Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
poeti ynë Nebih Bunjaku People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
poeti ynë Nebih Bunjaku People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

poeti ynë Nebih Bunjaku

3 posters

Shko poshtë

poeti ynë Nebih Bunjaku Empty poeti ynë Nebih Bunjaku

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 20 Feb 2009 - 5:49

Nebih BUNJAKU



Nebih Bunjaku u lind me 16 maj 1947 në Poliqkë të Dardanës.Nehbiu është njëri ndër poetët më të suksesshëm të poezisë shqipe që krijohet në Kosovë.Është autori i pesë veprave:

"DALJA NGA BALADA"

"GRAMATIKË ZEMRE"
"
TERAPIA E DASHURISË"

"NJË SAMIT PËR SIMIT"

"PRUSHËRIMË BUZËSH"

Nebi Bunjaku është profesor i gjuhës dhe letersisë shqipe në shkollën e mesme Eqrem Qabej në Prishtinë.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poeti ynë Nebih Bunjaku Empty Re: poeti ynë Nebih Bunjaku

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 20 Feb 2009 - 5:49

PROMETEU

Adem Demaçit

Kur liria ishte e ngrirë

në acar dimri rrezengrirë

Prometeu ynë n zinxhirë

nisi akullin për ta shkrirë

prej të voglit në burg të madh

këmbë e duar lidhur n pranga

vetëm shpirtin e kishte të lirë

nga qelia i jehonte kënga

Rrap i kombit n zemrat tona

me lirinë i kurorëzuar

Lulja e parë e kurorës

në Pranverën e vonuar

Baca Adem simbol lirie

vepra Jote rreze dielli

e zgjon mendjen e përgjumur

Yll Mëngjesi ndrin nga qielli
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poeti ynë Nebih Bunjaku Empty Re: poeti ynë Nebih Bunjaku

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 20 Feb 2009 - 5:50

REÇAKU

Liria fshihet në një pikë gjaku

të një fëmije a të një plaku.
1

Riza Beqir Reçeku

Fundi i shekullit plot acar

dyfish dimër në Reçak

ditë e zezë pesëmbëdhjetë janar

Reçaku i trimave u bë me gjak

ekraneve të shpirtit nëpër botë

komunikon vetëm trishtimi

zemra tona grimë dhe copë

veç nga ankthi e pikëllimi

n gjuhën e dhembjes njerëzore

lajtmotiv vetëm mizoria

mbeti bota e nemitur

vallë u kthyeka barbaria

tok me engjëj Riza Beqiri

ra dëshmor n prag shtëpie

mu pranë tij ra edhe i biri

ku u fshehka ai gjak lirie

n zemrën time kam një shpellë

plaga e shpirtit më kullon gjak

midis dhembjes një hon i thellë

loti më rrjedh për Ty Reçak

a ka fashë që ma lidh dhembjen

përveç Vokerit Mikut Plak

a ilaç që shëron brengën

krimit të hienës t i vë kapak

1) Martirin Riza Beqiri e njoha në Banjën e Kllokotit në fund të vitit 1998. Një javë banuam në të njëjtën dhomë. Për lotin tim ndaj masakrimeve barbare, Riza më qortoi me profecinë e tij që e shënova në fillim të kësaj poezie. Dy javë më vonë, më 15 janar 1999, tok me të birin dhe martirët e tjerë i masakruan në Reçak.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poeti ynë Nebih Bunjaku Empty Re: poeti ynë Nebih Bunjaku

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 20 Feb 2009 - 5:50

DIELLI I MESNATËS

Në mesnatë lind

në agim perëndon

qiellin e huaj përcëllon

me errësirë verbon

rrezet e tij me ngjyra

ngjyrat me tre fytyra

kur nga qielli zbret

gëlltit fëmijët e vet

prapa gurit të varrit

vritet me dorë të vet
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poeti ynë Nebih Bunjaku Empty Re: poeti ynë Nebih Bunjaku

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 20 Feb 2009 - 5:50

LULJA E KOMBIT

Pas fitores drejt në Hagë

shpirtin e lirë duart n zinxhirë

Lulja e kombit n zemër plagë

se Ilirinë e donte të lirë

dorë e djathtë e UÇK-së

tok me NATO-n ka luftuar

pse i këputi shpirtit prangat

në bankë të zezë i akuzuar

kryelartë shkon në Hagë

historinë për ta lartësuar

n shpirt i vishen ca akuza

nga Drejtësia i trishtuar

i pandehur përbetohu

sa ushtarë paramilitarë

kur ta dogjën shpirtin n djep

pa mëshirë m i paske vrarë

u betohem n diell e n hënë

në Luftën tonë Çlirimtare

vrava veç bisha Karpatevesh

shumë të zeza e barbare
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poeti ynë Nebih Bunjaku Empty Re: poeti ynë Nebih Bunjaku

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 20 Feb 2009 - 5:51

PAVARËSIA

Gjatë të pritëm rreze dielli

me shumë shekuj e dekada

kurorë lulesh midis prilli

të sfiduan në barrikada

akulli shesheve të Dardanisë

i 17 Shkurtit me borë acar

tretej në zemra të shqiptarisë

lavë vullkani magmë e zjarr

për Ty seç na dogji malli

nuk të lejonin të vije dot

kurrë s të lëmë për së gjalli

për Ty derdhëm gjak e lot

me gjithë shpirt na buzëqeshe

Nusja jonë në Kuvend

ballëlartë rrugëve e në sheshe

në zemrat tona zure vend

në ballë të valles Nusja e jetës

dasmë të tillë s ka parë bota

që nga shekujt e Mesjetës

në Dardani si luhet shota
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poeti ynë Nebih Bunjaku Empty Re: poeti ynë Nebih Bunjaku

Mesazh nga WebMaster Fri 20 Feb 2009 - 6:25

leconi edhe kuptoni kushte NABIF BUNJAKU


Nebih Bunjaku: Mulla Idris Gjilani, Ai që ngjalli legjendën e mollës së kuqe
AI QË NGJALLI LEGJENDËN E MOLLËS SË KUQE
Mulla Idris Gjilani: “Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe... një gjak, një gjuhë një diell e një Zot. ... Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut...”
Nga Nebih Bunjaku

Popujt e vegjël dhe Zoti
Nuk është thënë kot së koti se vetëm epokat e mëdha lindin njerëz të mëdhenj ose përmes dyerve të tragjedive të mëdha kalitet fati i popujve të vegjël. Me djersë, me gjak dhe me sakrifica sublime janë ndërtuar dhe sot e kësaj dite ndërtohen kështjella monumentale historike të lirisë, sidomos të popujve të vegjël për nga numri, por shumë të mëdhenj për nga aspiratat e tyre shekullore liridashëse. Në favor të kësaj teze më së miri dëshmon mendimi aforistik se popujt e vegjël edhe Zotin e kanë të vogël!
Pavarësisht nga rrebeshet e stuhishme me të cilat u përball populli ynë gjatë shumë shekujve të historisë jo vetëm për të siguruar qenien e vet biologjike të nëpërkëmbur, por edhe për ta fituar lirinë kombëtare e njerëzore, për ta mbrojtur nderin dhe dinjitetin e vet në vatrën e shtëpisë. Në këto beteja të ashpra dhe të zjarrta bijtë dhe bijat më të spikatura u kalitën me heroizmin e tyre të paepur duke i ngritur vetes përmendore emocionale për gjeneratat, të cilave u takojnë, por edhe vetë historisë duke u bërë simbol frymëzimi për brezat e rinj të etnisë.
Njëri nga këta gur graniti me të cilin u ndërtua kështjella e rezistencës së shqiptarizmës, padyshim është edhe tribuni popullor si dhe arkitekti i shkëlqyer e luftëtari i denjë i realizimit në jetë të projektit të tij për krijimin e Shqipërisë etnike, qoftë edhe me vetëflijim. I tillë ishte Mulla Idris Gjilani, i cili u lind në fshatin Velekincë (që sot është një paralagje e Gjilanit) më 4 qershor 1901, pikërisht kur shekulli i ri sapo i kishte hapur sytë për ta parë këtë botë dhe njëkohësisht duke i shkaktuar dhimbjet e lindjes shekullit të vjetër nga i cili doli, që me gjithë paudhësitë dhe të pabërat tjera, prandaj me çdo kusht përpiqej që me kapakun e mortjes ta mbulonte gjithë robërinë e shekujve tjerë robërisë si dhe sistemin e kalbur feudal të një perandorie katrahurë, pesha e së cilës rrezikonte jo vetëm shtetasit e vet, por edhe popujt tjerë të robëruar.
Mulla Idris Gjilani, alias Idris Hajrullahu a “I Shenjti i kombit”, siç e quajti me të drejtë Kapiten Shefqeti, rrjedh nga një familje martirësh: babai – Hajrullahu ( i vrarë më 1945) dhe Salë Smakaj (vdiq rreth vitit 1930). Nga katër vëllezërit që kishte Idrisi, të voglin, Bajramin ia pushkatuan partizano-çetnikët vetëm një javë pas pushkatimit të Hajrullahut – babait të tij.
Hajrullah Hasani nga lagjja Kurteshaj merrej me bujqësi, por ishte edhe njeri i drejtë dhe me autoritet në fshat dhe në rrethin e tij. Ai ishte mik i madh i arsimit dhe adhurues i jashtëzakonshëm i Zotit dhe i fesë.
Meqë jeta ishte treguar shumë e vështirë dhe e padrejtë me shumicën e shqiptarëve që padrejtësisht ishte robëruar, duke i shkaktuar jo vetëm padrejtësi, por edhe varfëri të skajshme, dajat e Idrizit nga fshati Cërnicë të Gjilanit, kujdeseshin për nipin e tyre të cilin fillimisht e regjistruan në Mejtepin e fshatit të tyre. Idrisi i vogël, i pajisur me afinitet, talent dhe virtyte të shquara njerëzore, u shqua edhe në mësime, të cilat i mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1911. Meqë në personalitetin e Idrisit të vogël që sapo krijohej, Mulla Halimi, hoxhë i njohur nga Cërnica dhe rrethina e Gjilanit, spikati entuziazmin dhe zellin e madh të këtij nxënësi, ia preferoi Ruzhdijen e Gjilanit, shkollë ku përgatiteshin kuadro të reja për punë administrative.

Luftërat ballkanike
Me shpërthimin e luftërave ballkanike, Idrisi Hajrullahu ndërpreu mësimin, ndërsa okupatori serb pushtoi territoret e banuara me shqiptarë, mbylli edhe ato pak dritare të jetës dhe të diturisë. Nëpër medresetë e lejuara thjesht fetare rreptësisht u ndalua mësimi i çfarëdo lënde shkencore.
Më 1913 Idrisi ishte nxënës në Medresenë Atik të Gjilanit, veprimtarinë e së cilës e ndërpreu Lufta e Parë Botërore, kurse më 1919 për dy vjet rresht detyrimisht shërbeu në armatën famëkeqe të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Pas shërbimit ushtarak, ku kishte mësuar serbokroatishten dhe kishte lexuar mjaft literaturë fetare, filozofike dhe historike, u kthye në të njëjtën medrese dhe në moshën 25 vjeçare e mbrojti provimin e pjekurisë për imam, duke u lauruar me ixhazetname – diplomë për shkencat teologjike, prandaj edhe mori titullin e nderit Mulla ( i ditur).
Me dekret u emërua imam në fshatin Pidiç të Karadakut, kur edhe ra në kontakt me Komitetin për çlirimin kombëtar, i njohur si Komiteti i Kosovës, i organizuar ilegalisht nga Ferat Bej Draga ( 1929). Pastaj u dërgua për të shërbyer në fshatin Hogosht të Dardanës së sotme, ku, për shkak të ndjenjave të theksuara atdhetare, nga njëra anë si dhe për shkak të injorancës dhe analfabetizmit të masave të gjëra popullore të trashëguara ngarendi feudal i osmanëve dhe, mbi të gjitha, për shkak të përçarjes e sundimit brutal shkaktuar nga okupatori i ri serb, i cili popullit tonë ia kishte ndaluar jo vetëm shkollën, por edhe vetë jetën, Mulla Idrisi, pa e kursyer veten aspak si dhe kohën e çmueshme të tij, ishte bërë një lloj drugëze që endej pa përtesë, herë këmbë por të shumtën e herave mbi kalë nëpër avlëmendin e quajtur Kosovë. Ai u shqua në ndërtimin e urave, (edhe sot në Hogosht ekziston¨Ura e Mulla Idrisit¨), në meremetimin e mejtepeve dhe të xhamive, në ndërtimin e rrugëve, në çeljen e krojeve të reja dhe pastrimin e të vjetërve, në pajtimin e gjaqeve, në afrimin e të pasurve me të varfrit, qoftë të qyteteve apo edhe të fshatrave, në hapjen e mejtepeve e medreseve të reja, ku do të mësonin vajza e djem, të cilëve du t’u jepnin mësime nxënësit më të dalluar; duke përgatitur hoxhallarë dhe mësues të rinj etj. Qëllimi i tij ishte që sa më shumë ta përhapte miqësinë dhe ndjenjën e solidaritetit dhe të besës midis shqiptarëve, pavarësisht përkatësive të ndryshme fetare.
Në krijimin dhe zgjerimin e çerdhes familjare fati nuk i eci, sepse si gruaja e parë, ashtu edhe gruaja e dytë i vdiqën, prandaj qe i detyruar të martohej për të tretën herë. Me Hatixhe Rexhepin nga Gjilani fati i eci mjaft mirë, sepse kjo jo vetëm që i solli shtëpi, tokë e luadhe të rëndësishme, por ia dhuroi vajzën e Emine si dhe djemtë Musanë dhe Isanë.
Meqë talenti i tij u spikat në shumë aktivitete fetare, arsimore, pedagogjike, politike, strategjike, kulturore etj. si dhe mësimi i gjuhëve arabisht, osmanisht (turqisht), serbokroatisht dhe persisht, Mulla Idrisi u zgjodh Bashavaiz në Ulema mexhlizin e Kuvendit të Shkupit, detyrë që e ushtroi deri më 194
Mos e lini vetëm atdheun dhe varret e etërve

Në aktivitetin e dendur politik e kombëtar në dobi të çështjes kombëtare, ky apostull lirie maskohej mjeshtërisht me uniformën e imamit dhe, njëkohësisht, u bë dora e djathtë e veprimtarit të shquar Ferat Bej Dragës në realizimin e programit për pengimin e shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve nga autoritetet mbretërore serbo-çetnike. Nga oda në odë, nga shumë pak gëzime dhe sidomos nga shumë pikëllime të ndryshme, nga varrimi në varrim, nga ngushëllimi në ngushëllim pa pikë ndrojtjeje u fliste masave popullore, që sipas revistës fetare Dituria Islame, thuhej: “Jemi përgjegjës për varret e prindërve tanë para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmë të heqim dorë prej tyre, t’i lëmë të shkreta për t’i lëvruar derrat e naselnikëve ( kolonëve, të rinj të cilëve mbretëria ua falte tokë e shtëpi të shqiptarëve – nënvizimi im) sllavë. Jo vetëm në Turqi, por as në Shqipëri nuk bën të shkojmë. Zoti në Kur’an na ka bërë përgjegjës për vatanin dhe kombin...!¨
Ishte edhe anëtar e veprimtar i shquar i Organizatës së Rinisë Përparimtare ¨Drita¨, formuar ilegalisht më 1 prill të vitit 1937 në Orllat të Drenicës nga nxënësit dhe studentët shqiptarë të Medresesë së Madhe të Kral Aleksandrit si dhe të Isa Beg Medrese¨ po me seli në Shkup, dy vatra këto që kishin grumbulluar ajkën e patriotëve dhe të rinisë përparimtare. Edhe pse i maskuar me uniformën e religjionit, ai mbante kontakte ilegale me personelin e konsullatës shqiptare në Shkup nga e cila merrte libra dhe revista me përmbajtje fetare, të cilat, pasi i lexonte dhe i studionte mirë e mirë, ilegalisht ua shpërndante miqve të tij të besueshëm.
Mulla Idris Gjilani veçmas i adhuronte shkrimet e Hafiz Ali Korçës. Ai edhe vetë bashkëpunonte me revistën vjetore Zëri i Bashkësisë Fetare Islame që botohej në Sarajevë. Punimet e tij të botuara osmanisht me alfabet arabo-osman si dhe ato serbokroatisht me alfabet cirilik, i nënshkruante: Idris Hajrullahu – bashvaiz. Aty ai i botoi edhe dy punimet e tij shumë të rëndësishme fetare “Lindja e Pejgamerit”, osmanisht dhe “Vëllazëria islame”, osmanisht e serbokroatisht.
Profecia
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur dora e zezë serbo çetnike, e maskuar me dorashka partizane, nën të cilat kishte fshehur bajonetën e sapo pastruar nga gjaku i pleksur i shqiptarëve të therur gjatë shumë dekadave të robërisë e dhunës gjenocidale, rishtas ia mësyu Kosovës, por tashmë me parullën tepër bajate të “vëllazërim-bashkimit”, lëng nepërke, që moti e kishin pirë shumë patriotë të devotshëm. Njëri nga këta, Mulla Idrisi, më 2 Gusht 1943, pikërisht në Tregun e Gjilanit, (cituar sipas mr. Daut Bislimit), ia çori maskën duke thënë publikisht ”Ju keni dëgjuar se një Tito, një i quajtur baba i komunistëve jugosllavë, po e lyp edhe Kosovën për Jugosllavinë e Dytë Komuniste, në kufijtë e asaj të Kral Petrit. Ajo Jugosllavi e kralit u prish... dhe shpëtuam... Tashti partizanët e Titos po i afrohen kufijve të Shqipërisë etnike, atje ku duhet të jemi sot ose nesër. Kosova jonë, edhe ashtu e copëtuar, nesër ka për t’u bërë kasaphanë e komunistëve jugosllavë dhe e çetnikëve serbë e malazezë, sepse për Kosovën e kundër shqiptarëve gjithmonë janë bashkuar dreqi dhe i biri, e do të bashkohen çetniku e drazhisti, nediçevci e komunisti”.
Të rënët janë njerëzit më me fat
Gjithë kapitalin kombëtar që e kishte arritur nëpër sprova të ndryshme me shumë sakrifica e peripeci sublime si dhe tërë autoritetin njerëzor që e kishte fituar gjatë gjithë jetës në të gjitha fushat e dijes, pa hezituar fare i vuri në shërbim pikërisht në momentin dhe në vendin e duhur, duke udhëhequr Ushtrinë Vullnetare Shqiptare të Kosovës Lindore. Në betejën e njohur të Kikës legjendare, që u zhvillua në qershorin e vitit 1944, Mulla Idrisi, u dëshmua si strateg i famshëm ushtarak dhe jo vetëm që e fitoi këtë betejë shumë të pabarabartë nga shumë aspekte: armata armike dominonte me numrin shumë më të madh ushtarësh, ishte shumë e pajisur me armatim modern, me ushqime të shumta, udhëhiqej nga oficerë profesionistë dhe mbi të gjitha, përkrahej edhe nga forca të shumta aleate sllave etj., por ky atdhetar me shembullin personal ngjalli shpresa te luftëtarët e vet se për mbrojtjen e Atdheut mund të bëhen edhe çudira.
Profesor Izmi Zeka, duke bërë fjalë për vetitë e anëtarit të Ulemasë së Mexhlisit të Shkupit, Mulla Idrisit, spikati këto virtyte të çmueshme të tij:
a) Qasja për të ardhmen shqiptare që ishte e veçantë për kohën, b) Predikimi kombëtar e fetar dhe c) Ngritja intelektuale e shkencore.
Duke e shikuar të vërtetën drejt në sy dhe njëkohësisht duke i analizuar rrethanat aktuale që krijoheshin me mençurinë e një strategu ushtarak, duke luftuar me pushkë në dorë në ballë të frontit, si një profet ua la edhe këto fjalë: “Amanet, o burra të më varrosni këtu, buzë kufirit, ku mbrohet Shqipëria etnike...!” Me të drejtë Izmiu konstatoi se në këtë dimension Mulla Idrisi qëndron mbi jetë, ai sheh lidhjen e natyrshme mes kufijve dhunshëm të vendosur, që në kompleksin gjeografik mbetet urë që bashkon, duke u bërë simbol i jetës dhe i paqes.
Ndonëse fizikisht u shua në altarin e lirisë, për atdhe dhe për fe (25-26 nëntor 1949), edhe në momentin e fundit të jetës shqiptoi porosinë e madhe: “Në mbrojtje të Atdheut vritet vetëm ai që ka fat shehitllëkun”. Prandaj, me dinjitetin e tij njerëzor e kombëtar si një feniks hyri në panteonin e të lavdishmëve të etnisë. Ai, në kujtesën e brezave, ngjalli legjendën e Mollës së Kuqe.

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poeti ynë Nebih Bunjaku Empty Re: poeti ynë Nebih Bunjaku

Mesazh nga rifati Fri 20 Feb 2009 - 6:30

te pershendes sinqerisht per kto gjera se nuk me skontre mendja se i ki deshire e i respekto kam e shume histori


te verteta si keto per ata qe done te dine vertet cfare ben


zoti se nuk ja dine fuqine <<>>
rifati
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

poeti ynë Nebih Bunjaku Empty Re: poeti ynë Nebih Bunjaku

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi