Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
poezi per krishtelindje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
poezi per krishtelindje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

poezi per krishtelindje

Shko poshtë

poezi per krishtelindje Empty poezi per krishtelindje

Mesazh nga Vizitor Mon 7 Dec 2009 - 7:21

Ky eshte Krishti

Oh! Sa gezim e lumturi,
sonte ne shpelle ka ardhe nje femi,
syte i shkelqejne per mrekulli,
deftojne per nje t'lumtur ardhmeri.
Ka ardhe ne kete bote,
ju per t'iu gezuar,
ju qe keni patur,
jete te mjeruar.
Me floke te zeze,
e buzeqeshje te ngrohte,
ka ardhe per t'iu gezuar,
ne kete nate te ftofte.
Cili eshte ky?
Nuk e dini ju?
Ky eshte o shoke,
biri i Virgjeres Mari, nenes tone.
Emrin ia kane dhane,
more shoke te mi,
i vogli Krisht,
qe duhet te dij çdo njeri
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi per krishtelindje Empty Re: poezi per krishtelindje

Mesazh nga Vizitor Mon 7 Dec 2009 - 7:23

Eja o Krisht nder ne

Eja o Krisht nder ne,
mbushi zemrat plot hare.
Na te presim plot me gezim,
dhe te themi: Ti je shelbim!
Se pari here ne zemren time,
Jezu i im, jam plot gezime,
Ty te prita gjithe pa durim,
dhe pranova une kete ngushellim.
O Krisht, ne zemren time pusho,
dhe ti mue kurre mos me harro!
Une ty te lypa, une ty te gjata
me ty u bashkova, ne ty eshte jeta
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi per krishtelindje Empty Re: poezi per krishtelindje

Mesazh nga Vizitor Mon 7 Dec 2009 - 7:23

Te lindurit e Krishtit

Nje Djale lindi sot per ne,
dhurate na u dha,
Ai do te jete Shpetimtar
Engjell i Zotit tha.
Froni i tij eshte ne qiell,
andej na urdheron;
te gjithe sherbetoreve,
bekime u dergon.
Mbret i fuqive eshte Ai
dhe e se drejtes,
ka per te mbreteruar,
per jete te jetes.
Nje Djale lindi sot per ne,
dhurate na u dha,
Ai do te jete Shpetimtar,
Engjelli i Zotit tha
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi per krishtelindje Empty Re: poezi per krishtelindje

Mesazh nga Vizitor Mon 7 Dec 2009 - 7:24

Ejani, o femije

O femije, ejani me shpejti,
Ejani kendoni me brohori.
Levdonje Krishtin plot dashuri,
Qe sonte lindi prej Zojes Mri.
O femije ejani plot hare,
Ejani kendoni ju bashke me ne.
Paqja sonte zbriti mbi dhe,
Shelbuesi i botes erdh nder ne.
O femije ejani me dashuri,
Ta shohim Krishtin per bukuri.
Zemrat tona t'ia japim Atij,
Me na rujt, ne Parriz me na shti.

O femije ju ejani me gezim,
Shiqoje Krishtin si kerthin,
Bini ne gjunj, ju para tij,
Dhe jepja zemrat me dashuri
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi per krishtelindje Empty Re: poezi per krishtelindje

Mesazh nga WebMaster Mon 7 Dec 2009 - 7:25

Krishtit foshnje

Krisht i vogel Ti qofsh lavderuar,
te gjithe te Ti sonte kemi ardh,
kete dite te lume per ta kremtuar,
per ta festuar me zemer te bardh.
Eja bano ne zemrat tona,
me gjithe zemer te pranojme,
na i fal mekatet t'hershme, t'vona,
ne pas teje te gjithe do te shkojme.
Te lumet ata qe Ty te besojne,
se prej teje çdo send kemi,
me gjithe zemer te adhurojme,
Ty te perkasim, prej Teje jemi.
Zemrat tona si dhurata,
Krishti i vogel merri Ti.
S'kemi argjend as dukata,
edhe Ti fort mire e di.
Vellezer te gjithe jemi ne,
dhe pas teje do te vijme.
Ti bashkona ne shenjten fe,
cakut tone qe t'ia mberrijme.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi per krishtelindje Empty Re: poezi per krishtelindje

Mesazh nga Vizitor Mon 7 Dec 2009 - 7:27

Ka le Krishti

Ka le Krishti: Zot e Njeri,
Foshnje e Bukuri,
Ai prej qielli vjen kesi heri,
vetem per dashni.
Ejte kendojne me brohori:
"Atit Zot i kjoft lumni."
E njerezimit, qe ketu prore,
paqe e rehati.
Mbi do kashte qe pat qellue,
ne nje grazhde te shkret,
Aty len prej Zojes Bekue
Zot i vertet.
E barinjte kur kane degjue,
per ket lajm te ri,
me dhanti kane vrapue,
fill te Krishti femi
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

poezi per krishtelindje Empty Re: poezi per krishtelindje

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi