rriti
Kush si foshnjë në prehen na majti
Kush na ngiu, vajin kush na priti
Ne dhimt ton për ne fshajti,
.....A s'kje Atdheu, ah! Tash zem'r shkruti?!

Kush na mkami, kush gjuhen na liroj
Kush kje qi na fali, gjith ket hyri?
Kush me folun, e menden kush na msoj
N'kujds kush për ne, u shkri e n'dashtni?
..... A s'kje Atdheu, qi aq na hjeshoj?!

Nuk vyn, vllazn, sod sysh m'u verbue
Se q'thot goj' e huj, n'zemer s'e mendon;
T'lam've e t'lym've, s'ban m'u besue
Se amel t'ligjiron, por nden kam t'rrmon
.....Për rpile t'prun, me u dob me t'rrxue!...

Mos n'u vetja, e nder' e ftyrs son
N'gjum t'pritesës dit me i kalue
N't'shamet mos u kuqshim, q'bota n'i lshon
T'ndez na n'dashtni, q't'part j'a pa'n diftue
.....Atdheut e gjuhs, q'n'goj ton sod shungullon!

*****

Dheu i shqypes t'cilin e leu
E gjuhn shqype, gjithkush qi e flet
M'kam, ata burra, i thrret Atdheu
Shqyptaria t'gjith k'kam i thret
.....M'kam, shka à shqyptar, m'kam burr ktij dheu!

M'kam, se Atdheu don qi t'vllaznohi
E njihni n't'bame t'keni e n'fjal
M'kam, se Atdheu don qi t'bashkohi
Hovin hujliut, vllaznisht me j'a ndal
.....M'kam, shqyptart, m'kam, e n'zemrat trimnohi!

M'kam, flamurin e Shqypnis qit-e ndrit
Emnin tand, pa frig e marre rrfeje
Gjuhn tande, n't'cilën Mama t'ka rrit
N'drit me qitun, prej Zotit ke leje
.....Ngrehu prej gjumit, se mjeft t'ka topit!

25.5.1902
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 9:08

Lazër Shantoja
Lazer Shantoja (1892 - 1945).
Pjesa me poshte eshte shkeputur nga "Per nji puthje te vetme"
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 9:08

IV.

Kufom' varrosun tash kahmot n'humnerë
t'detit n'tallaz asht dashunija ime:
kurr dielli nuk e gzoi e pse n'andrrime
si nënqeshje fantazmash ndonji fnerë

i zbet për pak e shndrit e kndoi ndojherë
e diell e drandofille edhe dëfrime
qen' kangt' e saja vetëm vezullime
flake mjes krizantemave t'kalterë

n'varreza natën...Pra ç'puhi n'dhe t'huej
tinzare po e shtyn gjethlat qi t'lakojnë
kryet për pushim në muzg të nat's lakmueshëm

n'hemistikun e vargjeve t'trishtueshëm?
A por përkulen n'të me mujt' t'prigjojnë
n'qetin e nat's nji varg qi s'mund të shkruej?

V.
Ah! mos e lyp at varg!...Asht shum ma mirë
korimbat t'tu mos t'dijn ça me thanë
me qen' poetë e mos me qenë i lirë
me kndue me goj' kur zemërngrita qanë

Kshtu qenka jeta...Me nji lamtumirë
lyrën qi për ty kapa due me e lanë,
pse teli i saj, o lule, dridhet vshtirë
kur jehon' tjetër s'ka përveç nji zanë

Lulzo ti prap! Un i padashtun jetën
tash e kaloj, i vemti ndër poetën';
e tue kujtuemun puthjen nji ditë,

puthjen tande mërgim...un tash ia kndoj
ma t'bukrin varg hyjneshës Aferditë
ndër hije t'qiparisvet kur t'shkoj...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 9:09

Filip Shiroka
Filip Shiroka (1859 – 1935) Lindi ne Shkoder dhe u rrit ne nje mjedis te kulturuar. Qe i vogel ndoqi mesimet ne shkollen e franceskaneve, ku ka patur mesues poetin arberesh Leonardo De Martino, i cili do ti ushqente dashurine per artin poetik. Ashtu si miku i tij nga i njejti qytet Pashko Vasa, ai do te shkonte per per te ndjekur studimet e larta ne Itali. Ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, kur fuqite e medha, pasi deshtuan t'i jepnin Malit te Zi, Hotin e Gruden, vendosen t'ia kompensojne me Ulqinin e Tivarin, Filip Shiroka shkruan ne italisht vjershen kushtrim "Shqiptare, tek armet, tek armet" botuar ne 1878 ne Milano, ne te cilen ben thirrje per mbrojtjen e dy qyteteve bregdetare shqiptare. Ai do te emigronte ne Egjypt e me pas ne Liban, ku e kaloi gjithe jeten e tij e ku punoi si inxhinjer per ndertimin e rrugeve hekurudhore. Shiroka ka botuar vjersha dhe artikuj te ndryshem, me pseudonimin Geg Postriba. Vellimin me vjersha “Zani i zemres” e botoi ne Tirane kur erdhi per here te fundit ne Atdhe. Vjershen “Shko dallendyshe” dhe “Dallendyshe eja” jane nga krijimet me te bukura dhe me te njohura te Rilindjes Kombetare. Pervec poezive, ku trajtoi temen e mallit per atdhe, vecanerisht vendlindjen e tij Shkodren; te natyres se bukur shqiptare…etj ai i kendoi edhe te kaluares heroike, sic jane poezite: “Burri”, “Gjergj Kastrioti”, “Shqypnija” etj Vdiq ne Liban ne 1935, dhe vetem pas 25 vjetesh eshtrat e tij u percollen ne qytetin e tij te lindjes.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Vizitor Wed 18 Feb 2009 - 9:10

Shko dallendyshe

Udha e mbarë se erdh pranvera,
shko, dallëndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kërkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n'qytetin tim

Shëndet prej meje të m'i falësh
saj shpisë vjetër ku kam le,
me ato vende rreth t'përfalesh,
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim

Me ato male, me ato kodra
me ato prroje rreth t'përfalesh
n'ato fusha që m'ka Shkodra
të lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambëlcim,
fal me shndet qytetit tim.

T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisë me ty,
dojsha n'Shkodër me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
ti qajma fatin tim
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI ! Empty Re: ANTOLOGJIA E RILINDASVE- NJE POET NJE POEZI !

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi